Mendime
Faton Mehmeti: Mangësitë e një ligji që pritet të miratohet
E marte, 22.05.2012, 06:16 PM
ANGËSITË
E NJË LIGJI QË PRITET TË MIRATOHET
SHKRUAN FATON MEHMETI
Dukuria e
korrupsionit në Kosovë, nuk është më një risi, por një gjë ‘’normale’’ që mund
ta hasësh pothuajese në çdo sferë të shoqërisë. Në çdo shtet, ekzistojnë mekanizam
për parandalimin e kësaj dukurie siç është konfiskimi i pasurisë në mënyrë të paligjshme.
Kjo nënkupton, që nësë një politikan apo biznismen ndërton një villë apo blen
një makinë të shtrenjtë, shteti të kërkon llogari për burimin e të hollave. Dhe
në rast kur burimi i marrjës së të hollave, konsiderohet i paligjshëm, pra
konfiskohet pasuria.Tek ne mungon një projektligj i tillë pasi mungon vullneti
politik, dhe ky vullnet mungon pasi ata që duhet ta bëjnë një projektligj, janë
aktorët e krimit dhe mënyrës së pasurimit në mënyrë të paligjshme. Pra
projektligji për konfiskimin e pasurisë dhe si rrjedhojë e saj do t’i hapte
rrugën kon?skimit të pasurisë së paligjshme e që konsiderohet si hap më se i nevojshëm për luftimin
e korrupsionit dhe krimit të organizuar në vendin tonë.
Duhet
rikujtuar se në Raportin e fundit të Transparency International, Kosova
radhitet e fundit në rajon me shkallën e korrupsionit. Ajo ndodhet në vendin e 112
me një notë prej 2.9 në një vlerësim që fillon nga zero deri në dhjetë. Kjo
fletë se niveli i korrupsionit ka arritur në një gjendje alarmante. Për të bërë
hapa pozitive, dhe që shoqëria jone të ecën me hapa të sigurt drejt Bashkimit
Evropian, Kosovës sot i duhet një ligj që fuqizon interesat e shtetit, se ligji
për konfiskimin e pasurisë së paligjshme. Një ligj i tillë është duke u
hartuar, por që duhet Qeveria e Kosovës thuajse ka përfunduar punën në projektligjin
për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme. Në fund të muajit
Maj, apo në fillim të Qershorit, Qeveria do t’ia dërgojë atë Kuvendit për
miratim. Por ky ligj ligj nuk duhet të jetë
i tillë që të mos krijojë mundësi përjashtimi të figura politike dhe shtetërore.
Në të kundërtën, ne do t’i japim mundësi krimit të organizuar, do t'i japim
mundësi korrupsionit dhe do të krijojmë lehtësira që edhe kriminelët të cilët
vijnë nga rajoni mund të gjejnë strehim për të zhvilluar krimin e organizuar, për
të zhvilluar biznes dhe për të krijuar pasuri të paligjshme . Por, ajo që vlerësohet
të jetë shqetësuese në këtë projektligj, është mosfuqia e tij prapavepruese. Që
do të thotë se ata që kanë fituar pasuri në mënyrë të paligjshme para se ky
ligj të hyjë në fuqi, nuk do të mund t’u konfiskohet pasuria. Kjo, pasi në dispozitat
e këtij ligji parashihet që vetëm ajo pasuri e fituar paligjshëm pas hyrjes në fuqi
të ligjit do të mund të konfiskohet. Atëherë kjo nënkupton se ky ligj po
hartohet për të amnistuar të kaluarën dhe jo për të bërë drejtësi. Është shqetësuses
mungesa për retroaktivitetin që duhet
pasur ky ligj në kuadër të zbatimit,. Të kundërtën e kësaj përvoje na e japin shtetet e ndryshme, që në ligjet e tyre
kryesisht fushëveprimin e kanë edhe për të kaluarën. Ky projetkligj do t’i
penalizojë vetëm ata që krijojnë pasuri të paligjshme pas hyrjes në fuqi të tij
. Ky është një manipulim që bëhet nga ana e Qeverisë, që të shtyjë sa më shumë ligjin,e
të keqpërdorin paranë publike për tu pasuaruar sa më shumë.Duhet ngritur zërin
nga të gjithë qytetarët që ky projektligji të miratohet sa më pare dhe të futet
edhe retroaktivi për të kaluarën e gë gjithë zyrtarëve shtetëror.Këtë edhe e
presin qytetarët e ndershëm nga sundimi i ligjit.