E shtune, 27.04.2024, 09:21 PM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: T’a pashë…

E marte, 08.05.2012, 07:42 PM


T’a pashë…

Shkalla e parë e  marrëzisë është, të kujtosh  se je i menqur. (S. Frashëri)

Nga Zejdush Kastrati

Akuzat dhe kundërakuzat,të filluara ,para  disa muajshë, mes Vetëvendosjes dhe Hashim Thacit,kur shumë deputet-e,të këtij subjekti politik,të parët, patën kërkuar, që Kryeministri, të rrëfehet para opinionit kosovarë, për takimet  e tij me Presidentin sërb Tadiq,  e që në dy sencat e fundit të prillit,  u vazhduan edhe  nga  Hashim Thaci, drejtuar  jo vetëm  Vetëvendosjes, por edhe  subjekteve  tjera politike, që sipas , Kryeministrit, disa nga ta ,i kanë bërë me ministra sërbë të Tadiqit, në takime të ndryshme,dhe që duhet  gjithashtu ,treguar opinionit kosovarë, ,asocojnë me tregimin, kur ,dhia i thotë deles  “kuku marre ,ta kam pa…”edhe pse   dihet, se  dhia si kafshë, gjithnjë e ka bishtin e ngritur larte  dhe gjithnjë është e ekspozuar.

Kërkesa e Vetëvendosjes, për të bërë patjetër publike,  takimet e Thacit me Tadiqin, pat kulmur në atë masë, sa që në një moment, edhe para deputetëve të Kuvendit, lideri i këtij subjekti politik, Albin Kurti,  e pat krahasuar,  përsonalitetin e Thacit, me dy ish komunistat e Titos,  Sinan Hasanin e Ali Shukriun.

Na kujtohet, edhe  momenti, edhe, kur Thaci,si duket i “nokautuar”, po në atë moment, patë dalë para foltores, dhe pat thënë troq  “ok, hajde ti hapim letrat…

Dhe vërtet,  opinioni i gjërë e dinë shumë mirë,  kur “operativci”- Kamishi, me disa të tjerë nga Pdk-ja,përveshi mëngët, dhe  paralajmëroi dosje për Albinin,dhe  publikim letrash e faktesh, me të cilat, afër një muaj, u morrën, gati gjithë mediat,qarshia e mileti,dhe në fund, u publikuan disa letra ,pos procesit të policië së Kosovës që ishin të protokoluara, të cilat,si kryeprotagonist kryesor,  kuptohet, e kishin Albin Kurtin, që akuzohej, për takime sekrete, me disa  sërbë të Klinës,(thuhej për njerëz të shërbimit të Sërbisë),pastaj për një aferë me një sërbe nga Beogradi, dhe për një letër, që ka marrë, nga  vajza e ish ministrit sërb të punëve të brendshme të Sërbisë,  në kohën e Millosheviqit,me  mbiemrin Sokoloviq.

Por,“kokëfortësia” e Albinit, se nuk dëshiron të përgjigjet në këso kërkesa dhe akuza, as në media e as në Parlament,me të vetëmin arsyetim, se ato janë shpifje dhe akuza të pabaza ,dhe se nuk dëshiron të përgjigjet njerëzve të Shik-ut,me shumë të drejtë hapën dilema, te një pjesë e madhe e opinionit, se me këtë rast,  dicka po mëshifet  dhe se dicka këtu “po zihet”.

Albin Kurti, si lider i një subjekti politik ,jo me pak peshë në Parlamentin e Kosovës,me mbi 5o mijë votues, që vetëm  atij ia kanë dhënë votën,pastaj si përson publik me ambicie të mëdha për të qenë lider me përmasa të mëdha,jo vetëm që nuk u tregua korrekt para elekoratit të vet,pra, para atyre  mbi 5o mijë votuesve, por edhe  opinionit të gjërë ,rrejti, dhe nuk tregoi të vertetën, edhe kur në një  televizon në Shqipëri ku  shkoi(në Kosovë refuzoi por i mori lakmi Thacit)) dhe në pytjen e gazetarit, se a është takuar  me sërbë , kategorikisht tha jo,ndërsa ditën e nesërme, u publikua në media  faksimili i Policisë së Kosovës për atë takim dhe bastisje në veturë.

Mosëgatishmëria e Albinit, për të treguar  dhe pranuar, se është takuar apo për të argumentuar se nuk është takuar, por cdo gjë është montim, apo falsifikim i Shik-ut, apo edhe Policisë së Kosovës,(edhe pse dihet edhe  emri i policit që a ka bërë këtë raport),tregon se Albini,në radhë të parë, nuk është një përson i sinqert dhe korekt,së pari, me ata që e mbështesin dhe e kanë respektuar, është një manipulues,injorant, dhe jo i sinqert, që i frigohet të vërtetës apo vetëvehtes,dhe është një lider që nuk premton, dhe i cili, po të kishte pushtetin, do të sillej sikur liderët  e deritashëm apo edhe më keq se ata.

Pra, nuk janë për tu nëncmuar edhe  opinionet e shumta që po dëgjohen,pas këti, rasti, se është momenti vendimtar, për Vetëvendosjen,  të kërkoj një liderë tjetër, i cili, do ta  udhëheqë këtë subjekt politik,gjithësesi, shumë të nevojshem për vendin, për  të ndikuar, në proceset, në të cilat po kalon Kosova,sepse, me Albinin në krye, ky subjekt politik,  po përjeton dhe do të përjetoj edhe më thellë, krijimin e një klime të mbylljes në vetëvehte,apo të një grupimi të caktuar brenda këtij subjketi,që do ti gjasonte sebjekteve tjera ,pastaj  një izolimi edhe më të madhë ndërkombëtarë,përkundër letrave që ka dërguar kohëve të fundit në adresë të kancelarive ndërkombëtare,pikërisht ky Albin që dallohej për “rebelizëm”,”pa pardon” ndaj ndërkombëtarve.

Në anën tjetër, edhe  Kryeminsitri Thaci,me kërkesën e tij decidive , për të treguar opozita, se kush është takuar me minsitra sërbë,  është kërkesë e një niveli shumë fëminor,pa kurrfarë peshe, me cka tregon për nivelin , me të cilat merret një Kryeministër, i një vendi,  sic është Kosova,me shumë probleme tjera , shumë më madhore,dhe shumë më urgjente.

Për tu treguar transparent dhe korekt, karshi gjithë opinionin kosovarë,së pari Kryeminsitri Thaci,si përson numër, një në vend(kështu po ka qejf të prezentohet), është dashur të rrëfehet konkretisht se ai vet, a është takuar apo jo me Tadicin(raporte të kabllogramit të Wikiliksit  kanë treguar për takime),kur janë ba, dhe  cka është biseduar në ato takime , dhe  kuptohet,  nuk ka asgjë të keqe, edhe nëse janë ba, këto takime, pasi që do të sillnin vetëm  dobi,meqë herëdo kurdo patjetër do të mbahen,qoftë me Thacin, apo me ndonjë tjetër,dhe cdo vonesë në këtë drejtim, vetëm  do të na kushtojë.

Por, nëse Hashim Thaci,me stilin e tij,si shumë herë më parë,edhe kësaj radhe , ka tentuar ta etiketoj  Vetëvendosjen, apo edhe subjektet tjera politike, se kinse ata janë takuar me ministra sërbë,për të krijuar   një opinion, se ata janë të dyshimtë ,edhe ky veprim dhe qëllim,  është për cdo kritikë,është tendenciozë, dhe pa bazë, e i paargumentuar, sepse pikërishtë, edhe në Qeverinë Thaci 1 edhe në Qeverinë Thaci 2, me përjashtime , ka njerëz dhe përsona, që kësaj Kosove i kanë ba dëme ,ndoshta më shumë se do ti kishte bërë, ndonjë ministër sërbë i Qeverisë të këtij shteti.

Ka pasur, dhe ka mjaftë prej tyre, që janë shumë të përfolur për lidhje  me grupe kriminale sërbe,e ndërkombëtare,pastaj përsona  me një të kaluar të dyshimtë,apo sic i quan i “trenti”, Bexhi,horra të gjitha qeverive e pushtetev të  ish  Jugosllavisë.

Pikërisht, ky Kryeminsitër, ka afruar  afër vedi, dhe  ka avancuar, njerëz  në pozita të larta ,disa nga ata, që e kanë pas  derën e hapur  non stop, edhe te kasapi i Ballkanit, Millosheviqi,e të mos flasim të kohës së Rrahman Morinës…

Ky Kryeministër, që po akuzon, për takime  me zyrtarë sërbë, ka emruar edhe ambasadorë, në emër të Kosovës, përsona , që jo vetëm janë të përfolur e të dyshimtë për afera të shumta korruptive,por me siguri,ka të atillë që  do ta ndienin vehten të privilegjuar të takoheshin, edhe me njerëz,  jo vetëm të Tadiqit,por edhe Koshtunicës…

Andaj, z Kreministër i Kosovës dhe lider i Pdk-së, dhe  Albin Kurti,lider i Vetëvendosjes,me kerkesat e bëra, për tu rrëfuer  për takime  eventuale me zyrtarë sërbë, jeni treguar shumë naiv dhe poashtu, të pandërgjegjëshëm si lidership, keni luajtur me ndjenjat e kosovarëve ,dhe jeni paraqitur  vetëm konfliktual, , sepse, edhe sikur, të ishit takuar me zytarë sërbë,por, edhe me kryetarin e Sërbisë, edhe me opozitarë e jashtëopozitarë nga Sërbia, nuk do  të kishit dëmtuar aspak Kosovën,sepse kini legjitimitet për ta bërë këtë, kuptohet, për  biseda konkrete  dhe pa rezerva, si  përfaqsues të një vendi dhe të një shteti, që ka identitet dhe subjektivitet të plot,   por si duket ju i frigoheni vetëvehtes apo të kaluares,ose  është një lojë, që dëshironi ta përdorni  dhe plasoni tek opinioni,për të mbetur sa më gjatë në pushtet.

Kosova nuk disponon me kapacitete të jashtëzakonshme, dhe   nuk është Iran apo Kore e veriut e mbushur me materie bërthamore, dhe takimet eventuale, me liderë sërbë nga Sërbia, mund të  keqëpërdoreshin nga ndokush ,andaj mos e bëni” mizën –buall” dhe mos  u tallni, me këtë popull e me këtë Kosovë,sikur cdo gjë varet nga  JU, sepse në radhë të parë, nëse keni identitet,përsonalitet, dhe qëndrim,takimi edhe me armikun me te madhe, ju fuqizon jo vetëm juve, por edhe vendin.

Ne senacat e ardhshme,harroni këto metoda për debate, sepse,ato tashmë, janë demode dhe bajate.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora