E diele, 28.04.2024, 02:26 AM (GMT+1)

Mendime

Qerim Pllana: SHBA-të dhe NATO nuk lejojnë më luftë gjenocidi në Ballkan

E shtune, 12.05.2012, 05:11 PM


Me pa të drejtën historike shqiptarët prapë po mbesin të ndarë dhe me status-quo !

SHBA-të dhe NATO nuk lejojnë më luftë gjenocidi në Ballkan

Politika e papërfillshme shqiptare, në heshtje me Brukselin dhe aleatet tjerë, kanë pranuar ndarjen e Kosovën Lindore, veriun peng, shqiptarët në Maqedoni dhe pjesët tjera të okupuara dhe të lëna nën status-quon, e regjimeve cinike të fqinjëve në rajon..!

Shkruan: QERIM PLLANA

SHBA-të me ndërkombëtarë nuk lejojnë ndonjë luftë të re ballkanike, paçka se Serbia dhe Maqedonia janë duke i fryrë zjarrit për një luftë të tillë. Prandaj, shqiptarët duhet t i`mbledhin forcat, të jenë tok dhe kurrë më të bashkuar, nëse duan liri, paqe, demokraci, zhvillim dhe prosperitet, pa sllavet serbo-maqedonas me një shtet me ta. Këtë duhet ta dinë nacionalistet maqedonas të VMRO-së, serbi Daçiq, me selamet e tij për politikanët shqiptar kur i provokon: ”Mos flisni shumë”!

Politika shqiptare “në heshtje dhe në ilegalitet të thellë”, ka pranuar status-quon aktuale, në hapësirën kombëtare shqiptare, duke i lënë peng qindra kilometra tokë dhe mbi gjysmë milion shqiptarë jashtë territorit etnik, historik, natyror dhe gjeografik. Bekimi i tyre është në pajtim të plotë me ndërkombëtaret BE-Brukselin!

Vrasjet, ndjekjet dhe protestat popullore në Maqedoni dhe Serbi, janë dëshmi më e mirë e burimit të Enciklopedisë fashiste, frymëzim i Naçertaniës murtajë e zezë serbe. Rasti me veriun në Kosovë, Çamërinë, K. Lindore, territoret etnike në Mal të Zi etj. Kurse vizitat e katërshes nga Tirana, dolën të jenë “pordhë e ftohtë”, pa ndonjë sukses të veçantë deri tani dhe pa ndonjë ndihmë për vëllamët autokton atje!

SHBA-të me NATO-n me asnjë kusht s`do të lejojnë luftë të re ballkanike. Për t`i kënaq orekset e nacional-racistëve serb dhe maqedonas, duke përsëritur gjenocidin, etnocidin dhe kulturo-cidin e viteve 1991-1999 dhe 2001 në hapësirën Ballkanike!

Ndonëse brenda më pak se gjashtë muaj, katërshja e Tiranës, z. Haxhinasto. z. Berisha, z Topalli dhe së fundi z. Topi , vizituan FYROM-in fqinjë, krejtësisht me porosi dhe qëllime të mira fqinjësore. Fatkeqësisht, me përulje të pashpjegueshme dhe pa ndonjë sukses, sa i përket çështjes të ekstremizmit neofashist maqedonas, kundër fqinjëve me frymë raciste antishqiptare. Ndaj gjysmës së popullit të robëruar në vijimësi. Këto vizita mund të quhen të zymta dhe të flashkëta! Me pak ose aspak sukses, porosi  apo ndonjë dobi! Sepse sakaq pas tyre renditën vrasjet dhe reprezaljet nëpër familjet shqiptare, në emër të pastrimit racist etnik antishqiptar!

Hasan - Begu, Haraqina dhe pjesë periferike të Shkupit, të banuara ekskluzivisht me shqiptarë, akoma mirë pa zbardhë dita e parë e majit 2012, u bastisën nga forca të mëdha të policisë më antishqiptare në këto hapësira, tashmë të trazuar nga trio naziste,VMRO, Daçiq, Jankullovska. Shqiptarët prapëseprapë viktimë dhe pre bizariteti skenarësh të sllavo-serbo-maqedonasve në tokën autoktone shqiptare!

Sa pare bëjnë vizitat e katërshes shqiptare nga Tirana, kur dihet se kanë marrë flamurin e përuljes, servilizmit dhe nënshtrimit më të ultë, në emër të paqes dhe rolit zjarrfikës në rajon! Të fqinjëve të harlisur e të azdisur me okupimet dhe nënshtrimet e mira kilometrave territore toka dhe gjysmë-milioni banorë shqiptar!

Bastisja dhe marrja në mënyrë raciste-fashiste të 20 e sa shqiptarëve, gra, burra, luftëtarë të moshave dhe gjinive, tregtarë dhe bujq, si dhe 5 tjerë në Bujanoc, s`janë tjetër pos frymë raciste ngjashëm me vitet 1933-40 në Gjermanin  naziste..!

VMRO-ja, stalinistët, titistët, rankoviqistët dhe milosheviqët, (në FYROM akoma pa emër), janë ulur këmbëkryq dhe ashiqare në rolin e djajve lozin rolin racist: “Aushvic për shqiptarë, ata duhet dëbuar dhe zhdukur”! Dihet fare mirë se pas tragjedisë së pesëfishtë, nuk janë shqiptarët. Thjeshtë në këto tragjedi, fshihet fqinji verior i shtetit kukull, të nëpërkëmbur nga aleati i saj me frymë antishqiptare, me burim të Naçertanies të I. Garashaninit, murtajës së zezë të huazuar si tharmë për enciklopedinë dhe nevojat e VMRO-së  nacionalistëve racist serbo-maqedonas..!

“Më në fund u gjetën vrasësit”! Ata janë kush tjetër pos shqiptarët “mysliman fanatikë”! Të gjorët falin pesë vaktit, duke iu lutur Zotit për t`u bërë sa më mirë! Pikërisht kjo mënyrë e sjelljes dhe mbështetjes aq shumë te perëndia, shqiptarët në këtë republikë janë aq të dhënë, të pafajshëm dhe aq të ndikuar, sa kanë harruar se ishin bij të Filipit, Aleksandrit të madh të vjedhur, Bardhylit, Gjergjit, Hasan, Prishtinës, Isait, Bajramit, tokës dhe fesë së vet historike autoktone mijëvjeçare...

Mënyra se si u sigurua durimi, pritja, përgatitja dhe “zbulimi”, është shkollë  sigurimesh, Moskë, Beograd, Athinë! Dhembja bëhet aq më e madhe, kur dihet fare mirë, gjithçka ishte si skenarë filmash e dramash të njohurat të Hiçkokut! Aq më i trisht është bizariteti kur dëgjon reagimet nga disa parti në aleancë me djajtë në pushtet: “Të mos fajësohen të gjithë shqiptarët”! Ç`ironie në përdorim të kësaj filozofie bizare! “Ja u gjetën dorasit, ata janë me mjekra, mysliman fanatik, me para, armë, drogë”, dhe epitete tjera tinëzare raciste-fashiste sllavo-maqedonase.

Kurse vizitat e katërshes nga Tirana, dalin të jenë shkuarje-ardhje boshe! Mbase çështje turizmi për stinën verore-turistike, tashmë e cila po afron! E maqedonasit s`kanë ku të urinohen dhe të freskohen, pos në detet shqiptare, Jonë dhe Adriatik. Me fqinjin  jugor kanë akoma telashe rreth emrit, territorit, shtetësisë dhe origjinës. Fqinji verior nuk posedon dete, për mungesë të cilëve ka marrë sëmurjen e shekujve të dete-manive. Kurse fqinji lindor si pranon si komb e as si shoqëri, prandaj s`kanë ku t`pastrohen dhe të freskohen, pos në detin Jonë dhe Adriatik, në Shqipëri..!

E politika shqiptare e ftuar për të shuar zjarret e shovinistëve, nacional-fashistë dhe  kretinëve, është aq kokëfortë, sa s`din se çka është duke bërë, duke vepruar, madje me veprimet përulëse, ka harruar se gjysmën e atdheut dhe popullit të origjinës, historisë, gjuhës dhe gjeografisë, flamurit dhe himnit, tash e 133, përkatësisht 100-vjet i ka të nëpërkëmbur, të nënshtruar, okupuar dhe të sfiduar nga fashizmi sllavë-serbo-maqedonas! Pse politika shqiptare nuk orientohet atje ku duhet, në Sofje?!

Politikë e tillë sylesh, s`ka ku qon, pos në katrahura të vazhdimësisë së historisë të popullit pa udhëheqës të denjë, me një politike verbuese dirigjuese nga e njëjta Evropë, Berlini, Bukureshti, Londra, Parisi, tani Brukseli, BE etj. Fatkeqësisht, lufta për pushtet, krim dhe kriminalitet e ka verbuar një politikë të tillë të tërë..!

Prandaj, sovrani i gjorë nga politika e kapur në flagrancë, akoma shumë do të vuajë, sfidohet dhe do të sakrifikohet! Nëse nuk bashkohet tokë, që këtyre servilëve politikës dhe racistëve faqezezë, letrat e kongreseve, takimeve dhe “marrëveshjeve” me puthadorë, nënshtrues dhe kapitullues para të njëjtës Evropë, ballësh për t`ua hedhë! E Shqiptarët përherë do të jenë më të ndjekur, të mjerë dhe më të sfiduar..!

Së fundi, vrasja e pesëfishtë nuk pason nga shqiptarët, por nga politika poshtëruese e enciklopedive të pista antishqiptare, akademisë dhe akademikëve, politikanëve shovinist-nacional-fashist sllavo-maqedonas, të cilët për shqiptarë kërkojnë ndjekje, “Aushvic”, dëbim nga toka denbabaden parahistorike, Iliria, Pellazgia e Dardania..!

Ja se ç`del nga vizita e kreut të katërshes shqiptare nga Tirana, e cila shkon me qëllime të mira për të shuar zjarrin. Por del krejtësisht e gabuar dhe e vonuar çdo ligjëratë në shtetin fytyrë dhe politikë krejtësisht shoviniste agresive antishqiptare..!

Maqedonia me kreun e saj fashistë, duhet ndarë aq më mirë sa më parë. Para se të ndodhë katrahura tjetër shumëfish më e përgjakshme sesa dy luftërat Ballkanike të ndodhura para 100-vjet. Këtë “taksirat” po e ndjell republika pa emër e pa nderë. Këtij shteti po i vjen erë  furtune të një Lufte të Tretë Ballkanike. A do të ndodhë?!

SHBA-të, NATO dhe ndërkombëtaret, një luftë të re Ballkanike, assesi nuk do ta lejojnë! Nuk do të lejojnë më katrahura gjenocidi dhe etnocidi, dëme katile pas katër luftërave shkatërrimtare, shkaku i orekseve fashist për Serbinë e Madhe dhe shtetin nacional - racist të VMRO-së shoviniste, qyshkur u themeluan si të tilla! Prandaj, politikës konstruktive shqiptare, shumëfish po i hakmerret politika destruktive nacional-raciste e fqinjëve në rajon. Sidomos shovinizmi  serbe më VMRO-në, antishqiptare, anti-greke dhe anti-bullgare..!

SHBA-të me ndërkombëtaret në Ballkan, luftë të re masakrash më s`do të lejon. Këtë, racistet e të dy shteteve fqinje po e injorojnë! Fatkeqësisht, hilja qëndron në heshtje dhe ilegalitet të thellë të trojkës shqiptare me Brukselin. Të cilët në heshtje kanë pranuar gjendjen e status-quos! Ndarjen e viseve të okupuara nga fqinjët, dhe hedhjen poshtë të ribashkimit kombëtar nën parullën: “Në Ballkan nuk ka këmbim as bashkim trojesh”! Zotërinj, s`po e shihni gjenocidin dhunës, ndaj shqiptarëve në këto hapësira etnike, kaherë të okupuara nga fqinjët okupues në tokat shqiptare..!?



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora