Mendime
Selim Nengurra: Norvegjia diskriminon shqiptarët
E merkure, 06.06.2012, 08:05 PM
NORVEGJIA
DISKRIMINON SHQIPTARËT
Nga Selim Nengurra
Meqenëse në Norvegji jetojnë diku mbi 13.000 shqiptarë, dhe nji nga ata që jeton këtu me familje tash 22 vite jam edhe unë, kam pas rastin që të shoh, të përjetoj, të jem deshmitar e disa herë edhe protagonist i përjetimeve të shumta, që asnjihere nuk fshihen nga truni im, i kujtimeve të ndonjëherë edhe të tmerrshme e të dhimbëshme. Shteti norvegjez dhe sistemi i këtij shteti, me partinë Laburiste (ARBEIDERPARTI ) në pushtet qendror e edhe në shumë komuna, padyshim që asht pushteti ma antishqiptar në botë mbas atij serb, rus e grek; këta të fundit, dihet, janë anmiqët tradicionalë të popullit shqiptar. Duket kjo akuzë disi jo normale. Ju lutem, pak durim, lexoni faktet që do t’i rendis dhe them se do të më jepni të drejtë. Simbas shenimeve, shqiptari i parë që ka shkelë në Norvegji për tëj etue këtu, ka ardhë diku në fundvitet ‘50 të shek. të kaluem ( shek.XX ). Mirëpo shqiptarët ma me shumicë vijnë diku ma vonë, në fund të viteve’60, kryesisht nga Maqedonia. Kam folë me shumicen e tyne, sepse kur na në fillim të vitetve ‘80 ederi me perfundimin e shkatrrimit të ish Jugosllavisë vinim këtu,zakonisht ishin ata që na kanë përkthye dhe janë kujdes me aq sa kanëpasë mundësi të na ndihmojnë. Ata kanë tregue histori të dhimbëshme të padrejtësive që u kanë ba në këtë shtet. Kur i dëgjoja, gati nuk mundt’u besoja, por me kohen padrejtësitë dhe racizmi primitiv antishqiptar i norvegjezëve dhe pushtetit të tyne filloi të më godiste edhe mue dhe gjeneraten tonë të azilkerkuesve dhe refugjatëve shqiptarë. Do të pershkruej cilët ishin (dhe edhe sot janë) diskriminimet dhe veprimet antinjerëzore të shtetit norvegjez kunder shqiptarëve.
Në të gjitha dokumentet ku kerkohej dhe kerkohet të shenohen vendlindja jonë, na, përveç emnit e mbiemni, në rubriken ku kerkohet shteti shënojmë Kosovo apo Kosova. Zyrtari norvegjez i bie vizë me laps dhe shkruen Jugosllavia, ish Jugosllavia, Serbia dhe Mali i Zi perpara vitit 1999, ndërsa pas kësaj, pra pas luftës dhe çlirimit të Kosovës,e fshin emnin Kosovo dhe në vend të saj e shkruen Serbia. Nëse shqiptari proteston dhe kërkon të shenohet drejt fakti, sepse ai asht nga Kosova dhe se Norvegjia faktikisht e ka pranue pamvarsinë e saj dhe ka Ambasadë në Prishtinë (kryeqendra e Kosovës) zyrtari/arja bahet nervoz dhe kercnon me refuzimin per ta marr dokumentin shqiptarit fare. Sot të gjithë shqiptaret e Kosovës në pashaportat e tyne norvegjeze si shtetas norvegjez në vend të shtetit nga kanë origjinë nuk shkruejnë Serbia, ndërsa disave, falë vullnetit të mirë të disa zyrtarëve (që janë shumë të paktë ) në polici, u shkruejnë vetem komunën e Kosovës ku ata kanë lindë. Nga viti 1982 e deri sa ka perfundue lufta dhe asht çlirue Kosova azilkerkuesëve shqiptarë u janë ba perbuzje dhe diskriminime të tmerrshme tue i trajtue ata krejtësishtë ndryshe nga azilkerkuesit e tjerë të shteteve të tjera nga mbarë bota, që vinin këtu. Shqiptarët ishin të vetmit që vendoseshin në kampe refugjatësh dhe aty kalbeshin në pritje me vite per ta marr nji pergjigje se a do mbeten aty a jo. Dhe per të qenë ironia edhe ma e madhe, shqiptarëve që ishin problematikë, hajna, dhe që nga bashkatdhetaret akuzoheshin si njerëz të UDB-së, si spiuna të pushtetit serb, për çudi, shteti norvegjez apoinstitucioni per emigrantë UTLENDINGSDIREKTORATET – UDI, u jepte lejeqendrime në afate rekord, ndersa të gjithë atyne që ishin të perndjekun, të kërkuem për t’i burgosë në Jugosllavi, u refuzojshin kërkesen per azil dhe ata mbeteshin tue jetue me ankth me nga 2-5 vite dhe kjo ndikonte në shkatrrimin e shendetit të tyne mendor e fizik.Di unë dhe i dinë edhe krejt Norvegjia me mija raste kur shqiptarët me fakultete të mbarueme, intelektualë dhe kuadro të mirfillta, mbas disavite qendrimi me nga tre kater femijë nëper kampet e refugjatve,UDI-ja raciste antishqiptare norvegjeze i ka largue nga shteti dhe dimë per shumë raste që ata edhe kanë pësue keq, sepse janë kapë nga policia serbe apo ajo jugosllave ma heret. Disa edhe janë vra nga policia serbe e disa i kanë vra policia dhe forcat tjera pushtueses erbe gjatë luftës në Kosovë në vitet 1997-1999.Se shqiptarët nuk kanë pas kurrë trajtim të barabartë me pakicat tjera, do të ceku këtë fakt: Gjatë luftës në Bosnje këtu paten strehueme dhjetra mija refugjatë.Kur perfundoi lufta, mbas marrveshjes së Daytonit, shteti dhe qeveria norvegjeze u ofroj refugjatëve boshnjakë këtë mundësi. Të gjithë ata që ende nuk e kishin marrë leje qendrimin e përherëshëm dhe deshronin të këtheheshin e të riatdhesoheshin në Bosnje, shteti norvegjez do t’u ndertonte shtepija nese ato i kishin të shkatrrueme dhe do t’u lintemundësinë per ta provue jeten atje dy vite. Nese do të shihnin se nuk mund të jetonin atje, ata lirisht mund të ktheheshin në Norvegji. Të gjithë boshnjaket u këthyen në Bosnje, perfituen shtëpitë e reja dhe ukthyen prapa në Norvegji dhe sot të gjithë janë këtu.Ndërsa kur perfundoi lufta në Kosovë, dhe këtu kishte diku 12.000 refugjatë shqiptarë, si dhe diku mbi 3000 te tjerë që kishin ardhë në Norvegji para shumë viteve dhe kishin pritë per fatin e tyne, UDI-ja antishqiptare dhe raciste norvegjeze i futi në nji thes bashkë dhe kerkonte që ata ta lëshonin shtetin dhe të këtheheshin në Kosovë. Pati reagime nga vetë shqiptarët si edhe nga shoqata të ndryshme humanitare këtu dhe pastaj UDI-ja nxori vendimin, të këtheheshin të gjithë dhe ata që vullnetarisht lajmrohen per t’u kthye, do t’u jepte shteti nga 15.000 korona ( 2000 euro ) per person, por nuk u linte mundësinë si boshnjakëve me u kthye perseri nese nuk mund siguronin jeten në Kosovë. Pra, shihni dallimin Boshnjakë-Shqiptarë. Boshnjakëve u ndërtohen shtëpitë dhe u jepen pasaporta per t’u kthye kur të dëshronin mbrenda 2 viteve, ndersa shqiptarëve u jipen 2000 euro dhe largimi pegjithmonë nga Norvegjia. Qellimisht bana këtë krahasim (e jo me popuj të tjerë), sepse që të dy këta popuj vijnë nga i njejti shtetdikur dhe per të njejtat arsye të perndjekun e të masakruem nga injejti popull dhe shtet, nga Serbia. Mirëpo per norvegjezet, shtetindhe popullin norvegjez, boshnjaket flasin serbisht dhe janë ma tëafert me norvegjezët, që janë popull mik i serbëve, sesa shqiptarët qënuk dinë çka asht SHLIVOVICA DHE SERBSKI PASUL SA SVINJSKIM REBRIMA.(shlivovica raki ekumbullave serbe dhe fasule (groshë) me brinjë të derrit në te.)Unë pata thanë (porsa erdha në Norvegji dhe pashë se cilët ishin këta njerëz e ky shtet), mjer unë, se paskam ikë nga Serbia e vogël e paskam ardhë te Serbia e madhe. Asnjiherë nuk pendohem, sepse kjo ashte saktë. Nuk besoj se ka shtet tjeter në botë, që do t’u afronte personave të perndjekun kontakte me pjestarë të atij populli, shteti esistemi që i ka perndjekë ata. Ne shqiptarëve këtu gjithmonë na asht refuzue kerkesa jonë që mos të kemi kontakte dhe mos t’i ndajmë tënjejtat lokale me serbët. Kush ka kerkue këte, asht regjistrue nëshenimet e arkivat policore si njeri i dyshimtë dhe kurrë, apsolutishtkurrë, nuk ka pasë jetë normale në Norvegji. Norvegjia asht shtetsatalinist, policor dhe ushtarak. Këtu haptas shihet se kjo që po themasht e saktë. Polici këtu asht mbi ligjin dhe ai edhe nese vretnjeriun, jo se nuk pergjigjet per vrasje, por ai as vendin e punës nuke humbet, e besa ndodhë të avancohet në vend pune. Ushtria asht organkunder të cilit as nuk ke të drejtë të ankohesh nese vjen në kontekstme ta diça. E kam perjetue këtë personalisht, sepse djali im Fan-Nolika humbë vendin e punës pse ju ka tek kapitenit Anders Uri, i ciliasht shef per siguri në aeroportin Rygge ku Fan-Noli ka punue 4 vite.Rastin e tij shefi i kompanisë SSP z. Nils Bjønes, ku Fan-Noli kapunue e ka perjetue aq fort, sa ai thotë: Po të më thonte dikush se nëNorvegji ndodhin këso rastesh, do ta vrisja, sepse kurrë nuk do ebesoja. Tash e shoh se po ndodhkan, dhe raste të tilla më bajnë tëndjehem keq, pse jam norvegjez.Norvegjia asht i vetmi shtet që percakton se cili duhet me pasëbashkshortin/ten pranë. Dhe në veçanti per shqiptarët në këtë gjaNorvegjia asht shteti ma diskriminues në Europë.Në ligj shkruen se të gjithë qytetaret e Norvegjisë janë qytetarë tëbarabartë para ligjit. Ta deshmoj tash të kunderten unë dhe ta deshmojse shqiptarët, si pakicë, këtu nuk kanë asnji trajtim të drejtëligjor. Ata jetojnë shumëhere ma mirë se të tjeret falë gjindshmenisësë tyne dhe falë solidaritetit mes tyne, sepse ndihmohen me njanitjetrin dhe perkrahin njani tjetrin per të jetue paralel me të tjeret.Pikrisht falë kësaj norvegjezet na xhelozojnë dhe kanë krijue njitrillim të turpshem per shqiptaret. Thonë se jemi mafiozë, jemi tërrezikshëm, etj, etj. Nuk e mohoj se nuk e kemi deshmue se kashqiptarë mafiozë dhe hajna e kriminelë; bile unë, si askush tjeter,i kam kritikue njerëz të tillë gjithmonë. Ama shteti, policia dhepopulli norvegjez nuk i quen ashtu ata që vërtetë janë të tillë, dheper çudi me ta sillen mirë, shoqnohen me ta e kanë miqësi; të tillëquhen masat e tjera të shumta, që punojnë dhe jetojnë më djersen eballit me të cilen sigurojnë mirëqenje jetese ma të mirë senorvegjezet vendas.Këtu kohëve të fundit asht nji tendencë per të pengue ardhjen e tëhuejve në Norvegji dhe unë personalisht e pershendes këtë politikë.Ama jo metoden që perdor shteti dhe sistemi norvegjez iARBEIDERPARTI-së. Unë si politikan profesionist i këtij shteti nëpolitiken lokale e së shpejti edhe ate qendrore, mendoj se duhet membyllë kufijt, mos me lejue të vijnë refugjatë të tjerë. Por asesi nukban të keqtrajtohen njerëzit që kanë vetë shtetësi norvegjeze dhe kanëbashkshortet në shtete të tjera me të cilet martesa asht lidhë nërrethana e kushte të ndryshme.Norvegjezët (burrat) kanë ba si rregull të shkojnë në Tajlandë eFilipine dhe nga atje të sjellin femna si bashkshorte, e ata, edhe psejanë klienta socialë, edhe pse jetojnë me të ardhuna të tjera nga arkae shtetit, që këtu quhen TRYGDEYTTELSE, edhe pse janë pensionistë metë ashtuquejtunin MINSTEPENSJON (pensioni ma i vogël , minimum), nuk ekanë fort problem me rregullue lejeqendrimet per bashkshortet e tyne.Popujt e tjerë e kanë ma vështirë, ama përseri edhe këtu shqiptarëtjanë ma të diskriminuemit.Disa raste. Në Sarpsborg ku jetoj vetë asht rasti i djalit tim Fan-NolHasanaj i cili asht fejue dhe kunorzue me Saranden nga nji fshat iKlines në tetor 2009 dhe ende nuk i janë rregullue nuses letrat dhederi tash i janë dhanë 2 vendime negative. Po spjegoj pak cilat jankriteret që duhet me plotsue qytetari norvegjez per ta sjellbashkshortin sipas ligjit norvegjez nga nji shtet tjeter.1. Të ketë të ardhuna personale që do mjaftojnë per t’u perkujdesë perbashkshortin dhe kufini minimal asht 227.000 korona norvegjeze.Fan-Noli në veren 2010 kur mori refuzimin e parë kishte të ardhuna250.000 korona, kur mori të dytin në tetor 2011 kishte të ardhuna390.000 korona.2. Të ketë të zgjidhë çashtjen e banimit, të ketë adresen se ku banon.Fan-Noli im ka shtëpi të veten 115 metra katror me tri dhoma gjumi dhedy sallone e kuzhinë si dhe garazh per veturë.3. Të mos ketë lidhje martesore (kunor) me dike tjeter. Kydokumentacion asht i vertetuem këtu nga ofiqaria dhe personat zyrtardhe as kjo nuk asht pengesa pse iu refuzue dy here leja per nusen eFan-Nolit per të ardhë e jetue me te në Norvegji.4. Të mos jetë nen hetime per veprimtari kriminele per të cilat e pretburgu shumvjeçar. As këtë problem nuk e ka Fan-Noli im dhe pse pra iurefuzue dy here leja nusës së tij per të ardhë me jetue me te nëNorvegji. Pergjigje kam vetem faktin se Fan-Noli asht shqiptar.Do ceku edhe raste të tjera të shqiptarëve që nuk u lejohetbashkshortëve të jetojnë bashkë, por pa i permend me emna, do shkruejme iniciale sepse nuk i kam pyetë se a pajtohen me shkrimin timkundershtues per sjelljet antishqiptare të Norvegjisë, shtetitnorvegjez dhe vetë popullit norvegjez.D.K. Erdhi si refugjate e luftes nga kampi i Stankofcit në Maqedoni sëbashku me prind, vëllajn dhe motren.Moren qendrimin permanent si familje, ajo gjeti punë dhe mbas pak bleubanësë në Oslo, njifet me nji shqiptar këtu dhe vendosin të martohen.Martohen dhe u lind djalë mbas pak kohe. Burri, që porsa kishte filluehapat e pare si familjar me nusen dhe djalin, kishte marrë shumërefuzime si azilkerkues ma parë dhe tash nusja D.K. ban kerkesen perbashkim familjar sipas ligjit. UDI-ja antishqiptare dhe raciste, nëvend se me lejue ate të jetojë me gruen dhe femijën e vet ( dhe bileai kishte gjetë edhe punë e nderkohë edhe punonte), urdhnon policinëdhe ata shkojnë dhe e arrestojnë dhe e largojnë nga shteti. Tash aijeton në Prishtinë e grueja e re me nji fëmijë jeton këtu me depresiondhe trauma nga të cilat asht detyrue ta lajë edhe punen dhe tashrrezikon edhe ta humbë banesen dhe femijën.G.I. ka jetue në Norvegji 18 vite, martohet me nji refugjat lufte dhei fal Zoti dy fëmijë, djalë e vajzë. Po sikur në rastin e praë, UDI,në vend se me lejue çiftin e ri në hapat e parë të jetës të jetojnë egezojnë jeten, dergon policinë dhe arrestojnë burrin e G.I. dhe edergojnë në Klinë në vendlindjen e tij.Tash ky shtet racist antishiptar kercnon zonjen G.I. me ia marr edhefemijët, sepse e akuzon se nuk mundet ajo e vetme t’i rrisë. Pse nuk ialejojnë babës së femijës të vijë e t’i rrisin femijët bashkë?! G.I.nga depresioni ka lanë punën ku punonte në Aeroportin Gardermoen tëOslo-s. dhe asht ba barrë e kunetëve dhe familjes së vet.D. Berisha, me vendbanim në Sandefjord, porsa ka mbarue Shkollën eNaltë të gazetarisë dhe asht punësue. Veren që shkoj (2011), mbasidy-tre vite ma parë kishte pasë nji lidhje, vendos të fejohet dhe banëkunorzimin me nji vajzë nga Opoja në Kosovë, vjen këtu, ban kerkesendhe sado që edhe ky po sikur Fan-Noli, djali im, i kishte shtëpi, tëardhuna dhe të gjitha kushtet që kerkon ligji, UDI-racisteantishqiptare vetem mbas disa mujve i jep refuzim kerkeses së tij.Në Sarpsborg kam edhe kater raste tjera ku njeni nga prindet jetonvetem me nga dy e ma shumë femijë, sepse prindin tjeter ia ka largueUDI-ja raciste antishqiptare.Di nga bisedat e mia nëper krejt Norvegjinë ku ka shqiptarë se nuk kaqytet as fshat që nuk ka nji rast të tillë. Tash baj pyetje: A guxonNorvegjia të veprojë kështu, t’u ndalojë bashkshortëve të jetojnëbashkë, të rrisin femijet bashkë?! A guxon Norvegjia t’i dhunojëfemijet tanë në këtë formë tue i detyrue ata të rriten me njeninprind, i cili nga deshprimi per fatin dhe jeten me probleme, shpeshedhe traumatizohet dhe kjo pastaj reflektohet te femijet, te kujdesiper ta. Dhe a guxon Norvegjia që rasteve të tilla t’u çojëBARNEVERN-in te dera per t’ua marrë fëmijët?!A pajtohet kush me mue se Norvegjia me këto sjellje me dekada po shkeldhe po diskriminon njerëz, femijë e gra tue u mohue atyne dhe tëdrejten ma elemnetare njerëzore, të jetojnë si familje bashkë?Personalisht kam bindjen se ligjet e UDI-së janë dhe ishin gjithmonëose diskriminuese, ose të pista dhe lehtë me manipulue me to. Ishinparajsë per rrenacaket dhe kriminelet, sepse ata gjithmonë kanë pasëtrajtim pozitiv nga UDI-ja.Që UDI-ja ka ba politiken proserbe dhe antishqiptare me dekada në Norvegji, kam edhe disa qindra fakte e jo vetem këto që i ceka këtu.Unë këte leter e bana si shprehje e revoltimit dhe paknaqësisë sime siqytetar dhe si politikan, antar (Deputet) i asamblesë komunale të Sarpsborg-ut, kunder sistemit të këtij shteti, që njerëzit dhe bashkatdhetaret e mi i diskriminon tue i trajtue ndryshe në raport metë tjeret qytetarë të Norvegjisë, pa dallim etnie. Kjo duhet të korrigjohet dhe ma mos të ndodhë.
Kjo leter në anglishte do t’i dërgohet edhe Komitetit per të drejtate e njeriut në Gjykaten ndërkombtare në Strasburg.