Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Faton Mehmeti: Uka tradhëtoi idealet e Rugovës

| E diele, 10.06.2012, 07:36 PM |


UKA TRADHËTOI IDEALET E RUGOVËS

NGA FATON MEHMETI

Një thënie e urtë “banum babë se pot ngas “ është përmendur në raste kur një djalë trashëgon vyrtytet e mira të babait, ose edhe në rast kur ndodh e kundërta. Ndërsa thënia tjetër “nga baba i mirë del djali i keq” i përgjigjet më tepër natyrës së këtij shkrimi,dhe për nga natyra e saj është më enklatant.

Fjala “ujk” në fjalorin e gjuhës shqipe ka edhe këtë shpjegim: ”njeri i egër e i pamëshërshëm’’ ndërsa në mendjen  e shqiptarit ujku simbolizon dikë të fuqishësh, stoik, në kuptimin pamëshirëshm ndaj padrejtësisë. Por i tillë nuk po shfaqet UKË RUGOVA, i cili u inkuadrua në politikë pas vdekjes së të atit, presidentit histroirik dr.Ibrahm Rugova. Hyrja e Ukës në politikë u prit me entuziazëm nga elktroati rugovian, duke shrpesuar se ai do ta ribashkojë LDK e ndarë ne dy pjesë . Por, kjo nuk ndodhi. Por nodhi edhe me keq. Uka themeloi listën “Dr.Ibrahim Rugova”, për të hyrë më vonë në koalicion me PDK-në. Dhe ky ishte gabimi fatal për Ukën, pasi nuk përkon me rrugën rugoviane,të cilën e mban kjo listë për të hyrë në koalicon me rivalin e perbetuar te presdinet Rugova, me atë të cilet e fyn, ia dogjën flamurin etj. Sipas Institutit Demokratik e Kosovës, gjatë monitorimit të Kuvendit të Kosovës,gjatë këtij monitorimi deputetët  pasivë janë Azem Syla nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Ukë Rugova nga Lista “Ibrahim Rugova”. Pra Uka asnjëherë nuk foli në kuvend, edhe pse 40 vutues nuk e votuan për të heshtur.

Se Uka nuk përkon aspak me idelain e presidenti Rugova dhe rruges se tij, u pa edhe me veprimin e tij te fundit.ku u përfshi në mesin e një  grup prej 26 intelektualësh që u kanë bërë thirrje krerëve të grupeve parlamentare në Shqipëri të mbështesin kandidaturën e Fatos Nanos për postin e Presidentit të Republikës. Mbase Uka ka qenë i ri dhe nuk e din se në vitin 1997 në Kretë të Greqisë është mbajtur një samit i vendeve të Ballkanit. Më datën 5 Nëntor 1997 Fatos Nano u takua me Millosheviqin. Para se të nisej për në këtë samit në aeroportin e Rinasit në Tiranë, pasi gazetarët  e pyetën për çështëjn e Kosovës deklaroi :‘’ Problemi i Kosovës është problem i brëndshmën i z.Millosheviq’’përderisa presdienti Rugova me ngul e refuzonte këtë.

Mos te harrojë z.Ukë Rugova se në raportin e hartuar nga KFOR në 2004-ën, të cilin e publikoi  edhe gazeta franceze "Le Monde", prej 47 faqesh, emri i Fatos Nanos përmendet disa herë duke u akuzuar si pjesëmarrës në destabilizimin e Kosovës dhe më pas në trafikun e armëve nga Shqipëria në Kosovë.

Na dhemb kur e shohim Ukën duke bërë këso veprime, që po e them prapë nuk përkojnë aspak në asnjë koncept me rrugën e presidnti Rugova, për çka Uka duhet të ndihet i lumtur dhe për më tepër duhet me forcën e ujkut ta mbrojë këtë rrugë të trasuar…!!!