E diele, 28.04.2024, 07:30 PM (GMT+1)

Mendime

Ymer Halimi: Qeverisja në vështirësi

E diele, 20.05.2012, 07:01 PM


Bashkëjetesë me kompromise, të pa kritere, të çdo lloji. Qeverisja në vështirësi.

Nga Ymer Halimi

Mirëqenia dhe liria e individit varen nga mundësia punësimit, shkalla e sigurisë dhe zbatimi i ligjit, si një mekanizëm universal me të cilin funksionon shteti. Ky funksionim përcakton demokracinë e mirëfilltë. Por, gjendja në të cilin po jetojmë tash e trembëdhjetë vjet, pas largimit të dhunshëm të Serbisë nga Kosova, është ca më ndryshe nga ky vlerësim dhe ëndërrimi ynë për lirinë, sigurinë dhe mirëqenien tonë. Dhe, sot jemi në atë pikë ku “nuk shihet aspak rrugë e lehtë”, se kemi huqur te politikat: ekonomike, të shëndetësisë publike, arsimit, sigurisë, gjyqësisë, prokurorisë, dhe kemi gjendje tepër të rënduar sociale. Këto politika kanë lëvizur pak, apo fare pak nga gjendja fillestare edhe përkundër ca përpjekjeve modeste institucionale, e ndihmës ndërkombëtare, sepse mungojnë vendime dhe analiza zhvillimore të mjaftueshme të ekspertëve te të gjitha fushave. Vetëm ta mendojmë 45% e popullatës e pa punë, e borxhet e shtetit rriten orë e qas, burimi i te hyrave qendrore për arkën e shtetit janë doganat, për këtë ekonomistet shqetësohen. Por, periudhës se ikur mund t’i përshkruhet më shumë saktësi shpërdorimi i ligjit dhe politika të huqura, gjë që nënkupton se perspektiva e brezave rinore është ne një rrugë që i shpie larg atdheut,  .

Kjo gjendje mund të jetë pjellë e mosdijes, gjë që deri diku do të mund të arsyetohej, por jo, kjo është pasojë e veprimeve të qëllimshme dhe kompromiseve të ulëta, brenda partive politike dhe politikave me të tjerët për interesa te individit apo grupit te individëve. Prandaj, sot shteti funksionon, në të shumtën, mbi parimin e ligjit të të fortit. Bartës të këtij parimi janë shumë politikanë, që u ngjasojnë priftërinjve të Niçes, që identifikoheshin me vetë Krishtin, por duke e zhbërë idenë e Krishtit. Politikanët po identifikohen me demokracinë evropiane të cilën s’e heqin nga goja, por duke e zhbërë atë; identifikohen me luftën e shenjtë për liri e me heronjtë por duke e mbivlerësuar veten mbi ta; identifikohen me proceset historike, por me veprime të përditshme po e zhvlerësojnë atë; identifikohen me luftën kundër krimit, por ç’rregullsitë e tilla s’po shuhen.

Me te drejt thuhet: “një popull përfundon në shthurje kur i ngatërron detyrat e veta me koncepte të përgjithshme”. Dhe, sa duket i kemi ngatërruar detyrat që i kemi për Kosovën,se kemi dalë në konceptin e të përgjithshmes, me kompromise të vazhdueshme, pa kriter. Pa kriter po bëhet edhe politika e bërjes së pushtetit, qe Kosovën e ka futur në rrugë më vështirësi të panumërta. Kësaj mund ti shtohet shmangia nga identiteti i politikes kombëtare, thjesht e kemi humbur besimin siç thuhet në “Zotin tonë”, shkak i kompromiseve pa kriter, mbi interesat personale të politikanëve edhe në “miqësi” me ndërkombëtar. Mbi të gjitha, më shqetësues është kompromisi me heshtjen i shumicës i pajtuar me gjendjen e rënduar në të gjitha rrafshet e jetës, me “ bindjen” se kjo është e mundshmja, dhe demokracia është tolerancë durimi, e jo të veprohet sipas të vërtetës për demokracinë, ku zbatimi i ligjit dhe përgjegjësia morale, janë ana e saj e fortë. Por, “bindjet” në të shumtën, janë burgje ku nuk mund të shihet, as në hapësirë e as në kohë. A mos kemi rënë ne këtë burg?! Sa shihet po. Pikërisht “bindja”, qe përflitej, se ndoshta UNMIK-u, e perflitet ndoshta EULEK-si, ndoshta BE-ja, ndoshta Amerika, do të na nxjerrë nga kjo krizë; ndoshta dikush nga këta do të na shpëtojë nga vetvetja - është kompromisi më i rëndë për te cilin njerëzit e këtij vendi e flasin, me të cilin po jetojmë.

Me bindje e pa konceptin tonë politik, ndodhen “bisedimet teknike” në Bruksel, në emër të së drejtës së patjetërsuar “qe të jemi evropianë” (po ç’jemi tjetër ?!) u merren vendime politike me kompromise të dëmshme, për te përfituar “ lehtësira” në: integrime evropiane, rajonale, për viza, njohje diplomash, menaxhim kufiri, harta kadastrale (kopje të tyre), lëvizje të lirë, etj. Vërtet a nuk na takuakan këto qe na duhet blerë me“lehtësira”?!. Këto janë detyrime të punëve tona dhe këto “lehtësira” janë dhurata virtuale shumë të kushtueshme për identitetin e shtetit, apo në të vërtetë ishin interes politik i tjerëve. Këto lehtësira për Kosovën, bashkësia ndërkombëtare do të duhej t’i zëvendësonte me substancë politike, pasi që ishte garantues në Vjenë që serbet ne veri të Kosovës do të sillen brenda garancive. Por këto “bisedime teknike” na sollën në një rrafsh tjetër nga ajo që dëshiron Prishtina. Në politikë, si kudo është qëllimi, prandaj, Prishtina naive e qorton Beogradin se po e mashtron. Dyfytyrëshe i thotë ministri i punëve të jashtme, i kërkon moral kundërshtarit shekullor. Tani ndjehet e zhgënjyer nga mosangazhimi evropian, duke mos e parë se e gjitha është se Kosova e ka zbehë personalitetin e vet politik.

Por a mund të udhëhiqet politikë vizionare me politikanë te ardhur në pushtet mbi kompromise të ulëta, vetëm per ndarje të karrigeve të pushtetit, e jo kompromis të idesh!? Mendojeni sa zëvendëskryeministra e zëvendësministra kemi, më së shumti në gjithë evropën. E gjitha është për ta blerë paqen qeverisëse. Si dine te kushtëzojnë ata njerëz përkundër interesit te shtetit. Ke zëvendëskryeministra e zëvendësministra me sfond të dyshimtë e ekscentrikë politikë, qe shumë herë i përziejnë kompetencat shtetërore me dëshirat private, dhe gjithçka pasqyrojnë por politikanin jo.

Prandaj, sot Kryeministri Thaçi ka vështirësi, se duhet mbetet brenda kompromiseve me tolerance te skajshme, dhe shumë herë po i shfaqet tepër hapur pasiguria politike.

Të shtetet demokratike përgjegjësia politike e politikanit matet me përgjegjësinë morale e ligjore te tij, ndërsa te ne me një zhvillim të ulët demokratik përgjegjësinë e shprehë asgjëja se nuk është bërë mekanizëm detyrues për përgjegjësinë politike dhe politikanët qe sillen lirshëm nga e mira në të keqen. Prandaj këtu shihet mos sanksionimet të kujtdo qoftë në politik, edhe kur politikanët huqin konceptin politik. Kështu, ministrin e Punëve të Jashtme, e rrok paniku, e nga Londra deklaron ”Veriu shkoi”. Shpalosë pasigurinë e Kosovës dhe kjo sugjeron bisedime me çdo kusht me Serbinë. Ministresha për integrime evropiane që rrallë di t’i mbulojë dhëmbët nga kënaqësia e të qenit ministresh, “riformatizon qeverinë” sipas ndonjë bisede kafenesh. Për, liberalizimin e vizave e integrime evropian i sjellë kokës për muri; thotë “një” vit e here “shtatë” vite, dhe e gjitha është “OK-ej”. Gafe te “rëndomta”!? Po ritheksoj veprimin e Ministrit të Kulturës dhe Rinisë, i cili për shkak të bindjes së tij heq fotografinë e Nënë Terezës dhe presidentit Rugova, edhe kjo quhet gafë e “rëndomtë”. Te gjitha mbesin pa përgjegjësi politike.

-Kushtëzimet dhe kompromiset u shfaqen, ku si në lojë te basteve, ku në stres pihet pilule shpejtimi, kur zgjidhet Kryetarja e shtetit, të cilën 99% e qytetareve të Kosovës e njohin për herë të parë vetëm kur bëhet Presidente e Republikës. Kjo nuk do koment. Dhe dukje krejt e kundërt prej të politikaneve evropiane dhe amerikane, thua se shkon ne dasmë. Mbase edhe do të mësojë të lexojë deri në fund të mandatit.

Diçka, qe se paku mua nuk me pëlqen,kur bllokohen kërkesat e opozitës në seancë të Kuvendit të Kosovës nga ekzekutivi, nëpërmes të ambasadorëve duke e nënshtruar pjesën e opozitën së shantazhuar. Kjo i vënë gozhdë në sy demokracisë.

E gjitha kjo, bashkëjetesë e pushtetit, po edhe e jona, me kompromise të çdo lloji, humb funksionalitetin e shtetit dhe kjo është shumë e dhimbshme për të gjithë ne. Mbi këto kompromise më të jashtëm e të brendshëm, pashkëputshëm, Kosova ka humbë identitetin e vet politik.

Dhe, kështu siç kemi vepruar tash e trembëdhjete vjet në Kosovë, Kosova nuk paraqet më interes serioz politik relevant, as për Amerikanët, as për Evropianët. Politikës së Kosovës i mungon, shprehja politike shumë e rëndësishme: “Po” e sinqertë, apo “Jo” e sinqertë, te interesi i përgjithshëm i saj dhe mungon përpjekja e sinqertë e saj për një demokraci të mirëfilltë.

***

Dhe në përmbyllje, me doktrinën budiste “si të çlirohesh nga dhembja”, e dhembja e politikanit është interesi i shtetit, besnikëria ndaj votuesit, e për tu çliruar nga ajo duhet sakrifikuar, ndërsa politikanët shqiptarë, bile kudo që janë, dhembje e kanë si ta grabisin pushtetin për pasurim (ne shumicë), e atë dhembje e shuajnë duke sakrifikuar interesin e shtetit. Por kompromisi me heshtje i shumicës i pajtuar me bindjen se: kjo është e mundshmja. S’ka tjetër. Por kjo bindje, kujdes, është robërimi i ynë shpirtëror.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora