E premte, 02.05.2025, 08:10 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Kush e pengon ndërtimin e shtetësisë së Kosovës

E hene, 04.06.2012, 08:01 AM


KUSH  PO  E  PENGON   NDËRTIMIN  E  SHTETËSISË    KOSOVËS

DHE  REALIZIMIN  E  AMANETIT    SHUMË  DËSHMORËVE

Nga Ramiz DËRMAKU

Shumë sisteme politike janë shkatërruar dhe shumë politikanë dhe shtetarë janë harruar sepse në vend të njerëzve të vërtetë për bashkëpunëtorë kanë zgjedhur njerëzit makinë. Kështu deklaronte I madhi Faik KONICA. Në opinionin letrar dhe kulturor shqioptar FAIK Konica njihet si kritik i frytshëm i letërsisë shqipe, dhe dukurive të cilat e pengonin çëhtjen kombëtare  shqiptare. Me kritikë politike e shoqërore para tij janë marrë ANTON Zako Çajupi, Gjergj Fishta, Fan Noli etj, të cilët mund ti quajmë kritikët e parë të gjendjes politike, shoqërore dhe kombëtare të popullit  shqiptar.  Derisa kritikat e Çajupit e Fishtës  janë një  kritikë  e poetëve  që i shqetësojnë shumë  të këqiat kritika e Faik Konicës është një kritikë e intelektualit e cila pos që i shqetëson të këqiat ka edhe programin për  mënjanimin e tyre. I madhi Faik KONICA, ne të dy veprat e tij publicistike:“Shqipëria si mu duk dhe Shqipëria, kopshtë shkëmbor i Evropës Juglindore“, janë një kritikë e gjendjes politike dhe shoqërore të Shqipërisë pas shpalljes së pavarësisë. Faik Konica kaloi një jetë të vështirë ai u ndeshë me shum  sfida dhe ka shperehur shumë dhembje për shkak të gjendjes politike, shoqërore, dhe morale  ne të cilën kalonte Shqipëria. Një gjë e tillë po i ndodhë edhe sot popullit shqiptar në Kosovë, Shqipëri, dhe trojet tjera etnike , nga majtistë, leninistë, stalinistë, nanoistë, PDK-istë. Para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Faik Konica i vërente dhe i sbulonte dukuritë negative prapavajtëse, plagët kombëtare, pengesat, akuzat, shpifjet, xhelozitë dhe deformimet e ndryshme  të veçanta dhe të përgjithshme që e pengonin pavarësinë. Të njejtat Dukuri edhe më të shëmtuara po na paraqitën sot në Kosovë, Shqipëri dhe trojet tjera etnike bile edhe më tragjike se sa ato gjatë kohës së Konicës. Themi më tragjike sepse para luftës së Koosvës, gjatë saj por edhe sot akoma po vrahën njerëzit e aftë, njerëz të penës e të pushkës. Është tragjike se sot në mesin e tyre ka “Intelektualë“.., e akademik  të dëshmuar që populli dikur i quante“Baba të Kombit“, po ata si dje, ponjashtu edhe sot , janë penguesit kryesorë të ndertimit të Institucioneve dhe Pavarësisë së Kosovës, po ata që dje derdhnin lot krokodilli për një bashkim kombëtarë, sot nuk  hezitojnë të bëjnë gjithëçka vetëm e vetëm t’i ruajnë privilegjet e tyre. Derisa dje i kritikonin të gjithë; duke filluar nga Gjeniu i  kombit, Dr.Ibrahim Rugova, për mos punë. për urtësi, për demokraci, për durim, etj, sot këta janë bërë servil dhe nuk “ shohin“ se si po ndahet Mitrovica, dhe se si po  rrahen vëllezërit tanë jashtë trojeve etnike. Deri dje akuzonin liderët ., duke u thanë atyre.., po friksohen, por këtyre sot para syve po u vrahën policët nga huliganët e kriminielët serbo-çetnik; siq ishte rasti i policit Enver Zymberi. Po sot na kanë dalë në skenë dhe po merren me çështje politike ; shumë“ekspertë“, pseudointelektual, dhe byrokrat të cilët ju kanë rrekur proceseve demokratike si egjra grurit. Po këta aspak nuk merren me probleme dhe çështje kombëtare, sepse para interesave kombëtare kanë vu ato personale. Ata tani kanë ndertuar pallate, kanë blerë me parat ë vjedhura vetura të shtrenjëta, kanë bërë pasuri të patundshme, po kanë bërë .., po çka nuk kanë bërë. Pas luftës në Kosovë, me keqëardhje themi se liria dhe pavarësia janë bërë liri dhe pavarësi duke shkelur rëndë mbi fjalën e lirë, mbi demokracinë, mbi fjalën e popullit, mbi gjakun e derdhur  të shumë martirëve të rënë për çlirimin e Kosovës. Të parët që e pengojnë ndertimin e instituicioneve të shtetit të Kosovës janë ca „ekspertë“,këta “ekspertë majtistë“, leninistë dhe sllavo komunistë, po e quajnë vetën “demokratë“ e byrokratë, këta janë“njerëz“ që veprojnë pa mendue me kokën  e vet. Këta“njerëz““ekspertë, luftëtarë, liderë dhe siq po e quajnë vehten ,“shpëtimtarë të kombit“.., nuk kanë kurfarë ndjenjash, nuk kanë karakter, s’kanë moral, s’kan ideal, s’kanë guxim të dalin para opininit dhe të flasin, ata flasin nepër podrume të mykura dhe aty bëjnë plane për të sulmuar, rrahur dhe vrarë shqipëtar. Ata jetojnë dhe i shuajnë epshet e tyre vetëm duke përqarë dhe vrarë shqiptarë.

Motivi kryesor që i aktivizon i vë në lëvizje këta“ekspertë“ dhe eprorët e tyre është; përfitimi material, interesi, karierizmi, familjarizmi, enverizmi, nanoizmi, majtizmi, korrupsioni, gënjeshtra,intriga por pa ju larguar kurrë përfitimit material.  Për këtë arsye ata, pra majtistët e“vegjël“ janë në gjendje edhe të flijojnë jetën për“ti mbrojtë bosët“  e tyre. Këta huliganë, këta matrapazë, këta mediokritë, nuk zgjedhin mjete dhe metoda për të arritur tek qëllimet e tyre. Këta po ia pijnë gjakun popullit sikurse rriqërat tek kafshët, pra thënë shjkurtë këta jetojnë duke pirë gjakë shqiptari. Po të ishin burra dhe po të ishin shqiptarë të vërtetë , këta nuk do të bënin gjëra të tilla.., mirëpo kështu është kur gjaku i tyre është i përzier me gjakun e ngjizur të shkaut. Të gjithë ata politikanë, apo shtetarë të cilët nuk do i binden ideve të tyre, apo thënë shkurtë nuk do i respektojnë dhe zbatojnë kërkesat e tyre herët apo vonë do të likuidohen nga politika .., por në fund të fundit edhe nga jeta. Disa të tjerë që po e pengojnë ndertimin e shtetësisë së Kosovës dhe unitetin e popullit janë shumë të rrezikshëm jo vetëm për ardhmërin e Kosovës por të mbarë kombit shqipëtarë. Ata janë njerëz të shitur dhe të gjitha aksionet e tyre shkojnë në favor të armiqëve tanë. Ata“bosët“ e tyre janë të mësuar me“pirë“ gjakë shqiptari. Këta“ekspertë“ janë të shkolluar enkas në mejtepet socialiste ,enveriste, leniniste e marksiste. Ata mendojnë se janë më të diturit dhe më të menqurit, dhe janë të pa gabuar  në jetë. Pra të gjithë ata që nuk i përkrahin dhe njohin idete tyre makiavelliste heret apo vonë do të bien pre e tyre, pra thënë shkurtë ata do ti likuidojnë nga jeta. Flozofi Tomas HOBSI,thonte; NJERIU PËR NJERIUN ËSHTË UJK. K?ta me qëllim e vetëdije i përbuzin dhe i nënçmojnë sukseset dhe rezultatet e të tjerëve, këta i përbuzin edhe institucionete shtetit (shembull konkret e kemi Parrlamentin e Shqipërisë, ku socialistët po bëjnë përpjekje satanike për ta shkatërruar atë, e me shkatërrimin e tij edhe shtetin shqiptarë-Shqipërinë. Këta i përbuzin edhe e pengojnë ndertimin e institucioneve të shtetit, sepse në ato shtete ku funksionon ligji dhe rendi ata nuk kan se si të veprojnë aty pra thënë shkurtë i humbin privilegjet. Ata i përbuzin edhe shokët e tyre, martirët e luftës, siq ishte rasti edhe me rastin e Gjeneral Agim Qelajt. Por ata i përbuzin edhe nënat e motrat tona të cilat me shumë mundë, djersë e gjakë i rezistuan barbarisë serbe, dhe edukuan e rritën bijat dhe bijtë më të mirë të cilët ia këthyen nderin dhe namin popullit dhe kombit tonë. Ata përbuzin po çka nuk përbuzin.., për ti realizuar qëllimet e tyre të errëta. Majtistët e sotëm janë disi më të përgatitur.., për kryerjen e aksioneve tze tyre ndaj aktivistëve dhe liderëve të kombit. Ata heshtin në vende ku duhet heshtur.., por janë të përgatitur për të kryer aksione të shpejta. Shtrohet pyetrja? Po ku ishin ata gjatë luftës.., dhe nëse këta që sot po thirren në emër   si çlirimtarë të Kosovës, ku ishin gjatë luftës.., në Tiranë apo në diasporë ?! Ata që shkuan në luftë pjesa dërmuese nuk u kthy, sepse ata ishin të vendosur dhe e donin Atdheun më tepër se jetën.Ndersa këta që sot po trumpetojnë se janë çlirues të Kosovës.., le të dëshmojnë se ku i lanë shokët e tyre. Mirëpo populli shqiptarë kudo që jeton dhe vepiron i ka kuptuar vetitë dhe gjestet e tyre. Por ne në fund i pyesim kur një ditë kur do të publikohen emrat e të gjithë atyre që vranë shqipëtarë.., ku do të shkojnë .., dhe çka do të bëjnë ata ? Si kanë fytyrë të dalin e të shetisin  rrugëve të Kosovës martire. Ata që vranë ; Ahmet Krasniqin, Xhemajl Mustafën, Enver Malokun, Man Ramajn, Tahir Zemajn, Bardhyl Ajetin, Bekim Kastartin, Komandant Drinin, etje tj.,  Pra ne patëm fatin që patëm një intelektrual, një pishtarë të demokracisë , një strateg dhe një vizionar, i cili me politikën e tij paqësore e mahniti tërë rruzullin tokësor e ai ishte DR.IBRAHIM RUGOVA. Po nga ky popull dolën shumë të rinjë atdhedashës, liridashës  të cilët kur panë, se po shkilet nderi, nami, pragu i shtëpisë, po dhunohen motërat e n1nat tona, ata i  rrokën armët dhe i treguan armikut serb se kjo tokë ka qenë, është dhe do të jetë gjithëmon  shqiptare. Populli shqiptarë ka një mrekulli tradicionale „ BESËN“. Besa jonë është rregullator origjinal i kombit tonëlPra kombi ynë ka një moral të lartë trimërie, bujarie dhe menqurie, dhe ai do t’i sfidojë të gjitha, por nuk do t’ua falë mëkatet atyre që punuan kundra çështjes sonë kombëtare. Një fjalë e urtë e popullit thotë: E keqja edhe nëse falet ajo nuk harrohet.



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx