Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Edhe Keltët paskëshin pas qenë serb!
E hene, 07.05.2012, 12:09 PM
Edhe Keltët paskëshin pas qenë serb!
Nga Fahri Xharra
“Shqipja ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit, se grekët e kanë huazuar nga rapsodet Pellazge eposin e tyre të shquar… Shqipja ka qenë gjuha amtare e Aleksandrit të pushtimeve të mëdha dhe e Pirros së Epirit, një prej gjeneralëve më të mëdhenj të historisë…Është tragjedi tej çdo përfytyrimi, që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandiset në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandali i qytetërimit Europian. Nuk është për t’u çuditur që pushtuesi otoman ndalonte çfarëdolloj gërmimesh në tokën shqiptare, që mund t’i kujtonin popullit lavdinë e tij të dikurshme…Është e kotë të kërkohet për perënditë e Greqisë në etimologjinë e gjuhës së saj. Në gjuhën Shqipe këto janë shumë të qarta dhe domethëniet e tyre shumë të drejta.” -George Fred Williams më 1914“Shqiptarët”
Jemi në qendër të vrojtimit ; lëvizjet tona të mira apo të pamira shenohen dhe mbesin në bllokun e shënimeve të shënuesve ; shënime këto që shërbejnë për cilësimin e kombit tonë. Në sirtarët e kombeve e kemi vendin tonë;më e rëndësishme është se çka të tjerët mendojnë për ne dhe se ku ata na rendisin neve se sa që na i këndojmë hymne vetës pa e dijtur se ku jemi për të tjerët. Prap po e ceku që jemi në qendër të vrojtimit dhe se çdo heshtje e jona shkon në të mirë të trekëndëshit të njohur.Por edhe mohimi i vetvetës , mohimi i historisë ,kacafyetjet mohuese ,shtrembërimet që ia bëjmë vetës shkojnë shumë mirë dhe qetas palosen në “defteret” e trekëndëshit dhe pasojat janë tejet të rrezikshme për ne. Po ndodhin gjëra për rreth nesh e në ne , sipas DioGuardit,” krejt kjo ka të bëjë me motivin e njohur antishqiptar në Ballkan nga qarqet serbe, ruse, maqedonase dhe greke për përdhosjen e kombit më të lashtë shqiptar dhe traditën shekullore të këtij kombi për vlerat universale të lirisë dhe të demokracisë .”
Përderisa
ne ia dham Romës ata që ia dhamë; përderisa Bizanti u udhëhoqë nga ne, e Turqia e sundoi kohën me ndihmën e njerzëve
tanë; ne prap mbetëm “kjo racë e madhe
dhe shumë e lashtë që katandiset në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandali
i qytetërimit Europian”. Ne nuk jemi apatikë, koatikë ,difuzë;
ne nuk
jemi të zbritur nga drunjtë por botës i dhamë civilizimin më të herëshëm; ditëm
të udhëheqim me Perandoritë e kohës, ditëm të udhëheqim me Papatin e kohës; ditëm
të ndertojmë Taxh-Mahallin e kohës, ditëm të kemi Karl Gëgën , Gjon Gazullin ,
Mehmet Ali Pashën e Egjyptit, Hoxha Tahsinin; e shumë e shumë të tjerë të cilët
rrezatuan për vendet e huaja e kurrsesi
në vendin e tyre.Kjo më jep mundësinë të bëjë një lidhje të ngjajshmërisë natyrore
me Luleshtrydhën( Dredhëzen) . E dini pse ? Luleshtrydhja është e vetmja pemë që farën e ka jashtë trupit të saj
,kurse na i vetmi komb që njerzit e vyejshëm i kemi pasur gjithmon jashtë trungut t` tonë kombëtar.
“Armiku më
i madh i këtyre ( shqiptarëve ortodoks në Maqedoni) janë vetë shqiptarët. Sot
kur kemi historian, libra, mundësi për të gjurmuar, të shkollohemi e të emancipohemi
në qdo fushëveprimi, ne ende po mirremi me fajtorë (Klerik = Politikan). Neve
kemi fakte. Neve na mbetet që të zgjojmë vetëdijen e secilit. Kur do të vie ajo
ditë që Shqiptarët Ortodoksë në Serbi,
Mal të Zi, Maqedoni e më së pari ata në Kosovë të pranojnë se kush janë.( Jeton
Kadiri)” Edhe këta janë si fara e
luleshtrydhës (dredhëzes)., jasht trupit ,jasht trungut shqiptarë.
Për të kaluar në thelbin e temës që po e trajtoj ,më duhet të ceku edhe fjalët e një miku:” Te ne thonë ,kur nuk e ndegjon nënën e ndegjon tani njerkën. Pra ka ardhur koha që ata Akademiket tanë që ditem ti gjuajmë dhe nuk i ftuam të kerkojmë shpëtimin e historisë në mënyrë shkencore ,bile tani të tregohen ...! Pse ? ... sepse armiku ka punuar keto 20 vite me një strategji të re...dhe ne kemi rrahur gjoks....me disa përralla që nuk po ua themi emrin...dhe se është tragjedi kur një popull mashtrohet pas asgjëje .!( Dardan Leka)
Serbët në
kërkim të certifikatës së rrejshme të lindjes së tyre po i kalojnë të gjitha
normat e një etike shkencore. Që njëzet vjet ata po punojnë në një drejtim të ri
të largimit tonë nga e vërteta historike. Qëllimet e tyre janë drakonike, Derisa me shekuj kanë shkruar
se ne jemi askushi ,barinj të zbritur nga malet e pa emëruara ; që gjurmët tona
arkeologjike janë të pagjetëshme posi ato të arinjve apo të ujqërve ; tani
dalin me teorina edhe më tronditëse duke
na “sjellur” nga Azia e vetvetën duke e paraqitur si burim i të gjitha
civilizimeve të herëshme të kësaj treve . Serbia dhe Europa nuk guxojnë të harrojnë
që na kemi qenë kërthinëza e civilizimit të herëshëm europian.. Librat shkruhen
, ato lexohen ,letra i banë edhe rrenat
më të pakuptimta që të shkruhet mbi te.
Librat përkthehen në gjuhët e Europës dhe i lënë gjurmët e saja në kujtësën e Europianit ; ato e bëjnë historinë . E vërtetë apo jo ; ato e shënojnë kohën. Dhe këte po e bëjnë serbët ; po e bëjnë në vazhdimësi vetëm duke e ndërruar stilin , mënyrën e të shkruarit i cila i përshtatët qëllimeve strategjike të akademive dhe Kishës së tyre.
“ Populli
që ne serbët i qujmë Arbanasi - shkruan
Dr. Jovan Deretiq ,prejardhjen e kanë nga Kaukazi, nga Albania e Kaukazit, të cilët në këto anë e quajnë vetën “Albanci” të cilët në histori kanë ngelur si
popull i thjeshtë loparësh dhe malësorësh. Banorët e Albanisë se Kaukazit kanë jetuar
nën një mbret ,ku ishin 12 udhëheqës lokal dhe që i flitnin 24 dialekte. Besonin
në Perëndeshën e Hënës ,një kult i
orgjive. Albania dhe populli albanas i
Kaukazit nuk janë zhdukur ,sot e aaj dite ata e flasin të njejtën gjuhë i
kanë të njejta tradita, emrat e njejtë dhe veshjet kombëtare dhe karakteristikat antropolgjike të njejta
me shqiptarët e Balkanit” . Unë personalisht
kam qenë një kohë të gjatë në Albaninë e Azerbaixhanit ( qyteti Sheki dhe regjioni Sheki), dhe askund nuk e kam
hasur as ma të voglen ngjajshmëri të tyre me ne.
Të iu them të drejtën ,po iu kam lakmi Serbëve për guximin që e kanë në propagandën e tyre kundërshqiptare a çka është për t`u theksuar se kurrë “ shkencëtarët “ serb nuk kundërshtohen ndërveti kur është në pyetje rrena historike për prejardhjen tonë. Me shekuj punojnë nën të njejtën komandë të përhapjes së të pavërtetave. “ Ky shkrim - shkruan më tutje autori, nuk është i bër si pamflet politik apo material politik për përdorim të përkohëshëm, por përkundrazi një material që i jep dritë të vërtetës historike”. Pra me bindje të thellë dhe me guximin sllav të njohur në përvehtësime historishë dhe tokash, e bindin botën dhe na e ndërrojnë vendlindjen e na japin certifikatën e rrejshme të lindjes sonë. E na ?
“Sikur serbët ashtu edhe Keltët i jepnin primatin mbretërisë qiellore; ajo çka neve na paraqet Kosova, për keltët ishte Katreti. Nga kjo ishte edhe titulli i librit të saj; e kuqja simbolizon gjakun e heronjve të Katretit dhe të Kosovës ,e bardha mbretërinë qiellore” ( prof.dr. Ranka Kuiq "Pod belim nebom crven zmaj" (2002).” “Nën qiellin e bardhë drangoi i kuq”)
Në viti 1951,
Ranka Kuiq, vjen në Prishtinë, me magjistraturë dhe doktoraturë të kryer dhe
e organizon katedren e Anglistikës .“ Kur mbërrijat aty , menjëherë i
morra morrat “-thoshte ajo. Mbasi mbarova kohën time në fakultetin Fililogjik
,e fillova studimin e lidhjeve të përbashkëta në mes të Serbëve dhe Keltëve. Gjuha
e Welsit nuk është një gjuhë e thjeshtë, në këtë gjuhë problem të madh paraqesin bashkëtinglloret
dhe mutacionet vokale. Puna e parë më tregoi lidhshmërinë e emrave të 15
lumenjve tanë ( në tokat e sotme sllave f.xh.) me emrat e Perëndeshave kelte të
ujit dhe lumenjve,si dhe emrat e shumë qyteteve të Panonisë ,të cilët mbarojnë me
t i n a ose t u n.
. Me lojen e mrekullueshme të fjalëve i gjeta këto ngjajshmëri; lumi
Morava : MOR edhe AVA ( sufiksi i per
lumin)- Mor është prefiksi për vajzë ,pra së bashku në gjuhën Kelte Morava-Vajza,Lumi.
Welsianët besonin në zana ,sikurse edhe na serbët ,psh zana Ravijojla nuk
egziston në fqinjësinë tonë ,mirëpo në gjuhën kelte do të thotë e pafytyrë ,
vajzë e çmendur , pra emër kelt për zanën serbe.”
“Isha në Prizren -thotë ajo ,kur një herë u rrit lumi Bistrica ,dhe pastaj na dual një guri tri pjesësh me të shkruara në te ,në tri gjuhë :sllavishte të vjetër ,kelte dhe hebraishte. Desh u çmenda , të gjindet fjala serbe e asaj kohe ? Sipas rradhitjes epigrafike ,guri datonte nga shekulli i parë i epokës sonë. More çfarë shekulli i 7-të! Sllavët kanë ardhur këtu shumë më herët se sa që e thot “ shkolla gjermane” ; I gjeta fjalët e përbshkëta kelte dhe serbe të para 2000 vjete. Këtu janë ndeshur serbët dhe Keltët shumë herët. “
Kur isha
studente në Wels ,studjoja historinë e
gjuhës kelte, shkruan prof.dr. Kuiq
mbeta pa mend kur e takova mikëpritjen
,mentalitetin ,zakonet ,shpirtin e bardhë dhe thashë: sikur të isha në Serbinë time.
Welsianët më janë vellezër nga gjaku!Sigurisht që edhe në mua qarkullon gjaku
kelt ,në palcën time. Në Kladovë ( Serbia verilindore f.xh.) në kohë i gjetëm
varrezat e mëdha kelte, ,por edhe vetë emri Kladovo në keltishte do të thotë: varreza.
Por ka edhe më shumë : Kopaonik - zoti i
bakrit, Gjevgjelia - zoti i hekurit, arilje- vend i livadheve.Risan - keshtjella
në detë, Paraqin-kulla e qendrueshme, Budva- qytet i vërshuar, Prishtina- e çmuar
, me vlerë,Tutin - i pastër. Te gjitha qytetet ,lumenjt ,malet që mbarojnë
me din,dun,tin,tun janë me prejardhje kelte. Kush e njef mirë gjegrafinë pozitive do ta kupton që mu si sot edhe atëherë Keltët
jetonin këtu para se të shkonin në ujdhesat Britanike’” - e përfundon
lakmitarja dhe përshtjelluesja e historisë Z. Kuiq.
Derisa në shkrimin e kaluar i paraqita se si serbet pretendojnë që edhe Homeri paskësh pas folur serbisht,; populli pa identitet,pa prejardhje na del me një tjetër teori : vëlla prej gjaku me Keltët.
Mirë, po na ku po mbesim?
Fahri
Xharra
06.05.12