E diele, 28.04.2024, 06:49 AM (GMT+1)

Mendime

Drilon Komonaci: Fajtorë jo të gjithë por ka emër dhe mbiemër

E premte, 18.05.2012, 07:00 PM


FAJTOR JO TË GJITHË PO KA EMËR DHE MBIEMËR

NGA DRILON KOMONACI

Kur nuk është e mundshme me depërtuar me punë qeveritare e politika konvenuese, atëherë shpiket objektivi, i cili është edhe “pengesë” kryesore deri në rastin tjetër. Tash janë ndjekjet e gazetarëve dhe qytetarëve si punë primare e qeverisë kosovare që të manipuloj më lehtë e më mirë me këtë popull. Do të thotë, të mos flasin lirë dhe të mos gjykojnë asgjë që është në kundërshtim me interesat individuale dhe grupore. Këto ndjekje nisin nga qeverisjet lokale që lidhen me veprimet e asaj qëndrore. Prandaj, bien poshtë të gjitha vlerësimet për shoqërinë e këtij vendi. Në mënyrë që të ecet sipas mendimit të individëve (individit) edhe në planin politik, por edhe në shtrirjen e gjerë të një ekonomie të egër e pa kurrfarë vlere.

Katalizatori kryesor për të gjitha është qeveria.

S’ka parlament pluralizmi në Kosovë

Të gjithë deputetët janë formalisht të ulur në karriget e këtij institucioni gjithë popullor. Edhe të tillë janë zgjedhur me kohë. Madje, hiq disa në numër shumë tl vogël, të tjerët nuk janë edhe aq të interesuar për ndonjë ecuri në favor të vendit dhe të qytetarëve. Një pjesë e madhe e tyre janë mbrojtës, truproje, por edhe avokatë partie. Le të votohet e mbivotohet sa herë të dojnë partitë tjera, nëse nuk i konvenon partisë në pushtet nuk mund të jetë efektiv. Dhe duhet që të anuluhet ai votim sa dëshiron e i duhet individit nga partia në pushtet. Këto gjëra janë fillimi i një dëshire për manipulim me qytetarët. Kanë erë të një ideologjie pak më të hershme, nga e cila kemi dashur të shkëputemi shpirtërisht.

S’ka zhvillim ekonomik

Nuk ka as një kursim të mjeteve buxhetore, për investime në vende prioritare. Së pari investohet në vetura e në telefona, çka mbetet për gjëra tjera. Ka diçka dhe askush s’mund ta mohojë se nuk është punuar asgjë. Ndërtimi i rrugëve, ndërtimi i disa banesave, ngritja e të ardhurave, por më shumë për vende të caktuara, si në UP, në Parlament e vendet e zyrtarëve, por jo edhe te qytetarët që ndodhen në shërbime administrate, në pensione, etj. Zhvillimmi ekonomik bëhet nga qeveritarë që i kushtohen me të vërtetë si duhet me investime nga të interesuarit. Me lehtësime e me joshje si i ka hije, dhe jo me spekulime. Gjithnjë duke pasur parasysh interesin partiak e individual, kjo ka shkaktuar mosarritjen e qëllimit në këtë drejtim. Nëse ia shtojmë reketimin dhe korrupsionin, atëherë kjo bien krejtësisht. Kështu si kemi mbetur. Veç me afera që shkrepin vetë zyrtarët tanë në arsyetime se, qe ne jemi të gatshëm për të gjitha, ka ra kjo e kjo punë dhe po na pengon.

Në disa komuna (pasi kryetari bën çka dëshiron dhe si i vjen më përshtatshëm) nuk dihet edhe me leje ndërtimin e rindertimin, me urbanizimin e zonave periferike dhe me pasurit tjera të paluajtshme. Rreth rrugëve dhe magjistraleve sheh se janë rrethuar e thurr me gardhiqe parcele toke, pronë private, por edhe pronë shoqërore – punë e madhe! ndërtohen motele, banesa dhe objekte të tjera. Të kujt janë? Kjo e këtij, e atij të koolicionit në pushtet, por edhe të atyre të “drejtëve” në opozitë, hiç nuk ua lëshojnë rrugën të tjerëve. Dhe, një pyetje tjetër: me çfarë parash e bëri këtë ndërtim dikush? Në Kosovë s’ka mundësi me bë ndërtime të tilla me pagat mujore, çfardo qofshin ato paga. Ka dy rrugë të mundshme: me drogë dhe e dyta, me plaçkitje...

Për këtë qytetarët kanë prit se, institucionet më të larta janë përgjegjëse dhe do të hetohen rastet. Përgjigjja vjen nga këto institucione, s’kemi ligj. Ligji kur do të hyjë në fuqi, prej atëherë do të merret me ata që do të veprojnë në kundërshtim, por jo edhe ata të tjerët më herët që kanë krijuar pasuritë jashtligjore.

S’ka të drejta ponëtori

Është privatizimi i pjesës më të madhe i ndërmarrjeve. Mirë, është dashur të bëhet. Por, ka pasur edhe kushtëzime. Të gjitha ato kushtëzime nuk i di, po e di njërin prej tyre, që punëtorët që kanë punuar në atë ndërmarrje kanë përparësi ripunësimi. Po, edhe të gjithë ata punëtorë që ishin në atë ndërmarrje, të paguhen 20% për kohën që kanë punuar. Te një pjesë e madhe nuk ka ndodhë as të ripunësohen e as të paguhen sipas atyre obligimeve që janë marrë nga AKP.

Punësimi me lidhje në sektorin publik (administratë, shëndetësi, arsim, etj.), po edhe më lehtë në sektorin privat. Ende nuk ka kontrata kolektive. Ende në sektorin privat nuk është rregulluar kontrata (marrëveshja) për të drejtat e punëtorit. Sindikata vetëm figuron me emrër. Ajo që do të duhejt të mbroj interesat e punëtorisë.

S’ka drejtësi dhe ligji nuk aplikohet

Për shumë çështje ka mundur të veproj ky aparat shtetëror në dobi të një jete të qetë. Megjithatë, nuk ka siguri qytetari në këtë vend, fatkeqësisht. Në çdo moment je i rrezikuar ngase, në mes të qytetit kërset lufta e grupeve të interesit. Por, rreziku mund të vij edhe nga plaçkitjet, kindapimet, vjedhjet në shtëpi e kudo tjetër. Autorët zihen, por nëse kanë lidhje në pushtet, falen dhe kthehen e vazhdojnë, nëse donë, të njëjtën zeje. Qeveritarët ia hedhin fajin edhe për këtë çështje gjykatës. Thonë se, gjyqet janë të korruptuara. Nuk punojnë dhe u kanë mbetur lëndë në masë të madhe të pa përfunduara e as të pafilluara. Natyrisht, kur politikanët në pushtet nuk lejojnë të gjykohen rastet. Sigurisht, nuk lejojnë ato raste korruptimi nga vetë ata që janë në pushtet. Ka reketim, ka kriminalitet dhe korrupsion dhe kjo mund të del me lidhje. Gjykatat nuk lejohen të veprojnë, përndryshe, po të lëshohet zëri zyrtar se duhet të kryhen lëndët, askush prej tyre nuk do të guxonte të heshtte. Gjykatat janë servis i shoqërisë, por jo në mënyrë selektive.

S’ka integrim në BE – fajtor janë institucionet tona

Evropianët kur i shohin të gjitha këto pasiguri, nuk kanë arsye që të hujnë në ndërmarrje integruese. Me të gjitha të zezat në këtë shoqëri nuk do të pranoj askush të bëhesh barrë që nuk mund të bartë në shpinë. Dhe për të gjitha këto dhe shumë të tjera, fajtorë janë njerëzit që ndodhen në qeveri, në parlament dhe vende të tjera që kanë peshë shoqërore e politike. Mu për këtë garniturë që e njohin mirë nukdo të favorizojnë integrimin evropian me shqiptarët. Asgjë nuk ka faj populli.

Tjetra, shqiptarët e Kosovës me ata të Shqipërisë nuk mund të integrohen, ngase humbin  interesin personal. Fitimi është më i vështirë?! Ndoshta, po e ndoshta jo. Dhe po të largohej ndonjë zyrtar i jonë nga vendi qeverisës do të duhej të shkonte para gjyqit. Gjithnjë sipas të dhënave që vijnë deri te veshi i qytetarit, të dhëna të jashtme, por edhe të brendshme. Prandaj, nuk është puna e qytetarëve dhe e vendit, por si të shpëtohet koka.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora