E premte, 02.05.2025, 10:31 AM (GMT+1)

Mendime

Arben Llalla: Teatri politik për zgjedhjen e Kryetarit të Shqipërisë

E marte, 12.06.2012, 07:05 PM


Teatri politik për zgjedhjen e Kryetarit të Shqipërisë

Nga Arben LLALLA

Partitë politike në Shqipëri ende nuk janë të ndërgjegjshëm për zgjedhjen e Kryetarit të Shtetit shqiptar. Prej kaq vitesh deputet, analistë, individë që janë të varur nga grupacione mafioze politike ende tallen me fatin e një kombi. Teatri politik për zgjidhjen e kryetarit të Shqipërisë filloj që në takimet e para të Fatos Nanos me kryetarët e partive politike duke vazhduar më tej me propozimin nga PD për kandidatin z.Xhezair Zaganjorin, anëtarin e Gjykatës Kushtetuese i cili edhe pse ishte shpallur kandidat ai nuk dha dorëheqjen nga posti shtetëror që mbante. Zaganjorin politikanët e shëtitën poshtë e lartë duke e paraqitur si një gjethe plepi që era do ta humbte shpejtë nëpër pafundësinë e qiellit të errësirës së politikës. Më tej teatri qesharak për zgjedhjen e burrit të parë të shtetit shqiptar (që shqiptarët andej dhe këtej kufirit e quajnë në çaste emocionale President i të gjithë Shqiptarëve) vazhdoj me propozimin për kryetar shteti të z.Artan Hoxha i cili sipas biografisë ka njohje të thella për ekonominë. Por sot shqiptarët më shumë po i përkushtohen çështjeve kombëtare se sa ekonomisë sepse shqiptari shumë thjeshtë e zgjidhë ekonominë. Artan Hoxha duke lexuar dhe dëgjuar poshtë e lartë se ata që e kishin propozuar nuk e kishin seriozisht, por doni ta bënin lolo, për tu hakmarë për kohën e shkuar, ai dha dorëheqjen pa shkelur në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.

Karta rezervë që përflitej nëpër sallonet e PD, zjn.Xhozefina Topalli nuk u luajt asnjëherë sepse në mendjen e Berishës ishte vetëm emri i Bujar Nishanit, njeriu që ishte treguar më besnik gjatë gjithë viteve të qeverisje së PD. Nishani i heshtur si gjithnjë, ka pritur i qetë fitoren e tij në krah të znj.Topalli duke treguar një pamje serioze që ai nuk do ti braktisë asnjëherë ata që i hapën dyert e karrierës. Tashmë z.Sali Berisha mund të jetë i qetë dhe i sigurt edhe për dhjetë vite të tjera sepse atij nuk do ti hyjë asnjë gjemb në këmbë. Familja Berisha nuk do të ndiqet penalisht për akuzat dhe procedurat gjyqësore që janë ngritur dhe shkruar nëpër media.

Votimi i djeshëm për Kryetarin e Shqipërisë tregojë qartë se sa është forca e atyre që bërtasin blla, blla se janë patriot dhe ju digjet shpirti për fatet e kombit dhe se do ta mundin Berishën më 2013.

Partia e FRD që e drejton tani për tani Gazmend Oketa dhe pas disa kohe do jetë Bamir Topi kryetar dështojë, qartë u pa se asnjë deputet i sotëm nuk do ti bashkëngjitet kësaj partie e cila edhe pse ka emrin Fryma e Re Demokratike ajo që në fillimet e saja drejtohet nga rrethi i ngushtë i politikanëve të pensionuar prej vitesh.

Minoritari grek Vangjel Dule u tregua më burrë se ,,patriotët,, shqiptar, ai votoj kundra kandidatit të PD haptazi. Kjo tregon burrëri dhe sinqeritet me votuesit e tij, duam apo nuk duam ne që e kritikojmë gjithë ditën për veprimet e tij antishqiptare, Dule i tregoj PD dhe PS se vota e tij duhet të blerë shtrenjtë në pazar.

Në zgjedhjet e ardhshme PD do dali në fushatë me koalicionin e gjerë PS-LSI-PDIU-PR, sepse do të ishte gafë nëse këta parti dalin veç e veç gjatë fushatës. Partitë e vogla nuk do të mundnin të kritikonin qeverinë e sotme, pra vetveten.

Kandidati i vet ofruar z.Fatos Nano u tradhtua në minutë të fundit nga ish-vasalët e tij që i bëri të pasur dhe politikan me emër. Kjo është pabesi ndaj tij. Prandaj ne shqiptarët (pleqt e mençur) e kemi shpikur fjalën BESË, sepse kemi shumë të pabesë në mesin tonë.

Shoqëria civile dështojë, ajo nuk ofrojë qoftë edhe një emër për Kryetar shteti, të paktën për të treguar se shoqëria e pavarur mund të kontribuojë jashtë partive politke për kryetarin e Shqipërisë.

Diaspora shqiptare në Europë dhe Sh.B.A këtë herë nuk e ngriti zërin, nuk propozojë asnjë emër për të Parin e Shqipërisë ashti si dikur në fillim të shek.XX. Siç duket misioni patriotik i Diasporës ka marrë kahje tjetër, nga humanizmi patriotik i viteve të mëparshme tek servilizmi politik i sotëm.

Në përfundim, unë nuk kam asgjë personale me asnjë parti apo individë politikan. Por gjërat duhen thënë ashtu siç janë në të vërtetë dhe jo ashtu siç na i ofrojnë gazetat, tv, analistët të cilët janë në shërbim të pushtetit personal të një individi dhe jo të Shqipërisë.

Mua nuk më mbetet gjë tjetër vetëm ti uroj suksese Kryetarit të Shtetit tim z.Bujar Nishanit. Mbase ashtu siç e ka emrin Bujar e ka edhe zemrën e shpirtin dhe nuk do hakmerret me analistët e pavarur apo kundërshtarët e tij.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx