Mendime
Faton Mehmeti: Uka tradhëtoi idealet e Rugovës
E diele, 10.06.2012, 07:36 PM
UKA TRADHËTOI
IDEALET E RUGOVËS
NGA FATON MEHMETI
Një thënie
e urtë “banum babë se pot ngas “ është përmendur në raste kur një djalë trashëgon
vyrtytet e mira të babait, ose edhe në rast kur ndodh e kundërta. Ndërsa thënia
tjetër “nga baba i mirë del djali i keq” i përgjigjet më tepër natyrës së këtij
shkrimi,dhe për nga natyra e saj është më enklatant.
Fjala “ujk”
në fjalorin e gjuhës shqipe ka edhe këtë shpjegim: ”njeri i egër e i pamëshërshëm’’
ndërsa në mendjen e shqiptarit ujku
simbolizon dikë të fuqishësh, stoik, në kuptimin pamëshirëshm ndaj padrejtësisë.
Por i tillë nuk po shfaqet UKË RUGOVA, i cili u inkuadrua në politikë pas
vdekjes së të atit, presidentit histroirik dr.Ibrahm Rugova. Hyrja e Ukës në politikë
u prit me entuziazëm nga elktroati rugovian, duke shrpesuar se ai do ta
ribashkojë LDK e ndarë ne dy pjesë . Por, kjo nuk ndodhi. Por nodhi edhe me keq.
Uka themeloi listën “Dr.Ibrahim Rugova”, për të hyrë më vonë në koalicion me
PDK-në. Dhe ky ishte gabimi fatal për Ukën, pasi nuk përkon me rrugën
rugoviane,të cilën e mban kjo listë për të hyrë në koalicon me rivalin e
perbetuar te presdinet Rugova, me atë të cilet e fyn, ia dogjën flamurin etj. Sipas
Institutit Demokratik e Kosovës, gjatë monitorimit të Kuvendit të Kosovës,gjatë
këtij monitorimi deputetët pasivë janë Azem
Syla nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Ukë Rugova nga Lista “Ibrahim Rugova”.
Pra Uka asnjëherë nuk foli në kuvend, edhe pse 40 vutues nuk e votuan për të heshtur.
Se Uka nuk
përkon aspak me idelain e presidenti Rugova dhe rruges se tij, u pa edhe me
veprimin e tij te fundit.ku u përfshi në mesin e një grup prej 26 intelektualësh që u kanë bërë thirrje
krerëve të grupeve parlamentare në Shqipëri të mbështesin kandidaturën e Fatos
Nanos për postin e Presidentit të Republikës. Mbase Uka ka qenë i ri dhe nuk e
din se në vitin 1997 në Kretë të Greqisë është mbajtur një samit i vendeve të Ballkanit.
Më datën 5 Nëntor 1997 Fatos Nano u takua me Millosheviqin. Para se të nisej për
në këtë samit në aeroportin e Rinasit në Tiranë, pasi gazetarët e pyetën për çështëjn e Kosovës deklaroi :‘’ Problemi
i Kosovës është problem i brëndshmën i z.Millosheviq’’përderisa presdienti
Rugova me ngul e refuzonte këtë.
Mos te
harrojë z.Ukë Rugova se në raportin e hartuar nga KFOR në 2004-ën, të cilin e
publikoi edhe gazeta franceze "Le
Monde", prej 47 faqesh, emri i Fatos Nanos përmendet disa herë duke u
akuzuar si pjesëmarrës në destabilizimin e Kosovës dhe më pas në trafikun e armëve
nga Shqipëria në Kosovë.
Na dhemb
kur e shohim Ukën duke bërë këso veprime, që po e them prapë nuk përkojnë aspak
në asnjë koncept me rrugën e presidnti Rugova, për çka Uka duhet të ndihet i
lumtur dhe për më tepër duhet me forcën e ujkut ta mbrojë këtë rrugë të trasuar…!!!