| E marte, 12.06.2012, 06:22 PM |
Politikanëve
të dy anëve si në Shqipëri dhe Kosovë po ju has sharra në gozhdë
Nga Beqir Kelmendi
Propozimet
e kandidatëve për zgjedhjen e presidentit të Shqipërisë po bëjn buj të madhe politike në trojet gjithë
Shqiptare vendi i presidentit shqiptar ka fillua të komentohet dhe të përflitet
në kandidat të ndryshëm se kujt do ti takon e kush ka merita nga e cila parti që
ta zë atë vend të nderit bile përfliten që të propozohen edhe asi emrash që patën
miqësi shumë të afërt dhe të sinqertë me krye kriminelin e Ballkanit Sllobodan
Milloshoviqin që kjo na bën të kuptojmë se propozimi i mikut të Sllobodan
Milloshoviqit që parlamenti shqiptar ta votoj për president te Shqipërisë ka lidhmëni direkt me daljen e Nikoliqit në krye
të Serbisë bëhet fjalë për dy persona që
të dy amanetet e Sllobodan milloshoviqit i kanë në mendje dhe shpirt dhe
gjithsesi amanetet e Milloshit duhet ti kryejnë sepse nëse nuk arrijnë ti kryejn
atëherë do ti përcjell turpi deri ne varr për tradhtinë që ja bën Milloshoviqit.
Disa
politikan shqiptar shpirt shitur në aspektin moral kombëtar dhe politik po
mendojnë se u ka ardhur koha që në krye të shtetit shqiptar të shtyjnë njerëz
me prirje politike pro sllave e kundër Shqiptare duke u rikthye Shqiptarët ne
politiken e vjetër e duke i ra grusht të rënd demokracisë e duke vendos rrymat
anti demokratike dhe duke e fut nen kontroll të rreptë territorin e Ballkanit
dhe popujt ballkanik të cilët luftuan kundër dominimit sllav në Ballkan. E prapë
këta popuj të heqin dorë nga Evropa nga
aty ku e kanë vendin por të kthehen kah ai koridori famkeq i cili vepronte
Athin, Tiran, Beograd Moskf e ne vnd qe të krijon stabilitet për popujt e
Ballkanit të krijon,varfri tmerr e mjerim a veçmas këti mjerimi e kanë të rezervuar
për Shqiptar.
Një kandidat
i cili po ju sillet vërdallë për kok këtyre këlyshëve te sllavizmit që të propozohet
për president të Shqipërisë është edhe njeriu që mori pjesë në konferencën e
Kretës te greqis që u mbajt me 5 nondor te vitit1997 qe mir me kujtohen
deklarata e ati që ishte në krye të qeveris Shqiptare atëherë e që sodë po
propozohet të jetë kryetar i Shqipërisë.
Populli
shqiptar në atë kohë kur ky burri murr pjesë në konferencën e Kretës të gjithë kosovaret
i kishin sy e vesh të orientuar kah ajo konferencë duke majtë shpresë që bile
kryeqeveritari shqiptar ta thotë një apel që Milloshoviqi ta pushoj dhunën
represionin të cilën e bënte mbi shqiptar të Kosovës por fatkeqësisht pritja e
shqiptarëve të Kosovës ishte zhgënjyese nga deklaratat e kryeministrit të atëhershëm
të Shqipërisë që i rrike në krah të djathtë te Sllobodan Milloshoviqit deri sa
e dha ketë deklaratën dhe i këshillonte Shqiptarët e Kosovës se si duhet te
sillen në Serbi nëse donë tu largohet huni nga shpina.
Krye
qeveritari shqiptar në atë kohë Shqiptarëve ua tërhoqi vërejtjen që të kenë kujdes
se si po sillen në Serbi dhe shqiptaret e Kosovës e Metohis duhet gjithsesi të kërkojnë
zgjedhje te problemit te tyre nacional ne kryeqytetin e tyre Beogradin pasi qe
shqiptaret e Kosovës,përpos Beogradit kryeqytet tjetër nuk kanë .Pra kjo ka qen
deklarata e kryeqeveritarit shqiptar kur konferenca e Kretës morri fund që tubonte
burrështetasit e shteteve ballkanike e që sodë ky far burri që një kohë bukur të
gjatë u largua nga politika me rastin e zgjedhjes se mikut të tij Nikoliqit si president i Serbisë
edhe ky po ka ambicie që të kthehet si president i Shqipërisë që me koordinata
politike me homologun e ti Serb të bëj pështjellim dhe mjegull për ta penguar
inkuadrimin e kësaj pjese të Ballkanit në Evropë dhe NATO .Këto propozime të cilat
po vinë nga një pjesë e Shqiptarëve që ish krye ministri i Shqipërisë tani të votohet për president,pa marr
parasysh dëmin të cilin javë shkaktoj Shqiptarëve sa ishte në pushtet ,nuk bën
të na çudit sepse të tillët 50 vjet me radhë i kënduan Stalinit,Leninit e kurrë
nuk i këndën Shqipërisë dhe Shqiptarëve ashtu si kundër edhe ish kryeministri i
Shqipërisë që nuk dha mate voglën përkrahje për Shqiptarët e Kosovës kur
rriheshin vriteshin vetëm që kërkonin të jen të barabartë me popujt sllav në federatën
e Jugosllavisë. E tash ky po propozohet për president te Shqipërisë bile edhe
nga disa shqiptar kosovar të cilët me ta dorën në zemër nuk e di qa i lidh ,por
nja e di që ai njeri është mjerimi i Shqiptarëve që i jepet e drejta të jetoj e
punoj pa marr parasysh për deklaratat e ti q i ka dhënë dikur sepse ai është mendim
i ti personal por kuruesi nuk i jepet e drejta të kandidoj për president te
Shqipërisë sepse ky konkurrim i ti pjesën më të madhe të Shqiptarëve kudo që gjenden
ata i provokon dhe ua përkujton torturat politike që i përjetuan nga deklaratat
e ti, prandaj parlament i nderur shqiptar mos i votoni njerëzit e tillë të jen
ne krye te vendit sepse të tillët për shqiptaret din të sillni vetëm mjerim.
Tani
sipas disave që propozuan për Kosovën të ketë presidente konsensuale po mendojnë
që ka ardhur koha që presidentja tua dorëzoj mandatin dhe sipas tyre vetëm ata
kanë të drejt që të bëjnë propozime e as kush tjetër se kush do të jetë kandidat
për president të Kosovës. Ne kit drejtim bile edhe formuan komisione për
ndryshimin e kushtetutës së Kosovës qe ma presidenti mos të zgjedhet me votat e
deputetëve te parlamentit te Kosovës po presidenti i Kosovës të zgjidhet me
votat e qytetarëve .Kjo praktik e cila do të aplikohet gjatë votimit për
president mendoj se do të përkrahet nga shumica e popullit shqiptar të Kosovës
por një gjë e di qe nuk do të përkrahet propozimi kandidatet i cili do të jetë në
listën votuese për president të Kosovës i cili do të propozohet nga byrokracit e partive te tyre të
mbyllura për zyrat e partive politike e popullata shumicë të anashkalohet e mos
të mundet me propozua kandidatin meritor për kit post shumë me rëndësi. Prandaj
mendoj qe propozimi i kandidatit jo të merituar për ketë post 70% e qytetarëve
fare nuk do të dalin me hedh votën e vet ne kutit e votimeve ashtu qysh nuk dolën
edhe në Ferizaj.
Dihet se
presidenti i Kosovës kur të zgjidhet mandati i tij duhet te zgjat aq sa
kushtetuta e Kosovës e ka të përcaktuar që mandati të zgjat,e askush nuk mundet
që presidentit të Kosovës të ja marr mandatin para kohe kur donë dhe si donë sepse
shteti i kovës edhe se është shtet shumë partiak renin dhe ligjin e përcakton
kushtetuta e kuruesi marrëveshjet konsensuale të partive politike .Prandaj lëne
presidentin të kryej punën e vet leni ambiciet karjeriste sepse kemi punë shumë
më të mençura për të ber se me i hargjuar edhe 5 milion në zgjedhje të reja për
ambiciet e dikujt karjeriste që pozita e popullit shqiptar te Kosovës e vështir
nuk i intereson fare.
Presidentja
deri me tani mirë u gjind e mirë po gjendet por ju duhet te hiqni dorë nga shumë
deformime te cilat i kini instalua ne institucione dhe me idetë mendimet e juaj
po përpiqni që ta instuonalizoni krimin e organizuar neper institucione shtetërore
veç ne disa ky krim po vepron kaherë siç është krimi institucional ne ministrin
e punës dhe mirqenjes sociale ku me mia qytetarëve nevojtar te vërtet te Kosovës
ju mohohet e drejta e ndihmës sociale kurse ndihma u epet atyre që kanë me nga
dy e tre hektar tok vozisin Mercedesa. Ne ministrin e përmendur vidhen
pensionet e kontribut paguesve e kontribut paguesit futen ne një thes me
kategoritë sociale. Kurse ligjin e punës kjo ministri nuk po e fut ne funksion
dhe punëtori kosovar eksplatohet në mënyrën ma kriminele si dikur që shfrytëzoheshin
te burgosurit politik në burgun e goli otokut. Ne ministrin e punëve të brendshme
krimi i hajnisë në dhomën e dëshmive ne stacionin policor te Prishtinës e tani
se voni ne stacionin e Pejës e prapë ministrat e këtyre institucioneve as qe
bile turpërohen dhe sillen pa kokërr përgjegjësie sikur mos te kishte ndodh
asgjë. Krimi në shëndetësinë kosovare i cili krim po e rrezikon për çdo dit
pacientin e Kosovës dhe kush nuk ndërmerr far masash që këtij krimi ti ndalet
hovi. Pra krimi në shëndetësinë kosovare ka ndodh dhe po ndodh ka here dhe keti
krimi askush nuk po i del përpara e ti thotë stop se me këto veprime po vritet
ardhmëria e fëmijëve,motrave,nënave,vëllezërve,dhe baballarëve tan. Fytyra të cilat
po pretendojnë të vinë në ven të kryetares janë fytyra të njëjta që erdhën me
vota te vjedhura ne pushtet e qe sa vite e dërmuan Kosovën e popullin e saj e
sodë liri e kemi ardhur në atë gjendje me leshu vendin ton për një gojë bukë me
ik azil e me shkua ne perëndim.
Presidentja
e Kosovës nëse vazhdon kështu me punën e saj do të jetë në kit mandat
presidente deri ja garanton kushtetuta e Kosovës kurse ne zgjedhjet e ardhshme
duhet te ri kandidohet si kandidate e pa
varur,e nëse gabon e futet ne ndo njërën prej partive politike le ta din se
gabon se nuk do të ketë shans në rizgjedhje sepse popullit prej këtyre partive është
duke i ardhur gërdi,sepse këto parti vendin e quan në mjerim. E ju qe po përpiqni
që edhe krerët e institucioneve të shtetit ti qitni e ti ndërroni me marrëveshje
ato janë marrëveshjet e turpit marrëveshjet e krimit që pretendoni e punoni që edhe
kushtetutën e Kosovës ta shndërroni në një lodër politike në duar tujat që kur
të ju rrok interesi i juaj personal ajo nuk ekziston. Prandaj për votimin e
presidentit tani e tutje duhet gjithsesi të bëhet qysh thotë kushtetuta e jo
qysh thotë marrëveshja e njerëzve që për ambiciet e veta karjeriste janë në gjendje
ta shkatërrojnë çdo gjë prandaj edhe shtetin të cilin ky popull e themeloj me
gjak e mund.