E hene, 29.04.2024, 02:12 AM (GMT+1)

Mendime

Beqir Kelmendi: Politikanëve të dy anëve si në Shqipëri dhe Kosovë po ju has sharra në gozhdë

E marte, 12.06.2012, 06:22 PM


Politikanëve të dy anëve si në Shqipëri dhe Kosovë po ju has sharra në gozhdë

Nga Beqir Kelmendi

Propozimet e kandidatëve për zgjedhjen e presidentit të Shqipërisë  po bëjn buj të madhe politike në trojet gjithë Shqiptare vendi i presidentit shqiptar ka fillua të komentohet dhe të përflitet në kandidat të ndryshëm se kujt do ti takon e kush ka merita nga e cila parti që ta zë atë vend të nderit bile përfliten që të propozohen edhe asi emrash që patën miqësi shumë të afërt dhe të sinqertë me krye kriminelin e Ballkanit Sllobodan Milloshoviqin që kjo na bën të kuptojmë se propozimi i mikut të Sllobodan Milloshoviqit që parlamenti shqiptar ta votoj për president te Shqipërisë ka  lidhmëni direkt me daljen e Nikoliqit në krye të Serbisë bëhet fjalë për dy persona  që të dy amanetet e Sllobodan milloshoviqit i kanë në mendje dhe shpirt dhe gjithsesi amanetet e Milloshit duhet ti kryejnë sepse nëse nuk arrijnë ti kryejn atëherë do ti përcjell turpi deri ne varr për tradhtinë që ja bën Milloshoviqit.

Disa politikan shqiptar shpirt shitur në aspektin moral kombëtar dhe politik po mendojnë se u ka ardhur koha që në krye të shtetit shqiptar të shtyjnë njerëz me prirje politike pro sllave e kundër Shqiptare duke u rikthye Shqiptarët ne politiken e vjetër e duke i ra grusht të rënd demokracisë e duke vendos rrymat anti demokratike dhe duke e fut nen kontroll të rreptë territorin e Ballkanit dhe popujt ballkanik të cilët luftuan kundër dominimit sllav në Ballkan. E prapë këta popuj  të heqin dorë nga Evropa nga aty ku e kanë vendin por të kthehen kah ai koridori famkeq i cili vepronte Athin, Tiran, Beograd Moskf e ne vnd qe të krijon stabilitet për popujt e Ballkanit të krijon,varfri tmerr e mjerim a veçmas këti mjerimi e kanë të rezervuar për Shqiptar.

Një kandidat i cili po ju sillet vërdallë për kok këtyre këlyshëve te sllavizmit që të propozohet për president të Shqipërisë është edhe njeriu që mori pjesë në konferencën e Kretës te greqis që u mbajt me 5 nondor te vitit1997 qe mir me kujtohen deklarata e ati që ishte në krye të qeveris Shqiptare atëherë e që sodë po propozohet të jetë kryetar i Shqipërisë.

Populli shqiptar në atë kohë kur ky burri murr pjesë në konferencën e Kretës të gjithë kosovaret i kishin sy e vesh të orientuar kah ajo konferencë duke majtë shpresë që bile kryeqeveritari shqiptar ta thotë një apel që Milloshoviqi ta pushoj dhunën represionin të cilën e bënte mbi shqiptar të Kosovës por fatkeqësisht pritja e shqiptarëve të Kosovës ishte zhgënjyese nga deklaratat e kryeministrit të atëhershëm të Shqipërisë që i rrike në krah të djathtë te Sllobodan Milloshoviqit deri sa e dha ketë deklaratën dhe i këshillonte Shqiptarët e Kosovës se si duhet te sillen në Serbi nëse donë tu largohet huni nga shpina.

Krye qeveritari shqiptar në atë kohë Shqiptarëve ua tërhoqi vërejtjen që të kenë kujdes se si po sillen në Serbi dhe shqiptaret e Kosovës e Metohis duhet gjithsesi të kërkojnë zgjedhje te problemit te tyre nacional ne kryeqytetin e tyre Beogradin pasi qe shqiptaret e Kosovës,përpos Beogradit kryeqytet tjetër nuk kanë .Pra kjo ka qen deklarata e kryeqeveritarit shqiptar kur konferenca e Kretës morri fund që tubonte burrështetasit e shteteve ballkanike e që sodë ky far burri që një kohë bukur të gjatë u largua nga politika me rastin e zgjedhjes se  mikut të tij Nikoliqit si president i Serbisë edhe ky po ka ambicie që të kthehet si president i Shqipërisë që me koordinata politike me homologun e ti Serb të bëj pështjellim dhe mjegull për ta penguar inkuadrimin e kësaj pjese të Ballkanit në Evropë dhe NATO .Këto propozime të cilat po vinë nga një pjesë e Shqiptarëve që ish krye ministri i Shqipërisë  tani të votohet për president,pa marr parasysh dëmin të cilin javë shkaktoj Shqiptarëve sa ishte në pushtet ,nuk bën të na çudit sepse të tillët 50 vjet me radhë i kënduan Stalinit,Leninit e kurrë nuk i këndën Shqipërisë dhe Shqiptarëve ashtu si kundër edhe ish kryeministri i Shqipërisë që nuk dha mate voglën përkrahje për Shqiptarët e Kosovës kur rriheshin vriteshin vetëm që kërkonin të jen të barabartë me popujt sllav në federatën e Jugosllavisë. E tash ky po propozohet për president te Shqipërisë bile edhe nga disa shqiptar kosovar të cilët me ta dorën në zemër nuk e di qa i lidh ,por nja e di që ai njeri është mjerimi i Shqiptarëve që i jepet e drejta të jetoj e punoj pa marr parasysh për deklaratat e ti q i ka dhënë dikur sepse ai është mendim i ti personal por kuruesi nuk i jepet e drejta të kandidoj për president te Shqipërisë sepse ky konkurrim i ti pjesën më të madhe të Shqiptarëve kudo që gjenden ata i provokon dhe ua përkujton torturat politike që i përjetuan nga deklaratat e ti, prandaj parlament i nderur shqiptar mos i votoni njerëzit e tillë të jen ne krye te vendit sepse të tillët për shqiptaret din të sillni vetëm mjerim.

Tani sipas disave që propozuan për Kosovën të ketë presidente konsensuale po mendojnë që ka ardhur koha që presidentja tua dorëzoj mandatin dhe sipas tyre vetëm ata kanë të drejt që të bëjnë propozime e as kush tjetër se kush do të jetë kandidat për president të Kosovës. Ne kit drejtim bile edhe formuan komisione për ndryshimin e kushtetutës së Kosovës qe ma presidenti mos të zgjedhet me votat e deputetëve te parlamentit te Kosovës po presidenti i Kosovës të zgjidhet me votat e qytetarëve .Kjo praktik e cila do të aplikohet gjatë votimit për president mendoj se do të përkrahet nga shumica e popullit shqiptar të Kosovës por një gjë e di qe nuk do të përkrahet propozimi kandidatet i cili do të jetë në listën votuese për president të Kosovës i cili do të  propozohet nga byrokracit e partive te tyre të mbyllura për zyrat e partive politike e popullata shumicë të anashkalohet e mos të mundet me propozua kandidatin meritor për kit post shumë me rëndësi. Prandaj mendoj qe propozimi i kandidatit jo të merituar për ketë post 70% e qytetarëve fare nuk do të dalin me hedh votën e vet ne kutit e votimeve ashtu qysh nuk dolën edhe në Ferizaj.

Dihet se presidenti i Kosovës kur të zgjidhet mandati i tij duhet te zgjat aq sa kushtetuta e Kosovës e ka të përcaktuar që mandati të zgjat,e askush nuk mundet që presidentit të Kosovës të ja marr mandatin para kohe kur donë dhe si donë sepse shteti i kovës edhe se është shtet shumë partiak renin dhe ligjin e përcakton kushtetuta e kuruesi marrëveshjet konsensuale të partive politike .Prandaj lëne presidentin të kryej punën e vet leni ambiciet karjeriste sepse kemi punë shumë më të mençura për të ber se me i hargjuar edhe 5 milion në zgjedhje të reja për ambiciet e dikujt karjeriste që pozita e popullit shqiptar te Kosovës e vështir nuk i intereson fare.

Presidentja deri me tani mirë u gjind e mirë po gjendet por ju duhet te hiqni dorë nga shumë deformime te cilat i kini instalua ne institucione dhe me idetë mendimet e juaj po përpiqni që ta instuonalizoni krimin e organizuar neper institucione shtetërore veç ne disa ky krim po vepron kaherë siç është krimi institucional ne ministrin e punës dhe mirqenjes sociale ku me mia qytetarëve nevojtar te vërtet te Kosovës ju mohohet e drejta e ndihmës sociale kurse ndihma u epet atyre që kanë me nga dy e tre hektar tok vozisin Mercedesa. Ne ministrin e përmendur vidhen pensionet e kontribut paguesve e kontribut paguesit futen ne një thes me kategoritë sociale. Kurse ligjin e punës kjo ministri nuk po e fut ne funksion dhe punëtori kosovar eksplatohet në mënyrën ma kriminele si dikur që shfrytëzoheshin te burgosurit politik në burgun e goli otokut. Ne ministrin e punëve të brendshme krimi i hajnisë në dhomën e dëshmive ne stacionin policor te Prishtinës e tani se voni ne stacionin e Pejës e prapë ministrat e këtyre institucioneve as qe bile turpërohen dhe sillen pa kokërr përgjegjësie sikur mos te kishte ndodh asgjë. Krimi në shëndetësinë kosovare i cili krim po e rrezikon për çdo dit pacientin e Kosovës dhe kush nuk ndërmerr far masash që këtij krimi ti ndalet hovi. Pra krimi në shëndetësinë kosovare ka ndodh dhe po ndodh ka here dhe keti krimi askush nuk po i del përpara e ti thotë stop se me këto veprime po vritet ardhmëria e fëmijëve,motrave,nënave,vëllezërve,dhe baballarëve tan. Fytyra të cilat po pretendojnë të vinë në ven të kryetares janë fytyra të njëjta që erdhën me vota te vjedhura ne pushtet e qe sa vite e dërmuan Kosovën e popullin e saj e sodë liri e kemi ardhur në atë gjendje me leshu vendin ton për një gojë bukë me ik azil e me shkua ne perëndim.

Presidentja e Kosovës nëse vazhdon kështu me punën e saj do të jetë në kit mandat presidente deri ja garanton kushtetuta e Kosovës kurse ne zgjedhjet e ardhshme duhet te ri kandidohet  si kandidate e pa varur,e nëse gabon e futet ne ndo njërën prej partive politike le ta din se gabon se nuk do të ketë shans në rizgjedhje sepse popullit prej këtyre partive është duke i ardhur gërdi,sepse këto parti vendin e quan në mjerim. E ju qe po përpiqni që edhe krerët e institucioneve të shtetit ti qitni e ti ndërroni me marrëveshje ato janë marrëveshjet e turpit marrëveshjet e krimit që pretendoni e punoni që edhe kushtetutën e Kosovës ta shndërroni në një lodër politike në duar tujat që kur të ju rrok interesi i juaj personal ajo nuk ekziston. Prandaj për votimin e presidentit tani e tutje duhet gjithsesi të bëhet qysh thotë kushtetuta e jo qysh thotë marrëveshja e njerëzve që për ambiciet e veta karjeriste janë në gjendje ta shkatërrojnë çdo gjë prandaj edhe shtetin të cilin ky popull e themeloj me gjak e mund.



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora