E shtune, 27.04.2024, 07:05 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Nengurra: Kur kriminelin e thrrasim babë, kur vrasësin e vlerave kombëtare e shpallim hero

E enjte, 10.05.2012, 08:16 PM


KUR KRIMINELIN E THRRASIM BABË, KUR VRASËSIN E VLERAVE TONA KOMBËTARE E SHPALLIM HERO

Nga Selim M. Nengurra

Këto ditë porsa perfundova së lexuemi librin "SEKRETI I MADH" të David Icke dhe që në fillim të leximit pelqeva thanjen e tij: "MBASI TA KEN LEXUE KËTË LIBËR SHUMË NJERËZ, DO TË THONË SE JAM I MARRË. ATYNE U PERGJIGJEM KËSHTU: I MARRI I SOTEM MUND TË JETË I MENÇUNI I NESËRM. "

Jemi në kulmin e ndryshimeve të shpejta dhe të pabesueshme në planin global dhe na, populli i vogël, sillemi si kapadai. thue se jemi qendra e botës dhe se ma mirë se na askush nuk i ka punët.

Po kthehem te studjuesi David Icke, por tash te libri tjeter i tij "KONSPIRACIONI BOTNOR ". Aty, në kopertinen te librit, ka nji thanje profetike (per mendimin tim) të XHON LENON : " Shoqnia jonë sundohet nga njrëz të çmendun, që ndjekin qellime të smueta. Mendoj se qeverisemi nga fanatikë me objektiva fanatike dhe ka mundësi që të më quejnë të çmendun vetem per këtë që po tham tashti. Kjo asht vetë çmendunia".

Dje dhe sot, ashtu pa ndonji vemendje të perqendrueme, shpalosa disa faqe nëper FACEBOOK.COM dhe aty lajmi per deklaraten e të burgosunit të DUBRAVËS, z. Agim Hoti, se ai dy here ka ba atentat në Presidentin e Dardanisë Ibrahim Rugovën perflitej nga njerzit që komentojnë në FB.

Mue sado që më nervozojnë, megjithate lexova shumë nga komentet per këtë lajm. Ma së shumti më bane pershtypje (negative kuptohet) komentet në kunderpergjigjen që i perfoluni per urdhnues te z. Agim Hoti per ta vra Ibrahim Rugovën, z Xhavit Haliti, kishte ba dhe ajo ishte e botueme në GAZETEN EKSPRES  të Baton Haxhiut.

Deklarata e z. Xhavit Haliti per ta hetue prokuroria per ato që po i flet z. Agim Hoti ishte e komentueme nga shumë njerëz. Nuk do flas per ata që shajnë, as që nuk dine çka e pse shkruejne komente. Unë u befasova në disa, që nga miopia e tyne e respektit partiak dhe të individit (pa e lexue kurre as edhe nji shkronjë të programit e statutit të partisë  dhe pa pase as idene se cili asht sot dhe cili ishte dje personi i perfolun), kishin shkue aq larg, sa Xhavit Halitin e kishin shpalle babe të kombit.

Jam unë i çmendun a nuk po di per cilin komb e kane fjalen keta komentues, dhe vallë a do te jene këta komentues edhe barometer per te pa se sa i çmendun asht populli !

Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Sabit Geci, Sami Lushtaku, Xhabir Zharku, Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi e sa e sa të tjerë persona, që sot sundojnë Dardaninë dhe popullin e saj, nuk u perfolen si kriminele e mafie vetem sot, vetem nga z. Agim Hoti; ata perfolen këtu e 10-15 vite dhe populli asht aq naiv, asht aq i verbët, sa asht nda në dy grupe: Në ata që bajne me gisht se cila asht kjo bandë mafioze, dhe në ata që të vrasin e zhdukin po fole kunder tyne, po i denoncove, dhe po nuk i votove kur ata dalin paturpsisht dhe kerkojnë votat per ta rjepe popullin dhe Atdheun.

Sa e sa vrasjet misterioze ndodhen per nji kohë kaq të shkurte nga paslufta në trojet tona shqiptare dhe nga paslufta në Dardani dhe asnji nuk u zbulue. Tash vjen pyetja: A ka mundësi që askush mos të dije së paku per nji nga ata se cili asht vrasësi?! Jo, jo, kjo nuk asht e mundun, dihen vrasësit per të gjitha dhe pse ata nuk kapen arsyeja qendron te fakti se shefat e tyne sot janë Sunduesit, Faraonet dhe Feudalet që kane kupollen e shtetit në dorë dhe vete shkruejn vete vulosin, sikur thotë ajo popullorja.

Xhavit Haliti tash pas kësaj akuze të radhes kunder tij del dhe kerkon ta hetojë hetuesia dhe prokuroria.

Po dhe do te ishte mirë po të ndodh kjo. Ama a guxon punetori ta hetoje shefin, drejtorin punëdhanes?! Jo, nuk guxon. Atehere pse pra nuk turpnohet ky njeri kaq shumë i perfolun, dhe nuk largohet nga postet që i ka, por del dhe do të shfajsohet tue shitë trimni: le të më hetojnë se mue nuk ma ndjen, nuk ka kush çka më ban, jam i pafajshem. Po, more Xhavit Haliti, pse te akuzojne TY, pikrisht Ty, kaq shumë me këso akuzash kaq të randa? Ke vra Ilir Konushevcin, thanë e thonë per Ty, që nga vrasja e këtij burri dhe heroi kombtar, ke gisht apo ke vra Ali Ukën, thane e thonë per ty, o Xhavit Haliti, ke vra Ministrin e Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqin, thane e po thonë per ty, o Xhavit Haliti, ke gisht në vrasjet misterioze në Pejë dhe rrafshin e Dukagjinit, thanë e po thonë per ty, o Xhavit Haliti, dhe ja tash thotë z. Agim Hoti se je ti shefi i tij, që ke urdhnue vrasjen e Presidentit të Dardanisë, Dr. Ibrahim Rugovës, dhe nje, po dy here radhazi; mbasi ka deshtue atentati i parë ke porosit të dytin.

Unë nuk di as nuk po them se ke faj. Nuk di as nuk mund te di se a je i pafajshem. Unë thjesht baj pyetjen: Pse, more burre, të gjitha këto akuza kaq të randa po fliten per Ty?!

Dhe pse të gjitha këto akuza po fliten edhe per të tjeret argate e kolege partiake tuejt të PDK-së, emnat e të cilve i permenda ma nalt?! Si ka mundësi që askush nuk po thotë se ta zame z. Gani Koci, poashtu njeri i devotshem i PDK-së, ta kete ba nji vrasje, pse jeni ju protagonistet e perhershem të perfoljeve, qofshin ato edhe thash e thana ?!

Mbasi lexova librat e z. David Icke nuk kam tjeter pergjigje per të gjitha këto pyetje që t’i bana, o Xhavit Haliti, pos të them se  qenka e vertëtë thanja e artë e Xhon Lenon, se Bota sundohet nga njerezit e çmendun per qellime të smueta...ama po shtoj se i smuet asht edhe vete njeriu, të smueta janë masat e njerezve që dalin rrugeve per ta zgjedhe dhe ndihmue ta merr postin per tu ba sundues njeriu i çmendun. Të smuet dhe të çmendun janë edhe ata komentues që ty, o Xhavit Haliti, të kishin thirre hero, baba i kombit, njeri i merituem, etj, etj, në komentet e tyne të superçmenduna e të smueta në postimet në FACEBOOK.COM.

Të çmendun janë ata, sepse vrasësin e vlerave, Xhavit Halitin (sipas shumë perfoljeve me vite radhazi ) e thërrasin baba e hero.

Kishim pase shumë baba na shqiptaret! Pesë shekuj patem babën sulltan e 5 dekada baben Stalin dhe djalin e tij Enver Hoxhen. Tash na u ba edhe Xhavit Haliti babë, asht këthye edhe baba trashalluc Fatos Nano dhe do na bahet president. Lum  na per këta baballare!

Na si popull padyshim se jemi shembulli ma tipik per çmenduraket. Edhe popujt e tjerë mashtrohen, manipulohen nga sunduesit e çmendun, ama ata nuk dashunohen në sunduesit e tyne të çmendun e të smuet dhe nuk marrin inat tjetrin nese nuk i voton, nese nuk ka konsiderat per të preferuemin e tyne apo edhe nese e shan e ofendon. Ja disa shembuj per këtë.

Ka tashma disa vite që më shajne e sulmojnë në format ma të liga dhe sherbehen me shpifje e denigrime, e besa edhe deri të sulmet direkte verbale e fizike, pse unë perkrah Ibrahim Rugovën, pse unë deklaroj se islami nuk duhet me prezantue shqiptaret si fe, as si kulture, dhe se ata që mendojnë se feja asht ma primare se gjaku, gjuha, geni, kane diçka mangu në rradake të tyne. Asnji popull tjeter në botë, i cilesdo fe dhe cilesdo etni, nuk sulmon dike pse nuk pajtohet me mendimet e tjetrit. Kjo ndodh vetem me ata të kulturs islame e me ne shqiptarët, pa dallim besimi.

Çuditem se si ky popull, populli im, nuk po mbushet mend. Ka dy dekada që në Shqipni dy veta, dy te çmendun, me qellime të smueta, janë protagonistet e vetem në politiken shtetnore shqiptare. Dhe ja tash, mbasi patem mendue se njeni iku, ai papritmas, mbas sa vitesh, rikthehet per ta marr postin e të parit të shtetit, postin e Kryetarit. Populli pra asht ajo masa e çmendun, e smuet, që sjell sunduesit e vet te çmendun me qellime të smueta në pushtet. Po a nuk ishte ky Fatos Nano që per postin e liderit në 1997 i pat vu flaken shtetit dhe vlerave ma sublime të shtetit, të historisë e kultures shqiptare?



(Vota: 13 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora