Mendime
Pirro Prifti: Maxhoranca dhe Opozita pro Opsionit - President Kukull
E shtune, 09.06.2012, 05:46 PM
Maxhoranca
dhe Opozita pro Opsionit – President Kukull
Nga Pirro Prifti
Nuk është vështirë për tu kuptuar se
përse ky cic mic idiot dhe zhgënjyes po
gërryen mëndjet e shqiptarëve të
gozhduar para analistëve që kanë mësuar
përmëndësh udhëzimet e ustait përkatës
të tyre gjatë gjithë kohës, kur kërkesa për një President sipas
kërkesave kushtetuese është në kohën e duhur.
Kuptimi i këtyre driblimeve
politike Maxhorancë dhe Opozitë të ngjajnë fare mirë politikat bizantine dhe ish-komuniste të cilat përkthehen sot fare
mirë: një `po` e thënë nga kundërshtari është një dyshim për mashtrim , kurse
nje një `jo` e thënë nga kundërshtari është baras me armik të betuar i cili
duhet luftuar deri në fund. Një `heshtje` do të thotë: ...ruaju se dikush nga
kampi kundërshtar dhe ` i infiltruari` i
tyre po përpiqen të na bëjnë gropën.....
Kjo është pak a shumë, filozofia e
mësuar nga dy klanet politike më të mëdha të vendit të cilat krahas retorikave
ditorë të cilat pak kush u beson se kërkojnë më të vërtetë integrimin dhe
prosperitetin e Shqipërisë, se sa
gjithmonë e më tepër opinionit
shqiptar dhe publikut shqiptar po i mbushet mëndja se këta kapedanë të
politikës shqiptare po kërkojnë një Kukull nga ato që flasin sipas
rregjistrimit të bërë e të cilin e kanë të implantuar në brëndësi:
-Mesa duket Maxhoranca do një
kukull-president/e që të bërtasë e të thotë vetëm fjalët: `u bëftë si thoni ju
Kryeministër i nderuar`,
- Kurse Opozita do një kukull-
president/e qe të thotë vetëm fjalët:
`sa mirë e keni menduar o Kryeministër
(i ardhshëm) i nderuar`.
Në këto raste gjithçka që luhet është
jo ajo që kërkohet nga Kushtetuta,as për integrimin, dhe aq më pak nga opinioni
i cili pret se kush do të jetë
Presidenti i ashtuquajturi honorifik, por
ajo që kërkohet nga dy klanet më të mëdha politike të përfaqësuara nga Binomi
antagonist Berisha –Rama është nënështrim deri në rrëzë- vetëm `peqe lepe` të
thuhet nga Presidenti për urdhrat e atij që drejton ekzekutivin, dhe `do ta
shohim` kur vjen fjala për kërkesat e opozitës kushdo qoftë ajo në të tashmen
apo në të ardhmen.
Dihet se Italia, Gjermania, dhe
Greqia, Maqedonia, të cilat kanë sistemin tonë (apo në kemi kopjuar sistemin
parlamentar të tyre ), gjithmonë Presidentët i kanë honorifikë, të vjetër në
moshë dhe në përgjithësi persona të respektuar, fjala e të cilëve u ze vend.
Ndonëse në moshën e tretë, Presidenti
në fakt është më i mëncur, më i përmbajtur dhe me më pak `grinta` ( që nxit), kur vjen puna në
zgjidhjen e problemeve apo se cfarë qëndrimi duhet mbajtur në raste konfliktesh
politike.
Tek ne me përjashtim të Alfred
Moisiut, i cili ka bërë praktikisht figurën më të mirë dhe më model të
Presidentit, asnjë nga të tjerët e të 22
viteve, pra as R.Alia (`85-`92 e aq më
pak ai), as Berisha ( `92-`97), as Meidani (1997-2002), dhe as Topi (2007-2012)
nuk kanë mundur të luajnë rolin sic duhet të Presidentit. Arësyet kanë qënë të
ndryshme por mund të vecoj më kryesoret:
·
Nuk kanë
patur moshën e duhur për tu bërë President të vendit sepse kanë qënë në moshën
aktive të jetës e për pasojë kanë patur më shumë `testosteron` sec duhet për
këtë post,
·
Kanë qënë
tërësisht të politizuar dhe kanë ardhur aty pas një karriere politike apo kanë
dashur të bëjnë një karrierë të fortë politikë, dhe si të tillë nuk mund të
luanin rolin e arbitrit politik ashtu sic mund ta quajmë rolin e Presidentit,
·
Nuk kanë
mbajtur këshilltarë profesionistë për cdo profil shtetëror në rastin e kërkimit
të konsultimeve të veçanta
·
Nuk është
respektuar i ashtuquajturi `Triumvirat` në drejtimin e shtetit shqiptar , e për
pasojë cdo zgjedhje sado e mirë nuk do
të arrijë të mbajë stabilitetin e duhur të vendit, sepse ashtu sikundër e kam
përmëndur edhe në artikullin e shkruar një javë më parë, ekuilibri i
shtetit ka qënë varur varet dhe do të
varet gjithmonë nga tre traditat kryesore shqiptare të inspiruara nga tre
religjionet kryesore në Shqipëri; në se ato jetojnë në tolerancë të plotë (apo
më mirë në indiferencë të plotë), kjo nuk mund të implantohet edhe në politikën
shqiptare në të cilën asimetria në drejtim është në fakt një nga shkaqet
kryesore të destabilitetit politik në Shqipëri.
E parë në këtë prizëm as Fatos Nano
nuk mund të plotësojë kushtet përkatëse të një presidenti dinjitoz ashtu
sikundër i plotësoi ashtu si papritur Alfred Moisiu, një nga sukseset e të
cilit ishin: përzgjedhja e këshilltarëve
profesionistë dhe pjekuria e `plakut` në marrjen e vendimeve të
kopsitura mirë.
Nëse Maxhoranca kërkon me këmbëngulje
një President të të tipit `hormonal` që të bërtasë e të fyejë, apo dhe
të jetë aktiv në jetën politikë, ky është gabimi i parë i rëndë i Maxhorancës;
gabimi i dytë i rëndë është sepse
Maxhoranca që drejton Berisha nuk pranon të realizojë `Triumviratin` që
pati sukses deri në `96 para se të shpërthenin firmat piramidale (shpërthim i
cili erdhi si pasojë e mungesës së eksperiencës politikë të Berishës por
edhe për shkak të tipit imponues që
kishte ky i fundit), duke mohuar në këtë rast
një projekt të suksesshëm të aplikuar në Shqipërinë e sotme e cila ndonëse
është e arsimuar mirë (edhe për shkak të traditës ish- komuniste), ende vazhdon
të mbetet një vend pa nacionalizëm të mirëfilltë dhe pa strategji të qartë
pro-shqiptare në drejtim të insistimit të zbatimi të lirive e të drejtave të
njeriut porsa i përket shqiptarëve jashtë kufirit.
Ky mund të ishte një nga detyrat strategjike të Presidentit të ri, i cili shpresoj të jetë një burrë i moshës së tretë, jo-politikan, me eksperience të profesionale dhe pune, por të jetë edhe një mundësi e mirë për të barazpeshuar, e për të vënë në vend kandarin religjioz të vendit.