Mendime
Zejdush Kastrati: Xhemushi, Lemi dhe disa të tjerë
E marte, 05.06.2012, 06:05 PM
Xhemushi,
Lemi, dhe disa të tjerë që jemi !
Eshtë më mirë dikush t’ju ketë lakmi se t’i dhimbseni dikujt. (J Prevert)
Nga Zejdush Kastrati
Ngjarja e
përshkruar, në këtë rrëfim, është një e
vërtet autentike, ku si përsonazhë kryesorë, janë dy përsona, të cilët edhe sot janë gjallë, dhe jetojnë në Gjilan,
dhe jo rrallë herë, kur takohemi, me nostalgji, kthejnë “filmin mbrapa” dhe përshkruajnë,
pos shumë rrëfimeve tjera, edhe këtë të vërtetë,që po e paraqesim, e që lidhet, me një periudhë kohore, gjatë kohës së
monizmit,apo thënë shkurt, gjatë kohës së Titos,përkatësisht, aty rreth viteve
të 76-të.
Xhemushi
dhe Lemi, për nga lidhja farefisnore janë dajë e nip, dhe që të dy, janë nga
Anamorava.
Lemi,
ishte student i Shkollës së Lartë Komerciale në Pejë gjatë viteve 1975,kurse
Xhemushi ishte shpërngulur në vitet e 7o-ta
nga Gjilani, dhe ishte punësuar si
komercilaist, në një ndërrmarrje shoqërore në Prishtinë,dhe falë, edhe
fizikumit që kishte ,pastaj aftësisë, e në veqanti elementit shumë të zhvilluar
të shoqëririzimit me njerëz, që kishte
krijuar,ai shumë shpejt, kishte ndërtuar
një autoritet respektativ në kompaninë ku
punonte,ishte zgjedhur sekretar i Partisë Komuniste , dhe pothuaj, pjesa dërmuese që e
njifnin,por shumë sish, edhe që e
shifnin për herë të parë, ia kishin lakmi për shumë cka, edhe për veshjen që bartëte,pastaj,
jetën që bënte, në veqanti, gjatë vikendeve
dhe pushimeve e festave , duke u
shetitur herë në Greqi, Stamboll… e të mos flasim nëpër qytete të ndryshme të ish Jugosllavisë.
Xhemushi,njihej
edhe si përson, që voziste vetura te
reja të “Zastavës” së Kragujevcit,dhe ate jo vetëm që e kishte një private, por
edhe si komrcialist, kishte veturë zyrtare, dhe bënte një jetë të “sulltanit” .
Lemi, si
student, jetonte në konviktin e studentëve në Pejë,dhe nuk kishte arritur ndonjë
sukses në studime,por që nga fëmijëria,njihej si përson shumë korrekt në raport
me shokët, por edhe dallohej si
një kursimtarë ekstrem,dhe ishin të rralla rastet, kur ai, kishte
vizituar ndonje kafiteri apo lokal hotelier.
Një ditë prej
ditës,tregon tash Lemi,të cilit nga vështërsitë financiare me të cilat është ballafaquar
gjithnjë,por dhe vitet e rënda që ka përjetuar,pos
kërrusjes i kanë ra edhe pjesa dërmuese
e dhëmbëve, nuk heziton, por përshkruan
në detaje, një rast, kur atë kohë, para konviktit ku banonte ai, ishte ndalur
një veturë e re, dhe pasi i kishte ra burisë disa herë, sa për të alarmuar se
kishte ardhur dikush që kërkonte dikend,
nga ajo,veturë kishte dalur Xhemushi, me këmishë të bardhë , kravatë të kuqe,e
syze dielli,dhe me një shpërfillje, iu kishte drejtuar rojës së konviktit, që të
njoftonte studentin- Lemi, se e kërkonte një njerë “i madh” nga Prishtina.
Shumë shpejtë,nën
përcjelljen jo vetëm të cimerëve,por edhe të banuesve tjerë që i merrnin
lakmi,tregon Lemi,ai pasi ishte veshur,
ishte futur në veturën e Xhemushit dhe direkt e në hotelin që atë kohë quhej “Metohija”.
Akoma mirë
pa u ulur,tregon Lemi,një kamarier trupëmadh, fillimisht pas përshëndetjes me
një përkulje të veqant për Xhemushin, të cilin e njihte si myshteri i
rregullt,plasi rakia,menza e mishi,sikur të kishte ardhur musafirë ndonjëri nga
Komiteti Qendror I asja kohe.
Por
Lemi,që kurr në jetën e tij nuk kishte shti raki në gojën e tij, siq tregon ai
,ishte në siklet sepse në këtë tryezë mungonte ajo që ai e donte dhe i kënaqte,andaj
akoma pa u larguar kamarieri, kërkoi që tia sillnin në “Jupi”,por reagimi i Xhemushit, ishte,
aq energjik dhe banal sa që i ra pishman
që kërkoi një pije të tillë.
“Jo,ky
mish dhe kjo menze hahet dhe sherbehet vetem me raki”ishte shprehur Xhemushi
,tregon Lemi, dhe “me mua kush dëshiron të rrij dhe te kënaqet, mund të shërbehet
vetëm mer raki, sepse ky është ilaqi që të shëron” ishte shprehur pos tjerash
Xhemushi,i cili, pasi kishte marrë një gotë raki në dorën e
vet kishte kërkuar që edhe Lemi
ta merrte një gotë dhe ta cakrronte me
një gëzuar…, por Lemi përshkruan edhe
peripetitë dhe gjittëcka që ndodhi në vazhdim,e që janë një storie që vështirë të
përshkruhen e tu besohet.
“Katër
herë kamarieri solli mish të fërguar që avullonte, por gjithashtu edhe katër
gota me raki”por sikur të kisha para vedi vetëm një pije që unë e dëshiroja dhe
mund ta pija,do të isha njeriu më i lumtur në atë moment,rrëfen Lemi.Më shumë e
derdhja rakinë nën tavolinë,por vetëm nga era dhe sikleti isha bërë tap, dhe
ndihesha sikur jam para xhelatit.
“Haja
mishë e djath ,por insistimi i pandërprerë i Xhemushit për të pirë raki,kishte
arritur kulmin “dhe në një moment, tregon Lemqa,”plasi filmi” dhe nuk pata rrugëdalje
tjetër por iu drejtova Xhemushit” “Aman,të
lutëm, nëse dëshiron të më qerasësh, dhe
të më lesh të kënaqem, dhe që të falenderoj gjithnjë ,me lejo të pijë ate që më
kënaq, sepse dua te vdes ose të
cmendem”tregon Lemi, momentin kur kishte kërkuar nga Xhemushi që të mos e
torturonte me raki,por Xhemushi,si Xhemushi,nuk ishte pajtuar dhe nuk kishte
lejuar që në tavolinën e tij të vendosej pije tjetër, pos rakisë, dhe siq
tregon Lemi, cdo gjë kishte përfunduar shumë keq.Lemi kishte dalë nga
kontrolli, dhe siq i tregojnë më vonë, ne WC e hotelit, ishte përplasur,ku
kishte thyer tre dhëmbe dhe kishte qarë keq
kafkën që i duket, edhe tani, dhe urgjentisht nga Hoteli ishte dërguar ne Spitalin e Pejës,ku kishte qëndruar i
shtrirë për dy javë ,kurse Xhemushi,
edhe sot
e gjithë ditën tallet me Lemin.
E përshkrova
këtë rast, i cili, ka shumë lidhshmëri dhe ngjashmëri, edhe me shumë veprime e
ngjarje që korespondojnë me realitetin kosovarë, kur liderë institucional e
jashtëinstitucional,vetëm pse u ofrohen disa benefite rasti,apo dicka që ata përfitojnë
nga momenti,pranojnë jo vetëm të hanë, ate, që nuk u pëlqejne apo nuk ia do
organizmi,por bëjnë gara se cili po i shërben më mirë, dhe po y hynë në hater,pa
marrë parasyshë pasojat,apo cili do të jetë dëmi i mëvonshëm, e që gjithnjë po
thirren, se po e bëjnë, ne emër të miqësisë dhe respektit.
Andaj, për ta gjetur gjithkush vetëvehten,u kisha preferuar, që libri filozofik i Marco Tullio Cicerone ”Miqësia”,të lexohet dhe të jetë udhërrëfyes ,për karierën e tyre politike dhe morale, edhe për shumë liderë kosovarë, e që, i kisha preferuar, në veqanti, ta lexojnë, kapitullin e IX, të këtij libri, ku mes tjerash thuhet:”Kur u kërkohet miqëve dicka e pandershme, për shembull që të jenë bashkëpuntorë të tekave tona,apo mbështetës të veprimeve të padrejta,lindin mospajtime të mëdha,dhe për më tepër të drejta.Ata që nuk e pranojnë,edhe pse veprojnë me ndershmëri, akuzohen se shpërfillin ligjin e miqësisë,nga të cilët kërkojnë bindje,ndërsa ata që kanë guximin ti kërkojnë gjithcka një miku,me kërkesën e tyre tregojnë se se janë të gatshëm të bëjnë gjithëcka për mikun.Dhe prej ankimeve të tyre,jo vetëm që vdesim miqësi të vjetra,por lindin edhe urrejtje të përjetshme”,është ky vetëm një citat i shkurtër i këti libri filozofik.