| E shtune, 19.05.2012, 04:58 PM |
“Hetimet
Dik Maty” synim i koncezioneve për Shtetin e Kosovës!
Nga Sylë Arifi, Avokat
Qëllim
parsor hapja e ketyre hetimeve kan që liderët institucional ti mbajën nën
presion dhe shantazhe! Brukseli po nxit hetimet për trafikim organesh gjatë luftës
në Kosovë, në Shqipëri, u miratue me konsensus projektligjin i cili i hap rrugë
hetimeve për trafikim organesh. Projektligji në fjalë “Për rregullimin e marrëdhënieve
juridiksionale në çështjet penale me Task-Forcën hetimore speciale të EULEX-it”,
i kalojë votat në Kuvend.
Dihetë kohë
më pare se Dik Marty ka akuzuar kryeministrin e Kosovës për përfshirje në “trafikimin
organesh njerëzore” gjatë kohës sa ishte udhëheqës politik i UÇK-së. Sgurisht,
se këto akuza apsurde të imaxhinuara dhe
të paguara nga Serbia janë hedhur poshtë nga i gjith subjekti politike e
Shtetror në Kosovë dhe Shqipëri.
Poashtu,
menihere pas raportit Dik Maty ka reaguar edhe Kryeministri i Kosovës se UÇK-ja
ka luftuar për çlirimin e vendit nga pushtuesi serb, se e gjithë bota e di kush
ka bërë gjenocid, se Dick Martyt ka pasur për qëllim ta kriminalizojë luftën për
liri, duke tentuar ta dëmtojë imazhin e Shtetit të Kosovës dhe t’i pengoi
njohjet nderkombëtare për pavarsinë e Kosovës.
Ky
insistim nderkombëtar tani edhe pas
hetimeve me të njëjtat akuza që janë bërë
disa herë deri tani nga institucione të ndryshme përfshi edhe OKB-në,
por që të gjitha kanë ardhur në përfundim se nuk ka fakte që e përfshijnë UÇK-në
në trafikim organesh njerëzore gjatë luftës në Kosovë.
E gjitha
kjo fushatë tani e filluar, sigurisht se jo pa skenare se dikuajt i intereson që
institucjonet e Repuplikës së Kosvës, dhe sidomos liderët institucional ti mbajë
nën presion me pretendime që ata të bajë qfardo konsensione siq është rasti i
bisedimeve me palën serbe. Sigurisht se imponimet e tilla nderkombëtare vetem e
vetem që serbia të favorizohet në dëm të avancimeve dhe prespektivës nderkombëtare
të Kosovës. Kemi rastin e disa të ashtuqujtura marraveshtje të arritura me
serbin sipas nderkombëtarve dhe qudetrisht sipas vendorëve keto quhën
konkluzjone, jo pa qellime që vetem e vetëm keto mos të kaolin për ratifikim në
parlamentin e Kosovës. Pse Institucjonet tona të Kosovës, jan kaq defanzive në relacjone
nderkombëtare, atehere kur neve si Shtet i ri na duhet ofenziva diplomatike, për
të fituar sa më shumë njohje nderkombëtar për tu antarsuar në forume nderkombëtare.
Qeveria e
Kosovës nuk i ndaloi zgjedhjet serbe në komunat e veriut, për qka ishte zotuar
dit më parë dhe ishite e obliguar me rezullutën e Paralamentit të Kosovës, por kjo nuk ndodhi sepse u ba
koncezioni me imponim të BE-s. Tani, pas
mbajtjës së ketyre zgjedhjeve që jan edhe cenim i intergritetit territorial të Shtetit
të Kosovës, dhe për qudin e këti fakti Ministri i Brendshëm isht shum i zëshem se nuk do të lejohen
mbajtja e zgjdhjeve sebe në Kosovë, tani na thot se zgjedhjet lokale, të zhvilluara në Zubin Potok dhe Zveçan,
nuk kanë prodhuar asnjë efekt juridik. Ministri duht të operon me forcat e
rendit në rrespektim të rendit kushtetus dhe thanja se neve nuk shkaktoim dhunë
nuk qendron sepse policija dhe ushtrija e ni shteti jan mekanizma ligjor që zbatoin
mjete ligjore për ta mbrojtur intergritetin Shtetror kur cenohet siq ishte
rasti i zgjedhjeve të ni shteti tjetër në Shtetin e Kosovës. Ndërkohë, për
shtrirjen e autoritetit në veri, ministri Rexhepi, sërish nuk ka përjashtuar
mundsin e forcës. Por kësaj radhe, ministri i brendshëm ka qenë tejet kritik edhe
për ndërkombëtarët. Ai vazhdimisht ka kërkuar nga KFOR-i dhe EULEX-i që të veprohet
në veri, por sipas tij, gjithmonë ka marrë përgjigjen e njëjtë, se nuk është momenti
i duhur. Ministri Rexhepi thot se pas
themelimit të qeverisë së re në Serbi është momenti më i duhur që të veprohet në
shtrirjen e autoritetit në këtë pjesë të vendit. Neve, jemi duke pritur që 13
vite pas Luftës qlirimtare dhe kater vite pavarsi ardhjën e ndoni pusheti
demokratik në serbi?
Qeveria e
Kosovës ka një strategji për veriun, duke u bazuar në Planin e Ahtisarit. Kërkesën e përfaqësuesit të BE-së në Kosovë,
Samuel Zbogar, që Qeveria e Kosovës të përgatis një agjendë për veriun, Si përgjegjeje
e kësaj kerkese na thuhet se është momenti
i fundit të merren hapa konkret në bashkëpunim
me faktorin ndërkombëtar t’i jepet fund
gjendjes në veri, duke shtuar se serbët e veriut duhet ta pranonin realitetin e
krijuar në Kosovë, duke e implimentuar planin Ahtisari, keshtu thot vazhdimisht
Qeveria e Kosovës.
Mexhithate,
duhet të ndërmerrën masa të shpejta, në mënyrë që mos lejohet që çështja e
veriut të Kosovës, të jetë temë në bisedime qoftë me Serbinë apo me këdo tjetër.
Prandaj, është momenti i fundit që në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe me
Shtetet e Bashkuara të Amerikës të zgjidhet problemi i veriut të Kosovës, pa
imponim të ndoni plani ku institucjonet tona vetem do të jan para aktit të kryer
për ta nenshkruar. Se në veri duhet të implementohet vetëm pakoja e Ahtisaarit,
si kompromis nga Institucjonet e kosovës, për BE-n nuk po u mjaftojka, sipas
insistimeve vazhduse se na u dashka ni plan i ri, duke aluduar në qfardo
marraveshtje të imponuar.
Gjdo,
zhagitje e mëtejme për vazhdimin e bisedimeve teknike me serbin, edhe përkundër
mos implementimit të asni konkluzjoni nga ana e serbis deri me tani do të jenë vetëm
favore për avancim nderkombëtar të serbis dhe njikosisht disfavore për
prespektiven diplomatike të Kosovës. Shiko, zhvillimin e fundit të ngjarjeve
rajonale, neve na imponohet ti bahen leshime serbis, ndersa asajë i ipet kohë dhe
i ndimohet të ban zgjidhje në ni Shtet
tjetër në kundërshtim me të gjitha standartet nderkombëtare, “rast
nonsens”. Serbis i lejohet thyrja e kufirit me Kosovën apo I mundesohet hyrjet
ilegale të emisarve politik në cenim të intergritetit Shtetror, dhe në anen tjetër heshtet kur
shkelet marraveshtja e konqulit me rastin e arrestimeve në Bujanovc kundër ish
luftetarve të UQPMB, për kinse krime lufte.
Bashkësia
ndërkambetare po thuaj se harron se po kjo serbi bani krime gjinocedale jo vetëm
ndajë Shqiptarve po edhe ndajë të gjigjthë popujve tjerë në ish jugosllavi, dhe
ky ishte shkaku që NATO e mori bekimin e BE-s dhe të gjithë mekanizmave
nderkombëtar për ta ndalur dhe larguar me të gjtha mjetet luftarake serbi nga Kosova. Quditshëm, BE-ja dhe
mekanizmat e saja politike dhe të siguris tani e disa vite jan duke e përgdhelur
serbin me favore dhe duke ia shtuar apetitet e saja për preterndime
teritorijale ndajë Kosovës, duke harruar se kjo politik vetëm se mund të shkaktoi
lufta të reja në keto hapsira.
Institucjonet
tona shtetrore, duhet të jenë vetë kritik për punën apo mos punën e mjaftuar
konform obligimeve ligjore. Sepse, keshtu i saknksionon mandati i votës së lir
në rrespektim të kushtetutës dhe konventave nderkombëtare. Pra, ato duhet që ti
krynin detyrat e shtepisë, në forcim të autoritetit shtetror jo vetem mbrenda
hapsirës kombëtare, por dhe në rrafshin nderkombëtar. Duhet të jan serioze dhe
bashkpunuse në radhen e parë mes veti mbrenda subjektit politik për ta krijuar
autoritetin shtetror në raporte diplomatike me Shtetet e ndryshme të Botës dhe
në veqanti me ato shtete që e kan pranuar pamvarsin e Kosovës. Liderët
institucional duhet të jenë kritik sidomos ndaj qfardo qasje nderkombëtare për
ni vendim të caktuar kur kemi të bajë me ndoni trysni, për aq sa ata kan
mundesi dhe autoritet shtetror ta mbrojnë deri në fund për të mirën e popullit
dhe Shtetit. E jo kurrsesi që kritika apo mohimi apriori i ndoni kerkese në moment
të fundit të qvlersohet-tërhjeket sepse keshtu jo vetem që e demton
personalitetin e vetë si lider Shtetror por do ta demtonin edhe autoritetin
nacional dhe shtetror të vendit. Pra, është mir që tani e tutje, Institucjonet
tona Shtetrore të dalin një zëri fuqishëm para nderkombëtarve gjithmon duke i
bazuar qendrimet e veta sipas përgjegjësive ligjore bazuar në kushtetut dhe
marraveshtje nderkombëtare.
Pas, katër
vite pamvarsi, nuk kemi nevoi të themi se keshtu po na kerkoin nderkombëtaret për një qështje të caktuar,
por duhet të deshmoim fuqishem se kemi institucjone vertet shtetrore duke
vepruar si shtet, dhe vetem atehere filloin të tjerët të na rrespektoin Shtetin.
Gjithmon, bashkpunimin duhet kerkuar në baza të rrespektimit të ndersjellt , e
jo të kemi qendrime apo vlersime nihiliste për veten ton, se jua hapim mundesin
e qfardo nderhyrje me vend apo pa vend të tjerve për të na nenqmuar, përbuzur
me tendenca të ndryshme që të na komprimentuar nderkombëtarisht se kinse neve
nuk jemi të aftë dhe të zotet me mbajtur shtet. Ky është qellimi i kundershtarve të Shtetit të Kosovës.