Mendime
Albert Shabanaj: Gjendja në Kosovë është serioze!
E enjte, 07.06.2012, 07:54 PM
GJENDJA NE KOSOVE ESHTE SERIOZE !
Nga Albert Shabanaj
Gjendja në Kosovë
është serioze, per të mos theksuar para shpërthimit nga politikat
shkaterruese . Kush do të besonte se Kosova edhe pas çlirimit,do të katandisej
ne mjerim e pa perspektiv, fakte këto dhe shumë fakte tjera qe mbajnë Kosoven
dhe popullin e sajë fuqishem të shtrënguar ne fyt per të mos dalur nga
rrotullimet vicioze brenda një rrote vendnumrimi?! Kush do të mendonte se Kosova edhe pas 13
viteve te çlirimit,do te vazhdoj t’u
bënte thirrje qeverive të Europës dhe Amerikës për ndihma elementare e deri ke
shtrirja dhe ruajtja e sovranitetit?! Unë mendoj se,ketu nuk behet fjalë për
mos fat apo mos dije e cila na ka sjellur ketu,jo. Këtu ku ndodhemi na kanë
sjellur bandokracit e pa turpshme të cilat nuk kanë frik nga pergjesit
historike. Dhe… sipas mendimit timë mënyra e vetme për të ndaluar dhe shpetuar
shperbërjen e Kosovës nga kriminelet politik është zhbërja e tyre nga politika
dhe jo vetem politika por edhe nga skenat shoqërore!
Ndonese,vendi ynë me i dashur Kosova,është në flakë dhe te gjithve na bën
thirrje për ndihmë,për ndërgjegjësim dhe
veprime te vëndosura per t’i dalur zot ashtu siç veprojnë të gjithë
popujt e botes për vëndet e tyre. Kok tulet e pa cip të skenës politike në
Kosovë, janë të shitur për interesa fitimprurëse dhe për fat të keq,si rezultat i kesaj qe
theksova me lart, Kosova sot udhëhiqet nga politikat nderkombëtare,politika keto
të cilat vazhdojnë me përpjekje për të
shuar zjarrin me benzin,perpjekje këto me masat qesharake të cilat i lejojnë
dhe imponojnë interesat e diplomacive ndërkombëtare veq e veq e deri ke ato
bipolare; të cilat shkelin mbi parime njerëzore
e demokratike duke i perkdhelur kriminelët serb por dhe kriminelët e
politikes Kosovare,duke imponuar politika qe vrasin sot e te cilat do të vrasin
edhe me shumë neser.!
-Kush do të mëndonte se Kosova edhe pas 13 viteve te
çlirimit,do te shndërrohet ne monedh
te lirë pazaresh për pushtet duke i vëndosur mu në fyt litarin-fusnoten e cili
varros te gjitha mundimet dhe sakrificat shekullore për shkëputje nga qizmja
serbo-sllave?!
-Kush do të mëndonte se Kosova edhe pas 13 viteve te
çlirimit,do të zhytet keq ne baltën e
krimit te organizuar te cilit i prin Qeveria saj?!
- Kush do të mëndonte se Kosoves edhe pas 13 viteve te
çlirimit,do t’i arrestohet prokurori (Nazmi Mustafi)qe udhëhiqte” task
forcen” per antikorrupsion...nen dyshimin e të qenurit i korruptuar skajshem?!
- Kush do të mëndonte se Kosova edhe pas 13 viteve te
çlirimit,nga nentoka qeveritare ne
Stacionin kryesor te policisë ne Prishtinë,do t’i vjedhe
-Kush do të mëndonte se në Kosovë edhe pas 13 viteve te
çlirimit,ne Stacionin policor te
Pejes,nga nentoka qeveritare do të vjedhen mbi 25kg.Ari?!
- Kush do të mëndonte se edhe pas 13 viteve te
çlirimit,Kosova do te vendoset ne
titujt kryesor te medieve botërore per transplante ilegale te organeve siç
është rasti “MEDIKUS” me të arrestuar ne
Kosovë dhe Izrael,hetime ne Turqi,hetime ne Zvicerr etj... qe te gjitha keto
histori te pista e te pergjakshme janë te lidhura ngusht me këshilltarë dhe
bashkëpuntorë te Hashim Thacit,me vota te vjedhura kryeminister i Kosovës sot,e
dhasht ZOTI jo neser?!
-Kush do të mëndonte se Kosova edhe pas 13 viteve te
çlirimit,nuk do te pushojnë gazetat
se njoftuari per poshtersitë dhe aferat korruptive te qeveritarve te sajë,ku se
fundi kemi rastin e hotelit Grand ne Prishtinë. Aty janë te gjithë te
korruptuar,rrespektivisht zevendes kryeministri apo kryemarrja e Kosovës
Behxhet Pacolli & CO,me para te pista,me para te dyshimta ruso-serbe,qe i
gjuanë popullit te mjeruar nga një koc “HUMANITAR” dhe hi syve per udhtimet e
tija famoze nëpër Afrik kinse për njohje te Kosovës, e në fakt ai dhe CO,nuk
pushojn duke rrenuar dhe varrosur çdo ditë e me shumë shtetësin e saj.
Dhe... sehirshkruesit te tipit A.Salihu,B.Buzhala dhe te
tjerë- hyzmeqarë te Hashim Thaçit,tash e nje kohë vazhdojnë te krekosen
se,mediet dhe te gjithë ata qe po i shohin te vertetat e me lartë
cekura... po shpifin pë të prodhuar
ligje bolshevike për t’i frikësuar gazetarët!
Kështu duke harruar se çmimi qe vazhdojmë te paguajmë
prej vitesh si shoqëri per qelbësirat e me lartë cekura ishte dhe është
jashtzakonisht i lartë duke jetuar ne genjeshtra dhe frikë.
Ndonëse,nje perkushtim dhe vetëdijesim te të gjithë popullit,do t’i bënte me dije te gjithë ata... qe të mos e
mashtrojnë veten si deri me sot me politika destruktive dhe tepër të rrezikshme
për ardhmërinë tonë! Te mos e mashtroj
veten askush dhe te gjithë duhen të dijnë se, nëse tëntohet ndarja e
Kosovës ,do të ndahet dhe vetë Europa,duke shkaktuar një krizë tjeter të
përmasave globale të cilën,bota nuk e ka
perjetuar deri më sot.
Unë mendoj se,duhet bër të kjart botës e sidomos
Europës,se është afer katastrofave dhe me siguri do të përballet me to,nese nuk
i ndryshojnë qendrimet dhe kursin e tyre politik. Ramja në qaf dhe shtrengimi i
metutjeshem i shqiptarve padrejtësisht për t’i kënaqur apetitet fashiste të fqinjëve
tanë,për pos qe kanë treguar se,populli shqiptar ka humbur besimin ne politikat
Europiane,populli shqiptar do të dij dhe të mbrohet kunder realiteteve të tilla
jo parimore dhe jo demokratike.
Popullit shqiptar po i perseritet historia dhe
perseri ndodhet perballe sfidave e
sprovave te medha historike,te nje politike prostitucionale vendore dhe
ndërkombëtare … qe kur ky lloj kursi paradoksal - diplomatik zbatohet nën
dhëmbët e fqinjeve shovenist,me një te kaluar animaliste nga të cilët ne
vazhdimësi janë shkaktuar luftëra dhe kriza të mëdha botërore. Pra historia do
të duhej të ishte mesim per bashkësinë nderkombëtare sidomos për perëndimin,qe
t’i shoh gjërat ne sy ashtu siç dot duhej,te mos aplikohej kjo politikë
shkatërruse e dekades se fundit ndaj shqiptarve ne pergjithësi e ndaj atyre te
dalur nga ish-jugosllavija ne veqanti.
Megjithatë një gjë është e sigurt,se vazhdimi i avazeve
te njohura perëndimore është absurde ne njërën anë dhe anës tjetër do t’i zgjoi
shqiptart nga hutia e durimit për t’i detyruar për një luft të re gjithë
kombëtare,pasojat e se ciles do te jenë gjithë përfshirse për të ardhmen e
kontinentit.
Unë besoj se,nese BE-ja vazhdon me avazet e vjetra
politike ndaj shqiptarve,jo vetem se do te ishte absurd ne kuptimin parimor-
demokratik por e rrezikshme ne kuptimin e pasojave te hidhura politike e
ekonomike. Megjithatë varet nga
perëndimi,sesi do të veprojnë për ardhmerinë e kontinentit tonë të vjeter.
Dhe.. rikthimi dhe pranimi sa me i shpejt i shqiptarve ne familjen e tyre (
Europiane) do t’i sjellte shqiptarët por edhe Europianët nga një largim i tyre
i skajshem ne një afrim të pa ndashem si
dhe një ndryshim thelbësor i qëndrimeve politiko-ekonomike me përplot reforma
strukturore.
Kjo është e tëra qka duan shqipetart por dhe e nevojshme
për Europen,për nje qytetrimë te vertetë dhe prosporitet të rehatshem te
kontinentit tonë. Mendoj se,këtu është koha fundit qe perëndimi duhet t’i
çmontoj dhe t’i adresojë krizat,ajo qe është premtuar duhet te bëhët ne
praktikë,kerkohet qe urgjentisht te shtyhen proceset para dhe te formalizohen
premtimet,e ti thot “PO“ bashkimit me shqiptarët! Duke krijuar qeverisje të
përbashkëta me kontroll të përbashkët,kultur te përbashkët etj. te
përbashkëta per t‘jetuar “de fakto” edhe
shqiptarët si Europian. Në fund të fundit, kjo nënkupton t’i garantohet paqa
dhe mirëqenia Europes.
Europianët tani duhet të pyesin veten nëse ata, që kanë përfitime më së shumti
nga integrimi i shqiptarëve,a janë të gatshëm për ndryshime radikale politike
ndaj shqiptarëve apo duan të paguajnë çmimin e një politike të dështuar.
Përveç bashkimit politik dhe fiskal me shqiptarët,europianët kanë nevojë për
reforma urgjente strukturore që synojnë prurjen e konkurrencës së lirë dhe
demokracisë se vërtetë ne mbar Europen. Secila nga këto fakte janë të nevojshme
nese Europa deshiron t’i përmbyllë vatrat e krizave ekzistuese ndër shekuj te
tër.
Ndonëse,shqiptarët e meritojnë më se shumti përgjegjësinë Europiane. Shqiptarët
vërtet nuk kanë qen kurr kështu te izoluar dhe largë Europes siç janë tani.!
Vështirë se dikush e kupton politikën paradoksale dhe dogmatike të Europes, e
cila zhvillohet jo vetem kundër shqiptarëve por kundër çdo parimi deri ke
kundër vetë Europes. Mendoj se nuk ka më kohë qe të hamenden për ndryshime,
meqe tani kemi vetëm pak kohë,ndoshta ditë të numeruara?!