E shtune, 27.04.2024, 04:23 PM (GMT+1)

Mendime

Musa Lamallari: Turpi nuk ka Brina

E merkure, 16.05.2012, 07:18 PM


Turpi nuk ka Brina

Nga Musa Lamallari

Turp duhet me ju ardh disa faqeve që pretendojnë të jenë islame dhe nuk kanë pasur guxim për ta botuar reagimin tim: “Kaurët “Musliman”. A në anën tjetër pretendojnë të mbrojnë hallin e krejt muslimanëve të botës, kurse kur vjen ndonjë krismë e vogël s’janë në gjendje të mbrojnë vëllezërit e tyre që protestuan nga kaurët shqipfolës, që ju pengojnë minaret e xhamive dhe ata që falen apo veshen pak më ndryshe. Kështu ndodh vetëm me ata kur ta shpjegojn fenë e Allahut në mënyrë bukfaliste dhe nën dioptria të shërbimeve të dreqit, hundit dhe konopit. Kurse në anën tjetër përjashtojnë fjalët e Zotit: A nuk mendoni? A nuk logjikoni? A nuk shihni shenjta tona? Pasha Kohën! Pasha Lapsin! Pasha Hekurin! Pasha Krismën! Frikësohen edhe prej hijes tyre, sepse i ka mujt harami dhe interesi personal i kësaj dunjaje, që gjaku dhe sorrollaku i tyre të rrojë mbi varfërin e shoqërisë shqiptare.

Ai që nxiti grushta në xhaminë e Isa Beut ndër shqiptar në protestat e Shkupit doli në anën e Halil Matoshit, Enver Robelit, Arben Xhaferit dhe të kaurëve tjerë shqipfolës, jo në anën e nderit të motrave tona shqiptare, qoftë me shami apo pa shami në kokë. Nuk dua t’ia përmendi emrin, ngase edhe shokët tjerë i kam i sugjeruar të mos e përmendin emrin e tij se pjesa dërmuese e shkupjanëve e kanë në sy të keq pasi është “alet” vegël e klanit të Sasho Ordanovskit dhe Branko Cervenkovskit. Kurse e ka mjel partinë e Ali Ahmetit për të çertifikuar se cilat libra shqiptar duhet të botohen e cilat jo në Maqedoni. E sot ja këndon këngën Ali Ahmetit! Njerëzit e ligë s’kanë moral e s’kanë as fytyrë, se e mbulojnë me lesh, e jo me sunnet.

Disa tjerë përjetojnë vetëkënaqësi duke ja nxjerrr foton Jankullovskës në faqet islame se nuk kishte përgjigje se çka është “islamizëm radikal”. Po ku mund ta dij kjo shkinë se çka është feja islame pasi ka zbritur nga karpatet në Shkup. Pse bëheni naivë ta shpjegojni fenë e Allahut sipas parametrave të politikës diskriminuese, shfarosëse të qeverisë së Gruevskit dhe Jankullovskës. Këta nuk kanë problem me fenë e Allahut, nuk e njohin, nuk e dijnë, as që dojnë ta dijnë, tekefundit Allahu ka dhënë garancione se do ta ruaj deri ditën e Krismës, por për neve s’ka garancione se do të na ruaj nëse ne ia qesim sytë njeri tjetrit për kolltukun e turpit në shtetin unitar, ose për të shërbyer me vrap nesër në varret e Gruevskit. Ata edhe aty na dojnë vetëm si shërbetorë, hamallxhi... Kanë problem me neve si njerëz, si shqiptar, si musliman që jemi të na mbajn edhe një kohë të gjatë kështu siç jemi të përçar nga dështakët si Ali Ahmeti, Menduh Thaçi. Të na zhdukin nga Shkupi, nga Karshiaka, Dervendi, Kumanova dhe Karadaku. Ata e dojnë Shkupin të pastërt njëjtë si Manastirin. Nuk kam kurrfarë obligim të ju them botoni shkrimet e mia!? Nëse keni kërcnime, tregoni kush janë ata, a kanë emra, a kanë mbiemra. Nëse rrini trukët atëherë Gay paradën duhet ta sjellim në Shkup dhe jo në Tiranë.

Pse nuk e vëndoni gishtin në kokë të logjikoni, të zgjoheni nga gjumi se planet ugurzeza slave janë projektuar në Beograd dhe çdoherë janë testuar mbi shqiptarët e Maqedonisë! Prej kur i harruat kaq shpejtë? A mendoni se të rastësishme janë brohoritjet nëpër rrugët e Shkupit, “për shqiptarë dhoma gazi”, “shqiptari mirë, shqiptar i vdekur”, para hundëve të Ivanovit, Gruevskit, por edhe më e keqja në moral “Shqiptarski piqki”. A mendoni se kjo urretje magogiane ska mundur të ndalet, të sanksionohet me ligj. Por me servilat e Alijës dhe Menduhit në parlament nuk ndalet, duke i thënë njëri tjetrit  “ti je qenef, ti je majmun”, tjetri msho kolegës vet shqiptar me këmb para syve të kamerave, pastaj për ta mbrojtur Gruevskin kundër opozitës tjetër slave “ja tebe ti kupim odelo”, kurse shqiptarët e vet sot janë para greminës, ju kanoset qenia e tyre biologjike si njerëz dhe tani jo më as si shqiptar e as si musliman.

Ata e prekën edhe Nerezin, ju kujtohet mirë. Ali Ahmeti doli e tha janë turma sportive, lokalizohen. Ku guxon një politikan perëndimor me përgjegjësi të sillet në këtë menyrë e të mos kërkoj përgjegjësi imidiate nga koalicioni i tij në qeveri. Ndoshta nuk i ka shkuar mendja se planet e VMRO-së së Gruevskit dojnë ta pastrojnë Nerezin nga shqiptarët dhe të vijnë shqiptarët e tipit të Sinan Hasanit, siç është kulla e Fatmir Besimit. Cili politikan në Londër ka kalajën e Fatmir Besimit? Sot organizon të shkoj te memoriali i komandantit legjendar Adem Jasharit, pas një jave shkon për vizitë të gjenerali sërb në Beograd, që akuzohet nga vet sërbët e moderuar për krime lufte në Kosovë. Tjerët bëhen kalemxhi me kollumna në “Utrinski Vesnik” për ndonjë kolltuk turpi në shtetin unitar, duke ikur nga agjencioni INA online. Edhe haxhi baba jem prej në Hënë ua sheh “pederllikun” debilave pakurrizor. A e dini se edhe lumi Thames ne Londër është ka më duket pa uj?

Më erdh çudi pse shkrimin tem se kanë botuar Koço Danaj dhe Kreshnik Spahiu, njëri angazhohet për një Shqipëri natyrale dhe tjetri na flet për një aleancë 10 miljonshe dhe sulmojnë Berishën dhe “kurbanin” e Ramës, që ka ra din dhe iman për një Rilindje Shqiptare dhe bisedon me kundërshtarët e tij politik, pasi skemi rrugëdalje tjetër, na duhen institucione të forta të shtetit shqiptar, ekonomisë shqiptare, ushtrisë shqiptare, duhet të mbushen depot me rezerva ushqimore. Edhe Isa Mustafa doli dhe tha “se rri pas fjalëve të Hashim Thaçit, i bëmë detyrat”, edhe tjerët duhet të rreshtohen dhe të përgatitemi për ujk, na dalt lepur, hala ma mirë! Po ku mund të bëhet Shqipëria natyrale dhe aleanca dhjetë miljonshe pa Shkupin e Hasan Prishtinës dhe shqiptarëve që jetojnë aty dem baba dem. Mos na përjashtoni në emër të një laicizmi të egër dhe tepër vullgar vetëm për shkak të shehadetit pse jemi pak ma fetar, jo shumë. Një shqiptar i Shkupit, që ka shqetësim për fatin e tij, që therret “Allahu Ekber”, kurrë hiq, kurrën e kurrës nuk e jep një vëlla shqiptar qoftë ortodoks, qoft katolik, qoft pa fe Kaur. Eshtë edukar fetarisht kurr të mos e jap! Pse heshtni!

Shqiptarëve në Maqedoni ju duhet nje Koalicion i gjërë Shqiptar, duke i përfshirë gjithë aty, askush s’ka guximin vet të imponohet si lider nga qarqet e ndryshme sikur ka qenë praktikë e deritanishme, kur në vitin 1994 na instaluan Arben Xhaferin dhe Menduh Thaçin. Asnjë parti vet nuk mundet. Nuk hajm bari. Gruevski i ka harxhuar gjithë lekët duke na ndërtuar buste dhe puta të pansllavizmit. S’ka mbetur aty më kurrgja me nda edhe për elitat që do të pretendojnë fronin në shtetin unitar me plot piramida. Aty tani ka vetëm varre. Duhet ta shtërngojmë rripin në vitet që do të vijnë dhe të veprojmë ndryshe. Greqia ka krizën e vet, është bërë e sëmura e Evropës, kanë dalur në sipërfaqe popat grekë, Serbia deri tash ka gëlltitur lekë nga BE-ja më shumë se gjithë shtetet tjera në Balkan. Do t’i ndalen. Kosova, përkundër përmbushjes së detyrimeve i thuhet prit “bar se do të dalë varrë”.

Pas samitit të Chicagos shqiptarët e Maqedonisë duhet të ulen, por pa Menduh Thaçin dhe Arben Xhaferin, me krejt PDSH-n po, ama këta dy jo, s’bënë, i kemi pasur, i dijmë të bëmat e tyre, janë përçarës dhe kërkojnë vetëm revansh ndaj njerëzve të Alisë, por ngrehin dorë edhe mbi njerzit e tyre. Nuk e bëjnë hesap aspak se janë shqiptar, zgërdhihen në fatkeqësinë e shqiptarëve. Nuk kanë turp. Këtu duhet të luaj rol Tirana dhe Prishtina t’i bind këta dy të largohen. Njëjtë sikur ju kanë ndihmuar në fillim me Pavlët. Shqiptarëve të Maqedonisë nuk u duhet revanshi. Tekefundit, nëse vërtetë e dojnë shqiptarinë, le të tërhiqen dhe prej anësh le të ndihmojnë, siç kanë ndihmuar me mijra shqiptarë tjerë si brenda vendit ashtu edhe jashtë për kauzën kombtare. Kur Hashim Thaçi thotë kam qenë dy mandate, nuk mendoj të kandidohem edhe për të tretin, atëherë këta dy çka lypin aty, qe 19 vjet që janë dhe asgjë të dobishme s’na kanë sjellur përveç përçarjeve në emër të unit të tyre, e asessi të shqiptarisë. Vetëm kështu Ali Ahmetit, që ka mbetur pa legjitimitet pas protestës së 11 Majit 2012, mund t’i hapet rruga të dorëzojë pa incidente përfaqësimin politik të shqiptarëve në Maqedoni. Kështu do ta lironim nga obligimet e shumta që i ka dhe do ta shoqëronte Ibrahim Kelmendin duke botuar ndonjë libër për marksist-leninistët shqiptar të Maqedonisë, nëse i gjen ndokund!

Nëse kjo nuk ndodh, atëherë imazhin e kombit shqiptar e prishin këto persona, që kanë emër dhe mbiemër, që me çdo kusht përpiqen të rrijn apo të vijn në kolltuket e turpit të shtetit unitar dhe asessi fjala “Allahu Ekber”, që njeriut ia kthen dinjitetin njerëzor për të jetuar dhe e largon nga putat dhe hyjnit e rrejshëm, që politika e Menduhit dhe Alijes përmes frikës, terrorit dhe dhunës në bashkëpunim me kaurët slav përpiqen tua imponojnë shqiptarëve në Maqedoni.

E përshendes gazetën Bota Sot dhe gazetarët e saj për botimin e tekstit tim. Hallall ju qoftë dhe Zoti i rujt nga të këqijat e dinësizëve. Për ca gazeta tjera, që janë me influencë në Kosovë, as nuk dua të flas, se ju gjithë e dini se janë të kaurëve të Enverit dhe Titos, që kanë filluar me ba shumë tul pas veshit si “Danjolli i Sherkës”. Apetitet e tyre shkojnë deri aty, sa ata me pasur fuqi do të kishin vënduar cenzurë e kontrol edhe mbi Facebook, Youtube dhe internet dhe gjithë ne që nuk mendojmë si ata mund të na shpallnin me lehtësi “islamista radikal” dhe të na preferojnë malet e Tora Borës. Për gazetat e shqiptarëve në Maqedoni, nuk dua të flas, ngase shqiptarët atje nuk kanë gazeta, kane vetëm internetin dhe kanë filluar t’i këndojn këngë facebookut.



(Vota: 8 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora