Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Hoxha i Allahut
E enjte, 24.05.2012, 04:00 PM
HOXHA I
ALLAHUT
Nga: KALOSH ÇELIKU
Hoxhën
arabo-shqiptar të Allahut me shokë, sipas sulmeve me shkrime teknefese plot të
„vërteta me din e iman“, dilka se i paskam patur „miq“?!... Tmerr, i Zotit! Falë
Zotit, që nuk i jam rrëfyer Hoxhës Allahut si besimtarët e krishterë besnik
Priftit, se përndryshe një Zot e di ku do të përfundoja si shkrimtar shqiptar. Ama,
ta them të vërtetën: Nuk ju dua juve me këmbët e trurin në legen. Plasni! E dua
Hoxhën shqiptar me kësulën e bardhë të Bajram Currit në kokë! Hiç fare nuk e
dua hoxhën me çallmë
Pleqtë tanë
të mençur moti kanë thënë: Nuk bën shumë të rrish natën vonë se, pasmesnate
dalin të shëtisin xhindet. Ndodhë të të zatekin në errësirë, përflakin me ndonjë
shkujë dhe kurrë nuk çon krye në jetë. Rrugës të bëjnë të flasësh vetmevete
marrëzira që nuk i mban dot as kandari i turkut, e jo më ai i Çajupit. Portave
t’u biesh me shkop, thërrasish në mes të Shkupit me pankarta në duar, flamuj
arab e „Allahu Akbar - Pranverën arabe“.
Hoxhën e
Allahut me shokë siç duket në këtë shkrim xhindet nuk e kanë gjetur duke falur „sabahun“
në xhami, po duke „pi çaj rusi“ në Facebook. Edhe siç shihet, me siguri nuk i
kanë futur dy-tri shpulla, po i ka rënë atë natë Dexhalli me tokmak mu në kokë.
Ditën e
nesërme Hoxha i Allahut me shokë nuk flet rrugëve vetmevete marrëzira, po në Facebook.
Jerm belbëzon me gojën dhe mësimet e çoroditura „profetike“ të Dexhallit. I
ngatrron vitet, i ngatrron lëmsh faktet, i ngatrron mendimet. Nyje përpiqet t’i
lidhë në hajmali t’ia shesë me dhunë lexuesit shqiptar. Një Zot e di çka shkruan nëpër ato hajmali. E
ka larë e shpërlarë me „çaj rusi“ (shlihovicë serbe). Edhe, hiqet në Facebook
si profet arabo-shqiptar. E citon Kur“anin, pavetëdije se Muhamedi a. s. sipas
fesë islame është pejgamberi i fundit, nuk ka më pas tij tjetër pejgamber. Tjetër
punë është ajo se, te Feja e Vaso Pashë Shkodranit - Shqiptaria, ende nuk është
mbyllë kapitulli i profetëve shqiptar. Përmëtepër, Hoxha i Allahut edhe rren
mbarë-prapë para syve si „hoxhë besnik“ i Allahut. Macën e zezë, siç thotë populli
do ta fsheh në thes. Shejtani them unë, nëse ka pasur edhe ndonjë vëlla, ai është
hoxha. Jo rastësisht, populli shqiptar i ka edhe gjithë ato anekdota të krijuara
nëpër shekuj në letërsinë popullore shqiptare për hoxhën. Historikisht, hoxha
ka qenë njeriu më i pamoralshëm, mashtruesi dhe spiuni më i madh i popullit
shqiptar. Hoxha ka qenë ai që e ka mashtruar denbabaden në trojet e veta këtë popull
dhe bindur për t‘u shpërngulur me dhunë në Turqi. Hoxha pas Luftës së Dytë Botërore
ka nëshkruar në emër të popullit se, shqiptarët e këtyre trevavae nuk duan të bashkohen
me Shqipërinë, po duan të mbeten përjetë nën Jugosllavi. Filip Papajani, një shkrimtar
Rilindas shqiptar ka thënë për hoxhën: Njeri i sotshëm me tru të moçëm.
Hoxha i
Allahut arnë përmbi arnë i qep hajmalitë dhe përpiqet me shpifje, etiketime e
rrena t’ia varë publikisht përqafe kundërshtarit të shkrimeve: „raki
smederevka, votkë ruse, Skopsko“. Gur e dru hedh mbi ata që nuk pinë „çaj rusi“
(shlihovicë serbe) dhe nuk i luten Allahut pesë herë në ditë në xhami. Etiketon
plot gojën për racizëm. Ose, pse pinë shqiptarët lotët e Shën Mërisë Virgjër: raki
rrushi të Kosovës e konjak „Skënderbeu“. Gjakun e Isu Krishtit, verë të kuqe „Chardonnay“
ose „Kashtjella“ të Ilirisë. Vërtet, ma kënaqi lapsin. Zëri kurrë deri më sot
nuk i është dëgjuar shqip në minare, as gjatë Luftës së Kosovës (1988), as gjatë
Luftës së fundit të 2001 –shit. Gjatë asaj kohe merreshte me hapjen solemne të xhamive
dhe përhapjen e fesë islame si „misionar“ fanatik i vonuar nëpër Shqipëri. Ditë-natë
i mban këmbët në legen e kokën në laptop (sipas disa hoxhallarëve Shejtanit të Arapit)
duke dërguar fotografi plot „xhinde nga mërgimi“ me kësulë të zezë myslimane e
herë me shajkaçë serbe në Facebook si „shpëtimtar“ i vonuar me shekuj i fesë islame
nëpër „pusitë sllave“.
Trutë përpiqet
t’i shtrydhë në legen e mbaj gjallë me ilahi e thashetheme se më ka dhënë „inspirim
me shkruar prozë dhe me qenë analitikë“. Hi-hii-hiii. Harami i Zotit... I
mjeri, që ende mezi e flet dhe e shkruan gjuhën shqipe plot barbarizma sllave,
turke e arabe. Larg romanit „Varrimi i sorrave“ (1988) është me qindra
kilomatra. Majat e tij artistike për t’i prekur me dorë, sy e tru para duhet të
marrë „abdes“, nëse do të hipë në Baba Tomor me „gomarin fluturues“, që e përmend
shpesh nëpër shkarravinat e tia „analitike“ teknefese. Ose, romanin tjetër: „Qyteti
i qyqeve“ (1997), „Mekën“ e tij maqedonase, siç ka dëshirë ai ta pagëzoj në xhami
duke thirrë nga minarja nateditë Pranverën e vonuar serbe. E di, ai e do shumë romanin
„Shtëpia publike“ (2000), por jo kësaj radhe se për të si hoxhë është haram. Frikë
kam se do të digjet në zjarr të Xhehnemit. Realitet i hidhur ky, për ta parë veten
shkaku se, unë kur dilja para lexuesit me romane, ai me shokët mysliman merrej
me vjedhjen e pulave nëpër mëhallat e Çarshisë
duke kërcyer avli më avli si Shejtani i Allahut. Hoxha i Allahut me shokë më rrëfen
mua për kulturë dhe letërsi shqiptare... Liri... Shqipëri Etnike... Fe islame...
O Imzot, feja islame paska mbetur në mëshirën e horrave të Shkupit! Dudumët nuk
e dinë se unë për sa i përket babait vij nga një familje bekteshiane. Stërgjyshi
im, Emin Çeliku (Xhambazi) si kaçak
Alarm
serioz ky për Hoxhën e Allahut me kokën në xhami e bythën duke e shëtitur parti
më parti politike si kurva e moralshme që hiqet virgjine burrë më burrë. Marrëzisht
e lakmon Dashin me brirë rreth veshëve që i ka shkuar pas dhelprës mos i bien
udhës. Copë-copë bëhet t’u turret prapa partive politike për një asht të hedhur
pas porte. Nateditë e vajton Kohën qorre, kur Hoxha i Allahut përderisa në Shkollën
e mesme fetare në Prishtinë e mësonte fenë dhe ilahitë përmendësh duke bërë praktitkën
gjatë muajit të Ramazanit, turreshte pas parave të „zeqatit“ nëpër Kosovë, unë përkrah
studimeve përhapja arsim dhe dije në Drenicë. Vite ato me borë, kur unë e
botova pjesën teatrore „Revolucioni i luleve“ (1980), pas një konkursi letrar të
shpallur në Prishtinë duke i paraparë demonstratat e ‚81 – shit, Hoxha i Allahut
me shokët mysliman rrezitëte herdhet në diell rënoreve të shteteve arabe. Unë përderisa
përhapja arsim dhe dije nëpër fshatrat e malësisë së Shkupit, që falë „veprimtarisë
patriotike“ të hoxhallarëve i gjeta të regjistruar si turq „ehamdurila“ pa ditur
asnjë fjalë në gjuhën turke deri në regjistrimin e vitit 1981, Hoxha i Allahut
vazhdonte t’i rrezisë herdhet dhe trutë nëpër shtetet arabe. Unë pas vdekjes
klinike në Voskopojë dhe ringjalljes po atë ditë në Korçë (2000), një vit përpara
e parashikova edhe Luftën e fundit të 2001 –shit. Zot i dola nën Rrap Shkupit
me poezi e jo me ilahi e „ezan“ arab në minare duke u rrokur fytas me të „Dashurën“
e Omar Khajamit gjatë gjithë kohës sa zgjati lufta për Liri. Përderisa, Hoxha i
Allahut si „misionar fetar“ i vonuar hapte xhami arabe dhe thirrte „ezan“ në minare,
përhapte fenë islame si „misionar“ i vonuar nëpër Shqipëri i paguar nga
Shejtani për propagandë fetare.
Rasti i
Hoxhës Allahut ma kujtoi edhe pishtarin e ringjalljes Islame në Shqipëri, Haxhi
Hafiz Sabri Koçi me dy shishe konjak „Skënderbeu“ në xhepa kur kishte hyrë në xhami.
Xhemati e kishte pritur me brohoritje në oborr Hoxhën patriot shqiptar: Hoxha është
i yni! Hoxha është i yni! Hoxha është i yni!
Haxhi
Hafiz Sabri Koçi ishte ndalë te dera e xhamisë mu si Isë Boletini me dy kobure
në brez kur hyri në Londër dhe u ishte përgjigjur si burrat: Na, bërryl! Hoxha është
i Allahut...
Vite më vonë,
„analisti politik“ e la hoxhallëkun, filloi të merret edhe me politikë madhore.
Rriqër u bë mes këmbëve t’ju ngjitet përmbrapa partive politike shqiptare. Fatkeqësisht,
kryetari i Nëns Parti kuqezi, që në mes të Shkupit gjatë fushatës të zgjedhjeve
të kaluara të parakohshme parlamentare në IRJ të Maqedonisë (2011), bërtiti „Allahu
Akber“, si „politikan vizionar“ nuk i fali Hoxhës të Allahut asnjë post
qeveritar. Përmëkeq, e humbi edhe xhaminë, shtëpinë e Zotit. Tashti, i mbëlodhi
forcat, u përpoq së paku të bëhet kryetar i ndonjë partie minore duke dhënë shpirt
para vdekjes. Edhe këtu, nuk i eci fati si në Shqipëri duke e thirr në vend të Zotit
– Shejtanin në minare. Njëri pas tjetrit të gjithë liderët partiak pas një përdorimi
ia „dogji“ Menduh Thaçi. „Analisti politik“ si „vizionar“ i së nesërmes islame,
i mbëlodhi plaçkat, i hipi në shpinë „gomarit fluturues“ dhe u arratis në Londër. „Mekën“ e tij të tretë,
prej nga përpiqet me këmbët dhe trutë në legen, përsëri me „gomarin fluturues“ si
kalorës i arratisur prapë të kthehet si „çlirimtar“ i vonuar në Shkup. Në mes të
ditës me diell, syhapur sheh ëndrra arabe, kësaj radhe të kthehet jo si hoxhë,
po si kryetar partie politike.
„Çaj rusi“
vazhdon të pi me gjygym