Mendime
Miradije Gashi: Ata që punojnë për atdheun e tyre i njeh populli heret ose vonë
E premte, 25.05.2012, 08:37 PM
Ata që punojnë
për atdheun e tyre i njeh populli heret ose vonë
Nga Miradije Gashi- Stuttgart
Në periudha
shumë të rënda të jetës sonë kombëtare kudo që jetuam e vepruam, jo të gjithë deshmuam
atdhetarizem sikurse jo të gjithë jemi të prirur për përçarje e urrejtje! Mënyra
se si e luajmë rolin tonë në ndonjë moment të caktuar, sado arsye të kemi për t’u
ndjerë mirë me kulturën tonë, asgjë nuk po reflekton se kemi ndryshuar në vlerat
dhe sjelljet e përditëshmërisë sonë nacionale. Ekziston një mendim se ne jemi
njerëz të mirë, jemi trima e atdhetarë, por gjithnjë e më shumë vërej se
urrejtja e naiviteti është një emetë e jona gjenetike! Verbëria e egoizmit te
tepruar mes nesh s’dotë ketë më tej vend për justifikim! E gjithë kjo ndoshta është
kontradiktore por mjerisht është një realitet. Njeriu atdhetar, njeriu i
kulturuar, njeriu i civilizuar, njeriu i arsimuar dhe njeriu i ngritur ne
pikpamje intelektuale e kombëtare nuk do t‘i lejoj vetes dhe nuk dotë bie kurrë
ne nivele të ulta destruktive. Në rrugëtimin tonë jashtë atdheut dhe ne
trazimet e shpirtit kurbetçar nuk ke se si të mos befasohesh kur sot është ardhë
një kohë në të cilën njerëzit e zgjuar e të urtë po përbuzen nga qyqaret që pretendojnë
e praktikojnë metoda vulgare, urryese, shpifëse prapa shpine vetëm sepse u bën
hije. Vallë rrezaton vlera të sinqerta kjo dukuri ? Unë mendoj se këto janë marifete
dhe hipokrizira tonat tipike! Thonë më shumë skuqu para vetes sesa para të tjerëve!
Një mijë fjalë të bukura nuk vlejnë, sa një veper e mirë që e shohim me sy tanë.
Mendjet e ndritura qëndrojnë mbi urrejtjen, mbi grindjen, mbi mërinë mbi
tiranikët, mbi ziliqarët etj. A duhet respektuar sot njeri-tjetrin? Unë them
atdheun e bashkatdhetarin duhet nderuar nga zemra dhe arsyeja sepse populli
shqiptar ka vuajtur shumë, ka rezistuar shumë, ka dhënë trima shumë! Çdo brez
shqiptarësh u është mirënjohës atyre që shumë bënë për kauzen kombëtare. Shikoni
se si disa intelektual bëjnë misione humanitare punojnë më zemërgjerësi për të arritur
dhe për të ndryshuar diçka për të mirë, duke ndier përgjegjësi për të ardhmen e
brezave që vijnë, duke e kthyer në një mesazh mençurinë dhe afërinë e njerëzve
të kombit tonë . Vërtetë krenohesh kur të gjithë punojnë për lulëzimin dhe
begatimin e kombit. Tashti vendi ynë duhet të këtë tjetër kuptim, tjetër
mentalitet dhe tjetër kulturë . Le të tregohemi të paktën një herë popull i ndërgjegjësuar
e jo i përçarë! Ata që punojnë për popull për vend, ata i njeh populli herët
ose vonë, sepse ata ndriçojnë shpirt kristal, pavarësisht bindjeve dhe besimit
që kemi individualisht për t’u krahasuar me të tjerët kur është fjala për
virtyte të mëdha kombëtare sepse të qënët atdhetar do të thotë të jesh dy herë njerëzor,
do të thotë të jesh intelektual e vizionar i pavdekur. Vlerësoj shumë realitetin
e jetës, duroj shumë padrejtësinë, dhe fal e toleroj shumë. Ky është ideali im
dhe kështu do të jem gjer në çastin e fundit kur t’i them lamtumirë atdheut tim.
Vetëdija e këtij fakti më cakton qëllimin e jetës, dhe më përkufizon ne radhen
e parë si intelektuale. Por jo edhe kur shikoj zotërinj të institucioneve tona
se si, shtirën kinse bënë këtë e bënë atë, vetëm për tu dukur ne media më pretendime
tjera t‘pa merituara. Përveç zemërimit që ndjej si mërgimtare kam arësye të veçantë
të interesohem për hallin kudo ku ka shqiptarë dhe kam bindjen se disa gjëra
kanë kaluar kufijtë e një padrejtësie! Nga bisedat tona kolegiale mësuam se
institucionet e Republikës së Kosovës kanë vendosur te dergojnë intelektual për
t’i punësuar neper përfaqësitë diplomatike shqiptare ne vendet europiane! Pozitat
që mbani Ju zotërinj, kanë goditur rënd intelektualet e diaspores shqiptare! Ju
shumë mirë e dini se jashtë Kosoves jetojnë njerëz të diplomuar, të merituar,
shkenctarë, të perndjekur politikisht të cilët bredhin akoma rrugëve të metropoleve
të “Botës së Madhe“ e te mallkuar për një vend pune! Unë pyes kryesuesit e
Republikës së Kosoves, është ne rregull kjo që po ndodhë me Diasporën
Shqiptare? Për mendimin tim kjo është injoruese, madje rradhitet ndjeshëm si
brengë në shpirtin e intelektualve që jetojnë e veprojnë jashtë vendit, kjo është
madje edhe më teper se skandaloze! Këto dukuri nuk jane gjera te rastesishme këto
janë gjëra irrituese te planifikuara dhe zgjojnë emocione inferioriteti. Ky
shqetësim i përbashkët duhet të na preokupojë të gjithëve.Tani mërgimtarë te
nderuar, dhimbjen mjekojeni me shpresë se dijet tona dikur kurorezuar me
diploma univerzitare e posuniverzitare, po na shkelen e vorrosen me injorime e
anashkalime nga zotërinjet e mëdhënj të Mëmëdheut duke i mbuluar kështu vendet
kyçe te punës me familjarë d.m.th. nepotizmi vazhdon në dëm të shtetit dhe
kombit. Kryesia kosovare dhe elita e vetelavdeve që hiqen si shumë atdhetarë nuk
do i kapërcejnë dot krizat psikolgjike pa krijimin e një strukture tërësisht
inteligjente dhe intelektuale ne ndertimin e prespektivave reale dhe hapësirave
të reja për t‘filluar efektin e duhur pozitiv e transparent ndaj popullit të shumëvuajtur
të vendit. Ne një zhvillim kaç dinamik te botës moderrne që kapërcen kufijtë e
zhvillimi teknik, vetem mendjet e zgjuara të shkenctarëve te rinj munden disi të
reflektojnë me aktualitetin e kohes e të bëjnë ndoshta më shpresuar ne kthesat
e rimekëmbjes kombëtare nese ua lironi rrugën Ju zotërinj!