E diele, 28.04.2024, 05:59 AM (GMT+1)

Mendime

Lebit Murtishi: Për Shqipërinë Ka Kush Të Vdesë...

E premte, 11.05.2012, 09:06 PM


Për Shqipërinë Ka Kush Të Vdesë...

Nga Lebit Murtishi

Shpesh dëgjojmë e lexojmë kohët e fundit mallkime nga më të ulëtat në adresë të vetvetes, të popullit, të tokës që i takojmë etj. etj. Kush citon Fishtën, kush Konicën, kush një tjetër, pavarësisht se cilës kohë i përkasin të apostrofuarit, mjafton të përputhet dëshpërimi i tij me thëniet e ,,famshme" të emrave të cituar...Padyshim që respektoj secilën fjalë, qoftë kritike, qoftë patetike, në adresë të popullit tim, por kurrë nuk i marrë për zotër njerëzit e famshëm, kushdoqofshin ata. Kanë qënë njerëz të rëndomtë, dhe kanë thënë një mendim të lirë, që kurrë s`ia  kanë qëlluar...Populli ynë, megjithë mangësitë që ka, që janë edhe të arsyeshme po të kuptojmë në ç`rrethana historike arriti gjer tek kjo ditë, është një ndër mrekullitë e mrekullive që duhet të ndjehemi krenar dhe vetëm krenar...Nuk guxojmë të thirremi gjithmonë, kur duhet të ushqejmë dëshpërimin tonë, në dy-tre emra të diskutueshëm edhe nga bashkëkohësit e tyre...Më duhet të rikujtoj këtu ,,largpamësinë" e Fishtës kur i dorëzoi kurorën e Skënderbeut Duçes të romës fashiste...(dihet çfarë fundi do kishte Shqipëria po të shkonte asaj rruge ,,largpamëse")...Faiku i ,,madh" i letrave, njihet si aventurier i të gjitha ngjyrave politike që i ofronin ndonjë karrike...Dhe u bashkua me Ahmet Zogun pas vrasjes së Avni  Rrustemit, Bajram Currit, Azem Bejtës, Luigj Gurakuqit etj. etj...Dhe si harrojmë të citojmë fjalët e fitimtarëve të mëdhenjë, fjalët e atdhetarëve të mëdhenjë. Nuk më ka rënë të lexoj për ,,dëshpërimet" e Skënderbeut, Abdyl Frashërit, Hasan Prishtinës, Emin Durakut, Adem Jasharit...Ne mbi të gjitha ekzistojmë, jo në saje të zemërgjërësisë së fqinjëve tanë, as në saje të thënieve dëshpëruese, por jemi dhe do të jemi në saje të guximtarëve, në saje të fitimtarëve që arritën të mbrojnë substancën biologjike, shpeshherë të rrezikuar të popullit tonë...Edhe në fillet e nëntëdhjetës pati ,,mendimtarë" vajtues, dëshpërues, por nuk pyeti Adem Jashari, Zahiri, Edmondi, Ismet Kumanova, i prishën pazaret e errëta, e ndezën fitilin e luftës... S`kemi arritur në cak, por sido që të zhvillohen proceset e ardhëshme, vetëm vajtimi s`mund të ndihmojë...Edhe një pushkë e vetme sikur të mbesë, për Shqipërinë ka kush të vdesë...

 

10.05.2012

L. Murtishi

Bern



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora