E premte, 02.05.2025, 08:38 PM (GMT+1)

Mendime

Ymer Halimi: Si mund të pajtohemi me bëmat e rektorit Mujë Rugova?

E hene, 04.06.2012, 05:49 PM


LETËR MIQVE NË UP

Si mund të pajtohemi me bëmat e rektorit Mujë Rugova?

Nga Ymer Halimi

Dy miq , profesor në UP, kishin polemizuar  në oborrin e shtëpisë së tyre, për publikimet e mia ne lidhje me Universitetin.  Prandaj, për njerëzit qe i lëshon kujtesa, ose u mungon kurajo, vërtet shprehjet dhe argumentet janë të  pakuptimta. Ndoshta(!) do duhej të përdorsha shprehje të tjera, por mendoj se ishte një korrektësi e mjaftueshme. Ishte ankuar, njeri,  të shprehjet tepër të drejtpërdrejta. Mendoj  që keni polemizuar, besoj krejt miqësisht, por po sjelli një sqarim që mund të ju ngritë shqetësime të reja. E di se, “një e vërtetë për të gjithë,  është vetëm dëshirë e fshehtë shkak  i ekzistencës së demagogjisë që njerëzit e kanë”. Prandaj, ju miq që polemizuat, ja edhe  këtë nëntekst:

1.  A mund te pajtohemi, që Rektori i Universiteti  të Prishtinës,  të ftojë rininë studentore,     te “shkoj në veri” (Mitrovicë) atje, po që së janë trima!? Kuptoni Ju miq që polemizuat, peshën e përgjegjësisë se një intelektuali,  në pozitë Rektori, përballë kësaj shprehjeje? Ç’fare do te thotë kjo thirrje  për dyzetmijë student të Universitetit, për  institucionet përgjegjëse të shtetit!? Rektori” heroik”, e “vizionar “ e të tjerët,....!?

2.  Ju miq që polemizuat, a e aprovoni fyerjen, që Rektori i Universiteti të Prishtinës,  e bëri mbi bazën racore, fyerje për njerëzimin, kur  studenteve te Universitet të Prishtinës u thotë, me urrejtje,  “ata janë gjak i përzier”. Rektori,  gjakun e përzier e pa të ndyrë, të papranueshëm, të përbuzur! Ky është akt më i turpshëm që ndonjëherë si shprehje, ne shqipe, i ka ndodhur  Universiteti i Prishtinës, boshtit kurrizor /vertebrës/ të shtetësisë së Kosovës.  Evropa demokratike do të alarmohej, e ne heshtëm në emër të patriotizmit folklorik. Por,  ju miq që  polemizuat,  sot  gjak i përzier janë miliona  evropian. Gjak i përzier ishte Aleksandri i Madhe, Skënderbeu, Ajnshtajni,  Ataturku, etj. Po, gjak i pastër shqiptar si vetë  Mujë Rugova, rektori, ishte Ballaban Pasha, qe i shkaktoi humbjen më të madhe Skënderbeut në njëzetekatër vite luftëra. Po gjak i pastër shqiptar,  ishte Karagjorgji  mbreti i Serbisë.

3. A mund të pajtohemi  se në Universitet të Prishtinës, të zgjidhën profesor, persona, pa vij konkursi, pa recension pozitiv, pa pas normë e vend pune, vetëm e vetëm së e mbështetin  rektorin,  Rugova!?

4. Mund të pajtohem që profesorët në Universitetin e Prishtinës të mbajnë reth10  orë mësim në gjithë vitin, bile edhe më pak, apo fare nuk mbajnë mësim dhe të marrin pagë të plotë ! E me mija e mija euro e dëmtojnë buxhetin e universitetit. Mund te pajtohemi, që të merren orët e punës  nga norma e të punësuarit, për t’ua dhënë  honorarë, mikut, vëllait, djalit  apo gruas të udhëheqëseve në fakultet dhe Rektorat?

Ju miq qe polemizuat, shoqëritë, sot, udhëhiqen mbi veprimin e ligjit, e jo me moralin e individit, apo grupeve.

5. A mund ta imagjinoni si rektori ,Rugova vë veto të mos zgjedhet asistent studenti më i mirë  i të gjitha kohëve, për degën e vetë të studimit, vetëm e vetëm që nuk i kalonte kandidati i tij i parapëlqyer?!  A mund ta imagjinoni së një rektor, mbështet kandidat për asistent të ri, më moshë dyzetetre vjeçar, më notë shtatë, që e sanksion ligji, dhe i mohon ata më notë mesatare mbi nëntë, së nuk paskan poste politike,  apo janë më gjepa zbrazet.

6. Ju miq që polemizuat,  si mund ta kuptoni , që ky rektor arriti te një “zbulim i metodës pedagogjike të të mësuarit”, që një student  për katër vite të kishte kryer vetëm dy vite studimin  (fund te viteve shtatëdhjeta), dhe pas lufte ishte po në atë vit shkollimi, e pastaj  shkenca e kimisë u bë e lehtë si hidrogjeni, e për pak vite “miku” i Rektorit, në moshë rreth pesëdhjetë kreu fakultetin, masterin, doktoroi, e tash profesor ne UP. Mund ta kuptoni semantiken e kësaj mrekullie “shkencore”?!

7.  A mund të ndodhë që dikush tjetër ta  kuptoj,  përveç veten rektori, kur gazetaret e pyesin për numrin enorm të studenteve të regjistruar paligjshëm, e rektori e thotë : “unë di si kanë lëvizë të gjithë gurët për Kosovën”. Ka menduar për “gurët” nën këmbë kur ka ikur, që la UP-ën dhe  studentet, e shkoi për “patriotizëm” në Gjermani /e mund ta këtë fituar edhe një azil/! U bë ministër i një ministrie të pa qenë.

Po, rektori  e tha  se: regjistruan  vetëm 5% më shumë se në konkurs. Shembulli:   Është numri 120, 5% i numrit 180?.  Ju që polemizuat, mund të thoni: çfarë të pengon ty kjo, ore!? E kam sqaruar një anë të saj në shkrime të publikuara, por rrjedhojë e kësaj del rasti kur studenti vjen për të marrë nënshkrimin për vijim mësimi edhe pas 20  janari; dhe e pyes: pse nuk e more në kohën e duhur? Përgjigjet thjesht: nuk e kam pas indeksin.  Ishte në listën e vijimit të ushtrimeve.  Shikova indeksin, i vulosur pas 15 janarit. Pa ngurrim i thash: Ju paskan gjobitë hajdutet! I pash lotët në faqe të njoma. “Profesor, Ju u besoj, u them hapur,  prindërit e mi shumë janë shpenzuar për këtë. Po ndjehem shumë keq”. Me tregoi se baba  i punon në një spital rajonal /rrëfim milion për qind i saktë/ . Erdhi tjetri i regjistruar me 23 janar. Pa hamendje thash: Jo nënshkrim.  Nuk ishte ne listën e vijimit te rregullt. Për dy vite kam tetë rrëfime të këtilla. Prandaj, e kuptoni efektin dytësor të mbi numrit të të regjistruarave. Ky është krimi vet.

8. Dhe ju miq që polemizuat shikojeni, foton e sallës ku duhej të ishin 113 studentë të fizioterapisë, e qe ka vetëm 12 banka me nga tre karrige. /Fakulteti kërkoi 40 student/. Ku do ulën të tjerët?! Vinin te dera dhe ktheheshin. A e kini të qartë çfare  i kemi ofruar rinisë studentore dhe pse unë nuk kam heshtur?

9.   Mund te pajtohet stafi akademik e studentor UP-ës, qe për një kallxim penal që paska një student, e gjyqi së ka dhënë verdiktin, e ai e ndalon edhe t’i ofrohej rektoratit.   Po rektori,  ka kallxim të tilla gjyqësore si edhe studenti, por rektori nxjerr muskujt e pushtetit kundër  “armikut student”,  me policinë speciale, së armiqtë e paskan sulmuar ?! Nuk lirohen nga mentaliteti totalitar dot ata që ishin të rekrutuar në sistemin e djeshëm.

Pas këtyre “dhuratave”për Universitetin erdhi një sihariq, rektori e udhëhiqi mbledhjen  vetë, të pensionuarin Rugova unanimisht  Senati e shpalli “profesor emeritus”.  Kulmi i një marrëzie.

Ju dy miq që keni polemizuar, sa kuptova miqësisht,  ndërrojeni shprehjet e drejtpërdrejta.

Po shtoj edhe këtë, se në Rektorat është një Këshillë Drejtues, me ca intelektual të mirëfilltë; një Senat, me profesor e ca studentë senatorë, që janë bërë makinë ngrit-dore, duke i aprovuan këto “pakëz gjera” që i thash,  edhe shumë e shumë të tjera po kaq virusale, më aq lehtësi si të ishin në përputhje me ligjin.  Ky është një prag i epidemisë shkatërruese në UP.

Ju dy miq që polemizuat, më akuzoni ndoshta, edhe për këtë që do u them senatoreve të UP-ës: harruan qe intelektualet “janë flamur mbi partitë”/Cvajg/  dhe nuk kanë  të drejtë t’i nënshtrohen ndikimit jashtë të së vërtetës; harruan se vlera e numrit te madh, shumë herë ka qenë fatal për vendime të gabuara institucionale; harruan se padrejtësia lind “aty ku njerëzit kërkojnë të janë të barabartë”/Niçe/ ku ligji dhe natyra i ndalon; harruan se nuk kanë te drejt t’ia  ndalojnë askujt atë qe ja dha natyra dhe ligji; harruan se  idetë që njerëzimin e ngritën lartë janë të pakicës e jo të turmës; harruan së “frika i benë vetjak e pastaj të tjerët me lehtësi i robërojnë”.  Prandaj, duhet të çlirohemi nga frika, e lakmia primitive personale,  për ta ndërtuar të sotmen dhe të ardhmen  e rinisë kaq të mrekullueshme qe kemi.

 

Ymer Halimi, profesor në FM dhe ish deputet i Kuvendit të Kosovës.

/Nga KOHA DITORE/

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx