Mendime
Viktor Mërkuri: Kongresi i I-rë Ballkanik Studentorë
E enjte, 10.05.2012, 06:59 PM
Pjesë e
fjalimit gjatë Kongresit të I-rë Ballkanik
Studentorë në Durrës me pjesmarjen e pesë shteteve.
Quhem
Viktor Mërkuri, student I Shkencave Sociale
dhe dëshiroja të flisja për sistemin universitar në shqipëri dhe mënyrën
se si aktualisht funksionojn .
Më 18
Shtator 2003 Shqipëria nënshkroi zyrtarisht Deklaratën e Bolonjës duke u bërë kështu
pjesëmarrëse me të drejta të plota në një proces që ka filluar që në vitin 1999
dhe që ka si qëllim final krijimin e një HEAL – Hapësirës Europiane të Arsimit
të Lartë
Por në Shqipëri ekziston mendimi i gabuar se diplomat e universiteteve tona të cilat do të meren do të njihen jashtë Shqipërisë me ndonjë vendim të përbashkët të qeverisë sonë dhe qeverive të huaja.Gje e cila nuk ndodh, aktualisht të paktën.
Përse diplomat tona nuk kanë vlerë jashtë Shqipërisë? Përgjigja është niveli shkencor i universiteteve tona,I cili është i pakrahasueshëm me nivelin shkencor të universiteteve perëndimore. Të gjithë studentët duhet të kenë të qartë se diplomat e tyre do të kenë vlerë vetëm atëherë kur universitetet tona të ngrihen në nivelin shkencor bashkëkohor. Dhe të mos harrojmë që universitetet janë aktorët kryesorë të zgjidhjes së problemeve të natyrës shkencore që lindin brenda, por edhe jashtë vendit.
Përpos praktikave të reja të aplikuara vit pas viti bazuar edhe në sistemin e Bolonjës, sistemi ynë universitar përballet më mjaft probleme, të cilat fillojnë që nga numri në rritje i të rinjve që dëshirojnë të diplomohen e deri te mungesa e ambienteve për zhvillimin e mësimit
Reforma
universitare mund të quhët e nisur dhe në rrugë të drejtë vetëm nëse ajo i
shtyn universitetet tona drejt realizimit të tri funksioneve, karakteristike për
universitetet perëndimore.
-Së pari,
ti vë në funksion të nevojave të tregut, duke pajisur studentët me ato dije që kërkohen dhe i hyjnë
në punë tregut. Për këtë, universiteti rri gjithmonë në përgjim të çfarëdolloj
ndryshimesh që ndodhin në treg dhe në kërkesat e tij për dije, në mënyrë që t'i
reflektoje këto në programet e tij.
-Së dyti,
t'i bëjë ato qëndra debati, që të ofrojnë zgjidhje dhe alternativa për
problemet që has shoqëria. Në shetetet Perendimore, universitetet janë aktive në
kryerjen e studimeve sa të karakterit teorik, aq edhe praktik, në funksion të problemeve
të shoqërisë dhe konferencat e botimet shkencore përfaqesojnë një praktike sa të
njohur, aq edhe të institutionalizuar, ku profesorë e studentë shkëmbejnë pikepamje,
eksperienca dhe ofrojnë alternativa zgjidhjesh për një problem të caktuar.
-Së treti, universitetet duhen bërë qendra reference dhe ekspertize per politikbërësit.
Kërkesa që diplomat e universiteteve shqiptare të njihen në Perëndim nuk është e sotme. Por, ndërsa shumë e kanë kerkuar me ngulm këtë gjë, askush nuk është kujtuar të pyes nëse dijet dhe cilësia e universiteteve tona janë të tilla, që studentin e diplomuar në universitetet shqiptare, kudo që ta çosh në shtetet Perëndimore, mund të konkurrojë për të njëjtën diplome dhe vend pune me studentin e dale nga universitetet perëndimore.
Tjetër, duhet te pyesim veten se sa ka qënë në gjëndje trupi akademik i universiteteve shqiptare të ofroje alternativa për zgjidhjen e problemeve që na kane mbeshtjelle këmbët sot: krizën energjetike, bërjen e administratës eficente, paraqitjen e projekteve për zhvillimet në të gjitha aspektet e ekonomisë etj.
Universitetet
shqiptare prodhojnë studentë dhe diploma që i hyjnë pak ose nuk i hyjnë aspak në
punë tregut. Ndërsa studenti i universiteteve perëndimore, që përpara se të hyjë
në shkollë, e di se cili është tregu i diplomës së tij; kjo nuk mund të thuhet
për studentin shqiptar. Fakti që numri i të rinjve të diplomuar emigrojnë jashtë
mbetet i lartë dhe, për më tepër, as që punësohen në diplomën e marrë, kjo
tregon që diçka nuk është në rregul me universitetet tona. Prandaj shtyrja e
universiteteve drejt komunikimit me tregun
është imperative.
Roli kryesor i takon vetë universiteteve dhe krijimi i një lidhjeje më të fortë mes universiteteve tona dhe problemeve të shoqërise është aspekti i dytë që kërkon reform.
Politika
arsimore në Shqipëri duhet të udhehiqet nga parime të qendrueshme, pavaresisht
se cila force politike vjen e është në fuqi;
Reformat
në arsim janë domosdoshmëri për zhvillimin e vendit. Në qoftë se Shqipëria dëshiron
që të zhvillohet me ritmet e vendeve perëndimore,
atëherë arsimi ynë duhet ta paraprijë këtë zhvillim.
Unë kam
bindjen e plotë se arsimi ynë i lartë mund të ndryshojë shumë shpejt. Ne kemi
atë çka shumë vende të tjera nuk e kanë: studentë të aftë dhe ambiciozë. Thembra
e Akilit është që këta studentë t’i shpenzojnë energjitë e tyre në punë të mirëfilltë
shkencore.
Faleminderit.