E shtune, 27.04.2024, 06:14 PM (GMT+1)

Mendime

Muharrem Sfarqa: Djali i mirë i një babai të mirë

E shtune, 12.05.2012, 12:36 PM


Portreti i mërgimtarit, Muharrem A. Gashit

DJALI I MIRË I NJË BABAI TË MIRË

Nga Muharrem Sfarqa

Qyteti i Stolbergut  afër Ahenit është strehë e hershme e shqiptarëve, e atyre që si   " gastarbeiter " kishin mësyrë  Gjermaninë, nga Kosova dhe viset tjera shqiptare, nga fundi i viteve    60-ta, për tu intensifikuar pastaj në ato të 90-tat, me shqiptarë të rinjë që ishin shpërndarë anë e mbanë Evropes, nga ndjekja e persekutimet serbe.  Janë ende të freskëta në kujtimet shqiptare, ato vite kur individë e familje të tëra kishin mësyrë përëndimin. Pikërisht në maj të vitit 1992, edhe familja Gashi nga Obiliqi kishte marrë këtë rrugë.

Abedin  Gashi, një aktivistë i pakursyer i çështjes kombëtare, me shoqen e tij Fegjrijen dhe  me katër fëmijët e tyre, ditën kur e lanë vendlindjen as që u kishte shkuar mendja se Stolbergu i Gjermanisë do të bëhet shtëpia e tyre e dytë.

Atëkohë, djali i madh i kësaj familje Muharrem A. Gashi kishte vetëm 15 vjet.  Ai , edhe pas njëzet vitesh, kujton me dhembje atë ditë. Më shfaqet thuaja e njejta  dhimbje, ndarja nga shkolla, nga shokët,  miqët  dhe të afërmit.

Integrimi në rrethin e ri, në shkollë të huaj e në gjuhë të huaj ishte tepër i vështirë. Në vitet e para, ai thotë se mendoja se vetëm një apo dy vite, e do të kthehemi  në atdhe. Më vonë, disi përjetoja një pjekje të hershme, nga takimet me shumë shqiptarë nëpër klubet tona të ndryshme, ku gjithmonë babai im i ndjerë më merrte me vete. Aty organizoheshin tubime e takime të përditshme dhe vazhdimisht flitej vetëm për shqiptarët dhe për Kosovën. Lajmet që i përcillnim, sidomos në  TVSH-në , përmes valësh satelitore, që ishin bërë ushqimi ynë shpirtëror,  më këndellnin  dhe  po më krijonin dhe  forconin bindjen se, Kosova megjithatë është një problem i rëndë, për të cilin përkushtimi shqiptar qenka tepër i arsyeshëm  dhe i domosdoshëm. Edhe vëllau im Naimi, shpesh ishte me ne nëpër klubet shqiptare si; " Arbëria " në Stolberg, " Besa " në Ahen,  " Bashkimi Kombëtar " në Julish, " Kacaniku-90 ", në Këln, " Emin Duraku " në Dyseldorf etj, të cilat ishin  bërë vendtakime të atdhetarëve; politikanëve, shkrimtarëve, këngëtarëve, publicistëve, gazetarëve e, veprimtarëve të shumtë. Që atëherë, falë babait tim  unë përjetova përkdheljet prindore të atyre që po kontribuonin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.  Edhe sot kur i kujtoj ledhatimet ose vendosjen e dorës së tyre mbi supet e mia, përjetoj një rrënqethje nostalgjike , madje shpesh fëmijërore si; të presidentit Rugova apo bashkpuntorëve të tij, Anton Kolajt, Fehmi Aganit, Muhamet Bicajt, Isa Mustafes, Mark Krasniqit etj. Po nuk mungonin as  shkrimtarët ;si  Ismail Kadare, Azem Shkreli, Daut Demaku, Ali Podrimja, Jusuf Buxhovi... Natyrisht që përshkohem edhe nga një krenari, e cila përzihet me mallë e dhimbje, sidomos kur kujtoj ata që nuk janë më në mesin tonë.

Edhe bashkëpuntorët dhe bashkëveprimtarët e babait tim, disi me donin si të isha fëmija i tyre. Bie fjala,  Bahtir Avdiu, Hamit Halili, Veli Selimi, Mustafë Haziri, Muharrem Ramabaja, Faruk Tasholli, Muharrem Zajmi, Agim Gashi,  Hasim Ademi, Agim Kameraj,  Sofije Dumnica, Hazir Krasniqi ...tek të cilët gjeja ngapak Kosovë, dhe domosdo  ndikuan që unë, në formimin tim, dashurinë ndaj atdheut  ta kultivoj si vyrtyt  e veçori identifikuese. Me nje numër miqësh të babait tim, i cili ishte veprimtar i orëve të para dhe kontribues deri në vdekje  i Degës së LDK- së në Gjermani, vazhdojmë aktivitetet tona kombëtare si me  Behgjet Krasniqin, Qazim Bajgoraliun, Smajl Çekajn, Sahit Hazirin, Muharrem Xhafollin,  Qazim Thaqin,  Jakup Gergurin,  Myftar Dragidellen, Binak Gashin, Muharrem Sfarqen etj., me të cilët vazhdojmë të jemi në shërbim të mërgatës shqiptare.

Dashuria ndaj atdheut dhe ndaj bashkëkombasve të mi, më ka ndihmuar  në marrjen e shumë vendimeve të jetës; si në zgjedhjen e fatit të jetës, në kultivimin e gjuhës shqipe në familje dhe me fëmijët e mi ashtu edhe në përcaktimin e vendit tim në shoqëri.

Shoqja ime Dija, vazhdon  veprimtari Gashi, është ajo që më mbështet dhe përkrah vazhdimisht, si në punë ashtu edhe në aktivitete.

Koha ikën shpejt thot Muharrem A.Gashi.  Por, ka dicka që nuk më heqet asnjëherë nga mendja e ajo është dëshira e imja dhe e familjes për t’u kthyer në Kosovë. Dëshirë që rëndon si pesha e kryqit.  Këtë vit, në ditën e parë të shkollës, kur djali  im Auloni, po bëhej nxënës i  klasës së parë  të shkollës gjermane, pata një emocion  dhimbjeje  sepse kur erdhi në jetë, mendoja se klasën e parë do ta fillojë në Kosovë.

Megjithatë, planet nganjëherë mbesin vetëm dëshira të bukura por të parealizuara ose, presin ditë më të mira, shton Muharremi.  Atë ditë mendova edhe për ata moshatarë të djalit tim që ndoshta nuk kanë libra, fletore e lapsa. Prandaj barti me vete dëshirën time të cilën përpiqem ta realizoj, për formimin e një shoqate humanitare, e cila do t’u gjendej afër njerëzve në nevojë; fëmijëve, pleqëve, të sëmurëve, jetimëve, skamnorëve, familjeve që humbën më të dashurit e tyre në luftën e fundit në Kosovë.

Formimi i Shoqatës Kulturore Shqiptaro - Gjermane  e pagëzuar me emrin " Amza shqiptare ", e inicuar për të gjallë të  Abedin Gashit, shpreson ta bëjë së shpejti realitet. Nuk do të thotë, ta udhëheqi unë. Do gjenden njerëz që kanë shpirt human, kanë përkushtim dhe nuk denjojnë për t’u angazhuar në themelimin dhe mbajtjen e saj, thot z. Gashi.

Por, preokupimi i  tij i përditshëm, mbetet kthimi në Kosovë.

Një ditë do të bëhet realitet, thot me plot bindje.  Për këtë qëllim ne  patëm ndërtuar një shtëpi të bukur  dhe moderne, por ajo vazhdon të mbetet e mbyllur, sado që shkojmë shumë shpesh në  Obiliq. Aty ku më lidhin kujtimet e fëmijërisë, ku kam të afërmit e mi dhe miqët e babait tim; Sali Zogianin, Hajzer Krasniqin, Ferat Rexhepin... dhe kolegët e punës së babait tim, me të cilët ai punoi në KEK, e me  disa prej të cilëve  vepruan e   punuan bashkë në degën e LDK-së së Obiliqit si  Ismet Hashani,  Hajriz Bekteshi, Mehmet Krasniqi, Enver Gashi, Qerim Braha, Nexhmedin Kelmendi, Adem Preniqi ...

Veprimtari Muharrem Gashi  si  një kuadër i dalluar i LDK-së në Gjermani, është sekretar i nëndegës së LDK-së së NRW-së dhe në  ballë të çdo aktiviteti atdhetar e partiak. Pa ndihmën e tij, një numër i madh i veprimtarive politike e kulturore, përkushtuese e nderuese, vështirë se do të realizoheshin .  Ai është edhe një afarist shumë i suksesshëm në Gjermani. Ngritja e tij e lartë profesionale në fushën e ndërtimit dhe sukseset e ndërmarrjes së tij  " AMN Gashi - bau ", ate e kanë bërë një adresë identifikuese shqiptare, ku bashkëkombasit tanë, të cilët dëshirojnë të ndërtojnë apo blejnë shtëpi e banesa, paraprakisht e kosultojnë për ndihmë dhe sygjerime profesionale, të cilat ai ua ofron krejtësisht falas, apo meremetimet e renovimet e nevojshme , kundrejt një çmimi shumë të leverdishëm.

Ai madje nuk heziton që  të rinjtë tanë  t´ i ndihmojë që të futen në botën e biznesit, ku shqiptarët nuk duken aspak inferiorë por shumë konkurentë në tregun e ashpër për kualitet, në shtetin gjerman.

Muharrem A. Gashi është i vetëdijshëm  se thënja e popullit " të jesh  djalë i babait të mirë, nuk është aspak e lehtë ". E kishte  dëgjuar atë ditë kur i kishte shkuar në amshim babai i tij Abedini.  Tash, kjo thënie  e përcjell në çdo hap, si udhrrëfyes i jetës  në përpjekjet e tij për ta arsyetuar  epitetit që tash ka filluar të dëgjohet pa hezitim " djalë i i mirë, i një  babai të mirë",

Shembull që duhet  kultivuar, jo vetëm  në mërgim.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora