E premte, 02.05.2025, 10:30 AM (GMT+1)

Mendime

Qerim Pllana: Një këshillë z. Presidente

E merkure, 13.06.2012, 06:22 PM


Një këshillë z. Presidente, vendin të cilin e vizitoni mësojani më mirë të kaluarën!

“NUK KA NDARJE TË KOSOVËS E AS TË SERBISË“, Z. PRESIDENTE A. J.

Nuk qe vendi as kuvendi të përdoret shprehje e cila nuk u pëlqeu as miqve kroatë!

Shkruan: Qerim Pllana

Në vizitë Republikës së Kroacisë, z. Presidente Ahtifete Jahjaga në Zagreb të Kroacisë, këtij shteti mik të Kosovës me gjithë pritjen solemne, të cilës iu organizua asaj dhe suitës që kishte me vete, bëri një gaf, lapsus, shkelje, apo gabim, që nuk do t`i falët kurrë nga nacionalistët e pastër kroatë, të cilët këtë deklaratë s`do ta harrojnë me dekada. Ç`ju desh një z. presidente të deklarohet në këtë mënyrë të pakontrolluar, për një shtet akoma okupues i territoreve jo sall jashtë Kosovës etnike, por edhe brenda saj me afro 25 për qind të veriut të vendit! Se do të ndahet Serbia apo jo, pse t`i hynte në punë gjatë një vizite të tillë fqinjit të Serbisë, pra Kroacisë e cila nën Serbi ka të okupuara, Sremin deri në Zemun me Fushën e Batajnicës e të Surçinit, (fushës së aeroportit me të njëjtin emër), pjesë të Sllavonisë, respektivisht Baçkës etj.

Unë këto nuk i kam zbuluar as s`i them nga hamendja, por nga e vërteta mbështetur në kërkesat e pandërprera të shtetit dhe të ish-republikës kroate. Këtë e dëshmojnë historianët, duke filluar nga z. dr primarius Mirjana Gross, Spilaku, Antoljaku, Stjepçeviqi etj. Madje dhe historianë serb këtë e pranojnë si të vërtetë. Pra nga historia dhe gjeografia e arealit gjuhësor të popullsisë kroate në këto territore. Nga të dhënat, artefaktet arkeologjike dhe të dhënat tjera shpirtërore e materiale, në të cilat thirrën shkencat ndihmëse të historisë, heraldikës, numizmatikë, historiografi, arkeologji dhe shkencat tjera ndihmëse të historisë. Z. presidente nuk kishte nevojë të jeni aq të sigurta, se nuk do të ketë ndarje, por as bashkim të Kosovës, Serbisë apo të ndonjë pjese a shtetit në Gadishullin Ballkanik të trazuar me shekuj!

Kjo teori është e pabazuar në fakte, se nuk do të ketë ndarje, e as bashkim të ndonjë pjese apo shteti, qoftë ajo edhe Serbia. E cila është e krijuar edhe mbi territore shumë diskutuese, në të cilat jetojnë popullsi, kroate, hungareze, dikur gjermane, vllahe, rumune, bullgare, sidomos boshnjake-shqiptare etj. Sall Vojvodina me tri krahina: Baçkë, Srem, dhe Banat ka afro 18 kombësi. Homolet Lindore me përkatësi bullgare-rumune, Sanxhaku i Novi (Jeni) Pazarit, Kosova Lindore etj.

Nëse Kosova u nda nga Serbia me luftë, nuk do të thotë se nesër a pasnesër edhe territoret e theksuara, në të cilat herë pas herë popullsia në to lëvizë, madje me tendencë konflikti kërkon të drejta dhe liri më shumë, duke kërkuar shkëputjen nga një shtet, i cili nuk është në gjendje të respektojë liritë, gjuhën, traditat, historinë dhe kulturën e tjerëve. Z. presidente nuk kishit nevojë të deklaroheni në emër të një shteti, i cili  ndaj shtetit tuaj në krye të cilit jeni, nuk i ka kryer as pesë për qind, nga ajo që kërkohet nga një shtet agresor. Duke u përzier drejtpërdrejtë në territorin “sovran” siç është pjesa veriore e Kosovës! Me idenë e kujt u shprehet në Zagreb?!

Këshillë e kujt ishte një deklaratë e tillë e pamatur, madje aspak me logjikë, se nuk do të ketë “ndarje as të Kosovës por as të Serbisë”!  Ju e thatë më një shtet i cili nesër a pasnesër do t`i kërkoj territoret diskutuese dhe historikisht të vetat. Mbase këtë lapsus, mikpritësit kroatë nuk deshën ta marrin me aq seriozitet. Duke ditur se ju nuk e njihni historinë, por as gjeografinë e shtrirjes dhe të kaluarën e shtetit mik kroat, më shumë sesa viteve të fundit të transformimit! Ju i keni harruar edhe mosmarrëveshjet kroate-sllovene, kroate-hungareze në veçanti atë kroato-serbe dhe kroate-serbo-boshnjake. Unë s`i jepi vetës të drejt se jam ndonjë super-specialist i këtyre çështjeve të ndjeshme në Ballkanin e trazuar me shekuj. Por kam të drejt si një studiues i historisë dhe gjeografisë, të shpalos këto çështje, të cilat në çdo luftë kanë sjellë dhe janë duke sjellë aq shumë viktima, madje gjenocid dhe etnocid. Mbase, ju z. presidente e thatë për të mirë, me qëllim humanist. Po ku ka humanizëm me fqinjin, i cili tash e afro dy shekuj, të ndjek nga toka dhe origjina më e lashtë e tokës që ta ka dhuruar natyra, Zoti apo ku t`i dihet kush. I bimë si bari që është bima më e këndshme dhe më e përhapura në botë, mu si shqiptarët!..

Deklarimi juaj z. presidente mbi të gjitha mund të ishte një incident diplomatik! Sikur pala e cila ju priti, të mos ishte me përvojë shekullore, nga themelimi i Universitetit kroat, ndikimi properëndimor në diplomacinë dhe orientimit properëndimor tash e disa shekuj me radhë. Sikur ata të cilët iu pritën, të mos e respektonin origjinën, lashtësinë, kulturën dhe historinë e dhimbshme, po si edhe të tyre të popullit mik shqiptar! Të fatit përafërsisht të njëjtë historik, pavarësisht se nuk jemi në një kufij gjeografik në gadishull. Ata para së gjithash shumica e njohin origjinën ilire si të tyre, sidomos Dalmacia bregdetare nga Istria deri në Dubrovnik, Prevllakë etj. Më në fund janë miq, përkrahës dhe pranues të pavarësisë...

Ju z. presidente nuk do të duhej të flisni me emocione, duke u përpjekur për t`u treguar më humaniste sesa Nëna Terezë, ndaj fqinjëve pavarësisht cilët janë ata. Sidomos ndaj fqinjit i cili akoma mban territore të të tjerëve, në veçanti territor të Kosovës në krye të cilës jeni ju presidente! Ku janë këshilltarët, cilët janë ata, a i konsultoni ndonjëherë, apo edhe ata kanë dal nga zarfi i xhepave të atyre, të cilët me shekuj janë duke na i pre petkat. Të cilat pa u ulur mirë shqepën në prapanicë! Nëse ka nevojë jam i gatshëm për  kërkim falje. Mirëpo besoj se deklarimi i juaj nuk e kishte vendin as kuvendin të shpreheni kuturu! E Serbia ka dy rrugë: Ose të ndërroi politikën e saj agresive, nënshtruese dhe tiranike ndaj kombeve të nënshtruara, duke heq dorë nga Serbia e Madhe dhe Naqertanja, ose do të ndahet dhe  do të shndërrohet në një Pashallëk! Më në fund Serbinë ka kush e mbron dhe po e mbron tash e dy shekuj me radhë në dëm të shqiptarëve, pra nënëmadhja Rusi!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx