E diele, 28.04.2024, 06:21 AM (GMT+1)

Mendime

Arben Llalla: Akuzës së rastit të Smolkovskit i mungon kryefjala dhe disa fakte interesante

E diele, 20.05.2012, 07:03 PM


Akuzës së rastit të Smolkovskit i mungon kryefjala dhe disa fakte interesante

Nga Arben LLALLA

Më 12 Prill, në liqenin pranë hekurudhës në fshatin Smilkovc të Shkupit u vranë pesë qytetar të etnisë sllavomaqedonase në mënyrë enigmatike. Për këtë rast prej 20 ditësh MPB, nuk kishte asnjë të dyshuar, nuk ngriti asnjë pistë, pra mungonte kryefjala e vrasjes “MOTIVI”. Përse u vranë atë natë të Prillit pesë njerëz?

Pas shumë ditësh kërkimesh poshtë e lartë nëpër email, fb, telefona etj., pushteti i FYROM, gjeti se cilët do të akuzoheshin për vrasjen e pesëfishtë, pra u akuzuan shqiptarët me mbiemrin “Radikal Islamik”. Sa ironike dhe qesharake të akuzosh njerëzit radikal islamik sepse janë besimtar mysliman dhe që kanë libra fetar në shtëpitë e tyre!

Nuk është hera e parë që shtetet si Serbia, Greqia dhe FYROM, për fatkeqësitë e tyre natyrore, ekonomike dhe të vrasjeve midis veti të akuzojnë popullin shqiptar. Për shqiptarët dihet botërisht se jemi popull i urtë, humanë dhe paqedashës. Por shqiptar;t n; Maqedoni sot po bëhen viktima të epsheve dhunuese të shteteve greko-sllave të Ballkanit.

Pas bujës së madhe mediatike për arrestimin e 20 “Radikalëve Islamik” që po i fusnin frikën Republikës së FYROM e cila pretendon të anëtarësohet në BE dhe NATO, doli se çdo gjë nga arrestimet e bujshme ishte gënjeshtër, bllof. Ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska deklaroi se tre persona janë të dyshuar drejtpërdrejt për vrasjen e pesëfishtë më 12 prill në Smilkovc të Shkupit. Pra, nga 20 “Radikalët Islamik” që u arrestuan me aq reklamë për promovimin e mjeteve policore na doli se vetëm 3 njerëz qenkan të rrezikshëm dhe që mund ta shkatërrojnë këtë shtet.

Çfarë zhgënjimi për strukturat e zbulim dhe kundërzbulimit para padronëve dhe aleatëve të tyre që financojnë mjetet e MPB!

Por përsëri për tre të akuzuarit ende mungon kryefjala: “MOTIVI” i vrasjes, armët që janë përdorur.

Interesantë janë disa fakte që na bëjnë të mendojmë më thellë se vrasja nuk është kryer nga shqiptarët, por ndoshta nga dikush tjetër që ka gjakmarrje shtetërore me Maqedoninë.

Gjakmarrja shtetërore midis Greqisë dhe FYROM

Për të qartësuar lexuesin në lidhje të gjakmarrjes shtetërore midis Greqisë dhe Maqedonisë do të sjellë një shkrim me interes të botuar në gazetën greke të 5 Shkurtit 2012, "Kiriakatiki Dimokratia" (??????????? ??????????).

Sipas shkrimit të kësaj gazete  ??????????? ?????????? të datës së 5 shkurtit 2012, ekzistojnë dokument konfidenciale ku janë edhe emrat e shtatë anëtarëve të ekipit që organizuan zjarret në Ilia në gusht të vitit 2007.

Kjo gazetë ka zbardhur emrat e shtatë maqedonasve që janë pajisur jashtë ligjeve të R. Së Shqipërisë me pasaportë shqiptare të cilët akuzohen se kanë djegur pyjet në Ilia më 2007, ku si pasojë humbën jetën 63 qytetarë grekë, u dogjën 268.834 hektarë pyjet dhe 1.500 shtëpi, 60 mijë bagëti ngordhën. Këto të dhëna sipas shkrimit të Mano Iliadhit.

Grupi prej shatë anëtarësh: Vladimir R., Manet G., Toçe St., Peçe T., Ilia B., Ilie M., Peçe ., të gjithë shtetas të Maqedonisë dhe zyrtarë të MPB, ka patur takime me Edmont Temelkon kryetari i Komunës së Liqenasit të rrethit të Korçës. Në këtë Komunë jeton minoriteti maqedonas në Shqipëri.

Dokumenti kofidencial i është dorëzuar Ministrit të Mbrojtjes të atëhershme Vangjeli Meimaraqis dhe zëvendës ministrit të brendshëm Panajotis Hinofotis.

Më 17 nëntor 2007, forcave të armatosura greke ju shpërnda një qarkore nga ministri i mbrojtjes së atëhershme z.Vangjelis Meimaraqis. Dhe këto zjarre të vëna nga grupi prej shtatë anëtarësh kishte për qëllim destabilizimin dhe dobësimin e Greqisë. Grupi ka patur mbështetjen e disa zyrtarëve, biznesmenëve dhe qarqet e drogës.

Sipas shkrimit të Mano Iliadhit i cili e ka botuar në gazetën greke, "Kiriakatiki Dimokratia" (??????????? ??????????), del qartë se midis forcave të zbulim dhe kundërzbulimit të Greqisë dhe Maqedonisë ekziston një gjakmarrje. Atëherë ne si shqiptar të cilët u akuzuam si “Radikal Islamik” duhet të ngremë pyetjen:

A ekziston mundësia që vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc ta kenë bërë shtete që janë të interesuar për destabilizimin e Maqedonisë dhe që kanë gjakmarrje shtetërore?

Përse policia bëri arrestimet më 1 Maj!?

Policia kishte vendosur që arrestimet dhe bastisjet e shtëpive të shqiptarëve ti bënte më 1 Maj, ditën e protestave të punëtorëve në rang botëror. Por ku kanë qenë më 1 Maj shumica e liderëve politikanë shqiptar dhe diplomacia e Tiranës në Shkup?

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku me familjen e tij ka qenë në Njujork bashkë me zëvendëskryeministren Teuta Arifin, rektorin Agron Reka dhe ushtrinë propagandistike nga pas. Ata shijonin darkën e paguar në dollarë të organizuar nga shoqata VATRA.(Siç dihet për pjesëmarrjen në darka të tilla në Amerikë duhet të paguash për person mbi 500 dollarë minimumi, çmimi rritet kur dëshiron të fotografohesh me ndonjë senator apo kongresmen amerikan).

Informacione kofidenciale thonë se Ali Ahmeti ka qenë në Kosovë, ndërsa shumica e shqiptarëve të tjerë kanë qenë nëpër ekskursione festive në Shqipëri, Kosovë dhe në vendet turistike në Maqedoni. Pra, siç shihet diplomacia shqiptare dhe pushtetarët tanë janë kapur në befasi për të reaguar në çast rreth bastisjeve të shtëpive të shqiptarëve. Kjo vërehet edhe nga veshja jo zyrtare e disa zyrtarëve të lartë në konferencën për shtyp ku ministrja Jankullovska kishte rreshtuar stafin drejtues të MPB. (Disa prej tyre ishin me këmisha dhe bluza, veshje e cila vishen për ekskursion). Dhe 800 policë me të gjitha mjetet moderne të kohës më 1 Maj, hynë me forcën ekstremiste duke dhunuar njerëzit dhe shtëpitë e tyre. Policë me maska dhe armë të ndryshme tmerruan fëmijë e pleq të pafajshëm dhe askush nuk ngriti procedurë penale për frikësimet dhe dhunën të asaj dite. Tashmë shumë nga këta fëmijë të frikësuar gjithë jetën e tyre do ti shoqërojë ndjenja e frikësimit shtetëror, pleqtë që janë dhunuar do të vdesin nga ankthi dhe jo sëmundja e moshës. Këta njerëz shohin për natë ëndrra të trishtueshme dhe jo ëndrra të lumturisë.

Për herë të parë policia sllavomaqedonase përpara syve tanë dhe të gjithë botës shkelën rregullat njerëzore, zakonet e një populli tjetër ku policë me maska i lëshuan duart e tyre mbi femrën e pambrojtur, gruas shqiptare. Nëna shqiptare u akuzua terroriste dhe u tërhoq zvarë në kalldrëmët e shtëpisë së saj. Të tilla skena nuk kanë ndodhur asnjëherë me gruan shqiptare në Maqedoni dhe askush nuk ka ngritur procedurë penale për shkeljen e të drejtave të grave. Sa turp për burrërinë mashkullore shqiptare që janë pjesë e politikës në Kuvendin e Maqedonisë dhe bëjnë sehir kur nëna, motra e tyre trajtohet në këtë mënyrë.

Kush duhet ta mbajë përgjegjësinë për këto drama psikologjike që u janë shkaktuar njerëzve që po flinin të qetë në shtëpitë e tyre duke u gdhirë 1 Maj, dita e protestave për të drejtat e punëtorëve?

Arrestimet ndodhën më 1 Maj pasi qeveria ndodhej në presion të brendshëm dhe të jashtëm për të bërë ndërrimet e më shumë se 200 drejtorëve dhe zyrtarëve të lartë qeveritar-partiak dhe pas arrestimeve me aq bujë ndërrimet e zyrtarëve u harruan, pra koalicioni sllavomaqedonas-shqiptarotorbesh ra në qetësi të plotë, duke zbatuar fjalinë e koalicionit: “Vazhdojmë së Bashku në Poshtërimin e Shqiptarëve në të Gjitha Fushat”.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora