E shtune, 27.04.2024, 10:21 PM (GMT+1)

Mendime

Ksenofon M. Dilo: Kultura e qyteterimit fillon nga zemra

E merkure, 16.05.2012, 08:58 PM


Kultura e qyteterimit fillon nga zemra 

       dhe    drejtohet nga aresyeja :

  FJALA, VEPRA DHE SJELLJA

               TE MBETEN

TE PANDARA NGA  NJEREZORJA

Nga Ksenofon M. Dilo

      Sot qe,sahati rreh për DEMOKRACINE , me shume  nga armiqte sulmohemi nga veset –C’do dite qendrojme ne kufi te kohes qe do vije.Ka dite qe humbet  nje dimension kupëtimi dhe thellësie:  Shihet ne syte njerezore   qe, sulmohet identiteti  . Ndihet  nje rinim  i kohes ku fryn erë  mosformimi qe, nuk kerkon  te mbahen konstruktet vitale te virtyteve shqiptare edhe pse i kane bere  aq nder dhe shoqerise njerezore.

    Mjeshterisht  gdhendur nga zoterinjte komunistet e verteta(!) mbi akull…  Fytyra e saj si nje harte konfliktesh morale realizon detyren e misionit deshperues për te gjetur njeriun e vlefshem për krime.. Cmenduria  ,harrin kulmin  me pabesi… tradheti,  sa futi  dhe krimin ne menyre jetese.

       Shkurret pseudodemokrate bere nje pakt me djallin , rriten nga lenda e hipokrizise dhe shtojne oreksin per me shume pasuri dhe pushtet… Mafia e kuqe vijon misionin e saj te pafytyresise: ne   ere ka fluturuar parimet e drejtesisë ! Nje mbivendosje planesh, shpifjesh kryen detyren e saj  te antishqiptarizmit.           

          Shpikur   nje gramatike mashtrimi,me objektiv : thyejme kedo qe na del kundra. Dhe ,Njeriu perjeton forcen  e pjelles bastarde te artit klasor ne shtypjen e viktimave komuniste   me buzhetin estravagant antikombetar qe paraqetitet ne realitetin e erret shqiptar ne tranzicion( ne kete komunizem te dyte – si thote  Z. Gumeni) me shkaterrimin dhe bubullimen e shpifjeve te saj  :shpif,shpif se diçka do mbetet …

      Mjeshterisht zoterinjte  i kane gdhendur te vertetat  mbi akull dhe  s’ka asnje dyshim qe  rrezet e ngrohta te Diellit  te Demokracise do tua shkrije ..  do ti zhduki . Pastaj  siguro do ndihmohet  qe gishterinjte e bandes “kuqo” te zoterinjve komuniste nje dite te pastrohen e ti fshijne. 

        Kot mundohen opingaret e opinionit publik me deshiren per tia kaluar njeri tjetrit  qofte dhe   ata njerez te dites qe dalin kallauz i kesaj çete te zgjedhurish  pjesemarrese ne skenen e luftes klasore  me zellin: i persekutuari te mbetet i persekutuar !

        Te  persekutuarit reale, zhveshur nga prona,   lene  jashte jetes shoqerore, tentohet ti zhveshin dhe nga karakteri   qe te mos u mbetet gje tjeter  veç : jeto,jeto si te mundesh , kur   nuk  harrin dot vritu  me deshiren tende  .

        Po.., s’ka  dukuri te mos i kerkohet shkaku dhe ku do te dali.  Po, ketë e ka percaktuar Ramizi qysh ne mbledhje te byrose me 1988-të” klasen komuniste ta kthejme ne klase kapitaliste…Kujdes nga femijet qe u kemi vrare baballaret e tyre… do ti lendojme…” aq sa,  qendrimet indiferente per  vrasjet me psikollogjine e kundershtarit  si e filloi jeten pluralizmi ,jane nje turp , jane nje dem per jeten njerezore, nje mynxyre për  Shqiperine !

        Idealet demokratike dhe vlerat shqiptare ku do vendosen ? 

 Si ti pergjigjemi  kesaj  pyetjeje ?  ku  te mbeshtetemi ! Mençuria e popullit tone  keshillon :”Ruaju nga pasaniku i ri dhe puttana e vjeter…” Fuqia e fisnikerise  ,e dashurise nuk jepet veçse me me Drejtesi, Nder,Miresi , me VIRTYTE !

      Ndaj, eshte e domosdoshme, te futim ne pune udherrefyesin e rrugetimiit te perparimit  VIRTYTIN -  te vërtete njerëzore,që rrit nderin e Kombit  .

       Shihni si ndritin Rilindasit e Medhenj (shkrine pasurine e tyre per SHQIPERINE “ABDYL prishe pasurine /Nje barre flori”…thote kenga popullore për  te Atin e MIT’HAT  FRASHERIT,ndersa sot…vetem ku te  zhvatin e rrembejne  pasaniket e rij, Memes sone Shqiperi dhe te zihen me njeri tjetrin per kete si qente ne zorre..   Korrupsioni prishi dashurine sa  nderi nuk puqet me te. Qellimi u be interesi e jo ideali  qe,  ben SHQIPERINE e re të vëllazëruar, thyen ciklin e asaj jete   “dhurate”  nga  e  keqja e djeshme dhe inkuadron ne rrjedhat e kultures  te popujve te qyteteruar . Bota s’është as e krimbave as botë e ndyrësisë po ,e burrave  qe  udheheqin  me simbolin e shqipeve,me flamurin e Skenderbeut… Ahere  pse sillen hapesira  te tkurrura kujtese…Kush  guxon e hedh akoma gure ne rrugen  e  dashurise e vellazerimit te shqiptareve ?

     Shpirti shqiptar nuk ushqehet me sallata propagandistike po,veç me vyrtyte. Kush  i shuan enderrat ? C’ngjau kjo qe shohim  e degjojme ?! A nuk eshte nder ti shtrohemi aresyes qe na larteson para vehtes dhe  nderon para te tjereve, qe njehson me bukurine e njerezores? 

 

  Jemi aktore te shoqerise,dege e pjestare ne baçen e saj…  

 

     “Njerëzit më fat-keqë që kam njohur(më thosh një ditë, një plak i mënçur sheperjot(S.Haxhiu )  janë ata, që s’kanë respekt për tjetrin, pra dhe për vehten;  janë ata që nuk çlirohen dot prej asaj “dhurate”,që na kanë lënë sunduesit e qëmotshëm … prej trashëgimit të tyre  të rëndë…

            Këta janë shumë të zënë me vet-vehten .  C’farë  kënaqësie  gjëjnë kur nuk komunikojnë me  të tjerë,me botën rreth tyre,…nuk e di?!... heshti pak  dhe…ngriti zërin :

         Po..kultura e qyteterimit fillon prej zemres  mor  bir, dhe drejtohet nga aresyeja ! Duket keta  të jenë ,sipas meje,  të pastolisur me ndonjë mënçuri…, se,të kesh respekt për tjetrin,do të thotë të kesh respekt për personin tënd, për  reputacionin tënd.   Edhe ndër pushtetarët, sidomos ata që s’kanë gjykim të pavarur kur kanë të bëjnë me popullin , duke menduar se,populli duhet t’u shërbejë atyre dhe jo të kundërtën-harrijnë e bëhen fodullë. Dhe,qysh në fytyrë njihen : nuk u sheh as mirësjellje,as gjallëri,as sinqeritet dhe as zgjuarësi

.. Ngjan   ,si  brumbulli qe  gjën rrugën e tij(drejt…) ,ë  u  duket vetja  më e mira se tërë te tjeret …  Gjithë inteligjenca   në sherbim të “ unit” nga  e cila nuk mund të çlirohen dot,për asnjë çast;..  zëmera  nuk  u ka asnjë ndjenjë drejtësie” …Dukurine e bej te pranishme qe te kaperceje nga gjurme  e kujteses ne realitetin e sotem…  Përfaqsues të këtij sfondi- me marreveshjen qe kane lidhur me vet-vehten - torturojnë edhe natyrën e bukur të sjelljes shqiptare  diviza e sëcilës  te njeriu :  Fjala,Vepra,dhe Sjellja  në jetë duhet te mbeten të pandara  nga    nj e r ë z o r j a .

      Ata që prodhojnë modele të tjera sjelljesh-si më foli ai sheperjot-në fakt kanë shkaktuar dhe shkaktojnë zinxhirin e gjatë të sëmundjeve morale të  mjedisit. Konsiderojnë njerëzit si numra pa asnje rëndësi që i përdorin gjatë jetës … Qartesuar çeshtjen Dr. Jani Dilo :    “BOTA   ESHTE     BERE   NGA   AQ    “UNE”  SA  KA   DHE   NJEREZ.   C’DO NJERI  E KONSIDERON VETEN ME TE RENDESISHEM  DHE   MENDON  SE MERITON ME TEPER KONSIDERATE NGA C’DO NJERI TJETER .  E NEVOJSHME   TE  KULTUROJME DHE    TA  ZHVILLOJME ME  SHUME  VETVETEN”      Ke pasur , i dashur lexues, ndonjëherë të bësh me  nonjë ,që është përpjekur qëllimisht të të bëjë të ndihesh i pa rëndësishëm ? Si jeni ndjerë para atij personi ?…Sa hap gojën, të trumbullon zorrët ! I paduruar është ! I zë frymën  bisedës.    Bile edhe kur të përshëndet rrugës…, i vrejtur, zërin e trash dhe tërë zyrtarizëm …tipike fjalët e tij : 

                -“C’bën ti more ?!”

                Përshëndetje pozante kjo !  Origjinal në shprehje të mendimit ky !

                Me gjithë atë respekt që ka për trurin e vet,se si i thonë një fjale ”mendimi nuk ka doganë”…kush e njeh ka për të qeshur me të madhe-sa  e dëgjon “zotërinë”!.. Bëhet si ta njohish nga zëri   kush  flet..,e jepet mundësia të shikosh mos është – në  trajektore të brumbujve…

             ..Hiqet.. sikur nuk e di  dhe vetë ai kuptimin e fjalise:…”ç’ben ti more”?!.. se, emri yt i parëndësishëm për të..Nuk ta zë  fare në gojë…

               Kujton kjo, i vulos personalitetin,këtij brumbulli të vjetër,që helmon vetë karjerën që ka marrë

 .Po… njeriu ka lindur të jetojë i lirë,me dinjitet,i lirë brënda vehtes tij  dhe jeton vetëm një herë.

                 Qëllimisht ky gjëmbac në mishin njerëzor,largon- kështu butësinë, dhëmbshurinë,përulësinë e mëndjes,shpirtmadhësinë,dashamirësinë … e, do ta shohi tjetrin si skllav..

                  I grabit gëzimin…

                  Kjo ..plagos shumë. . .

                  Fodulli,kënaqet  , përdor metodën e njollosjes publike të tjetrit.

Lëndon dikë tërthorazi ,e në mënyrë të pandjejshme…,i shkelmos pasurinë më të madhe në dashurinë  për jetën:  p e r s o n a l i t e t i n       nj e r ë z o r , kur duhet, ç’do ditë e më tepër të jetojmë e të ushtrojmë v i r t y t e t     sh q i p t a r e  ,  të rrezatojmë dritën e tyre tek ç’do njeri. Me to, marrin përgjigje dhe sfidat jo njerëzore  të sotme…                      

                Mjerani  ,   harron , kështu s’ka respekt për vehten  dhe ,si pasojë  : 

mikun    ka shumë të ngjarë t’a kthejë në armik se,miqësia na flet nga respekti, dashuria  për njeri – tjetrin.

               Nuk mund të jemi mik me një shpirt pa vlerë!  Respekti, një lidhje e gjallë midis dy vetave. Jo për të qënë thjesht  një    n u m u r !

               Jemi aktorë të shoqërisë, degë e pjestarë  në baçen e saj. Do njeriu të shoh  respekt, dashuri.

             Vjen njeriu në jetë,për gjëra të larta e s’do të  përzihet nga plehrat e mizorisë , do të mirën e vërtetë , respektin që është dhe rrugë e paqes. Me të drejtë thuhet: “më mirë një gabim me mirësjellje, se bamirësi pa mirësjellje. “

                   Mëndjemadhësia , kombinuar me shpërfillje arrogante,të bashkuara me cilësinë e tij themelore-  s  e  r  v   i  l i  z  m  i  n     para  eprorit , largojnë nga shokët,nga të afërmit po,dhe nga Perëndia .Harron ky,që është njeri e duhet të ndiet si njeri  . Nis e  i ngrëh  krye egoizmi, vesi shton fuqinë e tij vepruese..  i  vë njollë dhe miqësisë …I vendosur të pasurohet,edhe pse  rrëmbimi i pasurisë tjetrit do të thotë të lësh tjetrin pa bukën e gojës!

 E drejta për të : -si  ajo e afrikanit të djeshëm- t’ja  marri  lopën tjetrit. E pa drejtë kur, çohen e i marrin lopën e tij” .... “

Dëm” per Shqipërinë të mos e” mbajë “në pëllëmbë të dorës,këtë njeri!!! ..

                 Sot,jeta e këtij internacionalistit-kthyer në kapitalist,është rob  e kontradiktave për pasuri. Zagali(zekthi) i ka hyrë mafiozit  e veç harbon me vrapin që ka marrë…për  ku ?..nuk e di …veç dalngadalë  po e gryen gangrena që eshtë simbol i shpërbërjes së mendimit por,dhe  i shpirtit…qe, do te thote ne  vetedije i jane bere disa ndryshime –  paralizzare pikerisht NDERGJEGJEJA! Thjesht behet qesharak. Zhgenjimi i jetes te trazuar me mekatet  mbire  nga  Drejtesia e vendosur ne azil..  shprehet  dhe ne kenget  e popullit  ku, jeta e shpirtit ne harmoni me mendimin   e tij  kerkon :  te largohet e keqja nga jeta e rendomte  -   Buçet e oshetin  kenga polifonike  labe - kerkon dinjitet shqiptari : te shohim me driten e aresyes e te ndiejme me zemer Njeriu !

        Ja shkurtazi pasqyra, te shikohemi a jemi e sa jemi SHQIPTAR :“ Kur do mblidhet Parlamenti / …  “Keta  çikë burra shteti /.. ngrihen si gjela deti /..Shajne me liber shtepie/ Lum si ne per keta yje”…”…Eshte   fjala e Golemasve te Dr. BILAL GOLEMIT , qe si jane te vjeter sa Shqiperia  siguron   se do jene gialle sa ideali i saj  ndaj, ndjehet dhe aq burrerore si vete ajo !

         Per te thene te verteten as nder mend nuk do ti kish  shkuar labit   se, ”ngritje si gjela deti” nga ata qe kane dhe arren dhe gurin ne dore   te mund te trajtohej   keshtu  ndergjegja , kultura  vetedija kombetare… por,me qe sekretin kesaj pune ja kane gjetur” me ngrekosje… “ le tia zbardhin faqen vehtes e Kombit   edhe isua  aprovon :”lum(!) si ne për keta yje” … Nje gje veç  çudit, jo pak, si rrihet sehirxhi  kur shkelet njerezorja? C’po behet ? Ku jemi? Shqiperia ka burra ti thone ndal çnjerezores: genjeshtrave , shpifjeve, krimit e jo te vritet ne menyren me makabre i burgosuri politik ne Leuse te Permetti dhe,drejtesise i duhet akoma heshtja?...! Heshtje qe flet për banden “kuqo” te Sheperit … e shqetesuar aq shume banoret e hereshem vendas . Faktoret e  vleres shqiptare  ti çmojme sa jeta   , kjo aresyeja   qe,  nga zemra dalin dhe ne kenge fjalet qe drejtohen  nga mendimi i kristalte  i popullit :  jo tu ikim detyrava qe kemi si njerez dhe si atdhetare por ti plotesojme ato sa me mire se , duam  SHQIPERINE  ZONJE TE RENDE.



(Vota: 24 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora