E marte, 10.12.2024, 11:38 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Filipi i Maqedonisë, si xhaxhi Enver

E hene, 04.06.2012, 09:03 AM


FILIPI I MAQEDONISË

SI XHAXHI ENVER

NGA KALOSH ÇELIKU

Shqiptarët nuk kanë arsye të ankohen se kryeqyteti i tyre historik Shkupi është i mbushur me misionarë fetar të Beogradit, heronj antik e bullgar, kryq të madh në malin „Vodno“. Punemadhe. Një ditë, ato statuja, pasuri e patundshme të gjitha do të jenë pronë e shqiptarve. Nëse, e përkujtojmë Nolin e Madh me vargjet:

Jesu Krishti s' dëgjoj, dhe s'e mori vesh mikun. 
Dhe me lot i penduar e hodhi kamçikun, 
Dhe i tha: "S'e ka fajin kurrizi, po truri, 
Se lirin' e sjell drita e mëndjes, jo druri."

Vërtet, fajin në atë kohë qorre nuk e pati „kurrizi, po truri“. Patjetër, sipas Shën Pjetrit duheshte vënë në përdorim „druri“:

“Ndreq kurrizin më parë, pastaj ndriço trurin. 
Se shpirt-robi s'çlirohet askurrë pa drurin."

Gabimi e tij politik, Nolit në atë kohë i kushtoi shumë shtrenjtë, e detyroi demokratin pas Qeverisë gjashtëmujore të themelimit të Shtetit të parë demokratik shqiptar në Ballkan (16 qershor – 24 dhjetor 1924), ta humbë pushtetin dhe të arratiset nëpër botë. Miqtë e tij të luftës: Luigj Gurakuqi dhe Bajram Curri nuk e lëshuan Atdheun, vazhduan luftën për liri, ku më në fund u vranë nga dora tradhtare shqiptare, njëri në Bari të Italisë e tjetri te Shpellë e Dragobisë (Kosovë). Edhe sot, fajin nuk e ka „kurrizi, po truri. Se,  lirin e sjell drita e mendjes, jo druri.“ Ose, nuk kemi arsye të frikohemi nga të vdekurit më këmbë e mbi kalë që na e „zbukurojnë“ Qytetin me petk antik. Rrezik duhet të kemi nga të gjallët, që gumzhijnë si bletët në koshere pas mjaltit e luleve! Edhe në Ditën e sotshme e thirrin nëpër minare Baba Dovletin! „Pranverën islame-shqiptare“. Qofshin ato spiunë sllavë ose shqiptarë të shitur një torbë taxhi.

Shembull ende i freskët historik për ta ilustruar këtë shkrim është Hitleri, i cili aq shumë e ka dashur dhe lexuar Niçen. Idetë e tija filosofike për pushtet i ka vënë në praktikë si diktator. Ndikime të dukshme nga Niçja ka pasur edhe njëri ndër shkrimtarët më të mëdhenj gjerman: Hermann Hesse. Në bazë të veprimeve politike në Shtetin Shqiptar komunist të Enver Hoxhës, hedh mendimin në „treg“ se, xhaxhi Enevr i vodhi në ide Rilindasit tanë patriotë: Vaso Pashë Shkodranin, se: „Feja e shqiptarit është Shqiptaria“. Dhe, Nolin e Madh që krijoi Shtetin e parë shqiptar demokratik në Ballkan: „Se shpirt-robi s'çlirohet askurrë pa drurin”… Inati më vjen, dhe dua të plasë sipas veprimeve politike nga politikanët e sotshëm shqiptar se, cilët ide ata „vjedhin“ sot për Shqipëri Etnike?! Edhe pse, trumbetojnë me të madhe gjatë fushatave parazgjedhore dhe në pushtet, rrugën e tyre të integrimit në Bashkimin Evropian.

Shqiptarët sot i kanë edhe xhamitë „e tyre“ në Bit-Pazar, kur t’u teket mund ta thirrin nga minaret në ndihmë Zotin. Fatkeqësia është, që në „minaret e tyre“ edhe sot e kësaj dite ende nuk valon flamuri kombëtar shqiptar kuqezi. Sot për sot nuk thirret „ezani“ në gjuhën shqipe nga ajo Shtëpi e Zotit. Shkaku se, profiterë politik fetar „shqiptar“ që thirren në „Din e Iman“, pëllasin nateditë në mjetet e informacionit dhe Facebook marrëzira edhe në këtë Njëqindvjetor të Pavarsësisë së Shqipërisë, gjoja për Shqipëri Etnike. „Gomarin fluturues“ e kanë hipur në minare mu si shkrimtari shqiptar Nehas Sopaj para lufte Maçorrin e tij te romani për fëmijë „Fluturimi mbi Sllupçan“ (1997). Edhe, vërtet një ditë Maçorri i Nehas Sopajt gjatë Luftës së fundit të 2001 -shit, fluturoi mbi Sllupçan me helikopterë rus duke na hedhur nga qielli „dhurata humanitare si mik strategjik“ për „Bajram“ i shqiptarëve.

Nuk prish punë, edhe banorët e asaj ane ua kthyen „ndihmën humanitare“, i shpërblyen me „ëmbëlsira festive“ si për Ditë „Bajrami“ të traditës shqiptare. „Miqtë“ e paftuar ikën nga sytë – këmbët. Enesërmja, patjetër edhe këta haramë të Allahut, që na rrinë ende me „gomarë fluturues“ mbi kokë do t‘i gëdhijë shqiptarë nëpër xhamitë shqiptare me flamurin kuqezi në minare. Shkaku, se: Në hyrje të Çarshisë së Vjetër më në fund e morën porosinë: Sot e kanë edhe Filipin e Maqedonisë duke i përshëndetur kalimtarët e rastit me grusht si xhaxhi Enver. Vërtet, pas ndryshimeve demokratike shqiptarët e rrëzuan në Tiranë, po „vëllezërit“ për inat përsëri na e ngritën në Shkup. Edhe, misionarve fetar të Beogradit pas ringjalljes në të dy anët e Vardarit u thotë STOP: Këtu është kufiri demokratik. Radhën e ka të na vijë si Nuse e vonuar me koçi Olimbia Shqiptare, rrëzë Kalasë Dardane. Krah për krahu me krushqit dasmorë dhe këngën e njohur popullore shqiptare: Hajdeni bini djemtë e Shalës, përmes Sarajeve të Pashës! Nga Porta e Madhe Triumfale e Gruevskit të na hyjë në lëmë me gjithë duvak e lule në dorë në këtë Dasëm shqiptare. Krushkat ta zbresin nga koçia për krahu në oborr, përpara Shtëpisë. Cucat me këngë e valle copë-copë t’i bëjnë dajret. Përndryshe, do të kemi probleme në të ardhmen me barazinë gjinore, Shoqatat joqeveritare të grave. Shkaku se, në të dy anët e Vardarit më këmbë e kuaj të gjitha përmendoret sot për sot i kemi burra, e asnjë grua. Edhe atë, kur dihet se ky vend ka dhënë me bollëk edhe gra heroina me tirqi e xhamadan me mauzerrin krahut. Pse jo, nesër në ndonjë shesh qyteti të mos e kemi me gjithë gërshërë të dhenëve edhe Sulltanë Qafën?!...

Shkupit historik moti, që nga koha e Perandorisë osmane e komunsite i janë rritur flokët dhe mjekra gati deri në brez. Vardari nëpër shekuj përpiqet t’ia lajë sytë dhe faqet nga gjirizi. Vite e vite përmes qytetit gurgullon nën Urën e Gurit. Cuca shqiptare pasi ende i ka gërshërët e dhenve në dorë, koha është t’i ulë në karrike këta burra pushteti pa mustaqe e me mjekra. Mirë e mirë t’ua shkurtojë me gërshërë të dhenëve leshërat që ua kanë mbuluar sytë e fytyrën, përgadis për Dasmën e Madhe Shqiptare. Ditën e premte me disa grushta shpinës t’i fusë në odën e Martesës historike. Punën në dorë tashti ta marrë Dhëndrri kreshnik, që gji për luftë i kanë dhënë Tri Zana të maleve. Duvakun ngadalë t’ia heq nga koka Nuses shqiptare. Dhashtë Zoti edhe kësaj radhe krushqëve nuk u është thyer koçia në rrugë mes maleve. Dhëndrrit si zakonisht mes maleve t’ia ndrrojnë Nusen, fusin në koçi tjetër nuse xhadi.

Dorën në zemër, në Shkup më këmbë e kuaj shale i ke të gjithë burrat e historisë shqiptare e bullgare: Edhe Aleksandrin e Madh, edhe Skënderbeun, edhe Goce Dellçevin, edhe Nikolla Karevin, edhe Karposhin, edhe Nënë Terezën me gjithë shtëpi... Naim Frashëri moti e ka thënë këtë profeci në një vjershë: „Ç’hoqi Shqipërize e gjorë!/ Vashatë gjith‘ u përmblodhë,/ për të mos rënë në dorë.“/ Kohën e fundit me emrat e tyre pagëzohen edhe rrugët e Komunës së Çairit. Duartrokitje. Ndashtë, ndonjëri nuk ka gjithaq merita para shokut, nuk e ka shkrep as edhe një pushkë për çështjen shqiptare, nuk ka dhënë për shqiptarët asnjë lek, e rëndësishmja është se familjarët i kanë ende në pushtet. Dhe, jo rastësisht pas lufte na dalin kaq shumë trima. Komandantë lufte. Hoxhallarë me „Din e Iman“, që këtë popull e dalldisin ta fusin edhe në një luftë të re gjoja për „Shqipëri Etnike“. Popull me traditë historike dhe kulturë jemi ne shqiptarët: „Për çdo vjet e kami nisur nga një luftë. Herë me Krajl e herë me Mbret.“ Tjetër punë është ajo se, edhe sot e kësaj dite ende nuk e kemi bërë Shqipërinë Etnike. Historikisht, gjithmonë kemi qenë të vonuar nëpër shekuj: Përderisa, Turqia e humbte luftën në Stamboll, ne në trojet tona etnike bënim luftë për ta mbajtur gjallë të Sëmurën e Ballkanit, e kërkonim në trojet tona shqiptare Baba Dovletin. Fashizmi e humbte luftën në Berlin, ne ende bënim luftë me armë në dorë maleve të Zajazit për „Shqipëri të Madhe“. Komunizmit, i vinte fundi në Rusi, ne në demonstrat e studentëve në Prishtinë, dilnim në rrugë me fotografitë e shokut Tito në ballë.

Tashti së shpejti pritet t‘i kemi në mes të Shkupit edhe Pjetër Bogdanin, Josif Bagerin, Nexhat Agollin dhe Hasan Prishtinën para Gjygjit Themelor të Maqedonisë. Dhashtë Zoti, Mendjendrituri i Kosvës më në fund vëndos rregulla dhe ligj në këtë Shtet! Nesër, me siguri nëse vjen në pushtet edhe ndonjë parti tjetër politike e paralajmëruar me protesta në rrugë nga „Fronti i Bashkuar Kombëtar i Vëllezërve“, do t’i kemi nëpër rrugët e Shkupit: Edhe Kalosh Zajazin, Sulltanë Qafën, Mahmut Dumanin, Azem Moranën, Mehmedali Hoxhën, Sadudin Gjurën, Nexhat Pustinën, Nikolla Gruevskin, Ali Ahmetin, Arben Xhaferin e Menduh Thaçin...

Probleme historia e ardhshme do të ketë me Branko Cërvenkovskin dhe disa kalorës të arratisur shqiptar - Sanço Panço hipur në gomar duke luftuar për Dylqinenë e Tobozës. „Fakirët“ nuk e kanë problemin e popullit, po të vetvetes se si ta ngrisin nesër në përmendore. Vend të lirë nuk u ka lënë Gruevski as për varre, që edhe ata t'i ngrisin shtatoret e tyre politike-historike, përveçse në rrjedhën e lirë plot dallgë të Varderit.  Valët e tij, kur do të tërbohen Dimrit le t’i shpiejnë „heronjtë e shtetit demokratik maqedonas“ në Greqinë Antike. Nuk na duhet ky bërllok komunist. Vendin e kanë në muze. E, sa di unë Greqia është e njohur për muzetë historik që nga koha e Teutës Ilire. Edhe, Sanço Pançot e Ali Ahmetit hipur mbi gomarë le të vazhdojnë t’i punësojnë nëpër institucione dashnoret e tyre besnike, fëmijët e tyre, farefisin e partizanët partiak. Përditë të propagandojnë me të madhe zhurmë kulturore nëpër Bit-Pazar. Përurimin e librave. Hapjen e eksopzitave figurative. Debate kulturore me vetveten në Institutin e Trashigimisë Kulturore e Qendrat infromative-kulturore-njëpartiake. Përpak, në këtë shkrim profetik ta harrojmë, edhe „pëllumbin postier“, që dosjet e UDBA -s jugosllave, shqiptarëve ua lë natën pas dere. Kohën e fundit, pasi e „dogji“ Menduh Thaçi si politkan me „perspektivë“, merret edhe me „analiza politike“ krah për krahu me Hoxhën e Allahut. Nateditë nëpër Bit- Pazar thërrasin „Allahu Akbar“. „Pranverën islame-shqiptare“. I rrenë mendja se, kjo është rruga e vetme për t’u ulur me shokë në karriken e Qeverisë maqedonase.

Mjeranët, që ende nuk e dinë se Ali Ahmeti vjen nga një familje hoxhallarësh me shumë autoritet dje dhe sot në Kërçovë. Askush nuk mund ta dojë më shumë se ai  Zotin. Dajallarët e tij studimet e larta teologjike i kanë kryer në Kairo. Doktorë të teologjisë që punojnë edhe sot nëpër Universietet më të njohur të vendit dhe botës. Pavetëdije, dalldisen nga qarqe të errta antishqiptare tradicionale se do ta rrëmbjenë me dhunë pushtetin, po qe nevoja për karrike do të bëhen bashkë edhe me Shejtanin e Allahut. E, harrojnë në Ditën e sotshme se, pushteti merret edhe me votën e lirë të popullit. Dudumët qorra me sy në ballë, që e kanë fjalën e bukur shqipe freski, të cilën e zëvendsojnë për rrëmbimin e pushtetit me fjalën e huaj: „refresh“. Enesërmja shqiptare bythekrye do t’i hedhë si plehëra historik në kontenierët e brëllokut në Bit-Pazar, Prishtinë ose në Tiranë. Qerre me katër rrota e dy palë qe nuk do të kemi t’i hudhim si bërllok shqiptar në Vardar për t’i shpjerë rrjedha e lumit në Greqi. Turqi.

Përinatë të dudumëve, Shkupi dita-ditës frymon shqip dhe po vishet me petk kombëtar shqiptar, tirqi e xhamadan. Kësulën e bardhë në kokë. Sahatin me qystek që në vitin 2001 e ka varë përqafe si këmbonë dashi me brirë. E hodhi nga shpina përgjithmonë uniformën e kuqe neokomuniste. Mashat shqiptare që i ngatërroheshin nëpër këmbë si popull liridashës. Përmendoren e shokut Tito hipur në kalë të bardhë, që sipas paralajmërimit në një fushatë parazgjedhore në Shkup, pritej në ngritet nga një parti politike neokomuniste në sheshin „Makedonija“. Natën papritur, për inat të tyre erdhi Aleksandri i Madh hipur në kalë me shpatën në dorë ballë për ballë në të dy anët e Vardarit me Skënderbeun dhe e pushtuan Shkupin pa luftë. Momentalisht, i ndanë vetëm Vardari si kufi natyror e i bashkon Shkupi Dardan, një hap kali matanë Urës Gurit që me siguri nesër not do ta kalojnë lumin. Kryqzojnë shpatat si burrat për fitore në Bit-Pazar. Krah për krahu shalojnë kuajt në Kryeqytetin e Dardanisë Shqiptare. Shtet etnik demokratik shqiptar me gunën krahëve në mes të Ballkanit.

Dudumët më kot me vite i kanë vënë pusi pas ferre çështjes shqiptare te Ura e Gurit, kaçakët e Zajazit moti e kanë pushtuar Shkupin. Skënderbeu me kalë me shalë posa e shkeli pragun e Shtëpisë, shpatën namëmadhe pas fitores historike e futi në brez. Armë të tjera lufte kërkohen në këtë kohë demokratike. Stërnipat e tij sot e vazhdojnë luftën me libra nën sjetulla, i kanë nxjerrë lapsat nga brezi rrugëve të Shkupit për Liri...

Zoti e bëftë për hajër këtë Njëqindvjetor të Pavarsësisë së Shqipërisë!... Enesërmja, për inatë të dudumëve do ta gëdhijë mëngjesin si Ditë e Madhe historike shqiptare...

Filipi i Maqedonisë përshëndet nga qielli me grusht si xhaxhi Enver... Edhe, u thotë: STOP misionarëve fetar të Beogradit në të dy anët e Vardarit: Këtu, është kufiri historik...



(Vota: 235 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora