Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Albert Shabanaj: Gjendja në Kosovë është serioze!

| E enjte, 07.06.2012, 07:54 PM |


GJENDJA NE KOSOVE ESHTE SERIOZE !

Nga Albert Shabanaj

Gjendja në Kosovë  është serioze, per të mos theksuar para shpërthimit nga politikat shkaterruese . Kush do të besonte se Kosova edhe pas çlirimit,do të katandisej ne mjerim e pa perspektiv, fakte këto dhe shumë fakte tjera qe mbajnë Kosoven dhe popullin e sajë fuqishem të shtrënguar ne fyt per të mos dalur nga rrotullimet vicioze brenda një rrote vendnumrimi?!  Kush do të mendonte se Kosova edhe pas 13 viteve te çlirimit,do te vazhdoj  t’u bënte thirrje qeverive të Europës dhe Amerikës për ndihma elementare e deri ke shtrirja dhe ruajtja e sovranitetit?! Unë mendoj se,ketu nuk behet fjalë për mos fat apo mos dije e cila na ka sjellur ketu,jo. Këtu ku ndodhemi na kanë sjellur bandokracit e pa turpshme të cilat nuk kanë frik nga pergjesit historike. Dhe… sipas mendimit timë mënyra e vetme për të ndaluar dhe shpetuar shperbërjen e Kosovës nga kriminelet politik është zhbërja e tyre nga politika dhe jo vetem politika por edhe nga skenat shoqërore! 
Ndonese,vendi ynë me i dashur Kosova,është në flakë dhe te gjithve na bën thirrje për ndihmë,për ndërgjegjësim dhe  veprime te vëndosura per t’i dalur zot ashtu siç veprojnë të gjithë popujt e botes për vëndet e tyre. Kok tulet e pa cip të skenës politike në Kosovë, janë të shitur për interesa fitimprurëse dhe  për fat të keq,si rezultat i kesaj qe theksova me lart, Kosova sot udhëhiqet nga politikat nderkombëtare,politika keto të cilat vazhdojnë me përpjekje  për të shuar zjarrin me benzin,perpjekje këto me masat qesharake të cilat i lejojnë dhe imponojnë interesat e diplomacive ndërkombëtare veq e veq e deri ke ato bipolare; të cilat shkelin mbi parime njerëzore  e demokratike duke i perkdhelur kriminelët serb por dhe kriminelët e politikes Kosovare,duke imponuar politika qe vrasin sot e te cilat do të vrasin edhe me shumë neser.!

-Kush do të mëndonte se Kosova edhe pas 13 viteve te çlirimit,do te shndërrohet ne monedh te lirë pazaresh për pushtet duke i vëndosur mu në fyt litarin-fusnoten e cili varros te gjitha mundimet dhe sakrificat shekullore për shkëputje nga qizmja serbo-sllave?!

-Kush do të mëndonte se Kosova edhe pas 13 viteve te çlirimit,do të zhytet keq ne baltën e krimit te organizuar te cilit i prin Qeveria saj?!

- Kush do të mëndonte se Kosoves edhe pas 13 viteve te çlirimit,do t’i arrestohet  prokurori (Nazmi Mustafi)qe udhëhiqte” task forcen” per antikorrupsion...nen dyshimin e të qenurit i korruptuar skajshem?!

- Kush do të mëndonte se Kosova edhe pas 13 viteve te çlirimit,nga nentoka qeveritare ne Stacionin kryesor te policisë ne Prishtinë,do t’i vjedhe 50 kg. Drogë dhe para te gatshme?!

-Kush do të mëndonte se në Kosovë edhe pas 13 viteve te çlirimit,ne Stacionin policor te Pejes,nga nentoka qeveritare do të vjedhen mbi 25kg.Ari?!

- Kush do të mëndonte se edhe pas 13 viteve te çlirimit,Kosova do te vendoset ne titujt kryesor te medieve botërore per transplante ilegale te organeve siç është rasti “MEDIKUS”  me të arrestuar ne Kosovë dhe Izrael,hetime ne Turqi,hetime ne Zvicerr etj... qe te gjitha keto histori te pista e te pergjakshme janë te lidhura ngusht me këshilltarë dhe bashkëpuntorë te Hashim Thacit,me vota te vjedhura kryeminister i Kosovës sot,e dhasht ZOTI jo neser?!

-Kush do të mëndonte se Kosova edhe pas 13 viteve te çlirimit,nuk do te pushojnë gazetat se njoftuari per poshtersitë dhe aferat korruptive te qeveritarve te sajë,ku se fundi kemi rastin e hotelit Grand ne Prishtinë. Aty janë te gjithë te korruptuar,rrespektivisht zevendes kryeministri apo kryemarrja e Kosovës Behxhet Pacolli & CO,me para te pista,me para te dyshimta ruso-serbe,qe i gjuanë popullit te mjeruar nga një koc “HUMANITAR” dhe hi syve per udhtimet e tija famoze nëpër Afrik kinse për njohje te Kosovës, e në fakt ai dhe CO,nuk pushojn duke rrenuar dhe varrosur çdo ditë e me shumë shtetësin e saj.

Dhe... sehirshkruesit te tipit A.Salihu,B.Buzhala dhe te tjerë- hyzmeqarë te Hashim Thaçit,tash e nje kohë vazhdojnë te krekosen se,mediet dhe te gjithë ata qe po i shohin te vertetat e me lartë cekura...  po shpifin pë të prodhuar ligje bolshevike për t’i frikësuar gazetarët!

Kështu duke harruar se çmimi qe vazhdojmë te paguajmë prej vitesh si shoqëri per qelbësirat e me lartë cekura ishte dhe është jashtzakonisht i lartë duke jetuar ne genjeshtra dhe frikë.
Ndonëse,nje perkushtim dhe vetëdijesim te të gjithë popullit,do t’i  bënte me dije te gjithë ata... qe të mos e mashtrojnë veten si deri me sot me politika destruktive dhe tepër të rrezikshme për ardhmërinë tonë! Te mos e mashtroj  veten askush dhe te gjithë duhen të dijnë se, nëse tëntohet ndarja e Kosovës ,do të ndahet dhe vetë Europa,duke shkaktuar një krizë tjeter të përmasave globale  të cilën,bota nuk e ka perjetuar deri më sot.

Unë mendoj se,duhet bër të kjart botës e sidomos Europës,se është afer katastrofave dhe me siguri do të përballet me to,nese nuk i ndryshojnë qendrimet dhe kursin e tyre politik. Ramja në qaf dhe shtrengimi i metutjeshem i shqiptarve padrejtësisht për t’i kënaqur apetitet fashiste të fqinjëve tanë,për pos qe kanë treguar se,populli shqiptar ka humbur besimin ne politikat Europiane,populli shqiptar do të dij dhe të mbrohet kunder realiteteve të tilla jo parimore dhe jo demokratike.

Popullit shqiptar po i perseritet historia dhe perseri  ndodhet perballe sfidave e sprovave te medha historike,te nje politike prostitucionale vendore dhe ndërkombëtare … qe kur ky lloj kursi paradoksal - diplomatik zbatohet nën dhëmbët e fqinjeve shovenist,me një te kaluar animaliste nga të cilët ne vazhdimësi janë shkaktuar luftëra dhe kriza të mëdha botërore. Pra historia do të duhej të ishte mesim per bashkësinë nderkombëtare sidomos për perëndimin,qe t’i shoh gjërat ne sy ashtu siç dot duhej,te mos aplikohej kjo politikë shkatërruse e dekades se fundit ndaj shqiptarve ne pergjithësi e ndaj atyre te dalur nga ish-jugosllavija ne veqanti.

Megjithatë një gjë është e sigurt,se vazhdimi i avazeve te njohura perëndimore është absurde ne njërën anë dhe anës tjetër do t’i zgjoi shqiptart nga hutia e durimit për t’i detyruar për një luft të re gjithë kombëtare,pasojat e se ciles do te jenë gjithë përfshirse për të ardhmen e kontinentit.

Unë besoj se,nese BE-ja vazhdon me avazet e vjetra politike ndaj shqiptarve,jo vetem se do te ishte absurd ne kuptimin parimor- demokratik por e rrezikshme ne kuptimin e pasojave te hidhura politike e ekonomike.   Megjithatë varet nga perëndimi,sesi do të veprojnë për ardhmerinë e kontinentit tonë të vjeter. Dhe.. rikthimi dhe pranimi sa me i shpejt i shqiptarve ne familjen e tyre ( Europiane) do t’i sjellte shqiptarët por edhe Europianët nga një largim i tyre i skajshem ne një afrim  të pa ndashem si dhe një ndryshim thelbësor i qëndrimeve politiko-ekonomike me përplot reforma strukturore.

Kjo është e tëra qka duan shqipetart por dhe e nevojshme për Europen,për nje qytetrimë te vertetë dhe prosporitet të rehatshem te kontinentit tonë. Mendoj se,këtu është koha fundit qe perëndimi duhet t’i çmontoj dhe t’i adresojë krizat,ajo qe është premtuar duhet te bëhët ne praktikë,kerkohet qe urgjentisht te shtyhen proceset para dhe te formalizohen premtimet,e ti thot “PO“ bashkimit me shqiptarët! Duke krijuar qeverisje të përbashkëta me kontroll të përbashkët,kultur te përbashkët etj. te përbashkëta  per t‘jetuar “de fakto” edhe shqiptarët si Europian. Në fund të fundit, kjo nënkupton t’i garantohet paqa dhe mirëqenia Europes.
Europianët tani duhet të pyesin veten nëse ata, që kanë përfitime më së shumti nga integrimi i shqiptarëve,a janë të gatshëm për ndryshime radikale politike ndaj shqiptarëve apo duan të paguajnë çmimin e një politike të dështuar.
Përveç bashkimit politik dhe fiskal me shqiptarët,europianët kanë nevojë për reforma urgjente strukturore që synojnë prurjen e konkurrencës së lirë dhe demokracisë se vërtetë ne mbar Europen. Secila nga këto fakte janë të nevojshme nese Europa deshiron t’i përmbyllë vatrat e krizave ekzistuese ndër shekuj te tër.
Ndonëse,shqiptarët e meritojnë më se shumti përgjegjësinë Europiane. Shqiptarët vërtet nuk kanë qen kurr kështu te izoluar dhe largë Europes siç janë tani.! Vështirë se dikush e kupton politikën paradoksale dhe dogmatike të Europes, e cila zhvillohet jo vetem kundër shqiptarëve por kundër çdo parimi deri ke kundër vetë Europes. Mendoj se nuk ka më kohë qe të hamenden për ndryshime, meqe tani kemi vetëm pak kohë,ndoshta ditë të numeruara?!