E shtune, 27.04.2024, 08:02 PM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: Mbi të gjitha vetëdijësimi, përgjegjësia?

E diele, 20.05.2012, 11:44 AM


Mbi të gjitha vetëdijësimi, përgjegjësia ?

Shkalla e vetëdijes e përcakton përceptimin e së vërtetës. (Andrej Pangos)

Nga Zejdush Kastrati

Pas  takimit të ditës së hënë, të Kryeministrit Hashim Thaci, me Zëvëndëskryeministra, ministra dhe sekretarë permanent të Qeverisë së Kosovës, opinioni u njoftua se i pari i Qeverisë,në këtë takim,  ka kërkuar nga gjithë varësitë e tij, që  brenda një afati sa më të shkurtër, të përgjigjen në pyetësorin për studimin e fizibilitetit, e që sipas   përmbajtjes që përbën ky raport ,  mbi 45o pytje që ngërthen  ky dokument i Bashkimit europian, llogaariten se ky  është  “brumi” kryesorë, që duhet të përgatitet, e ti afrohet, si dëshmi, pikërisht Këshillit të Bashkimit Europian, i cili, në shkurt të këtij viti, pat mbështetur fillimin e studimit të fizibilitetit për Kosovën.

Në këtë takim, u fol,  edhe për data   konkrete, kurse  afati kur ky raport duhet ti dorëzohet Bashkimit Evropian, u përmend   8 qërshori, apo vetëm 1o ditë diferencë, para se  Misioni faktëmbledhës,  i kësaj trupe Evropiane, pritet   të vizitojë Kosovën,për tu bindur me fakte, lidhur me të dhanunat e cekura, në përgjegjiet e  këtij pyetësori, nga pala kosovare.

Rëndësia  e këtij takimi, në veqanti parashtrimi i obligimeve për qeveritarë e pushtetarë, ska dilemë, ka peshë dhe është një sinjal i mirë,se më në fund  dicka(ndoshta) po lëvizë në drejtimin e duhur,e që mund të ndërlidhet edhe me “kërcënimet” e Thacit ndaj BE,kur është fjala për raportet e saj  me Kosovën.

Megjithate,shifra prej 45o pytjesh,që duhet ti përgjigjen kosovarët, përmes  këtij pytsori,për shumëkend, është një numër jo i vogël, dhe herë- herë, edhe me tema e qështje  paksa të pakapshme për mentalitetin dhe realitetin në të cilin po kalon Kosova,por një pyetësor shtesë, edhe më i veqant e më specifik,me edhe më shumë pytje se sa këto që duhet ti plotsojme  për BE,është me se e domosdoshme që ti parashtrohet, në përgjithësi shoqërisë  kosovare, dhe ate me kushte e kritere shumë më strikte,sepse kështu si po sillemi e veprojmë ,jo që  jemi largë Evropës,por më shumë, po shkojmë, kah modeli i Kolumbisë.

Vrasjet e shtuara që po na përcjellin në tërë Kosovën, për motive herë-herë shumë banale, kërcënimet e zhvatjet,papërgjegjësia  në punë e joprofesionalizmi  karshi  klientit apo banorit(jo qytetarit),revanshizmi, e të mos flasim për keqëmenagjimin e keqëpërdorimet, por edhe për shumë fenomene tjera devijante, do të ishte mirë, që jo vetëm Kryeministri, por edhe liderët tjerë institucional, por edhe ata jashtëinstitucional,që urgjentishtë, të përpilonin një lloj  pyetësori, që do ti drejtohej tërë popullatës kosovare, që të zbatonin me veprime konkrete,dhe ate, jo për të plotsuar kërkesat e BE,por për të kryer, detyrat tona  të shtëpisë.

Më konkretisht,është koha, që të kërkohet, që në këtë Kosovë, cdo kush të sillet konform rregullave dhe normave, jo vetëm që rregullohen me ligje aktuale, apo duke u bazuar në ato që na caktojnë  mekanizmat ndërkombëtarë,por të ngritet në radhë të parë, vetëdija dhe përgjegjësia, dhe ate,  nga niveli qëndrorë,  e deri tek  banori i thjeshtë i këtij vendi.

Po ditën, kur Kryeministri Thaci, mbajti takimin me  stafin  e gjërë qeveritarë,ishte rastësi apo kooncidencë,në një takim tjetër juristësh,gjithashtu në Prishtinë,ku ishin prezentë  profesorë Universiteti, pastaj deputetë e njohës të sferës juridike, nga një diskutues u dhanë shifra  që flasin se mbi 6o për qind të qeveritarëve, janë shkelësin më të mëdhenjë te Kushtetutës aktuale të vendit, dhe me shumë te drejtë  po në këtë  takim,  nga njëri profesor, u cek se  në luftë, “janë patriotë ata që sakrifikojnë cdo gjë për clirimin e vendit,kurse në paqe,patriot janë ata që nuk e shkelin,por e respektojnë  Kushtetutën”.

Në radhë të parë,vetëdijsimi dhe përgjegjësia  e diciplina në punë,janë kriteret bazike me të cilat do të reflektonim një atëdhedashuri për shtetëndërtim, vërtyte të cilat do të përcilleshin edhe tek të rinjët e fëmijët tanë, por patjetër, edhe tek devijantët e injorantët.

Pra, ti parashtrojmë detyra konkrete në radhë të parë vetëvehtes, dhe për neve, e jo vetëm kur na kërkojnë ndërkombëtarët ,apo sa për  tu bë pjesë formale e BE-së,sepse as liberalizimi i vizave,por as benefite tjera që parshihen në rast afrie, familjes evropiane, nuk na bëjnë nderë, nëse nuk jemi vetëvetja, dhe ata që vertetë duhet të  jemi, e që do të dalloheshim,pse jo  për së miri, edhe nga  ata, që  ne kaherë u kemi lakmi.

Në mesin e 45o pytjeve  që parashehë pyetësori i BE , e që duhet përmbushur Kosova ,njëra ndër pytjet  është edhe qështja e qebaptoreve,restoranteve e kafiterive të shumta që ka  në tërë Kosovën,por kriter esencial që është vështirë, që  mund të na monitoroj dhe verifikoj B\e-ja, është fakti, se ne duhet të krijojmë një vetëdije dhe përgjegjësi,  edhe tek kamarierët dhe shërbyesit e këtyra lokaleve, që të mos i “dhurojnë”.klientëve pështymë, në makiatot që poroisin, nëse  ndonjëherë,ata janë paksa nervozë, apo impulsivë,kur i porosisin,apo kanë vrejtje në shërbime e tyre.

E njejta gjë, duhet të vlej, edhe për qeveritarë të shumtë e zyrtarë tjerë institucioinesh te Kosovës,por edhe fermerë e kategori tjerë përsonash, që  më tepër janë të prirur të aplikojnë, revanshizëm,inate e përbuzje, kur ata  janë objekt kritikash e vërejtjesh për (mos)punën që po bëjnë, me cka , drejtëpërdrejt po dekurajojnë,po pengojnë dhe po reflektojnë   frikë,iritim,ngecje,paaftësi e primitivizëm,por edhe veprime tjera, që nuk përkojnë  me as një normë, qoftë juridike, qoftë me ligjet e aplikushme në Kosovë,por edhe në BE, por gjithësesi, as me vlerat  morale, të një shoqërie, të mirëfilltë e të civilizuar.që po pretendojmë ta krijojmë..

Fundja- fundit,pyetsori për studimin e fizibilitetit, është parakusht për aranzhmane eventuale, që duhet përmbush kosovarët,por një gjë është shumë e qartë dhe dihet botërisht,se .Evropa me mekanizma të saja të   shumta,  që herë-herë, quhen këshillëdhënës,  apo si monitorues,por shumë herë edhe detyrues për institucionet kosovare, që nga paslufta, janë në Kosovë,dhe nuk mund të lavdërohen se ishin shembull i zhvillimeve pozitive,por fatkeqësisht edhe i zhgënjimeve e premtimeve që nuk po i dihet dhe shihet fundi..

Të marrim obligime dhe përgjegjësi,jo për të kënaqur dikend jashtë,por, për të ndërtuar një shtet funksional,me cka edhe do të tregonim edhe Evropës,por edhe të tjerëve,se në radhë të parë është shteti  ynë, e pastaj vijnë joshjet apo lakmitë, që mund ti kemi për të jetuar si të tjerët.

Mbi të gjitha, edhe si kolektivitet,  ne dallohemi nga të tjerët,por është mirë,të dallohemi, në aspektin pozitivë, e jo si …



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora