| E shtune, 05.05.2012, 08:50 PM |
`Diktatori` i Fevziut vazhdon të përlotë Kripto-nostalgjikët
Nga Pirro Prifti
priftipirro@hotmail.com
Dhe ja, duke mos rreshtur se shari diktatorin në gazeta në emisione, në debate, duke kujtuar hollësira të pafund ashtu si hallexhinjtë që gërmojnë me durim në kazanet e plehrave, disa analistë të mediave të shkruara (cdo dite) dhe televizive e pikërisht ai më kritikuesi, z.Fevziu- nuk ka bërë asgjë më tepër sesa ka përmbushur dëshirën e isha-ve të së kaluarës (shumë prej tyre syresh janë në drejtime partiake, ekzekutive, apo në pension me pensione të larta për shkak të detyrave të rëndësishme në kohën e diktaturës por edhe në atë të pas diktaturës), dhe servilë të tyre: të kujtojnë me nostalgji Enver Hoxhën por... `në rrethim` ashtu sikundër na kujton parrulla e famshme e diktaturës: `të punojmë, të jetojmë si në rrethim`.
Megjithatë dokumentari `Diktatori` vulosi brenda harkut kohor 22 vjecar kujtesën nostalgjike të së kaluarës e cila tashti shahet e demaskohet cdo ditë; por në vlerë absolute po të heqësh sharjet, fyerjet, akuzat, ngel e njëjta gjë: Diktatori, ashtu si ishte me të mirat e të këqiat e tij.
Po përse ka 22 vite por sidomos 4 vjecari i fundit që nuk ka ditë që gazeta Shqiptare, Panorama, e plot të tjera herë herë, si dhe tv-private si Top Channel, Klan, Koha, Vizion plus, etj, nuk pushojnë së kujtuari diktatorin dhe shokët e tij , i cili ashtu si e thotë dhe strofa e famshme e pas viteve `90: `...Kush e cliroi vatanë? Enver Hoxha me tradhtarë..`.
Del përsëri dhe një pyetje tjetër: përse mediat e shkruara dhe televizive nuk e lënë në heshtje këtë periudhe dhe ti kthehen një reflektimi serioz qoftë për të qeteëësuar gjakrat e të dënuarve dhe të internuarve ish-ballistë, ish-komunistë (ata të rrasur në burg), ish-kulakë e ish-pronarë, por ashtu si ai që ka plagë në trup nuk e lë të shrohet plaga por vazhdon ta krruajë dhe nuk e le plagën të zërë kore?
Po të shikoni gazetën Koha Jonë të .dt.5/5/2012 (http://www.kohajone.com/zarticle.php?id=62099) si dhe kronikat e disa ditëve më parë për këtë problem mund të vëresh edhe apologjine e gazetës vetë por dhe nëpërmjet fjalëve të autorit të dokumentarit B.Fevziu për vazhdimin e kujtimeve ndaj Diktatorit (sepse nuk ka asnjë datë përkujtimore që të justifikoheshin si dalja e dokumentarit ashtu dhe vazhdimi i promocionit të librit të paktën kujtimi tij): `..Me pas, u shpreh Fevziu, nisni mbledhja e dokumenteve te tjera per te ndertuar nje dokumentar me te plote. Sipas tij, nga keto dokumente eshte ndertuar nje tekst prej 58 faqesh, i cili i konvertuar do te shkonte ne nje dokumentar prej gati 6 oresh. Duke e pare kete si gje te pamundur, Fevziu ka treguar se me pas ka lindur ideja e librit.Ajo ka falenderuar gazetarin Fevziu dhe stafin e tij per dokumentarin e pergatitur. "Kombet kane nevoje per memorie, sepse pa memorie nuk kane te ardhmen dhe ne kemi nevoje te kujtojme shume gjera, dhe per te krijuar disa morale te shoqerise sone, e cila ka filluar t'i humbi", - eshte shprehur Kryemadhi .
Për më tepër fraza e thënë nga nga Rezarta Shkurta ka një pjesë të së vërtetës së ngacmimit të kësaj plage të së kaluarës që politikanët dhe mediat e tyre nuk po e lënë që të shërohet: “Asnjëherë o Fevzi djali, s’të kam dashur e s’të dua, po s’rrëzohet Enver mali, nga ato po*dhët e tua, rri aty tek Opinioni, rri aty ku pate fatin, se Enveri o Fevzi, sa c’je ti kishte Ha*atin”, (http://editorial.mk/editorial/2011/12/rezarta-shkurta-i-kundervihet-bledi-fevziut-%E2%80%9Cenveri-kishte-halatin-sa-je-ti-ne-kembe%E2%80%9D.html).
Mund të them se krahas insistimit të cuditshëm të kripto-nostalgjikëve për të kujtuar Diktatorin edhe nëprmjet të sharave , na sjellin në mëndje gjithashtu frazën popullore `...të rrah se të dua..`, një nga arsyet e tjera është dhe fitimi i parave nëpërmjet përdorimit të figurës kontradiktore të Enver Hoxhës duke shfrytëzuar arkivat e shtetit por dhe ato private nëpërmjet lehtësirave që i bëhen këtij gazetari po nga kripto-komunistët. Nuk i thonë kot aforizma e ndryshuar në kohën e sotme ku turpi hahet me bukë: `më mirë nami se syri?!` dhe nami është lënë: i mirë a i keq qoftë.
Së fundmi do të më duhet të përmënd se idea e sharjes së diktatorit me vend e pa vend , reminishencat ndaj tij me vend apo pa vend, nostalgjia patologjike ndaj tij sidomos e atyre që `janë rrahur që këlysha`, tregojnë pa dyshim se kjo figurë kërkon pa tjetër një reflektim serioz si nga historianët por më tepër nga politikanët që kanë jetuar në të dy kohërët dhe që s`rreshtin së kujtuari atë duke na kujtuar gjithashtu karakteropatinë e fajtorit që i rikthehet vëndit të fajit, dhe në mos i rikthehet- e kujton paradoksalisht - duke e sharë njëlloj si sonetet e Shekspirit:
E di dhe ti që ta kam shkelur besën,
Por edhe ti dy herë më ke tradhtuar:
Për mua shkele në fillim martesën,
Pastaj një tjetër duke dashuruar. (son. CLII- ose soneti 152)
Vetëm zëvendësoni fjalët `martesë` dhe fjalën `një tjetër` me kripto-nostalgjikët, dhe me demokracinë e sotme dhe do të kuptoni dyfytyrësinë patologjike të kësaj maskarade mediatike.