E premte, 02.05.2025, 08:01 PM (GMT+1)

Mendime

Ismet Uka: Publiciteti i dhënë zgjedhjeve Serbe nga mediumet dhe politikanët kosovar i pa nevojshëm?

E hene, 04.06.2012, 11:46 AM


Publiciteti i dhënë zgjedhjeve Serbe nga mediumet dhe politikanët kosovar i pa nevojshëm?

Nga Ismet Uka

Që nga fillimi i planifikimit te zgjedhjeve serbe, kosovarët dhe mediumet kosovare zgjedhjet Serbe si kanë lëshuar nga goja duke dal me mendime të ndryshme se kush do të fitoj në to si do të kalojnë si do te trajtoj në agjendën politike aj që zgjidhet president i Serbisë Kosovën e shumë para gjykime tjera të pa vend dhe te pa nevojshme për shtetin e ri të Kosovës.

Shqiptarët e Kosovës duhet të jen të vet dijshëm që Serbia dhe pushteti i saj më shumë se njëqind vjet na ka majtë si koloni dhe kurrë mirë nuk e kemi pas brenda saj sa here që për Kosovën dhe shqiptaret u jepke far lirie ma e madhe kujdestar rrinin akademia e shkencës dhe e arteve të Serbisë. kisha ortodokse Serbe duke i apelua pushtetit i cili vendosej ne Serbi se ndaj shqiptarëve duhet te kemi kujdes të veçante qe dhuna dhe represioni mbi ta mos të përfundoj kurrë sepse po të përfundonte kjo dhunë atëherë shqiptarët biologjikisht janë të prirë për tu shumuar e shumimin e shqiptarëve dhe prezenca e tyre këtu në Ballkan, Serbet konsiderojnë që shqiptaret paraqesin rrezik për Serbet dhe Serbin.

Nëse dikush nuk i bindet kësaj që nuk është kështu sodë ekzistojnë dëshmitë e gjallë që ka shumë bashkë këmbas tan kosovar që e humbën jetën duke e mbrojt lirin e popullit kosovar nga hordhitë çetnike,para më shumë se njëqind vite. Prandaj asnjë pushtet i cili ka ardhur në Serbi ndaj shqiptarëve nuk ka pas qëndrim paqësor por çdo herë qëndrimet dhe veprimet e pushteteve në Serbi për shqiptaret kanë qen armiqësore dhe represive.

Mirëpo fatkeqësisht është edhe një tjetër edhe ma brengose se Serbia çdo here edhe ka gjet aleat brenda vet shqiptarëve që për një zallog u shit dhe ka punuar kundër popullit të vet e ne interes te saj. Pra pushteti në Serbi ndryshon në çdo katër vjet Serbia është shtet shumë i zhvilluar nëse e krahasojmë me Kosovën ne të gjitha aspektet si në bujqësi industri,por nuk duhet harrur se Serbia edhe në aspektin ushtarak është shtet i fort dhe për momentin ne kosovarët jemi te pa krahasueshëm me ekonomin politiken dhe mbrojtjen e Serbisë.

Mirëpo trumbetimet tona politike ndaj ngjarjeve që ndodhin në Serbi duhet ti ndalim dhe ne duhet sa ma par ti këqyrim punët tona brenda shtetit ton të cilat punë i kemi llom në secilin drejtim qe e merr,se pa marr para sysh se kush fiton apo humb ne serbi ai mirë për Kosovë dhe shqiptarët nuk mendon dhe paraprakisht na tregon se far mendimi ka për Kosovë e pastaj ja fillon fushatës për tu zgjedh nga zgjedhësit si funksionar politik në Serbi.

Boll Tadiqin e ka favorizua Evropa si një njeri të moderuar por kur ishte çështja e Kosovës dhe shqiptarëve pak ndryshonte fjalori i tij prej ati te Millosheviqit. Kryetar Serb pa bekimin e kishës nuk ja fillojnë punëve politike ne vend dhe secili kryetar apo qeveritar Serb i cili nuk ka eksponim dhe përcaktim armiqësor kundër shqiptarëve të Kosovës ai kryetar nuk dot bekohet nga kisha ortodokse dhe popi i saj. E pa bekimin e kishës asnjë pushtetar Serb nuk ja fillon punës,në institucionet shtetërore të Serbisë.

Ka me shkuar edhe aq vite sa kemi qen koloni e Serbisë dhe ne serbi nuk dot vjen ne pushtet ai i kërkuari dhe i pëlqyeri për shqiptaret prandaj trumbetimet e pa nevojshme prognozimet politike paragjykimet tona janë shumë të çuditshme. Prandaj problemi i Kosovës do të jetë i shqiptarëve pa marr parasysh se kush vjen ne pushtet un Serbi. E ai që mendon se vjen far funksionari në Serbi përmes zgjedhjeve qe do të sjell mrekulli për shqiptaret e Kosovës ai se din çka është shteti e as politika sepse një njeri i tillë në Serbi nuk do të vjen edhe një gjeneratë njerëzore sepse vet etapat e ndryshme të krimeve mbi shqiptar e kanë dëshmuar dhe e dëshmojnë se në Serbi nuk ka pushtetar që deklarohet për fqinjësi të mirë me shqiptaret apo ta njoh Kosovën si shtet sepse me një here dot akuzohej për tradhti kombëtare.

Prandaj shqiptaret e Kosovës nuk duhet te brengosen për Serbet e Serbisë se kanë e zgjedhin ata kryetar por ne si kosovar breng te vetme duhet ta kemi problemet tona brenda shtetit te Kosovës te cilat probleme  nuk janë të pakta,qe duhet gjithsesi pa marr parasysh se kush vjen ne pushtet në Serbi ne te merremi me to.

Kur te them se kemi probleme te shumta me punën e bere të deritanishme ende sfidave nuk ju kemi gjet fillin sepse nuk ka pore e jetës në Kosovë që si ka sfidat e veta dhe këto sfida për ti tejkaluar kërkon disiplinë dije dhe punë të veçante.

Bujqësia,Arsimi,Shëndetësia,Industria,Sporti,Kultura,siguria e shumë të tjera që shteti nuk mund te paramendohet pa to nuk jemi askund as në fillimin e zgjedhjes të këtyre problemeve që janë jetike për qytetarin e Kosovës .E në shtëpinë tënde punët llug e t’ia bash dertin kojshis se kanë po e zgjedh ai për udhëheqës të vetin kjo është shumë e pa mend dhe humbje kohe mbas një pune që as nuk hup as nuk fiton asgjë pa marr parasysh epilogun e përfundimit të punës që e bën kojshia.

Ne kosovaret duhet të ndryshojmë qëndrimin dhe veprimet tona kundrejt ndërtimit të shtetit të Kosovës sepse varfëria na ka kapluar e kjo varfri vjen nga mungesa e vendeve të punës,pastaj duhet ta aktivizojmë gjygjsorin ta  luftojmë korrupsionin trafikimin me qenje njerëzore trafikimin e drogës,eliminimin e armeve nga duart e popullatës dhe luftimin e tregtisë me to,luftimin e drogës ,prostitucionit duhet luftuar nepotizmin e shumë veprime tjera për të mundur  me fitua besimin si shtet i ri ne teritorin ku jemi  themelua por edhe ne arenën ndërkombëtare. Sa ma shpejt qe është e mundur si faktori ndërkombëtar por edhe vendor duhet ta aktivizoj gjygjin ne veri te Mitrovicës e të hekun dorë ma nga hapja e zyrave të ndryshme administrative qe në ato zyre vet pushteti tu jep hapsin punëve kundër sovranitetit të Kosovës që dot bahen në to duke harxhuar buxhetin e Kosovës .Kosovës si duhen zyre të tilla i duhen gjykatat e mirëfillta komunat sipas planit të Ahtisarit,dhe çdo heqje dorë nga to dhe çdo këshill që vjen edhe nga miqtë tan në mënyrë tjetër të organizimit është në kundërshtim me kërkesat e qytetareve të Kosovës dhe me sovranitetin e vendit.

Prandaj futja në agjendën e brengosjes nga disa mediume kosovare dhe parti politike e shoqata se kush po fiton dhe kush po hup në Serbi dhe shqetësimi i tyre se mos po fiton  radikalizmi,ketë brengosje veç e bëjnë për së rëndi se për shqiptaret dhe Kosovën politika në Serbi nuk dot ndryshoj edhe njëqind vjet.

Mirëpo si po duket Serbia dhe politika e saj ka arrit që njerëzit e vet ti fut brenda partive politike në Kosovë dhe brenga kush fiton dhe kush hup në Serbi të aktualizohet nder shqiptar dhe politiken e tyre dhe kjo breng tu shërbej si paravan njerëzve në politiken kosovare ti mbulojnë problemet jetike për qytetar si dhe një far forme të krijon një lloj frike ndër popullatën shqiptare se vërtet krahu radikal nëse fiton është rrezik ti vërsulet Kosovës.

Nuk duhet politik e madhe qe te kuptohet qëllimi i Serbisë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve te saj  mirëpo të gjithë ata qe po brengosen se kush fiton dhe kush humb ne Serbi ata ma mirë kishte me qen qe te brengosen për gjendjen e popullatës kosovare ekonomiko sociale,e te sigurisë e cila nuk është kurfare,prandaj duhet ta ketë të Qarte secili qytetar i Kosovës por edhe pushtetar se Serbia i pret momentet e ndryshimeve te politikes ndërkombëtare ndaj politikes ne Ballkan dhe nëse veç jeni duke e vejtur politika ndaj Kosovës te këto vende ka ndryshua mete madhe në dëm të saj e ne dobi të Serbisë. Momentalisht shteti i Kosovës nuk është duke funksionuar dhe shtrirja e ti po pengohet nga vet ndërkombëtaret ne veri të Kosovës ku baza kryesore e funksionimit të shtetit po pengohet te shtrihet dhe te baht funksionale siç është policia dhe gjygjsia kurse ne anën tjetër kritikohen mete madhe nga ndërkombëtaret që nuk po funksionon kjo e ajo a vet bahen pengës e se lan me funksionuar.

Krejt me qellim qe Kosova ti pranoj bisedimet politike për veriun kurse nëse këto bisedime për veriun pranohen nuk duhet harrur se këto bisedime politike do të kalojnë në rrafshin e përgjithshëm te bisedimeve politike për Kosovën.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx