E diele, 28.04.2024, 10:35 AM (GMT+1)

Mendime

Sylë Arifi: “Hetimet Dik Maty” synim i koncezioneve për Shtetin e Kosovës!

E shtune, 19.05.2012, 04:58 PM


“Hetimet Dik Maty” synim i koncezioneve për Shtetin e Kosovës!

Nga Sylë Arifi, Avokat

Qëllim parsor hapja e ketyre hetimeve kan që liderët institucional ti mbajën nën presion dhe shantazhe! Brukseli po nxit hetimet për trafikim organesh gjatë luftës në Kosovë, në Shqipëri, u miratue me konsensus projektligjin i cili i hap rrugë hetimeve për trafikim organesh. Projektligji në fjalë “Për rregullimin e marrëdhënieve juridiksionale në çështjet penale me Task-Forcën hetimore speciale të EULEX-it”, i kalojë votat në Kuvend.

Dihetë kohë më pare se Dik Marty ka akuzuar kryeministrin e Kosovës për përfshirje në “trafikimin organesh njerëzore” gjatë kohës sa ishte udhëheqës politik i UÇK-së. Sgurisht, se këto akuza apsurde të imaxhinuara dhe  të paguara nga Serbia janë hedhur poshtë nga i gjith subjekti politike e Shtetror në Kosovë dhe Shqipëri.

Poashtu, menihere pas raportit Dik Maty ka reaguar edhe Kryeministri i Kosovës se UÇK-ja ka luftuar për çlirimin e vendit nga pushtuesi serb, se e gjithë bota e di kush ka bërë gjenocid, se Dick Martyt ka pasur për qëllim ta kriminalizojë luftën për liri, duke tentuar ta dëmtojë imazhin e Shtetit të Kosovës dhe t’i pengoi njohjet nderkombëtare për pavarsinë e Kosovës.

Ky insistim nderkombëtar  tani edhe pas hetimeve me të njëjtat akuza që janë bërë  disa herë deri tani nga institucione të ndryshme përfshi edhe OKB-në, por që të gjitha kanë ardhur në përfundim se nuk ka fakte që e përfshijnë UÇK-në në trafikim organesh njerëzore gjatë luftës në Kosovë.

E gjitha kjo fushatë tani e filluar, sigurisht se jo pa skenare se dikuajt i intereson që institucjonet e Repuplikës së Kosvës, dhe sidomos liderët institucional ti mbajë nën presion me pretendime që ata të bajë qfardo konsensione siq është rasti i bisedimeve me palën serbe. Sigurisht se imponimet e tilla nderkombëtare vetem e vetem që serbia të favorizohet në dëm të avancimeve dhe prespektivës nderkombëtare të Kosovës. Kemi rastin e disa të ashtuqujtura marraveshtje të arritura me serbin sipas nderkombëtarve dhe qudetrisht sipas vendorëve keto quhën konkluzjone, jo pa qellime që vetem e vetëm keto mos të kaolin për ratifikim në parlamentin e Kosovës. Pse Institucjonet tona të Kosovës, jan kaq defanzive në relacjone nderkombëtare, atehere kur neve si Shtet i ri na duhet ofenziva diplomatike, për të fituar sa më shumë njohje nderkombëtar për tu antarsuar në forume nderkombëtare.

Qeveria e Kosovës nuk i ndaloi zgjedhjet serbe në komunat e veriut, për qka ishte zotuar dit më parë dhe ishite e obliguar me rezullutën e Paralamentit  të Kosovës, por kjo nuk ndodhi sepse u ba koncezioni me imponim të BE-s.  Tani, pas mbajtjës së ketyre zgjedhjeve që jan edhe cenim i intergritetit territorial të Shtetit të Kosovës, dhe për qudin e këti fakti Ministri i Brendshëm  isht shum i zëshem se nuk do të lejohen mbajtja e zgjdhjeve sebe në Kosovë, tani na thot se zgjedhjet  lokale, të zhvilluara në Zubin Potok dhe Zveçan, nuk kanë prodhuar asnjë efekt juridik. Ministri duht të operon me forcat e rendit në rrespektim të rendit kushtetus dhe thanja se neve nuk shkaktoim dhunë nuk qendron sepse policija dhe ushtrija e ni shteti jan mekanizma ligjor që zbatoin mjete ligjore për ta mbrojtur intergritetin Shtetror kur cenohet siq ishte rasti i zgjedhjeve të ni shteti tjetër në Shtetin e Kosovës. Ndërkohë, për shtrirjen e autoritetit në veri, ministri Rexhepi, sërish nuk ka përjashtuar mundsin e forcës. Por kësaj radhe, ministri i brendshëm ka qenë tejet kritik edhe për ndërkombëtarët. Ai vazhdimisht ka kërkuar nga KFOR-i dhe EULEX-i që të veprohet në veri, por sipas tij, gjithmonë ka marrë përgjigjen e njëjtë, se nuk është momenti i duhur. Ministri Rexhepi  thot se pas themelimit të qeverisë së re në Serbi është momenti më i duhur që të veprohet në shtrirjen e autoritetit në këtë pjesë të vendit. Neve, jemi duke pritur që 13 vite pas Luftës qlirimtare dhe kater vite pavarsi ardhjën e ndoni pusheti demokratik në serbi?

Qeveria e Kosovës ka një strategji për veriun, duke u bazuar në Planin e Ahtisarit.  Kërkesën e përfaqësuesit të BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, që Qeveria e Kosovës të përgatis një agjendë për veriun, Si përgjegjeje e kësaj kerkese na thuhet se  është momenti i fundit  të merren hapa konkret në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar  t’i jepet fund gjendjes në veri, duke shtuar se serbët e veriut duhet ta pranonin realitetin e krijuar në Kosovë, duke e implimentuar planin Ahtisari, keshtu thot vazhdimisht Qeveria e Kosovës.

Mexhithate, duhet të ndërmerrën masa të shpejta, në mënyrë që mos lejohet që çështja e veriut të Kosovës, të jetë temë në bisedime qoftë me Serbinë apo me këdo tjetër. Prandaj, është momenti i fundit që në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të zgjidhet problemi i veriut të Kosovës, pa imponim të ndoni plani ku institucjonet tona vetem do të jan para aktit të kryer për ta nenshkruar. Se në veri duhet të implementohet vetëm pakoja e Ahtisaarit, si kompromis nga Institucjonet e kosovës, për BE-n nuk po u mjaftojka, sipas insistimeve vazhduse se na u dashka ni plan i ri, duke aluduar në qfardo marraveshtje të imponuar.

Gjdo, zhagitje e mëtejme për vazhdimin e bisedimeve teknike me serbin, edhe përkundër mos implementimit të asni konkluzjoni nga ana e serbis deri me tani do të jenë vetëm favore për avancim nderkombëtar të serbis dhe njikosisht disfavore për prespektiven diplomatike të Kosovës. Shiko, zhvillimin e fundit të ngjarjeve rajonale, neve na imponohet ti bahen leshime serbis, ndersa asajë i ipet kohë dhe i ndimohet të ban zgjidhje në ni Shtet  tjetër në kundërshtim me të gjitha standartet nderkombëtare, “rast nonsens”. Serbis i lejohet thyrja e kufirit me Kosovën apo I mundesohet hyrjet ilegale të emisarve politik në cenim të intergritetit  Shtetror, dhe në anen tjetër heshtet kur shkelet marraveshtja e konqulit me rastin e arrestimeve në Bujanovc kundër ish luftetarve të UQPMB, për kinse krime lufte.

Bashkësia ndërkambetare po thuaj se harron se po kjo serbi bani krime gjinocedale jo vetëm ndajë Shqiptarve po edhe ndajë të gjigjthë popujve tjerë në ish jugosllavi, dhe ky ishte shkaku që NATO e mori bekimin e BE-s dhe të gjithë mekanizmave nderkombëtar për ta ndalur dhe larguar me të gjtha mjetet luftarake  serbi nga Kosova. Quditshëm, BE-ja dhe mekanizmat e saja politike dhe të siguris tani e disa vite jan duke e përgdhelur serbin me favore dhe duke ia shtuar apetitet e saja për preterndime teritorijale ndajë Kosovës, duke harruar se kjo politik vetëm se mund të shkaktoi lufta të reja në keto hapsira.

Institucjonet tona shtetrore, duhet të jenë vetë kritik për punën apo mos punën e mjaftuar konform obligimeve ligjore. Sepse, keshtu i saknksionon mandati i votës së lir në rrespektim të kushtetutës dhe konventave nderkombëtare. Pra, ato duhet që ti krynin detyrat e shtepisë, në forcim të autoritetit shtetror jo vetem mbrenda hapsirës kombëtare, por dhe në rrafshin nderkombëtar. Duhet të jan serioze dhe bashkpunuse në radhen e parë mes veti mbrenda subjektit politik për ta krijuar autoritetin shtetror në raporte diplomatike me Shtetet e ndryshme të Botës dhe në veqanti me ato shtete që e kan pranuar pamvarsin e Kosovës. Liderët institucional duhet të jenë kritik sidomos ndaj qfardo qasje nderkombëtare për ni vendim të caktuar kur kemi të bajë me ndoni trysni, për aq sa ata kan mundesi dhe autoritet shtetror ta mbrojnë deri në fund për të mirën e popullit dhe Shtetit. E jo kurrsesi që kritika apo mohimi apriori i ndoni kerkese në moment të fundit të qvlersohet-tërhjeket sepse keshtu jo vetem që e demton personalitetin e vetë si lider Shtetror por do ta demtonin edhe autoritetin nacional dhe shtetror të vendit. Pra, është mir që tani e tutje, Institucjonet tona Shtetrore të dalin një zëri fuqishëm para nderkombëtarve gjithmon duke i bazuar qendrimet e veta sipas përgjegjësive ligjore bazuar në kushtetut dhe marraveshtje nderkombëtare.

Pas, katër vite pamvarsi, nuk kemi nevoi të themi se keshtu po na  kerkoin nderkombëtaret për një qështje të caktuar, por duhet të deshmoim fuqishem se kemi institucjone vertet shtetrore duke vepruar si shtet, dhe vetem atehere filloin të tjerët të na rrespektoin Shtetin. Gjithmon, bashkpunimin duhet kerkuar në baza të rrespektimit të ndersjellt , e jo të kemi qendrime apo vlersime nihiliste për veten ton, se jua hapim mundesin e qfardo nderhyrje me vend apo pa vend të tjerve për të na nenqmuar, përbuzur me tendenca të ndryshme që të na komprimentuar nderkombëtarisht se kinse neve nuk jemi të aftë dhe të zotet me mbajtur shtet. Ky është  qellimi i kundershtarve të Shtetit të Kosovës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora