| E merkure, 13.06.2012, 06:22 PM |
Një këshillë
z. Presidente, vendin të cilin e vizitoni mësojani më mirë të kaluarën!
“NUK KA NDARJE TË KOSOVËS E AS TË SERBISË“, Z. PRESIDENTE A. J.
Nuk qe vendi as kuvendi të përdoret shprehje e cila nuk u pëlqeu as miqve kroatë!
Shkruan: Qerim Pllana
Në vizitë
Republikës së Kroacisë, z. Presidente Ahtifete Jahjaga në Zagreb të Kroacisë, këtij
shteti mik të Kosovës me gjithë pritjen solemne, të cilës iu organizua asaj dhe
suitës që kishte me vete, bëri një gaf, lapsus, shkelje, apo gabim, që nuk do
t`i falët kurrë nga nacionalistët e pastër kroatë, të cilët këtë deklaratë s`do
ta harrojnë me dekada. Ç`ju desh një z. presidente të deklarohet në këtë mënyrë
të pakontrolluar, për një shtet akoma okupues i territoreve jo sall jashtë Kosovës
etnike, por edhe brenda saj me afro 25 për qind të veriut të vendit! Se do të ndahet
Serbia apo jo, pse t`i hynte në punë gjatë një vizite të tillë fqinjit të Serbisë,
pra Kroacisë e cila nën Serbi ka të okupuara, Sremin deri në Zemun me Fushën e
Batajnicës e të Surçinit, (fushës së aeroportit me të njëjtin emër), pjesë të Sllavonisë,
respektivisht Baçkës etj.
Unë këto
nuk i kam zbuluar as s`i them nga hamendja, por nga e vërteta mbështetur në kërkesat
e pandërprera të shtetit dhe të ish-republikës kroate. Këtë e dëshmojnë historianët,
duke filluar nga z. dr primarius Mirjana Gross, Spilaku, Antoljaku, Stjepçeviqi
etj. Madje dhe historianë serb këtë e pranojnë si të vërtetë. Pra nga historia
dhe gjeografia e arealit gjuhësor të popullsisë kroate në këto territore. Nga të
dhënat, artefaktet arkeologjike dhe të dhënat tjera shpirtërore e materiale, në
të cilat thirrën shkencat ndihmëse të historisë, heraldikës, numizmatikë,
historiografi, arkeologji dhe shkencat tjera ndihmëse të historisë. Z. presidente
nuk kishte nevojë të jeni aq të sigurta, se nuk do të ketë ndarje, por as
bashkim të Kosovës, Serbisë apo të ndonjë pjese a shtetit në Gadishullin
Ballkanik të trazuar me shekuj!
Kjo teori
është e pabazuar në fakte, se nuk do të ketë ndarje, e as bashkim të ndonjë pjese
apo shteti, qoftë ajo edhe Serbia. E cila është e krijuar edhe mbi territore
shumë diskutuese, në të cilat jetojnë popullsi, kroate, hungareze, dikur
gjermane, vllahe, rumune, bullgare, sidomos boshnjake-shqiptare etj. Sall
Vojvodina me tri krahina: Baçkë, Srem, dhe Banat ka afro 18 kombësi. Homolet
Lindore me përkatësi bullgare-rumune, Sanxhaku i Novi (Jeni) Pazarit, Kosova
Lindore etj.
Nëse
Kosova u nda nga Serbia me luftë, nuk do të thotë se nesër a pasnesër edhe territoret
e theksuara, në të cilat herë pas herë popullsia në to lëvizë, madje me tendencë
konflikti kërkon të drejta dhe liri më shumë, duke kërkuar shkëputjen nga një shtet,
i cili nuk është në gjendje të respektojë liritë, gjuhën, traditat, historinë dhe
kulturën e tjerëve. Z. presidente nuk kishit nevojë të deklaroheni në emër të një
shteti, i cili ndaj shtetit tuaj në krye
të cilit jeni, nuk i ka kryer as pesë për qind, nga ajo që kërkohet nga një shtet
agresor. Duke u përzier drejtpërdrejtë në territorin “sovran” siç është pjesa
veriore e Kosovës! Me idenë e kujt u shprehet në Zagreb?!
Këshillë e
kujt ishte një deklaratë e tillë e pamatur, madje aspak me logjikë, se nuk do të
ketë “ndarje as të Kosovës por as të Serbisë”!
Ju e thatë më një shtet i cili nesër a pasnesër do t`i kërkoj territoret
diskutuese dhe historikisht të vetat. Mbase këtë lapsus, mikpritësit kroatë nuk
deshën ta marrin me aq seriozitet. Duke ditur se ju nuk e njihni historinë, por
as gjeografinë e shtrirjes dhe të kaluarën e shtetit mik kroat, më shumë sesa
viteve të fundit të transformimit! Ju i keni harruar edhe mosmarrëveshjet
kroate-sllovene, kroate-hungareze në veçanti atë kroato-serbe dhe kroate-serbo-boshnjake.
Unë s`i jepi vetës të drejt se jam ndonjë super-specialist i këtyre çështjeve të
ndjeshme në Ballkanin e trazuar me shekuj. Por kam të drejt si një studiues i
historisë dhe gjeografisë, të shpalos këto çështje, të cilat në çdo luftë kanë sjellë
dhe janë duke sjellë aq shumë viktima, madje gjenocid dhe etnocid. Mbase, ju z.
presidente e thatë për të mirë, me qëllim humanist. Po ku ka humanizëm me
fqinjin, i cili tash e afro dy shekuj, të ndjek nga toka dhe origjina më e
lashtë e tokës që ta ka dhuruar natyra, Zoti apo ku t`i dihet kush. I bimë si
bari që është bima më e këndshme dhe më e përhapura në botë, mu si shqiptarët!..
Deklarimi
juaj z. presidente mbi të gjitha mund të ishte një incident diplomatik! Sikur
pala e cila ju priti, të mos ishte me përvojë shekullore, nga themelimi i
Universitetit kroat, ndikimi properëndimor në diplomacinë dhe orientimit properëndimor
tash e disa shekuj me radhë. Sikur ata të cilët iu pritën, të mos e respektonin
origjinën, lashtësinë, kulturën dhe historinë e dhimbshme, po si edhe të tyre të
popullit mik shqiptar! Të fatit përafërsisht të njëjtë historik, pavarësisht se
nuk jemi në një kufij gjeografik në gadishull. Ata para së gjithash shumica e
njohin origjinën ilire si të tyre, sidomos Dalmacia bregdetare nga Istria deri
në Dubrovnik, Prevllakë etj. Më në fund janë miq, përkrahës dhe pranues të pavarësisë...
Ju z. presidente
nuk do të duhej të flisni me emocione, duke u përpjekur për t`u treguar më humaniste
sesa Nëna Terezë, ndaj fqinjëve pavarësisht cilët janë ata. Sidomos ndaj
fqinjit i cili akoma mban territore të të tjerëve, në veçanti territor të Kosovës
në krye të cilës jeni ju presidente! Ku janë këshilltarët, cilët janë ata, a i
konsultoni ndonjëherë, apo edhe ata kanë dal nga zarfi i xhepave të atyre, të cilët
me shekuj janë duke na i pre petkat. Të cilat pa u ulur mirë shqepën në prapanicë!
Nëse ka nevojë jam i gatshëm për kërkim
falje. Mirëpo besoj se deklarimi i juaj nuk e kishte vendin as kuvendin të shpreheni
kuturu! E Serbia ka dy rrugë: Ose të ndërroi politikën e saj agresive, nënshtruese
dhe tiranike ndaj kombeve të nënshtruara, duke heq dorë nga Serbia e Madhe dhe
Naqertanja, ose do të ndahet dhe do të shndërrohet
në një Pashallëk! Më në fund Serbinë ka kush e mbron dhe po e mbron tash e dy
shekuj me radhë në dëm të shqiptarëve, pra nënëmadhja Rusi!