E merkure, 30.04.2025, 09:00 PM (GMT+1)

Mendime

Blerim Osmani: Shqiptari është vëlla vetëm me shqiptarin

E hene, 14.05.2012, 10:49 PM


SHQIPTARI ËSHTË VËLLA VETËM ME SHQIPTARIN

Nga: Blerim OSMANI*

Më ka ndodhur disa here në këto ditët e fundit që të shoh në shumë faqe tëinternetit disa « Shqiptarë » duke i thirrur vëllezër turqit për arsye tëpërkatësisë fetare dhe më vjen çdo herë çudi prej tyre. Nëse vazhdojm në këtmendim, kënd duhet pra ta thërrasin vëlla shqiptarët e fesë katolike apoortodokse ? Ose këndë duhet ta thërrasin vëlla këta që nuk besojn në asnjefe ? A nuk jemi vëllezër ne Shqiptarët të çdo fesë ndërmjet nesh ?

Pastaj, disa të tjerë i kam lexuar duke shkruar se po mos të kishte qenëturku, sot do t'ishim serb apo grek ? Më falni, por a nuk kemi tjetër dallimme serbët dhe grekët pos fesë ? A nuk e kemi një gjuhë të ndryshme ? A nuk ekemi një kultur të ndryshme ? A nuk jemi një popull i veçant dhe lehtë idallueshëm nga të tjerët ? Çfarë paskemi bërë pa « ndihmën » e turkut parase të vinte ai në gadishullin e ballkanik ? Kush na ka mbrojtur prejromakëve, prej bizantinëve, prej fisëve barbare dhe prej sllavëve tëndryshëm ? A duhet ti quajm tradhëtar Gjergj Kastriotin, Haxhi Zekën,vëllezërit Frashëri, Ismail Qemalin, Isa Boletinin, Hasan Prishtinën dheshumë e shumë të tjerë që luftuan kundër turqëve dhe sundimit të tyre ?Edhe më tepër, një numër prej tyre thojnë « po.. po.. turku ka qenë armikpor ka qenë "më pak i keq" se sa shkau apo greku ». Atëherë, vetëm mundem tëthëmë se kur do të bëhemi ti krahasojm pushtuesit me ish-pushtuesit njërinme tjetërin në atë se cili paska qenë më i mirë, cili më pak i mirë, cilipak i keq dhe cili shumë i keq me të vërtet qenkemi bërë për të na rrahurdhe për ti thënë faleminderit atij shtypësit sepse nuk na paska mbetur asnjëpikë krenarie dhe burrërie !

Prandaj, sipas meje, më duket që vëllezër jemi vetëm ndërmjet nesh që kemigjak shqiptari dhe e flasim gjuhën shqipe. Nuk e kemi vëlla as shkaun, asgrekun, as sllavo-maqedonin, as malazezin dhe as turkun. Mundemi të ndjehemitë çfardo feje, filozofie, partie apo çfardo bashkësie që dëshirojm, por tëgjithë jemi vllezër dhe më e afërt se lidhja e gjuhës dhe e gjakut nuk ështëas një lidhje tjetër !

*Punon për organizatën e xhirimit "Bicephale Production" dhe për drejtorinë e Komunikimit dhe Informimit të Bashkimit Shqiptar.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx