| E marte, 08.05.2012, 07:42 PM |
T’a pashë…
Shkalla e parë e marrëzisë është, të kujtosh se je i menqur. (S. Frashëri)
Nga Zejdush Kastrati
Akuzat
dhe kundërakuzat,të filluara ,para disa
muajshë, mes Vetëvendosjes dhe Hashim Thacit,kur shumë deputet-e,të këtij
subjekti politik,të parët, patën kërkuar, që Kryeministri, të rrëfehet para
opinionit kosovarë, për takimet e tij me
Presidentin sërb Tadiq, e që në dy
sencat e fundit të prillit, u vazhduan
edhe nga
Hashim Thaci, drejtuar jo vetëm Vetëvendosjes, por edhe subjekteve
tjera politike, që sipas , Kryeministrit, disa nga ta ,i kanë bërë me
ministra sërbë të Tadiqit, në takime të ndryshme,dhe që duhet gjithashtu ,treguar opinionit kosovarë,
,asocojnë me tregimin, kur ,dhia i thotë deles
“kuku marre ,ta kam pa…”edhe pse
dihet, se dhia si kafshë, gjithnjë
e ka bishtin e ngritur larte dhe gjithnjë
është e ekspozuar.
Kërkesa e
Vetëvendosjes, për të bërë patjetër publike,
takimet e Thacit me Tadiqin, pat kulmur në atë masë, sa që në një moment,
edhe para deputetëve të Kuvendit, lideri i këtij subjekti politik, Albin
Kurti, e pat krahasuar, përsonalitetin e Thacit, me dy ish komunistat
e Titos, Sinan Hasanin e Ali Shukriun.
Na
kujtohet, edhe momenti, edhe, kur
Thaci,si duket i “nokautuar”, po në atë moment, patë dalë para foltores, dhe
pat thënë troq “ok, hajde ti hapim letrat…
Dhe vërtet, opinioni i gjërë e dinë shumë mirë, kur “operativci”- Kamishi, me disa të tjerë nga
Pdk-ja,përveshi mëngët, dhe paralajmëroi
dosje për Albinin,dhe publikim letrash e
faktesh, me të cilat, afër një muaj, u morrën, gati gjithë mediat,qarshia e
mileti,dhe në fund, u publikuan disa letra ,pos procesit të policië së Kosovës
që ishin të protokoluara, të cilat,si kryeprotagonist kryesor, kuptohet, e kishin Albin Kurtin, që akuzohej,
për takime sekrete, me disa sërbë të Klinës,(thuhej
për njerëz të shërbimit të Sërbisë),pastaj për një aferë me një sërbe nga
Beogradi, dhe për një letër, që ka marrë, nga
vajza e ish ministrit sërb të punëve të brendshme të Sërbisë, në kohën e Millosheviqit,me mbiemrin Sokoloviq.
Por,“kokëfortësia”
e Albinit, se nuk dëshiron të përgjigjet në këso kërkesa dhe akuza, as në media
e as në Parlament,me të vetëmin arsyetim, se ato janë shpifje dhe akuza të pabaza
,dhe se nuk dëshiron të përgjigjet njerëzve të Shik-ut,me shumë të drejtë hapën
dilema, te një pjesë e madhe e opinionit, se me këtë rast, dicka po mëshifet dhe se dicka këtu “po zihet”.
Albin
Kurti, si lider i një subjekti politik ,jo me pak peshë në Parlamentin e Kosovës,me
mbi 5o mijë votues, që vetëm atij ia kanë
dhënë votën,pastaj si përson publik me ambicie të mëdha për të qenë lider me përmasa
të mëdha,jo vetëm që nuk u tregua korrekt para elekoratit të vet,pra, para
atyre mbi 5o mijë votuesve, por
edhe opinionit të gjërë ,rrejti, dhe nuk
tregoi të vertetën, edhe kur në një televizon
në Shqipëri ku shkoi(në Kosovë refuzoi
por i mori lakmi Thacit)) dhe në pytjen e gazetarit, se a është takuar me sërbë , kategorikisht tha jo,ndërsa ditën
e nesërme, u publikua në media faksimili
i Policisë së Kosovës për atë takim dhe bastisje në veturë.
Mosëgatishmëria
e Albinit, për të treguar dhe pranuar,
se është takuar apo për të argumentuar se nuk është takuar, por cdo gjë është montim,
apo falsifikim i Shik-ut, apo edhe Policisë së Kosovës,(edhe pse dihet
edhe emri i policit që a ka bërë këtë raport),tregon
se Albini,në radhë të parë, nuk është një përson i sinqert dhe korekt,së pari,
me ata që e mbështesin dhe e kanë respektuar, është një manipulues,injorant,
dhe jo i sinqert, që i frigohet të vërtetës apo vetëvehtes,dhe është një lider
që nuk premton, dhe i cili, po të kishte pushtetin, do të sillej sikur liderët e deritashëm apo edhe më keq se ata.
Pra, nuk
janë për tu nëncmuar edhe opinionet e
shumta që po dëgjohen,pas këti, rasti, se është momenti vendimtar, për Vetëvendosjen, të kërkoj një liderë tjetër, i cili, do
ta udhëheqë këtë subjekt politik,gjithësesi,
shumë të nevojshem për vendin, për të ndikuar,
në proceset, në të cilat po kalon Kosova,sepse, me Albinin në krye, ky subjekt
politik, po përjeton dhe do të përjetoj
edhe më thellë, krijimin e një klime të mbylljes në vetëvehte,apo të një grupimi
të caktuar brenda këtij subjketi,që do ti gjasonte sebjekteve tjera
,pastaj një izolimi edhe më të madhë ndërkombëtarë,përkundër
letrave që ka dërguar kohëve të fundit në adresë të kancelarive ndërkombëtare,pikërisht
ky Albin që dallohej për “rebelizëm”,”pa pardon” ndaj ndërkombëtarve.
Në anën
tjetër, edhe Kryeminsitri Thaci,me kërkesën
e tij decidive , për të treguar opozita, se kush është takuar me minsitra sërbë, është kërkesë e një niveli shumë fëminor,pa
kurrfarë peshe, me cka tregon për nivelin , me të cilat merret një Kryeministër,
i një vendi, sic është Kosova,me shumë probleme
tjera , shumë më madhore,dhe shumë më urgjente.
Për tu
treguar transparent dhe korekt, karshi gjithë opinionin kosovarë,së pari
Kryeminsitri Thaci,si përson numër, një në vend(kështu po ka qejf të prezentohet),
është dashur të rrëfehet konkretisht se ai vet, a është takuar apo jo me
Tadicin(raporte të kabllogramit të Wikiliksit
kanë treguar për takime),kur janë ba, dhe cka është biseduar në ato takime , dhe kuptohet,
nuk ka asgjë të keqe, edhe nëse janë ba, këto takime, pasi që do të sillnin
vetëm dobi,meqë herëdo kurdo patjetër do
të mbahen,qoftë me Thacin, apo me ndonjë tjetër,dhe cdo vonesë në këtë drejtim,
vetëm do të na kushtojë.
Por, nëse
Hashim Thaci,me stilin e tij,si shumë herë më parë,edhe kësaj radhe , ka
tentuar ta etiketoj Vetëvendosjen, apo
edhe subjektet tjera politike, se kinse ata janë takuar me ministra sërbë,për të
krijuar një opinion, se ata janë të dyshimtë
,edhe ky veprim dhe qëllim, është për
cdo kritikë,është tendenciozë, dhe pa bazë, e i paargumentuar, sepse pikërishtë,
edhe në Qeverinë Thaci 1 edhe në Qeverinë Thaci 2, me përjashtime , ka njerëz
dhe përsona, që kësaj Kosove i kanë ba dëme ,ndoshta më shumë se do ti kishte bërë,
ndonjë ministër sërbë i Qeverisë të këtij shteti.
Ka pasur, dhe ka mjaftë prej tyre, që janë shumë të përfolur për lidhje me grupe kriminale sërbe,e ndërkombëtare,pastaj përsona me një të kaluar të dyshimtë,apo sic i quan i “trenti”, Bexhi,horra të gjitha qeverive e pushtetev të ish Jugosllavisë.
Pikërisht,
ky Kryeminsitër, ka afruar afër vedi,
dhe ka avancuar, njerëz në pozita të larta ,disa nga ata, që e kanë pas derën e hapur
non stop, edhe te kasapi i Ballkanit, Millosheviqi,e të mos flasim të kohës
së Rrahman Morinës…
Ky
Kryeministër, që po akuzon, për takime
me zyrtarë sërbë, ka emruar edhe ambasadorë, në emër të Kosovës, përsona
, që jo vetëm janë të përfolur e të dyshimtë për afera të shumta korruptive,por
me siguri,ka të atillë që do ta ndienin
vehten të privilegjuar të takoheshin, edhe me njerëz, jo vetëm të Tadiqit,por edhe Koshtunicës…
Andaj, z
Kreministër i Kosovës dhe lider i Pdk-së, dhe
Albin Kurti,lider i Vetëvendosjes,me kerkesat e bëra, për tu rrëfuer për takime
eventuale me zyrtarë sërbë, jeni treguar shumë naiv dhe poashtu, të pandërgjegjëshëm
si lidership, keni luajtur me ndjenjat e kosovarëve ,dhe jeni paraqitur vetëm konfliktual, , sepse, edhe sikur, të ishit
takuar me zytarë sërbë,por, edhe me kryetarin e Sërbisë, edhe me opozitarë e
jashtëopozitarë nga Sërbia, nuk do të kishit
dëmtuar aspak Kosovën,sepse kini legjitimitet për ta bërë këtë, kuptohet, për biseda konkrete dhe pa rezerva, si përfaqsues të një vendi dhe të një shteti, që
ka identitet dhe subjektivitet të plot,
por si duket ju i frigoheni vetëvehtes apo të kaluares,ose është një lojë, që dëshironi ta përdorni dhe plasoni tek opinioni,për të mbetur sa më gjatë
në pushtet.
Kosova
nuk disponon me kapacitete të jashtëzakonshme, dhe nuk është Iran apo Kore e veriut e mbushur
me materie bërthamore, dhe takimet eventuale, me liderë sërbë nga Sërbia, mund
të keqëpërdoreshin nga ndokush ,andaj
mos e bëni” mizën –buall” dhe mos u
tallni, me këtë popull e me këtë Kosovë,sikur cdo gjë varet nga JU, sepse në radhë të parë, nëse keni
identitet,përsonalitet, dhe qëndrim,takimi edhe me armikun me te madhe, ju
fuqizon jo vetëm juve, por edhe vendin.
Ne senacat e ardhshme,harroni këto metoda për debate, sepse,ato tashmë, janë demode dhe bajate.