Mendime
Skënder Zogaj: Yryshet e Gjeneralit Kudusi Lame
E hene, 07.05.2012, 02:23 PM
Yryshet
e Gjeneralit Kudusi Lame
Shkruan: Skënder Zogaj
Milaim Zeka po tregohet mjaft i shkathtë në përzgjedhjen
e bashkëbiseduesve për emisionin“Pa rrotlla” të RTK-së, për faktin se po arrin
që të nxjerrë para kamerave personazhe ngjarjesh e veprash të rëndësishme që
zgjojnë kërshërinë e opinionit të gjerë. Si i këtillë u ndodh në emisionin “Pa
rrotlla”, gjenerali Kudusi Lame, figura e njohur ushtarake e Shqipërisë, një
personazh me ndikim të madh dhe fort i implikuar në thellësinë e zhvillimeve të
Luftës së Kosovës dhe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në disa nga ngjarjet më të
rëndësishme të saj. Pra, nuk ka fije dyshimi se gjenerali Kudusi Lame, që me 12
mars 1997 emërohet Komandant i Divizionit të Kukësit, kishte nën kontrollin e
vet të plotë të gjitha lëvizjet përgjatë vijës kufitare Shqipëri-Kosovë,
prandaj, është dëshmitari i ngjarjeve të skëterrshme që ndodhnin në Kosovë dhe
që po e tronditnin gjithë botën. Për këto zhvillime Milaim Zeka e kishte ftuar
të fliste “pa rrotlla”, mirëpo, në fakt , Gjenerali u bë rrotë e mullirit dhe
përtypi spinaq pa karar, sikur “Marinari Popaj” në filmat vizatimor dhe foli
përmes muskujve për të bëmat e tij, e të shokëve të tij. Kështu që në këtë
emision, Lufta e Kosovës në prizmin e dëshmive të gjeneralit Kudusi Lame, në
vend se të kthjellohej përmes faktesh të sakta historike, ashtu siç i ka hije
një oficeri madhor të karrierës, kësaj radhe u mjegullua edhe me shumë, sepse
Gjenerali foli sikur një bari delesh në shpatet e fshatrave të thella kuksiane.
Komandanti i Divizionit të Kukësit E tha me gojën vet, se deri me 6 maj 1997,
(dy muaj pas marrjes së detyrës së kryekomandantit ushtarak në Kukës), kur
Kosova shtrydhej egër nga dhuna e shfrenuar serbe, nuk ishte i informuar për
situatën në Kosovë! Por, me 6 maji, kur ndodhën vrasjet në kufi, qe ky i ka
menduar se ishte fjala për kalimin ilegal të studentëve, por më vonë e paskësh
marrë vesh se, ishte vra komandanti Luan Haradinaj dhe ishte plagosur
bashkëluftëtari i tij, Rafet Rama, Gjenerali nis të kuptojë se në Kosovë kishte
organizim ushtarake(!) Dhe i gëzuar e hap zemrën dhe turret në drejtim të
djemve të Kosovës(!) Dhe, ndodh takimi i parë me Xhavit Halitin, të cilën
histori e tregoi si një përrallë: Dikush kërkoi takim dhe unë e pranova
menjëherë në zyrën time. Mu paraqit si Zeka. Pasi më tregoi për organizimin e
ushtrisë, më pyeti “A do të na ndihmoni?” Pa u hamendur I thash: Prej sot jam
ushtar! Isha shumë me fat. Nuk besoj se ka qenë dikush me më fat se unë, duke
iu falënderuar djemve që më morën dhe me futën në radhët e tyre!…
Pas këtij takimi, për gjeneralin Kudusi Lame fillon kthesa jetësore e fatit të
mirë, sepse e shqelmon dhe i thotë lamtumirë varfërisë, që deri te takimi me
djemtë, i qe lidhur për trupi si tojë, sepse me pagën qe kishte s’arrinte t’i
përmbushte as gjërat më elementare të familjes. Por, kur i takoi djemtë,
gjithçka ndryshon dhe jeta mori kahje tjetër…
Gjenerali në emision foli për
zgjuarsinë dhe vizionaritetin e djemve, prapa të cilëve ishin 20 mijë ushtarë,
në kohën kur Serbia pandehte se nuk kishte me shumë se 400! Me yrysh po fliste
Lame edhe për 22 muajt e luftës në frontin e hapur, por Milaim Zeka tekanjoz,
ashtu si din ai, ndërmjetësoi: Gjeneral, ka pas kontrabandë të madhe?
Dhe Gjenerali pa vrarë fare mendjen, si prej topi i tha:
“Djemtë bënë dy të mira: pastruan Shqipërinë nga armët që ishin në duar e
popullit dhe, e dyta, u pajis me armatim ushtria e Kosovës!”
Fakt! Shqipëria pastrohet mirëpo ndotet Kosova, sepse armatimi i blerë nëpër
rrugët e Tiranës e gjetiu, ishte skajshmërisht i konsumuar, prandaj mund të
ishte gjithçka, por armatim jo! Këto armë ishin sabotim i luftës së Kosovës,
sepse, ishin fatale për jetën e luftëtarëve që më to nuk mund të kryenin
misionin luftarak. Mirëpo, për Gjeneralin më e rëndësishme se jetët e djemve,
ishte angazhimi me përkushtim i bandës së musketarëve, padronëve të tij: Fatos
Nano, Rexhep Mejdani, ministri i mbrojtjes Sabit Brokaj, krye agjenti Fatos
Klosi etj., që i quajti të mrekullueshëm dhe të jashtëzakonshëm sepse, siç tha,
këta i kishin braktisur shtëpitë dhe zyrat e punës, për të qenë “atje ku duhej
të ishin”, pra në krye të aksionit të kontrabandimit të armëve, që bënin me
djemtë kosovarë, të cilët ua mbushnin xhepat me shuma marramendëse parash.
Ndihmë vëllazërore se jo mahi!
Generali Lame mbajti edhe leksion rreth pikëpamjeve filozofike – ushtarake dhe
për strategjinë luftarake të aplikuar në Kosovë, duke sqaruar se: luftën e
vërtetë e kishin ndërmend ta bënin djemtë (ku gjenerali kishte pranuar të futej
si ushtar i thjeshtë!), mirëpo, këtë luftë të vërtetë nuk po linte të bëhej
Bujar Bukoshi, që dëshironte struktura ushtarake institucionale, por që nuk
kishte ma shumë se 120 veta, që me “njëfarë” Tahir Zemajn, kishin hy në Kosovë
dhe ua kishin marrë armët popullit dhe ua kishin dhënë policisë serbe! Hajde
Gjeneral, Hajde! Fakte se jo mahi! Paç faqen…, për këto spekulime të ulëta
qëllimkëqija, që tashmë në Kosovë askush nuk i pranon, madje as Zeka e Daja i
Madh!
Margaritarë me xhemba Kudusi Lame derdhi edhe për Ministrin e Mbrojtjes të
Republikës së Kosovës, kolonelin Ahmet Krasniqi, të cilin e quajti – njeri të
mirë, që ishte për unifikimin e faktorit ushtarak, mirëpo që kishte maninë, për
krijimin e një ushtrie institucionale dhe që, tehun e kishte të drejtuar kah
Ibrahim Rugova! Këto mani të kolonelit, gjenerali përpiqet t’ia shërojë me
marrëveshjen, sipas së cilës Ahmet Krasniqit ia lejon të përgatisë ushtarë sa
të dojë, por me kushtin që ushtarët t’ia dorëzojë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së
për t’i dërguar në luftë! Në kuadër të këtij bashkëpunimi të “sinqertë”
Gjenerali tregon se ka pasur varg takimesh, edhe në zyrën e Ahmetit në Tiranë,
me ç’rast koloneli i ka dhuruar një palë dylbi të vogla që edhe sot i ka.
Pastaj ndodh takimi i fundit, më 14 shtator 1998, ditën kur policia e Kukësit e
ndalon makinën dhe e çarmatos Ministrin e Luftës së Kosovës! Koloneli kur shkon
te Gjeneralin nuk i tregon për incidentin e ndodhur, dhe Lames tash për atëherë
i vjen keq që nuk e ka ditur sepse, do ta bënte namin! Kështu tha në emision,
por fituam përshtypjen se pak rrejti, sepse, dihet botërisht se, për incidentin
po atë ditë ka marrë vesh gjithë Shqipëria e Kosova. Edhe një gënjeshtër
tjetër, krejt e vogël, iu përvodh Gjeneralit, kur tregoi për humbjen e gjurmëve
të revoles së Ministrit Krasniqi, të cilën, pas vrasjes nga Komesariati i
Policisë së Kukësit, e paska marrë një grua flokëverdhë, që është paraqitur si
gruaja e Ahmet Krasniqit, e që Gjenerali prapë, e ka marrë vesh me vonesë se
gruaja e Ahmet Krasniqit nuk qenkëshej flokëverdhë! Fakte trishtuese! Kush i
hanë këto fara pocerke? Si u marrka një pistoleta aq lehtë nga Komesariati i
Policisë, nga një person i panjohur, pa asnjë dokument të nënshkruar. A mund të
ndodh kjo, sidomos kur është fjala për armën e një personaliteti të lartë dhe
të jashtëzakonshëm, i cili vritet në qendër të Tiranës? Vrasjen Ministrit të
Kosovës Gjenerali nuk e bëri të madhe, mbase për shkak të disa gabime që tha se
i kishte bërë edhe Ahmet Krasniqi. Sidomos mish dhie gjenerali kërkoi në
raportet e këqija të kolonelit me Bujar Bukoshin, dhe sidomos kur postin e
Ministrit e merr Halil Bicaj, dhe përmirësohen raportet me Bukoshin, por
keqësohen me Ibrahim Rugovën. Si dëshmi Gjenerali theksoi dy numrat e “Revistën
Ushtarake” në të cilën qenka sharë keq Rugova! Por për fat të mirë revista
ekziston dhe, mund të lexohet dhe të shihet se me Gjeneralin diçka nuk është në
rregull.
Komente:
Pergjigjeje
per“Yryshet e Gjeneralit Kudusi
Lame”
1.Rashiti 28.04.2012
O ky eshte nje perfitues i lufte se Kosoves, mos i
ndegjoni rrenat e tij se edhe ky ka kabahat te madh ne vrasjen e Kolonel
Krasniqit.
2.Reply 28.04.2012
Turp per nje ushtarak te karrieres.
3.Beka 28.04.2012
Ky duhet te pergjgjet per perçarjet qe i beri ne UÇK. Ky
eshte ai qe ndihmoj xhavit halitin e azem sylen te sillen ekshtu. Zoti eshte i
madh dhe do te hakmirret ndaj tyre.
4. Ish nxenesi, tash
i moshuar 28.04.2012
I nderuari Skender Zogaj, me deshire te madhe e lexova
dhe rilexova shkrimin tend. Mu duk se nuk kishte mbet asgje pa thene. Nuk kam çka
ti shtoj perveç se me kishe kethyer ne kohen “e luftes”. Ket gjeneral e kam
pare 3 disa here neper tubime por edhe kam lexua, degjua dhe shikua ne
televizion disa intervista. Eshte shume interesant se “gjeneralet” shqiptare e
kane te veshtire ta thone te verteten per Kosoven dhe “luften” e saj. Ose me
mire me thene ata e thone vetem nje pjese te se vertetes. Ata e ndihmuan
“krahun e majte” me xhavitat e azemat, hashimat e jakupat….pra Shqiperia dhe
udhheqja e saj politike ne krye me brokat, nanosat, pas-kalat shkuan me me doren
e majt qe sipas fese duhet lare vetem B… ndersa sa i perket milaimit, ne Suedi,
ne kohen e “luftes” ai bente “biznis” me “JAT-in” Jugosllav. Jo vetem milaimi
por edhe “lum haxhia” qe tash eshe zv.minister i kultures ne Kosove, ne Suedi
kane qene perçares, duke bere propagande kunder INSTITUCIONEVE te athershme te
Kosoves, kunder 3%-shit…..Dhe tash te dyte jane kthyer ne Kosove, njeri si
“gazetare hulumtues” e tjetri si “profesor fakulteti” ne Kosove. E verteta
eshte se milaimi ka qene gazetar ne programin ne gjuhen shqipe qe kane degjua
vetem familja e tij ndersa “lum-i” nuk ka qen e as nuk eshte as mesues fillore
dhe kurrë nuk ka pas ndonje kualifikim shkollor qe mundet me punua si mesues,
perveç ne Kosove, ku kush don mundet me e marrë nga nje titull “shkencor”.
Skender te pergezoj per shkrimet e tua dhe te uroj suksese me deshirat me te
mira qe mos te ndalesh sepse TI din shume gjera per “luften” dhe “heronjet” e
saj pasi qe nje kohe ke qene edhe ne Shqiperi si PERFAQESUES I KOSOVES. Te lumtë
mendja e ndritur o SKENDER-OOOOOOOOOOOOOO!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Te pershendes me nje shtrengim dore!
5. afrim 28.04.2012
Hej harrova ni pytje .qysh mundeni me jav fut ne kry
thmive qe milloshi ka leju nje parti ashtu quajtur demokratikenacionaliste ( e
regjistruar ne beograd me1program qe nuk i kalon as kompetencat e autonomis
se74es)qe punin per pamvarsi kur vet ka qene komunist(fashist kriminel) e ne
anent jeter ka burgos e ekzekutu luftu nje levizje te krahut te majt
(komuniste) si e quani ju ,valle do te pys femija kush lufton komunisti apo
nacionalisti?!!!!
6. HIII 28.04.2012
Ti more afrim po do shpjegim por shpjegimin po e dishe ti
mbase poe e di 92shin se po me doket ti qenke shpijun i asaj kohe e tani po
mshifeni mes emrit te uqk,se por mos te ishte qajo ldk a thua dote njifte
amerika more igjor lexo e informohu pak ma ma mir se gjerat jan mu ashtu si po
shkeuan skender zogaj mos do me than se edhe ai na qenka tradhtar.te
pershendes.
7. NN 28.04.2012
O Afrim po me dhimbesh qe tek je i inkriminuem edhe ti si
qeta pisat tjerë o medet per ket popull po dri kur don me vujt me matrapaz si
puna juve veç duhet ta dini mirë se ka Zot ka me jav kthy ashtu si e meritoni.
8. afrim 28.04.2012
Sa e kam pa une te gjith komunistat kosovar jane transformu ne LDK edhe as
nja asniher nuk u burgos po qysh po thoni ju rrug institucionale natyrisht
perju ashte ashtu sepse LDK ka qene e regjistrume si parti ne Beograd e sa per
ameriken qitash po doket me kon ishi kane se amerika nuk ashte nji njeri edhe
atje ka shume grupe te interesit ,pomos i ikni pytjes po pergjegjnu se jeni msu
ju me shpif edhe me jetu e me nejt ne pushtet tu shit toka shqipare pergjegjnu
nese mundeni o te mjere(kush i tha Thaqit xhorxh washiingtoni i Kosoves?)kush
neshkrujti autonomi ne prill 1999 me milotinoviqin ne velani ,kush dorzoj 15000
arme ne ate kohe?kume i lexu qato qe ju po thoni se une ilexoj ska problem po
qeto qe po i thom jane te lexume edhe te degjume pej njerzve qe i kane
perjetu.a ka ndoj te byrgosun politik apo te perndjekur ne mesin e juj.kush i
ndiqke ne Shqiperi UQkn e kush i spionojke ne kosove?fol fol se miku mikun
asniher nuk e perndjek as spionon kush pra perveq armikut si ju.edhe 15 vjet
sate vdesin ish komunistat(LKJ) femijet e sotit e kuptojne realitetin
9. afrim 28.04.2012
Po po shyqyr o NN qe ka zot e besoj qe me ndihmen e tij
njerzit e merituar nje dite do te shpaguhen per sakrificen e mundin qe kane ba
per ket popull e do te denihen ata qe i kane sjelle t e kqia kushdo qofshin edhe
une nese jami tille
10.
Afrim 28.04.2012
O HIII une e di po edhe ty po te dhem pom doket se sdi
qysh keni me i mshefe kto sene ne te ardhmen s e per momentin jeni shume ne
numer po fatmirsisht po vini tu u zvoglu,po jepe ni pergjegje pra te shohum
kugj qka paska ba ne ate te kohe,ni pergjegje te kuptushme jo me ate stilin e
juv veq me than diqka .une paskam qene shpiun pra i kujt e ti i kujt paske qene
te shohim.
11. PREKAZI 05/05/2012
Pse a per nime menon qe e ka quejt Bajdeni Hashen
Xhorxhwashington a? Jo more, po e din aj mire çfare shkulani eshte hashimi, tinëzak,
hajn, i pabese, lavdaq i flliqtë, rrenc, tutc me nje fjale perveç syretit asnje
te mirë s’e ka. Nuk i ka ardh puna me kallxue ftyren e vertetë se qat here e
kishe pa çka mshefet mas keti MUTI TE MADH!