E hene, 29.04.2024, 03:22 AM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: `Diktatori` i Fevziut vazhdon të përlotë Kripto-nostalgjikët

E shtune, 05.05.2012, 08:50 PM


`Diktatori` i  Fevziut  vazhdon të përlotë Kripto-nostalgjikët

Nga Pirro Prifti

priftipirro@hotmail.com

Mesa duket ekzistokërka edhe  një mënyrë origjinale alla-shqiptarce  për të kujtuar Ustain  edhe kur ai shahet ditë për ditë e pa u ndalur. Mesa duket Kripto-nostalgjikët e ish-komunizmit dhe të diktatorit në Shqipëri kanë mundur të  realizojnë të pamundurën duke vërtetuar frazën e famshme shekspiriane: .. C`është ajo gjë e zezë qe zbardh aty në fund?

Dhe ja, duke mos rreshtur se shari diktatorin në gazeta në emisione, në debate, duke kujtuar hollësira të pafund ashtu si hallexhinjtë që gërmojnë me durim në kazanet e plehrave, disa analistë të mediave të shkruara (cdo dite) dhe televizive e pikërisht ai më kritikuesi, z.Fevziu- nuk ka bërë asgjë më tepër sesa ka përmbushur dëshirën e isha-ve të së kaluarës (shumë prej tyre syresh janë në drejtime partiake, ekzekutive, apo në pension me pensione të larta për shkak të detyrave të rëndësishme në kohën e diktaturës por edhe në atë të pas diktaturës), dhe servilë të  tyre: të kujtojnë me nostalgji Enver Hoxhën por... `në rrethim`  ashtu sikundër na kujton parrulla e famshme e diktaturës: `të punojmë, të jetojmë si në rrethim`. Po, sepse sot nuk mund të lavdërohet dikush të  cilin populli e ka tërhequr zvarrë shëmbëllimin e tij skulpturor. Eh do të thonë ata: .. e sa vetë ishin kur e rrëzuan bustin atëhere një 30-40 veta se shumica (mijra) ishin sehirxhinj që prisnin të shikonin se cdo të ndodhte.. Ndoshta ishte ashtu.

Megjithatë dokumentari `Diktatori`  vulosi brenda harkut kohor 22 vjecar  kujtesën nostalgjike të  së kaluarës e cila tashti shahet e demaskohet cdo ditë; por në vlerë absolute po të heqësh sharjet, fyerjet, akuzat,  ngel e njëjta gjë: Diktatori, ashtu si ishte me të mirat e të këqiat e tij.

Po përse ka 22 vite por sidomos 4 vjecari i fundit që nuk ka ditë që gazeta Shqiptare, Panorama, e plot të tjera herë herë, si dhe tv-private si Top Channel, Klan, Koha, Vizion plus, etj, nuk pushojnë së kujtuari diktatorin dhe shokët e tij , i cili ashtu si e thotë dhe strofa e famshme e pas viteve `90: `...Kush e cliroi vatanë? Enver Hoxha me tradhtarë..`.

Del përsëri dhe një pyetje tjetër: përse mediat e shkruara dhe televizive nuk e lënë në heshtje këtë periudhe dhe ti kthehen një reflektimi serioz  qoftë për të qeteëësuar gjakrat e të dënuarve dhe të internuarve ish-ballistë, ish-komunistë (ata të rrasur në burg), ish-kulakë e ish-pronarë, por ashtu si ai që ka plagë në trup nuk e lë të shrohet plaga por vazhdon ta krruajë dhe nuk e le plagën të zërë kore?

Po të shikoni gazetën Koha Jonë të .dt.5/5/2012 (http://www.kohajone.com/zarticle.php?id=62099) si dhe kronikat e disa ditëve më parë për këtë problem mund të vëresh edhe apologjine e gazetës vetë por dhe nëpërmjet fjalëve të autorit të dokumentarit B.Fevziu për vazhdimin e kujtimeve ndaj Diktatorit  (sepse nuk ka asnjë datë përkujtimore që të justifikoheshin si dalja e dokumentarit ashtu dhe vazhdimi i promocionit të librit  të paktën kujtimi tij):  `..Me pas, u shpreh Fevziu, nisni mbledhja e dokumenteve te tjera per te ndertuar nje dokumentar me te plote. Sipas tij, nga keto dokumente eshte ndertuar nje tekst prej 58 faqesh, i cili i konvertuar do te shkonte ne nje dokumentar prej gati 6 oresh. Duke e pare kete si gje te pamundur, Fevziu ka treguar se me pas ka lindur ideja e librit.Ajo ka falenderuar gazetarin Fevziu dhe stafin e tij per dokumentarin e pergatitur. "Kombet kane nevoje per memorie, sepse pa memorie nuk kane te ardhmen dhe ne kemi nevoje te kujtojme shume gjera, dhe per te krijuar disa morale te shoqerise sone, e cila ka filluar t'i humbi", - eshte shprehur Kryemadhi .

Për më tepër fraza e thënë nga nga Rezarta Shkurta ka një pjesë të së vërtetës së ngacmimit të kësaj plage të së kaluarës që politikanët dhe mediat e tyre nuk po e lënë që të shërohet: “Asnjëherë o Fevzi djali, s’të kam dashur e s’të dua, po s’rrëzohet Enver mali, nga ato po*dhët e tua, rri aty tek Opinioni, rri aty ku pate fatin, se Enveri o Fevzi, sa c’je ti kishte Ha*atin”, (http://editorial.mk/editorial/2011/12/rezarta-shkurta-i-kundervihet-bledi-fevziut-%E2%80%9Cenveri-kishte-halatin-sa-je-ti-ne-kembe%E2%80%9D.html).

Mund të them se krahas insistimit të cuditshëm të kripto-nostalgjikëve për të kujtuar Diktatorin edhe nëprmjet të sharave , na sjellin në mëndje gjithashtu frazën popullore `...të rrah se të dua..`, një nga arsyet e tjera është dhe fitimi i parave nëpërmjet përdorimit të figurës kontradiktore të Enver Hoxhës duke shfrytëzuar arkivat e shtetit por dhe ato private nëpërmjet lehtësirave që i bëhen këtij gazetari po nga kripto-komunistët. Nuk i thonë kot aforizma e ndryshuar në kohën e sotme ku turpi hahet me bukë: `më mirë nami se syri?!` dhe nami është lënë: i mirë a i keq qoftë.

Së fundmi do të më duhet të përmënd se idea e sharjes së diktatorit me vend e pa vend , reminishencat ndaj tij me vend apo pa vend, nostalgjia patologjike ndaj tij sidomos e atyre që `janë rrahur që këlysha`, tregojnë pa dyshim  se kjo figurë kërkon pa tjetër një reflektim serioz si nga historianët por më tepër nga politikanët që kanë jetuar në të dy kohërët dhe që s`rreshtin së kujtuari atë  duke na kujtuar gjithashtu  karakteropatinë e fajtorit që i rikthehet vëndit të fajit, dhe në mos i rikthehet- e kujton  paradoksalisht - duke e sharë njëlloj si sonetet e Shekspirit:

E di dhe ti që ta kam shkelur besën,

Por edhe ti dy herë më ke tradhtuar:

Për mua shkele në fillim martesën,

Pastaj një tjetër duke dashuruar. (son. CLII-  ose soneti 152)

 

Vetëm zëvendësoni  fjalët  `martesë` dhe fjalën  `një tjetër` me kripto-nostalgjikët, dhe me demokracinë e sotme dhe do të kuptoni dyfytyrësinë patologjike të kësaj maskarade mediatike.



(Vota: 2 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora