E marte, 08.10.2024, 08:33 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: A mund të kushtojë ky libër...?

E enjte, 07.06.2012, 08:06 PM


A  MUND    KUSHTOJË  KY  LIBER..?

Në 100 vjetorin e Pavarsisë…

Nga Fritz RADOVANI

Me këte titull asht botue kjo foto e këtij libri këto ditë, të cilin tashti shpejtë e kanë gjetë turqit, ose ma mirë me thanë “vëllezërit e gjakut të qeveritarëve të naltë të Shqipërisë!”. Kishte kohë që hajdutët na “pengonin” per me shkatrrue Krishtenimin. Libri, thohet nga “dijetarët” turq, prej të cilëve “dr. prof. e akademikët tanë” kanë marrë “dijen e pafund” arabe…se asht shkrue në shek. e V, pra tash 1500 vjet, ose ma saktë për né, u shkrue 500 vjet mbas Krishtit. Sigurisht, ky ruhet me skorta e autoblinda, se “permbajtja e tij” rrezikon perfundimisht kenjen e Krishtenimit! Me këte liber turqit, iranianët, afganët...e kushedi sa të tjerë “miqët tanë”, me të cilët na kanë lidhë në “Konferencen Islamike” para 20 vjetësh, Ramiz Alia, Sali Berisha, Alfred Serreqi, Fatos Nano dhe po vazhdon edhe presidenti Bamir Topi... të “realizojë” atë detyrë që nder 80 apo 90 veprat e veta, u ka lanë porosi homoseksuali Enver Hoxha mbasardhësëve të vet.

500 vjetë nën turqit, kush ndër hunjë e kush në litar, kush me top e kush me mauzerr, kush me qejf e kush me zori...e prap se prap nuk dolem fare! Edhe krajlat u detyruen me pranue si ka thanë Don Lazer Shantoja, kur e pyeti plaka shkodrane se çka po thonë ata?..Ai i tha: “Shqipni moj Leze!”...Një copë sa per bé, po në fund të fundit Shqipni i thanë emnit! Aq copë e vogel Toke asht sot Ajo e shkretë Shqipni, sa kur shkalla e zvoglimit asht e madhe ndër harta, emni Shqipni shkruhet në detin Adriatik, se nuk ka vend në siperfaqen e Tokës së Saj me  shkrue as shkronjat! Nuk mund të dalim në komshijë se janë Tokat tona! Ndoshta nder të paktit vende! Kjo ka ngja se edhe shtetet tjera ballkanike janë kenë të vogla...e per mos me i shkrue edhe emnat e tyne nder detet rrethuese, u kanë dhanë të gjithëve “dhuratë” nga “një copë” Shqipni!

Erdhi edhe Ahmet Zogu i shkretë, që per shpirt i vinte në litar të gjithë çka ishin si Ai prifti i Gazullorëve, po nuk i premtoi koha 15 vjeçare edhe me vra, me varë e me vjedhë. Mori çka pat perdoresh në thesarin e Shtetit...mbushi ato shtatë arka e iku...Janë kthye djelmë e nipa me mujtë me “vazhdue rrugen e gjyshit...e të dajës së gjyshit...” - të shohim ku po i qet trapi!

Në vitin 1941, jugosllavët menduen me vazhdue rrugen që i mbet pergjysëm Zogut, me një tjeter anadollak të mistruem në kabaret e Parisit, aty ku ma vonë kjé “shkollue” Komeini, me “bukuroshin” e njohun per “burrëri homoseksuale”, turkoshakun Enver Hoxha. Ky pat studjue edhe per çka turqit e sllavët janë mundue me ba per me shfarosë Malësorët tanë, per të cilët Imz. Noli ka shkrue se : “Mbeten Katholikë vetem Malësorët e Veriut me armë në dorë!”...

Në Janarin e 1945, dylberi Hoxha filloi vrasjet me Atdhetarin Prekë Cali e deri diten që ka ngordhë në 1985, plot 41 vjet, me një terrorizem barbar të trashiguem në gjak nga bylykbashi i sulltanit në qytetin e Gjinokastres, ka krye një Genocid kunder Atdhetarëve të qytetit të vet e deri nalt në Veri me Malësorë, qytetarë e Klerin Katolik, aqsa nuk besoj se e gjen të shkrueme as tek “libri që Irani pretendon se do të shkatërrojë Krishterimin”. Sikur ai liber t’ishte shkrue mbas vitit 1985, unë i pari do të kishe thanë se turqit kanë nxjerrë konkluzione nga veprat kriminale të Enverit, i cili ka shkrue: “Meqenëse katoliçizmi shqiptar, dhe në veçanti kleri, ishin pengesa më e madhe për triumfin e komunizmit në Shqipëri, qeveria nuk do të kursente asnjë përpjekje për t’i shpartalluar ata.”(E.H. V.I, fq. 438,  1974).

Ndersa per hoxhallarët ai thotë se “janë të pashkollë...dhe se nga ata nuk na vjen ndonjë e keqe!” (EH, po aty), sigurisht se nga injoranca kurrë injorantët nuk shohin se u vjen asnjë e keqe! I tillë ishte Enveri, Ramizi e Nexhmija me pasuesit e tyne të atëhershem edhe të sotem! Mendimi i tyne perputhej plotsisht me librin e gjetun tashti: “Vetem me shkatrrue dhe me shpartallue...”

Lufta kunder Krishtenimit në shekullin e XX asht kenë e pashembullt në Europë!

Asnjë nga shtetet e Krishtena nuk kanë mbetë pa u shkatrrue nga ana kulturore dhe ajo ekonomike, tue fillue nga Polonia, Çekia, Rusia, Sllovenia, Bullgaria, Kroacia, Vendet Baltike e deri tek Shqipnia, ku Hoti e Gruda, pothuej nuk zehen ma me gojë si krahina Shqiptare...

As vetë shkatrruesit e tyne nuk e kuptojnë se “çka asht kjo Fara e Krishtenimit?”, që shuhet, shfaroset, thahet, shkelet nga kafshët, permbytet nga ujnat, digjet nga barbarët..duket se kalbet dhe në fund... Fillon me bijtë prap, nxjerrë filizat e rijë, fillon e lëshon shtat, por edhe pse i rrinë gati me kazma, drapen e çekana, yje e hana, per me e shue dhe me e djegë e perlue, Ajo prap rritet e zhvillohet...aqsa nen hijen e Saj, Njeriu fillon me marrë frymë lirisht dhe thërret gati pavetëdije “Liri - Demokraci!”, sa me iu lakmue dhe vetë dhunuesëve të pashpirtë, që nuk u ngopen me gjak të viktimave të veta asnjëherë, e këte e dëshmojnë veprat e dhunuesëve jo vetem të Popullit Shqiptar, por kudo ata kanë vue kamben! Ideali i tyne asht shkatrrimi dhe vrasjet!

Libri që turqit e gjeten prap tashti...asht zbatue me kohë nga Lenini, Stalini, Tito, Enveri, Ramizi dhe kopjon e tij e ruen edhe sot Nexhmija... Sa mundi, djersa, gjaku e “puna vullnetare” e terroristëve komunistë asht derdhë në sigurimin e shtetit në Shqipni, me zbatue atë “liber”!!

Fatos Nano e Hashim Thaçi deklarojnë se kanë babë Enverin... Edi Rama shkon e çveshet në haremet e mashkujve të Myslim Pezës e Ramiz Alisë...Sali Berisha harron se asht malësor...i konvertuem në “tironas” të Haxhi Qamilit... Bamir Topi kujton se gjuhet me mbiemen... “shoku” Ilir Meta, ka mësue fjalët “politika asht kurvë” e kerkon me na mbushë koken se asht “politikë”.

E “shkreta” Nexhmije, nuk iu hoqen kurvat gjithë jeten tue fillue nga “Enveri ynë”...

Sa i marri asht në këte Botë! Edhe vetë fjala “marri” duhet analizue! Ka shumë mundësi që ky liber provon shkencërisht thanjen e shkodranit të nderuem Bep Shantoja: “Unë nuk jam i marrë, po unë kam luejtë mendësh. Të marrë janë ata që nuk çmenden nga sistemi komunist!”...

Vetë fakti i ripertrimjes së osmanllinjëve në ishvendet komuniste të Ballkanit asht një nga provat e çmendisë. Janë lëshue ishkomunistët “proletarë” të pasurrat në Trojet tona me u kthye në “sundues” pasanikë, sa nuk u vjen turp me thanë se “nanat tona na kanë zanë me turqë” e nuk e kemi një pikë gjak Shqiptari... Per me ba DNA janë tue shkue njenimbastjetrit në Ankara...tek “vëllezërit e vet”, të cilët kanë gjetë një tufë hajdutësh të vendeve tona e tallen me ta...

Janë lëshue nga Tirana, Bosnja, Prishtina e deri kah Shkupi me mbledhë Euro...

Porsa të dalë nga shtypi “libri që shkatërron Krishtërimin”... të parët janë qeveritarët tanë ata që do t’a blejnë até... Edhe turqit ma parë se këtyne hajdutëve nuk ja japin askujt!..

Apo nuk ka me u dukë vlera e tij... kur të shkrryhet nëper asfalt para xhamisë se Haxhi Et’hem beut në Tiranë!?.. Disa tjerë kanë mendue me vue turrat e tyne derisa të mbulojnë edhe minaren... Ka edhe prej “atyne” që, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, do të “mbulojnë” me ata libra edhe monumentin e Gjergj Kastriotit... bash Atij “Mbrojtësit të Krishtenimit!”

Nuk vjen kot Erdogan tek “vëllezërit e gjakut”...në Tiranë...ka prap çka me shkatrrue!



(Vota: 14 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora