Mendime
Arben Llalla: Grekët e “Agimit të Artë” i quanin dikur shqiptarët vëllezër dhe sllavët armiq
E merkure, 09.05.2012, 08:07 PM
Grekët e “Agimit
të Artë” i quanin dikur shqiptarët vëllezër dhe sllavët armiq
Nga Arben
LLALLA
Lajmi se
Lëvizja Popullore Neo Naziste “Agimi i Artë” fitojë 21 deputet në zgjedhjet e
fundit të mbajtur në Greqi ka shfaqur shqetësimet e para atje dhe në Europë. Është
hera e parë që pas mbarimit të luftës së dytë botërore një parti me program dhe
ideologji të qartë naziste të bazuar në programin dhe ide të Hitlerit bëhet
pjesë e Kuvendit të një shtetit anëtarë i BE dhe NATO-s. Pak çaste pas
konfirmimit zyrtar se Agimi i Artë tashmë ka deputetët e saj në Kuvendin e
Greqisë në konferencën për shtyp të kryetarit Nikos Mihalolakos treguan haptazi
ndjenjat dhe dhunën naziste të kësaj organizate duke kërcënuar gazetarët. Ata që
hyrjes së z.Mihalolakos në konferencën e parë pas zgjedhjeve u kërkuar të çohen
në këmbë gazetarëve në shenjë respekti për kryetarin e tyre. Pati nga ata
gazetar që e kundërshtuan këtë urdhër me veprime naziste dhe e bojkotuan
konferencën.
Nuk është
hera e parë që përfaqësuesit të Agimit të Artë shfaqin hapët ndjenjat e tyre
fashiste në aktivitetet politike shtetërore greke. Një gjë e tillë ka ndodhur më
18 janar 2011, kur Nikos Mihalolakos pasi fitoj votat për në Këshillin e
Bashkisë së Athinës hyri në mbledhjen e këshillit i shoqëruar nga tetë anëtarët
të organizatës së tij duke përshëndetur në mënyrën hitleriane, ky veprim
shkaktojë reagime të këshilltarëve të forcave të tjera politike.
Udhëheqësi
i Agimit të Artë ka festuar me triumf fitoren, ai ka si idhull Adolf Hitlerin
dhe prej shumë vitesh ka propaganduar në favor të nazizmit gjerman, kur në të njëjtën
kohë vetë Gjermania e ka dënuar prej vitesh Hitlerin dhe mënyrën e pushtetit të
tij.
Interesantë
është fakti se kjo Lëvizje ka fituar vota të konsiderueshme në fshatrat ku janë
kryer masakra nga ushtria gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore si dhe në zonat
që banohen nga grekë me origjinë shqiptare, pra arvanitasit.
Askush
nuk mendonte vetëm para 3-4 viteve se organizata e dhunshme Agimi i Artë do të hynte
në Kuvendin e Greqisë e përfaqësuar me 21 deputet duke spostuar partinë Komuniste
greke dhe do të nxirrte jashtë loja partinë e Dora Bakojanit ish-ministren e
jashtme e Greqisë dhe kryetare e Bashkisë së Athinës.
Vetë ministri
i brendshëm n; largim i Greqisë, deputet i partisë PASOK, z.Mihalis Krisoidhis
në një intervistë para disa kohësh kishte deklaruar se: “Agimi i Artë është një
organizatë kriminale e cila ka lënduar seriozisht shumë qytetar të pafajshëm
duke rrezikuar jetën e tyre. Ne si shtet duhet ta shikojmë me seriozitet këtë organizatë
e cila funksionon ligjërisht në Greqi”.
Por tashmë
kjo organizatë do të veprojë politikisht brenda një çatie me ministrin në largim
i cili duhet të pajtohet me fatin e keq të tij ku në luftën politike në kuvendin
e Greqisë duhet tju bëj ballë organizatës kriminale siç e ka quajtur ai “Agimin
e Artë”, për të cilën kanë votuar rreth 440 mijë grekë në zgjedhjet e 6 majit 2012.
Nga këta votues sot në Kuvendin e Greqisë kemi 21 deputet që i përkasin ideologjisë naziste hitleriane dhe kjo nuk është gjë e mirë për Europën dhe në veçanti për Ballkanin. Viteve të fundit në disa vende perëndimore vërehet rritje të partive të djathta ekstremiste të cilat mbjellin urrejtje ndaj emigrantëve, kërcënime dhe dhunë të ashpër.
Agimi i
Artë: “Grekët dhe shqiptarët janë vëllezër të një racë”
Në një numrat
e revistës të Agimi i Artë në tetor 1986 shkruhej me shkronja të madh: “Grekët
dhe Shqiptarët, një popull, një racë, një atdhe”. Shkrimit në fjalë revista i
kishte kushtuar dy faqe të saja ku jepeshin të dhëna mbi lidhjet e dy popujve. Shkruesi
i atikullit thotë se shqiptarët dhe arvanitasit janë e njëjta gjë. Ai jep disa
të dhëna në lidhje të ngjashmërisë së gjuhës së Omerit me gjuhën shqipe si dhe
flet për Pirron, Kostandinin e Madh, Justinianin, Kolokotroni etj., të cilët
ishin ilirë. Me interes është fakti se autori i shkrimit të botuar në revistës
e “Agimit të Artë” nuk vendos emrin e tij por një pseudonim në gjuhën shqipe me
shkronja greke THA E THON.
Në përgjithësi
organizata “Agimi i Artë” përdor simbolet e vjetra shqiptare, ajo si ngjyrë kryesore
ka fushën e kuqe me shkronja të zeza dhe shqiponjën dy krenare që është simboli
i familjes së Kastriotëve.