E shtune, 20.04.2024, 10:51 AM (GMT+1)

Mendime » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Shënime interesante për origjinën shqiptare të Garibaldit, Napoleonit dhe Qemal Ataturkut

E diele, 13.05.2012, 12:18 PM


Shënime  interesante për origjinën shqiptare të Garibaldit, Napoleonit dhe Qemal Ataturkut

Nga Prof.dr. Reshat Nexhipi - Manastir

Garibaldi

Për origjinën shqiptare të këtij personaliteti të shquar të Italisë i cili bashkoi dhe çliroi vendin nga okupatorët e huaj, veç të tjerëve shkruan edhe shkencëtari i njohur francez Robert D’Angely në veprën e tij “Enigma” f.75 dhe 208. Ky autor, është i mendimit se emri Gariballdi ka të bëjë me fjalën shqipe kalëbardhi, kurse sipas disa të dhënave të tjera, lidhet me fjalën shqipe gurrë bardhë. Për të kemi edhe këtë të dhënë historike: Gratë e Specanos të Italisë, në një rast, e pritën e shqiptare, pastaj kënduan himnin shqiptar popullor, në të cilin ngriheshin në qiell veprat e tij, duke e krahasuar me ato të Skendereut. Pothuajse, në çdo familje qëndronin fotografitë e dy figurave në fjalë, sepse ishin të një gjaku.Në një vjershë,kushtuar Garibaldit, veç tjerash,thuhet:,,Gjithë njerëzit e dinë, kush e bashkoi Italinë. Cilët për vdekje për kokë, Garibaldikishte shokë? Shqiptarë ishin të tërë, ata punë kanë bërë,,.Prandaj jo rastësisht, ky personalitet më i shquar i Italisë, në një rast ka thënë se pjesa e jetës që i ka mbetur do tua kushtojë shqiptarëve.

Napoleon Bonaparta

Shkencëtari francez i lartpërmendur Robert D’Angely në veprën e tij ,,Eni

gma,,74,75, shkruan  se  origjina e mbretit në fjalë, ka qenë nga Toskana dhe nga familje toske. Matheu Aref, në librin e tij, Mikenët= Pellazgët, Tiranë 2008,f.222, shkruan për origjinën shqiptare të mbretit në fjalë. Origjinën arbëreshe të tij  e pranon edhe presidenti francez, Adolph Thiers. Këtë  e shkruan Luan Rama në “Faktin,,e 27 tetorit  dhe 3 nëntorit 2005, ku shton se  “Regjimenti i shqiptarëve ishte padyshim formacion më i veçantë ushtarak mes trupave të shumta të  Napoleonit” dhe se ky kishte pranuar që shqiptarët të mbanin veshjet dhe armët e tyre,që të ndiheshin më të lire gjatë luftimeve. Më pas, autori i lartpërmendur, sqarron: “Tri kalorës shqiptarë, hipur mbi kuaj arabë, me armët e tyre karakteristike dhe veshjen e bukur shqiptare, hynin në Paris për t’u bashkuar pastaj në Versajë me garden imperiale të Napoleonit. Baroni Teotoki që i priti, si president i Senatit të Korfuzit, i paraqiti ata para ministrit të Luftës së Francës, dukes De Feltre. Ministri i Napoleonit u habit nga ata tre kalorës të pashëm e krenarë ngjeshur me armë e të përkushtuar për ti shërbyer Napoleonit në luftën kundër zgjedhës otomane”. Në “Flakën” e 21 korrikut, 2001,thuhet se garda e Napoleon Bonapartës ishte bërë prej shqiptarësh ndërsa në Faktin e 6 qershorit 2005, shtohet se Napoleoni qënka helmuar me arsenik, i zbuluar në flokët e tij nga ana e një toksikologu francez.

Qemal Ataturku

Për  origjinën shqiptare të tij,veç të tjerëve, shkruan në  kujtimet e tij ish diplomati shqiptar në Turqi, Ali Ymeri, prezentuar në “Faktin” e 9 dhjetorit, 2006. “Ne kurrë nuk kemi rrahur gjoksin për origjinën e tij” (shqiptare- R.N.) dhe se “më kujtohet mirë kur në v. 1970-1972 në gazetën “Aksham” botohej një shkrim i gjatë ku vërtetohej origjina shqiptare eAtaturkut”-shk

ruan ky diplomat dhe shton që “Ataturku nuk kishte thënë asnjëherë se ishte shqiptar,por kurrë nuk e kishte mohuar atë”.Për origjinën shqiptare të tij theksohet edhe në veprën e shkencëtarit G.Tongas me titull “Ataturk etlevrai visage de la Turquie moderne f.15 (Jakov Millaj, “Raca shqiptare”, Tiranë, 2005, f.155, fusnota 38.Në një shtyp elektronik nga interneti, thuhet “Mustafa Qemal Ataturkut, sekretari i solli për të firmosur një listë me emrat e disa shqiptarëve, që do të shpërnguleshin nga Turqia. Ataturku,pasi i lexoi emrat, mori stilografin dhe në krye të listës vuri emrin e tij, duke pranuar se është shqiptar.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora