Mendime
Xhafer Leci: Ish kryeministri shqiptar, ose kauboji i kazinove greko-italiane
E merkure, 13.06.2012, 07:07 PM
ME SHKAS
ISH KRYEMINISTRI SHQIPTAR, OSE KAUBOJI I CASSINOVE GREKO-ITALIANE
A ka turp më të madh për popullin shqiptar të propozoj për president të vendit një bixhozgji, mashtrues e matrapazë të dëshmuar për antikombëtarizëm?
Shkruan: Xhafer LECI
Se ish
kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano ishte mysafir i njërës nga kasinot (Cassino)
e qytetit të Luganos në Zvicrër më 30 dhjetor 2004 në ora 21.30 s’ka asnjë dyshim.
Po pse mu në prag të vitit të Ri? Dhe a dinë Fatosi, alias kauboji i kazinove
greko-italiane se në të gjitha qytetet e Europës ka mërgimtarë shqiptarë dhe
sado që të mshihet do të zbulohej. I rrethuar nga tri truprojat e tij ka
luajtur rolet në një cassino të qytetit Lugano. Këtë e kanë pohuar tre
djelmosha shqiptarë nga Kosova, të cilët edhe pse i njoh mirë nuk mund t’u
besoja. Nuk mund t’u besoja kur e di se F. Nano qeverisë zvicërane i ka borxh 110
mijë franga zvicërane, të cilat ai i ka shpenzuar në Krans-Montana për punë të pista
me një delegacion të vetin nga Shqipëria, të cilit organet policore zvirërane
do duhej t’ia ndalonin hyrjën në këtë shtet. Tre djelmoshave iu thash se
ndoshta e keni ngatërruar atë me dikë që mund t’i përngjajë atij, ngase kaubojët
kudo bartin rroba, revole dhe mjekrra të ngjajshme. Ata m’u përgjigjën se ne
nuk janë aq të vërbër për të mos e dalluar surratin Fatos Nanos. Këta djelmosha
më lutën që mos t’ua përmend emrat, jo nga frika, por për shkaqe modestie. Njëri
nga këta shqiptarë kosovarë me atë rast
derisa kishin qëndruar brenda në kasino e kishte fyer dhe sharë në fytyrë Fatosin,
duke i thënë “Nuk ke turp që me paratë e plaçkitura nga djersa e popullit
shqiptar shumë të varfër ke ardhur këtu të luash bixhoz në këtë cassino, ndaj
shporru nga këtu sa më parë!” Këtij shkimi mund të mos i besoj vetëm donjëri që
ka mbetur ende i varfër nga mendja. Dhe kjo ështe një gjë shumë e lehtë për t’u
verifikuar, sepse asnjë Cassino e shtetit nuk pranon brenda njeri pa dokumente
personale, siç e regjistron edhe hyrjën e çdo personi me datë dhe orë të sakët.
Ata që nuk i besojnë kësaj informate le të shkojnë në këtë kazino dhe le të pyesin
se a ka qenë ndonjë person më datën 30.12.2004 me emrin Fatos Nano? Mund edhe të
ndodhë të mos e gjejnë emrin e vërtetë të tij në librin e hyrjës në këtë lokal
nate shumë të shtrejtë, atëherë ekziton mundësia të këtë hyrë me emër dhe mbiemër
falso, sepse ai posedon dy ose më shumë pasaporta, ashtu siç veprojnë banditët-kaubojë,
përkatësisht anëtarët e organizatave të ndryshme mafioze në botë secilës nga këto
organizata i takon. Deri sa Shqipëria të këtë kryeministër që edhe kremtën e
Vitit të Ri nuk e feston me familjen e vet, me popullin e vet shqiptarët do të katandisen
edhe më shumë nëpër botë.