| E merkure, 16.05.2012, 08:58 PM |
Kultura e qyteterimit fillon nga zemra
dhe
drejtohet nga aresyeja :
FJALA,
VEPRA DHE SJELLJA
TE MBETEN
TE PANDARA NGA NJEREZORJA
Nga Ksenofon M. Dilo
Sot
qe,sahati rreh për DEMOKRACINE , me shume
nga armiqte sulmohemi nga veset –C’do dite qendrojme ne kufi te kohes qe
do vije.Ka dite qe humbet nje dimension
kupëtimi dhe thellësie: Shihet ne syte
njerezore qe, sulmohet identiteti . Ndihet
nje rinim i kohes ku fryn erë mosformimi qe, nuk kerkon te mbahen konstruktet vitale te virtyteve
shqiptare edhe pse i kane bere aq nder
dhe shoqerise njerezore.
Mjeshterisht gdhendur nga zoterinjte komunistet e verteta(!)
mbi akull… Fytyra e saj si nje harte
konfliktesh morale realizon detyren e misionit deshperues për te gjetur njeriun
e vlefshem për krime.. Cmenduria ,harrin
kulmin me pabesi… tradheti, sa futi
dhe krimin ne menyre jetese.
Shkurret pseudodemokrate bere nje pakt
me djallin , rriten nga lenda e hipokrizise dhe shtojne oreksin per me shume
pasuri dhe pushtet… Mafia e kuqe vijon misionin e saj te pafytyresise: ne ere ka fluturuar parimet e drejtesisë ! Nje
mbivendosje planesh, shpifjesh kryen detyren e saj te antishqiptarizmit.
Shpikur nje gramatike
mashtrimi,me objektiv : thyejme kedo qe na del kundra. Dhe ,Njeriu perjeton
forcen e pjelles bastarde te artit klasor
ne shtypjen e viktimave komuniste me
buzhetin estravagant antikombetar qe paraqetitet ne realitetin e erret shqiptar
ne tranzicion( ne kete komunizem te dyte – si thote Z. Gumeni) me shkaterrimin dhe bubullimen e
shpifjeve te saj :shpif,shpif se diçka
do mbetet …
Mjeshterisht
zoterinjte i kane gdhendur te
vertetat mbi akull dhe s’ka asnje dyshim qe rrezet e ngrohta te Diellit te Demokracise do tua shkrije .. do ti zhduki . Pastaj siguro do ndihmohet qe gishterinjte e bandes “kuqo” te zoterinjve
komuniste nje dite te pastrohen e ti fshijne.
Kot mundohen opingaret e opinionit
publik me deshiren per tia kaluar njeri tjetrit qofte dhe
ata njerez te dites qe dalin
kallauz i kesaj çete te zgjedhurish pjesemarrese
ne skenen e luftes klasore me zellin: i
persekutuari te mbetet i persekutuar !
Te
persekutuarit reale, zhveshur nga prona, lene jashte
jetes shoqerore, tentohet ti zhveshin dhe nga karakteri qe te mos u mbetet gje tjeter veç : jeto,jeto si te mundesh , kur nuk
harrin dot vritu me deshiren
tende .
Po.., s’ka dukuri te mos i kerkohet shkaku dhe ku do te
dali. Po, ketë e ka percaktuar Ramizi
qysh ne mbledhje te byrose me 1988-të” klasen komuniste ta kthejme ne klase
kapitaliste…Kujdes nga femijet qe u kemi vrare baballaret e tyre… do ti
lendojme…” aq sa, qendrimet indiferente
per vrasjet me psikollogjine e
kundershtarit si e filloi jeten
pluralizmi ,jane nje turp , jane nje dem per jeten njerezore, nje mynxyre për Shqiperine !
Idealet demokratike dhe vlerat shqiptare ku do
vendosen ?
Si ti pergjigjemi kesaj
pyetjeje ? ku te mbeshtetemi ! Mençuria e popullit tone keshillon :”Ruaju nga pasaniku i ri dhe
puttana e vjeter…” Fuqia e fisnikerise
,e dashurise nuk jepet veçse me me Drejtesi, Nder,Miresi , me VIRTYTE !
Ndaj, eshte e domosdoshme, te futim ne pune
udherrefyesin e rrugetimiit te perparimit
VIRTYTIN - te vërtete njerëzore,që
rrit nderin e Kombit .
Shihni si ndritin Rilindasit e Medhenj (shkrine
pasurine e tyre per SHQIPERINE “ABDYL prishe pasurine /Nje barre flori”…thote
kenga popullore për te Atin e
MIT’HAT FRASHERIT,ndersa sot…vetem ku
te zhvatin e rrembejne pasaniket e rij, Memes sone Shqiperi dhe te
zihen me njeri tjetrin per kete si qente ne zorre.. Korrupsioni prishi dashurine sa nderi nuk puqet me te. Qellimi u be interesi
e jo ideali qe, ben SHQIPERINE e re të vëllazëruar, thyen
ciklin e asaj jete “dhurate” nga e keqja e djeshme dhe inkuadron ne rrjedhat e
kultures te popujve te qyteteruar . Bota
s’është as e krimbave as botë e ndyrësisë po ,e burrave qe
udheheqin me simbolin e
shqipeve,me flamurin e Skenderbeut… Ahere
pse sillen hapesira te tkurrura
kujtese…Kush guxon e hedh akoma gure ne
rrugen e
dashurise e vellazerimit te shqiptareve ?
Shpirti shqiptar nuk ushqehet me sallata
propagandistike po,veç me vyrtyte. Kush
i shuan enderrat ? C’ngjau kjo qe shohim
e degjojme ?! A nuk eshte nder ti shtrohemi aresyes qe na larteson para
vehtes dhe nderon para te tjereve, qe
njehson me bukurine e njerezores?
Jemi aktore te shoqerise,dege e pjestare ne
baçen e saj…
“Njerëzit më fat-keqë që kam njohur(më
thosh një ditë, një plak i mënçur sheperjot(S.Haxhiu ) janë ata, që s’kanë respekt për tjetrin, pra
dhe për vehten; janë ata që nuk çlirohen
dot prej asaj “dhurate”,që na kanë lënë sunduesit e qëmotshëm … prej trashëgimit
të tyre të rëndë…
Këta janë shumë të zënë me
vet-vehten . C’farë kënaqësie
gjëjnë kur nuk komunikojnë me të
tjerë,me botën rreth tyre,…nuk e di?!... heshti pak dhe…ngriti zërin :
Po..kultura e
qyteterimit fillon prej zemres mor bir, dhe drejtohet nga aresyeja ! Duket
keta të jenë ,sipas meje, të pastolisur me ndonjë mënçuri…, se,të kesh
respekt për tjetrin,do të thotë të kesh respekt për personin tënd, për reputacionin tënd. Edhe ndër pushtetarët, sidomos ata që s’kanë
gjykim të pavarur kur kanë të bëjnë me popullin , duke menduar se,populli duhet
t’u shërbejë atyre dhe jo të kundërtën-harrijnë e bëhen fodullë. Dhe,qysh në
fytyrë njihen : nuk u sheh as mirësjellje,as gjallëri,as sinqeritet dhe as
zgjuarësi
.. Ngjan ,si
brumbulli qe gjën rrugën e
tij(drejt…) ,ë u duket vetja
më e mira se tërë te tjeret … Gjithë
inteligjenca në sherbim të “ unit”
nga e cila nuk mund të çlirohen dot,për
asnjë çast;.. zëmera nuk u
ka asnjë ndjenjë drejtësie” …Dukurine e bej te pranishme qe te kaperceje nga
gjurme e kujteses ne realitetin e
sotem… Përfaqsues të këtij sfondi- me
marreveshjen qe kane lidhur me vet-vehten - torturojnë edhe natyrën e bukur të
sjelljes shqiptare diviza e sëcilës te njeriu : Fjala,Vepra,dhe Sjellja në jetë duhet te mbeten të pandara nga
nj e r ë z o r j a .
Ata që prodhojnë modele të tjera
sjelljesh-si më foli ai sheperjot-në fakt kanë shkaktuar dhe shkaktojnë
zinxhirin e gjatë të sëmundjeve morale të
mjedisit. Konsiderojnë njerëzit si numra pa asnje rëndësi që i përdorin
gjatë jetës … Qartesuar çeshtjen Dr. Jani Dilo : “BOTA
ESHTE BERE NGA
AQ “UNE” SA
KA DHE NJEREZ. C’DO NJERI
E KONSIDERON VETEN ME TE RENDESISHEM
DHE MENDON SE MERITON ME TEPER KONSIDERATE NGA C’DO
NJERI TJETER . E NEVOJSHME
TE KULTUROJME DHE TA
ZHVILLOJME ME SHUME VETVETEN”
Ke pasur , i dashur
lexues, ndonjëherë të bësh me nonjë ,që është
përpjekur qëllimisht të të bëjë të ndihesh i pa rëndësishëm ? Si jeni ndjerë
para atij personi ?…Sa hap gojën, të trumbullon zorrët ! I paduruar është ! I zë
frymën bisedës. Bile edhe kur të përshëndet rrugës…, i vrejtur,
zërin e trash dhe tërë zyrtarizëm …tipike fjalët e tij :
-“C’bën
ti more ?!”
Përshëndetje pozante kjo ! Origjinal në shprehje të mendimit ky !
Me gjithë atë respekt që ka për
trurin e vet,se si i thonë një fjale ”mendimi nuk ka doganë”…kush e njeh ka për
të qeshur me të madhe-sa e dëgjon “zotërinë”!.. Bëhet si ta njohish nga zëri kush
flet..,e jepet mundësia të shikosh mos është – në trajektore të brumbujve…
..Hiqet.. sikur nuk e di dhe vetë ai kuptimin e fjalise:…”ç’ben ti more”?!.. se, emri yt i parëndësishëm për të..Nuk
ta zë fare në gojë…
Kujton kjo, i vulos
personalitetin,këtij brumbulli të vjetër,që helmon vetë karjerën që ka marrë
.Po… njeriu ka lindur të jetojë i lirë,me
dinjitet,i lirë brënda vehtes tij dhe
jeton vetëm një herë.
Qëllimisht ky gjëmbac në
mishin njerëzor,largon- kështu butësinë, dhëmbshurinë,përulësinë e mëndjes,shpirtmadhësinë,dashamirësinë
… e, do ta shohi tjetrin si skllav..
I grabit gëzimin…
Kjo ..plagos shumë. . .
Fodulli,kënaqet , përdor metodën e njollosjes publike të
tjetrit.
Lëndon dikë tërthorazi ,e në
mënyrë të pandjejshme…,i shkelmos pasurinë më të madhe në dashurinë
për jetën: p e r s o n a l i t e
t i n nj e r ë z o r , kur
duhet, ç’do ditë e më tepër të jetojmë e të ushtrojmë v i r t y t e t sh q
i p t a r e , të rrezatojmë dritën e tyre tek ç’do njeri.
Me to, marrin përgjigje dhe sfidat jo njerëzore
të sotme…
Mjerani ,
harron , kështu s’ka respekt për vehten
dhe ,si pasojë :
mikun ka
shumë të ngjarë t’a kthejë në armik se,miqësia na flet nga respekti,
dashuria për njeri – tjetrin.
Nuk mund të jemi mik me një
shpirt pa vlerë! Respekti, një lidhje e
gjallë midis dy vetave. Jo për të qënë thjesht një n u m u r !
Jemi aktorë të shoqërisë,
degë e pjestarë
në baçen e saj. Do njeriu të shoh respekt, dashuri.
Vjen njeriu në jetë,për gjëra të
larta e s’do të përzihet nga plehrat e
mizorisë , do të mirën e vërtetë , respektin që është dhe rrugë e paqes. Me të
drejtë thuhet: “më mirë një gabim me mirësjellje, se bamirësi pa mirësjellje. “
Mëndjemadhësia , kombinuar
me shpërfillje arrogante,të bashkuara me cilësinë e tij themelore- s
e r v i l i
z m i
n para eprorit , largojnë nga shokët,nga të afërmit
po,dhe nga Perëndia .Harron ky,që është njeri e duhet të ndiet si njeri . Nis
e i ngrëh krye egoizmi, vesi shton fuqinë e tij
vepruese.. i vë
njollë dhe miqësisë …I vendosur të pasurohet,edhe pse rrëmbimi i pasurisë tjetrit do të thotë të lësh
tjetrin pa bukën e gojës!
”E drejta për të : -si ajo e afrikanit të djeshëm- t’ja marri
lopën tjetrit. E pa drejtë kur, çohen e i marrin lopën e tij”
.... “
Dëm” per Shqipërinë të mos e”
mbajë “në pëllëmbë të dorës,këtë njeri!!! ..
Sot,jeta e këtij internacionalistit-kthyer
në kapitalist,është rob e kontradiktave
për pasuri. Zagali(zekthi) i ka hyrë mafiozit e veç harbon me vrapin që ka marrë…për ku ?..nuk e di …veç dalngadalë po e gryen gangrena që eshtë simbol i shpërbërjes
së mendimit por,dhe i shpirtit…qe, do te
thote ne vetedije i jane bere disa
ndryshime – paralizzare pikerisht NDERGJEGJEJA!
Thjesht behet qesharak. Zhgenjimi i jetes te trazuar me mekatet mbire
nga Drejtesia e vendosur ne
azil.. shprehet dhe ne kenget
e popullit ku, jeta e shpirtit ne
harmoni me mendimin e tij kerkon : te largohet e keqja nga jeta e rendomte - Buçet
e oshetin kenga polifonike labe - kerkon dinjitet shqiptari : te shohim
me driten e aresyes e te ndiejme me zemer Njeriu !
Ja shkurtazi pasqyra, te shikohemi a
jemi e sa jemi SHQIPTAR :“ Kur do mblidhet Parlamenti / … “Keta
çikë burra shteti /.. ngrihen si gjela deti /..Shajne me liber shtepie/
Lum si ne per keta yje”…”…Eshte fjala e
Golemasve te Dr. BILAL GOLEMIT , qe si jane te vjeter sa Shqiperia siguron
se do jene gialle sa ideali i saj ndaj, ndjehet dhe aq burrerore si vete ajo !
Per te thene te verteten as nder mend nuk do ti kish shkuar labit se, ”ngritje si gjela deti” nga ata qe kane dhe arren dhe gurin ne dore te mund te trajtohej keshtu ndergjegja , kultura vetedija kombetare… por,me qe sekretin kesaj pune ja kane gjetur” me ngrekosje… “ le tia zbardhin faqen vehtes e Kombit edhe isua aprovon :”lum(!) si ne për keta yje” … Nje gje veç çudit, jo pak, si rrihet sehirxhi kur shkelet njerezorja? C’po behet ? Ku jemi? Shqiperia ka burra ti thone ndal çnjerezores: genjeshtrave , shpifjeve, krimit e jo te vritet ne menyren me makabre i burgosuri politik ne Leuse te Permetti dhe,drejtesise i duhet akoma heshtja?...! Heshtje qe flet për banden “kuqo” te Sheperit … e shqetesuar aq shume banoret e hereshem vendas . Faktoret e vleres shqiptare ti çmojme sa jeta , kjo aresyeja qe, nga zemra dalin dhe ne kenge fjalet qe drejtohen nga mendimi i kristalte i popullit : jo tu ikim detyrava qe kemi si njerez dhe si atdhetare por ti plotesojme ato sa me mire se , duam SHQIPERINE ZONJE TE RENDE.