Mendime
Avdyl Gërvalla: Peticion
E enjte, 14.06.2012, 06:34 PM
PETICION
NON BIS IN IDEM
(Redaksi e nderuar, ju lus që emrat e përveçëm të shkruar me shkronja të vogla të mos m’i korigjoni, t’i leni ashtu siç janë)
Komisariatit për të Drejtat e Njeriut
në Gjenevë - CH
Gjykatës Europiane për të Drejtat e
Njeriut – Strassbourg - F
Këshillit Europian – Konventes
Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut – Strassbourg - F
Amnesty International – Londër – GB
Konventes së Dublinit – IRL
Prokurorit Gjeneral të SHBA-ve
Departamentit të Drejtësisë – SHBA
Departamentit të Emigrimit dhe
Naturalizimit – SHBA
Zyrës Kryesore të CIA-s në SHBA
FBI-së në SHBA
(përgjigje bajram rexhepit:
Koha për azil ka përfunduar)
(Ministri i Punëve të Brendshëm, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se koha për azil politik apo ekonomik ka përfunduar. “Kërkesat e kësaj natyre janë armiku me i madh i liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka theksuar ai, pas takimit me ministren belge për azil dhe migracion, Magda De Block, raporton RTK. Ata kanë thënë se liberalizimi i vizave ka rëndësi të madhe për integrimin e Kosovës në BE, mirëpo keqpërdorimi i tyre është i papranueshëm. /rtk/)
Shkruan: Avdyl GËRVALLA
gervalla@bluewin.ch
Ne banorët shqiptarë të kosovo me fus notë, e kundërshtojmë në mënyrë
unanime marrëveshjen gojore mes Ministres Belge për Azil dhe Migracion, zonja
Magda De Block, dhe ministrit të punëve të brendshme të kosovo me fus notë, z.
bajram rexhepi, e cila na është komunikuar më 11 qershor 2012, në ora 11:26,
përmes së përditshmes Zëri.info (gazeta on-line), dhe poashtu të përditshmëve
tjera të kosovo me fus notë, rreth azilit politik apo ekonomik, i cili tanimë
ka përfunduar, (sipas fjalëve të tyre).
Ne banorët
shqiptarë të kosovo me fus notë, që nuk numërojmë më shumë se 1'512'423
individë?, (sipas drejtorit të entit statistikor murat blakaj) Ju drejtohemi
titujve të lartëpërmendur që ta rishqyrtoni pozicionimin Tauj rreth kërkesës së
azilit politik dhe ekonomik të disa individëve, që në ditët në vijim mund të
trokasin në dyert e institucioneve të përmendura, edhepse ata nuk rrezikohen në
asnjë mënyrë nga banorët shqiptarë autokton. Përkundrazi, ne i kemi lavdëruar
dhe himnizuara ata, së bashku me familjarët e tyre, ne iu kemi thurur edhe
këngë.
Ne banorët
shqiptarë të kosovo me fus notë, ua bëjmë me dije institucioneve të
lartëpërmendura se ushqejmë, nga pjata jonë një brigadë të tërë hijesh, që më
shumë lëvizin natën se ditën, të cilët përkujdesen për shëndetin dhe
mbarëvajtjen e diktaturës së mirëfilltë që ushtrohet ekskluzivisht ndaj
shqiptarëve autoktonë.
Ne banorët
shqiptarë të kosovo me fus notë jemi të urtë si qengjat në kasaphane, këtë mund
ta dëshmojë edhe qeveria jonë, së bashku me zyrtarët civilë dhe gjykatën
kushtetuese të shokut enver hasani. Me këtë rast nuk duhet hëngër hakun edhe parlamentarëve,
kryetarëve të komunave, akademikëve, doktorëve shkencash, magjistrave,
profesorëve, mësuesve, drejtorëve gjeneralë,
drejtorëve, shefave, kryepunëtorëve, zyrtarëve civilë, pra tërë stafit të
përmendur së bashku me dashnoret e tyre, të gjithë, pa përjashtim anëtarë të
partisë në pushtet, që e japin kontributin e vet, të pakursyer, për edukimin
tonë shembullorë dhe mbarëvajtjen e diktatures totalitare.
Ne banorët
shqiptarë të kosovo me fus notë, ua bëjmë me dije se kohëve të fundit i kemi
emëruar, sipas dëshirës sonë, komandantët e posteve policore por edhe zyrtarët
civilë, të përzgjedhur nga SHIK-u, shumëdimensional dhe frytdhënës, në kooperim
të ngushtë me partinë në pushtet dhe dëshmojmë se shëndeti popullor është shumë
herë më në nivel se më parë.
Ne banorët
shqiptarë të kosovo me fus notë ju falënderojmë nga zemra për pranimin e të
gjithë kërkuesve të strehimit politik dhe ekonomik prej viteve të ’70-ta të
shekullit të kaluar, e deri në qershor të vitit 1999, dhe njëkohësisht
parashtrojmë kërkesën për njohjen e të drejtës së azilit politik të gjithë
hajnave, kontrabandistëve, dorasëve, nxitësve dhe ideologëve të krimeve
politike dhe ekonomike, të cilëve ne banorët shqiptarë të kosovo me fus notë në
realitet nuk iu kemi bërë asnjë të keqe. Shënimet e mbledhura nga shërbimet
sekrete të SHIK-ut, se ata
po i kqyrim shtrembër dhe keq ne nuk na nderojnë, dhe se për këtë arsye janë të
detyruar të enden me body guarda e xhipa dhe nuk kanë kurrëfarë vlere juridike
dhe nuk kanë sesi të na mvishen neve, popullit, vetëm për inat.
Ne banorët
shqiptarë të kosovo me fus notë ua bëjmë me dije se, përveç obligeimve tona për
të harruar të kaluaren tonë,
dëshmi për këtë është heqja dorë nga prejardhja dhe identiteti ynë kombëtar,
nga flamuri dhe hymni ynë dardan, përpiqemi me të gjitha forcat tona që të
gjithë hajnave, kontrabandistëve, së bashku me dorasit, nxitësit dhe ideatorët
e vrasjeve politike, si para, ashtu edhe të pas luftes, t’iu ndihmojmë, pra me
ta e ndajmë edhe kafshatën tonë të gojës, vullnetarisht, për të ndërtuar ata
nga disa shtëpi dhe disa banesa, për t’i mbushur llogaritë e tyre shumë
milionëshe.
Ne banorët
shqiptarë të kosovo me fus notë ua bëjmë me dije se kemi pasur kërkesa për t’i
përkrahur fëmijët, prindërit e të cilëve janë vrarë para, gjatë dhe pas luftës,
por e kemi braktisur atë projekt shterpë dhe tani jemi angazhuar me përplotmëni
në avansimin dhe shkollimin e fëmijëve të të gjithë hajnave, kontrabandistëve,
së bashku me dorasit, nxitësit dhe ideatorët e vrasjeve politike, si para, ashtu
edhe të pas luftes, dhe ju garantojmë se pas, më së shumti një dhjetë-vjeçari e
gjysmë, rezultatet nuk do të mungojnë, ngase do të shkollohen fëmijët e tyre,
talentë të jashtëzakonshëm, të cilët do të jenë të aftë ta përparojnë kosovo me
fus notë. Të gjithë këtë ndërmarrjen tonë titaneske e kemi angazhuar me të
vetmin qëllim për të mos Ju shqetësuar Juve, rreth azilit politik dhe ekonomik,
për t’ua shti në qejf kosovo me fus notë.
Ne banorët
shqiptarë të kosovo me fus notë nuk e dijmë se si u ka rënë juve në vesh se po
kërkojmë liberalizimin e vizave, gjë fare e parëndsishme për ne truqin,
grumbullin e popullit. Liberalizimin e vizave e kërkojnë pushtetarët tonë, për
të mundur t’i vizitojnë ilaket dhe dashnoret e veta nepër shtetet e Bashkimit
Eulexian, fakt që mund t’ua dëshmojë edhe gjykata kushtetuese me shokun enver
hasani në krye.
Sipas statistikave
ndërkombëtare ne jemi shteti i 6-të për nga varfëria në botë, dhe këtë rezultat
e kemi mbërrirë me mund të madh falë qeverisë, zyrtarëve civilë, gjykatës
kushtetuese etj., dhe ua japim besën, pra ju premtojmë se do të punojmë më
shumë, që vitin e ardhshëm, këtë pozitë ta përmirësojmë, së paku në vendin e
dytë, në mos të parin.
Ne banorët
shqiptarë të kosovo me fus notë kërkojmë nga ju të vëni në shërbim të çështjes
sonë tërë autoritetin dhe kompetencat Tuaja, për zgjedhjen e drejtë të fatit të
hajnave, kontrabandistëve, dorasëve, nxitësve dhe ideologëve të krimeve
politike dhe ekonomike, përndryshe ata do të jenë të detyruar të kërkojnë
strehim politik diku tjetër dhe ndajmë mendimin se kjo gjë nuk është kurrësesi
në interesin bilateral. (Kushtet subsidare të
juridikcionit supernacional janë të plotësuara për çdo gjë. Ne kemi marrë vesh,
nga avokatët tanë, se e drejta e ankeses individuale është e hapur për të
gjithë kërkuesit e strehimit politik dhe ekonomik). Përndryshe ne banorët
shqiptarë, si persona fizikë të truqit apo grumbullit, të kosovo me fus notë,
do të jemi të detyruar të parashtrojmë ankesa edhe pranë organeve tjera
ndërkombëtare, atyre të Rusisë, Kinës dhe eventualisht të Kubës e Kolumbisë,
mbi të drejten e azilit personave në fjalë.
Ne banorët
shqiptarë të kosovo me fus notë jemi të vetëdijshëm se ka edhe zgjidhje tjera, në mënyrë
shoqërore, përndryshe ju do ta shfrytëzoni mundësinë të na denonconi në
gjykaten kushtetuese të shokut enver hasani, dhe aty do të mund të
ballafaqohemi me ankesa të tjera, si për shembull: se nuk ua kemi trembur mizat
në flladin e hijes së bungut gjatë gjumit të pas drekës, apo ua kemi kruar
veshin e djathtë në vend të të majtit, të gjitha këto gabime tona, kuptohet. Ne
jemi të vetëdijshëm se gjykata kushtetuese e shokut enver hasani mund të
paracaktojë masa ndëshkuese provizore, përderisa t’i mbledhë dëshmitë edhe të
ndonjë gabimi tjetër, të shkaktuara nga individë të truçit, apo grumbulli ynë.
Ne shqiptarët populli autokton i kosovo me fus notë nuk mund të jemi përgjegjës, përkundrazi duhet të shpërblehemi, ngase jemi përkujdesur me tërë qenien tonë për shëndetin dhe fatin e hajnave, kontrabandistëve, së bashku me dorasit, nxitësit dhe ideatorët e vrasjeve politike, si para, ashtu edhe të pas luftes, dhe të familjarëve të tyre, prandaj e hedhim në mënyrë eksplicite çdo shqyrtim apo vendim tjetër, sepse kurrë nuk kemi menduar, as në ëndërr as në zhgjëndërr, çfarëdo të keqe ndaj personave të apostrofuar, përkundrazi jemi munduar për rehatinë dhe luksin e tyre që u takon me kushtetutë, të mbështetur nga gjykata kushtetute e shokut enver hasani.
Ne shqiptarët populli autokton i kosovo me fus notë i kemi të shkolluar dhe të trajnuar, edhe nëpër seminare dy ditore, avokatët apo mbrojtësit e Ligjit tonë, dhe me ndihmen e tyre e kemi mbajtur të ndezur shpresën legjitime dhe u kemi ndihmuar për të zgjeruar dhe akomoduar jeten hajnave, kontrabandistëve, kriminelëve & kompanisë, për të zgjeruar mëvehtësinë e tyre personale. Ne e njohim ligjin tonë, këtë e kemi mësuar nga avokatët tonë, se të gjitha seancat e dëgjimit duhet të jenë publike, e poashtu se vendimet e gjyqit duhet të ekzekutohen. Ne po mundohemi përmes gjykatës kushtetuese dhe ndihmës së pazëvendsueshme të shokut enver hasani të kuptojmë se gjyqet duhet të jenë të pavarura në kosovo me fus notë, dhe na ka marrë mendja se edhe obligohemi të sjellim drejtësinë sa më të shpejtë, brenda së paku 300-400 vjetëve; dhe e dimë se nuk ka dënim pa ligj (artikuli i 7-të).
Prandaj ne banorët shqiptarë të kosovo me fus notë u garantojmë se asnjë e keqe nuk do t’iu ndodhë hajnave, kontrabandistëve, dorasëve, nxitësve dhe ideatorëve, të krimeve politike, të para, gjatë dhe të pas luftes, por përkundrazi, ne do të angazhohemi me tërë qenien tonë për t’ua zbukuruar jetën në kosovo me fus notë, dhe ju premtojmë se do t’iu qesim petlla me gjizë, apo marmelatë çdo mëngjes; për drekë: peshq të fërguar me pomme-frita, me verë të bardhë; kurse për darkë: mish vçash, me fruta, me raki rrushi e verë të kuqe; dhe se do t’ua dyfishojmë rojet; se do t’ua blejmë së paku edhe nga një shtëpi, edhe nga një banesë, por edhe nga një xhip tjetër, të blinduar për lëvizjet e tyre të shpeshta të shoqëruara ekskluzivisht nga policia e kosovo me fus notë, me alarme e sirena, me të vetmin qëllim që ata të mos largohen nga kosovo me fus note dhe të vijnë nëpër vendet Tuaja mike të parashtrojnë kërkesë azili politik se sa për ekonomik janë shumë herë më të pasur se biznismenët dhe drejtuesit e shteteve Tuaja.