Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Protesta politike me petk fetar
E diele, 13.05.2012, 08:37 AM
PROTESTA
POLITIKE ME PETK
FETAR
NGA KALOSH ÇELIKU
Vitet e
fundit, IRJ të Maqedonisë e kanë rrokur për fyti festat shtetërore dhe
protestat qytetare. Edhe, sipas Ministres së Punëve të Brendshme, znj. Gordana
Jankulovska: Edhe, grupi „radikalë islamikë“. Kryetari i Bashkësisë Fetare
Islame, Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi moti paralajmëroi në mjetet e
informacionit se ballafaqohet dhe ka probleme me një grup fundamentalist të islamit
jotradicional, i cili ia ka rrëmbyer me dhunë edhe tri xhami, shtëpi të Zotit. Dëshmi
bindëse ishte, sulmi me grushta i Haxhi Deputetit (E. A.) para kamerave
televizive në xhaminë e Isa Beut, në Shkup. Tri ditë më parë edhe sulmi fizik
ndaj autorit të këtij shkrimi se, gjoja me shkrime e paska ofenduar Muhamedin a.
s. Askushi nuk i dëgjoi ankesat e Bashksësisë Fetare Islame dhe qytetarve që kërcnoheshin
përditë dhe dilnin me frikë në rrugë nga „radikalë islamikë“, siç tha Zonja
ministreshë në një shtet „demokratik“. Mos them edhe se, për këto pyka pas
shpine që u rraseshin shqiptarëve, „vëllezërit“ nga gëzimi u bienin duarve
shuplakë. I shpërblenin partizanët e tyre besnik me poste partiake në Qeveri,
vende pune e anëtarë komisioni nëpër ministri për „vëllazërim-bashkim“ në emër
të popullit shqiptar. Përderisa, këta „radikalë islamikë“ një ditë nuk iu sulën
partive politike dhe Shtetit. E them këtë se, vetë jam dëshmitar i gjallë i këtyre
veprimeve të ndërsyera antishqiptare. Ose, siç thotë populli: E hudhin gurin
dhe e fshehin dorën para syve të Policisë maqedonase. Rastin e sulmit fizik
ndaj meje kur e paraqita në polici, inspektori mu kërcnua me padi penale se, unë
i paskam provokuar „melaqet“ e Allahut.
Përçudi,
në këtë shtet „demokratik“ që nateditë synon të shkojë në Evropë, vetëm
festohet dhe dilet me pankarta në duar e me „Allahu Akbar“ në protesta qytetare.
Maqedonasit i kanë festat e tyre shtetërore e fetare, shqiptarët të tyre kombëtare
e fetare. Bullgarët edhe kombëtare edhe fetare. Vllehët, edhe ata të tyre nëpër
institucionet e „shtetit të përbashkët“. Serbët të tyren me prapavijë politike.
Vetëm turqit i ka kapur nostallgjia e Peradnorisë Osmane duke pi çaj rusi nëpër
Bit-Pazar, e rrejnë veten se do të kthehen si pushtuesë përsëri në Ballkan. Romët,
ecin nëpër qytet me Arushën për dore. Dajres i bien, e shtinë në valle. Pesë herë
në ditë e thirrin nga minaret e xhamive Shejtanin për ndihmë t’i shpie në Xhehnet
mes luleve. Merreni me mend, edhe atë: në shekullin e njëzetenjë. Kohë kjo, kur
edhe vetë Qeveria turke e lufton fenë islame nga instuticionet e shtetit modern
të Ataturkut, shqiptarët turren me të katra si miza në qumësht me „Allahu Akbar“
e flamuj të huaj arabo-turk të bëjnë Shqipëri Etnike. Ia panë hajrin siç duket
turkut si pushtues pesqind vjet me radhë, nga e pranuan fenë islame që përpak
gati na asimiloi të gjithëve si popull shqiptar dhe na përzuri në Turqi.
Përmëkeq,
edhe pas faljes së „xhumasë“ nga xhamia, shtëpia e Zotit (në vend të dalin nga
shkolla, Universiteti), dalin në protesta masovike të përjavshme në rrugë me
flamuj arab, turq e lutje fetare. Përditë, zgjohemi me festa shtetërore dhe
protesta qytetare pakrye. Vetëm, pak punë e shumë demagogji fetare-politike. Popullit
të këtij shteti siç duket Zoti ia ka nda festat dhe protestat qytetare. E jo
punën. Kulminacioni, kohën e fundit pas këtyre festave edhe „nuk qëndron njeri“
si organizator. Besimtari i devotshëm i Zotit do të thoshte: I organizon
Shejtani. Ditën e premte, pas faljes së namazit si delet e nënkryeme të zeza pa
Muhamedi
a.s. po të ishte gjallë do të thoshte publikisht: Luftë politike bëjnë harëmët,
kush për pushtet e kush për Baba Dovlet. E asnjëri për fe e Vatan. Gojën plot e
ka thënë edhe porosinë antologjike: Pa Vatan nuk ka iman. E di edhe këtë, ju
mendjen e keni te pasuria dhe shtëpia. Jo. Muhamedi a.s. pasuri, shtëpi dhe gra
ka pausur me qerre. Vatani i tij, për të cilin e ka pasur fjalën ka qenë Atdheu.
Ehu, e shfrytzoj rastin të ju pyes në këtë shkrim publicistik: Cili është Atdheu
i juaj brez pas brezi si „patriotë“ mysliman me „din e iman“ në Ditën e
sotshme?! Frikë keni të më pëgjigjeni mes këtyre rreshtave. Dexhalli u rri me
tokmak mbi kokë. Nuk ka problem. Vetë ju pyeta, vetë edhe do t’ju përgjigjem: E
keni thënë moti në xhami, qysh në kohën e Turqisë. Edhe sot e demonstroni në këtë
Njëqindvjetor të Pavarsisë së Shqipërisë, e manifestoni me të madhe krah për
krahu me „vëllezërit“ edhe në rrugë. Kokën gjoja e keni në Shqipëri Etnike, e
bythën te Shtetet Arabe, ose në Turqi. Gjysmëhënën e keni vulë në ballë. Përditë
na e valoni rrugëve të trojeve shqiptare, e hipni edhe në minare. Dexhalli me
shokë u pri në luftë.
Fatkeqësia:
Edhe, siç duket jeni melezë që i doni marrëzisht festat shtetërore. Dhe,
protestat qytetare për të „drejta të barabarta kombëtare“ me flamuj të huaj e
lutje fetare në rrugë. Një Zot e di kush u polli pas porte në Ditën e sotshme të
Njëqindvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ndodhë, Dexhalli. Ose, Shejtani me
shokë. Vetëm punën nuk ua ka anda dudumëve të nemur nga Baba Dovleti. Punën. Ironia:
Shembull më të freskët e keni, „Pranverën arabe“. Dhunën dhe vrasjen e njerëzve
të pafajshëm për pushtet. Përditë i pengoni edhe ato pak veta që duan të shkojnë
në punë. I bllokoni në rrugë me orë nëpër protesta. I zvarrisni nëpër autobusë pas gjithë asaj pune të lodhshme që mezi e
nxjerrin me vështirësi bukën e gojës për familjen, të kthehen në shtëpi. Edhe
kush: rrugaçët e papunë që paguhen me para të përlyera për të propaganduar
veshje dhe zakone arabe në dëm të shqiptarëve duke u përjagur gjithë natën me çaj
rusi nëpër lokale nate e shtëpi publike si „besimtarë besnik“ të Allahut, që i
falin pesë vakte në xhami, i luten Allahut për mëkate me tespi kuqezi para këmbëve
të hoxhës.
Mirë, më në
fund them unë, o „shqiptarë“ të Allahut: Pse, pakënaqsinë tuaj nuk e shprehni
me punë?! Shkollë. Universitet. Vërtet, kësaj radhe e them publikisht: ju nuk
keni faj. Fajin e ka shteti „demokratik i përbashkët“ dhe xhamitë tona me
flamur të huaj në minare, që me gjithë këtë bërllok shqiptar shekullor do të shkojë
Nuse pa koçi në Evropë...
Rrezik
ky, për këtë shtet të ri „demokratik“ që edhe në të ardhmen përpiqet ta mbaj veten
gjallë mes Ballkanit me festa neokomunsite e protesta qytetare me simbole
fetare. E gjithë puna e protestave qytetare: edhe myslimane-shqiptare, edhe
maqedonase-shoveniste përpara Qeverisë, ma përkujton anakdotën e punës së jorganit
të Nastradin Hoxhës, kur ia kanë vjedhur jorganin. Zhurmën e madhe politike për
rrëmbimin e pushtetit me dhunë nga rruga, e jo me vota të lira demokratike nëpër
institucione të shtetit. Pavetëdije, se kjo metodë primitive moti ka perënduar
në shtetet demokratike. Momentalisht, e praktikojnë vetëm shtetet arabe, ku
mungon dialogu demokratik dhe liria qytetare. Shtete, që i ka dënuar, nemur
edhe vetë Zoti.
Dudumët
me flamuj arab, turq, kësula-lecka e thirrje fetare „Allahu Akbar“, që deri dje
(1981) deklaroheshin e regjistoheshin si turq „ehamdurila“, e sot si „shqiptar“
për Shqipëri Etnike, para syve të botës duan ta arabizojnë edhe shoqërinë shqiptare.
Fatkeqësisht, në Njëqindvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Haptas manipulojnë
me të rinjt shqiptar, që vendin e kanë në shkollë, Universitet dhe punë, e jo në
rrugë të ndërsyer nga armiqtë tanë shekullor ndaj institucioneve shqiptare. Gurët
i rrëmbejnë si armë për hakmarrje politike në vend të votave demokratike gjatë zgjedhjeve
të ardhshme lokale e parlamentare për ndryshime politike, duke thyer xhamat e
Selisë së Partisë Politike Shqiptare (BDI), Komunës shqiptare të Çairit dhe
goditur me gurë gazetarët dhe kamermanët e pafajshëm në punën e tyre të përditshme.
Shkak ky, që përmes këtij shkrimi edhe shfrytzoj rastin t‘i thirr të rinjt
shqiptar të mos bien në provokime të „bashibuzukëve“ të tërbuar e të shitur me
para të ndyera të nëntokës kriminele dhe të bëhen pre e shërbimeve sekrete
policore të armiqve tanë historik, individëve dhe grupeve të dyshimta me sulme
pakrye ndaj institucioneve shqiptare, që i kemi fituar nëpër shekuj me djersë,
gjak e luftë.
Edhe një herë
e pyes veten dhe juve si dudumë shqiptar: