Mendime
Albert Shabanaj: Nëse ndërtohet shteti me përvjetore euferike dhe sfilata politike?!
E diele, 17.06.2012, 10:12 AM
NESE
NDERTOHET SHTETI ME PERVJETORE EUFORIKE DHE SFILATA POLITIKE ?!
Nga Albert Shabanaj
Nëse do të
mund të arrihet shtetndërtimi me sfilata-promovime euforike atëherë shqiptarët
do të jenë të parët e këtij modeli politik e sfidues. Sipas perceptimeve
politike të shqiptarëve të sotit, praktikat qe i njehë bota deri me sot për
ndertimin e shtetit bien poshtë,kështu duke krijuar shqiptarët një “revolucion
politik” të pa njohur për boten deri me sot. Njohurit mbi praktikat e shteteve
te mirëfillta do të bien poshtë për t’u debutuar idet e shqiptarëve,të cilat
njihen si modele n’vete,e qe ngerthejne ne vete eufori koncertesh,promovime e
sfilata politike dhe eufori Kubaneze;manifestime këto të cilat se bashku ne
shikim të parë krijojnë pershtypjen se shqiptarët,nuk kanë halle dhe te gjitha
problemet ekzistuese i kanë të sajuara ne mënyren më të mirë të mundshme. Krijohet
përshtypja se shqiptarët i kanë të rregulluara dhe të sfiduara kërkesat dhe
agresionet e fqinjëve tyre,të cilët vazhdojnë me projektila të rrezikshem
antishqiptarë,kështu gjithëditen duke ju bërë shqiptarëve jetën sa më t’veshtirë,të
pa mundur bashkëjetesën ne njërën anë dhe anës tjetër mos arritjet e shqiptarëve
ne përgjithësi,duke i detyruar t’përballen më sfida të shumëfishta deri të çeshtjet
e sovranitetit dhe tërësisë territoriale.
Për më tepër,
nëse dikush mund të arrijë qe përmes
ahengjëve të mëdha korruptive dhe sfilatavë
publike e
politike,me simbole anonyme e qesharake...shqiptarët do te ishin te parët e këtij
lloji ne botë! Shqiptarët ne Shqipëri,Kosovë dhe kudo qe ndodhen janë të zënë,të
destinuar në definimin e shumfishtë të kufijve të trojeve t’veta. Duke filluar
së pari, me definimin e kufijve Shqipëri-Greqi të DETIT JON,për të vazhduar me
VERIUN E KOSOVES,DEMARKACIONI KOSOVE- MAQEDONI,ku Kosovës ju qethen në qetësi
qindra hektar tok pune,e qe e njëjta pritet të ndodh edhe me DEMARKACIONIN
KOSOVE-MAL I ZI. Dhe.. sa i perket qeshtjeve të hapura dhe akoma te freskëta me
Qamerin dhe Kosoven Lindore,nuk bëhet fjalë fare! Thua se është rregulluar çdo
problem kombëtar qe kishim dhe kemi,thua se është korigjuar edhe ndarja kombëtare
qe ndodhi ne mënyrën më mizore disa ditë para dhe pas Kongresit të Berlinit!
Ne këtë sfond
ngjarjesh,dëshiroj të ju kujtoj te gjithë atyre bashkkombasve qe kanë lexuar
dhe nuk e kanë lexuar historin e pergjakshme të popullit tonë se,nese vertetë ekziston
ZOTI,MALLKIMI dhe MEKATI,atëherë vertet shqiptarët sot i ka zën mekati i te
gjithë atyre qe u masakruan,flijuan,torturuan deri ne vetmohim per BASHKIM
KOMBETARE! Shqiptarët sot, janë të mallkuar nga “mekatet kombëtare”. Qeshtja kombëtare sot merr një dimension të paqëndrueshmërisë
me qarje te skajshme e të pa riparueshme,te afërta me ato... qe kishim edhe
para më shumë se 100 vjetësh. Shqiptarët edhe atëhere sikurse edhe sot nuk
ishin te përkushtuar rreth një platformë gjithëpërfshirse kombëtare për bashkim
dhe çlirimin e tyre nga zgedha osmane-turke,duke i shikuar interesat kombëtare
veç e veç dhe prapa atyre personale,dikush duke shikuar qeshtjen kombëtare nen
interesa dhe tiranin turke...dhe, krahu tjetër
i ndërgjegjies kombëtare qe kerkonin çlirimin nga tirania shekullore
turke dhe fallangat e sajë.
Sot për të
mos dalluar nga mentaliteti i para më shumë se 100 vjetësh ,shqiptarët akoma
nuk po arrijnë të ndahen ndershëm dhe pa pasoja nga bacilet (mikrobet) e
turqizimit te metutjeshem...! atualisht kanë zgjedhur bashkimin e tyre brenda
Bashkimit Evropian, duke u berë qesharake politika Shqiptarët duke mos arritur
te shkëputen nga interesat përsonale,partiake,klanore etj.shëmti aktuale kanë zgjedhur
hudhjen e hirit syve te perëndimit,duke u shitur më proeuropianë se vetë europianët,kinse
për te arritur bashkimin kombëtarë ne BE, anës tjetër mbajnë “kuranin ndërsjetulla”
dhe “islamin ne zëmër” kështu duke krijuar dhe proklamuar vëllazërim me turqit (Thaçi-Erdogan)ngjashem
me regjimet e shkuara komunosllaviste-Enverhoxhiane,qe proklamonte vizitat me
vellëzer nga Kina dhe Rusia e mysafir nga Kosova! Pra edhe sot kemi te bëjë me
një politik paradoksesh te gjitha kohërave...!
Unë mendoj se, identiteti dhe identifikimi me perëndimin është nje diçka e natyrshme dhe e demosdoshme për ne,por një shoqëri e kontaminuar (perëdimore)ku qeshtja e identitetit tonë është tej mase e kontestuar dhe e paragjykuar nuk besoj se,qeshtjet tona kombëtare do të duhej qe kushtimisht dhe detyrimisht t’i lihet për zgjidhje BE-së,por zgjidhja e qeshtjeve tona politike duhet dhe kerkojnë te zgjidhen dhe vulosen nga vetë shqiptarët. Sepse,pervojat në t’kaluaren dhe përvojat aktuale me fqinjë në qaf duke pritur zgjidhje nga të tjerët jo vetem se nuk do të ja dalim,por nuk do të arrijm qe të dallojm nga shtetet e kurr të pakompletuar afrikane. Kosova me Serbinë ne qaf e me perparsi dhe avantazhe integruese ne BE,te Serbisë,Kosova dhe gjithë shqiptarët do të mbesin pjesë e shoqerive te izoluara dhe prapambetura me Bosnjen e Maqedoninë,me gjasa qe sëbashku këto “shtete anipse”, të krijonë nje “tampon zonë islame” qe ngërthejn ne vete shtete jo funksionale,te krimit,terrorizmit,haremit etj.ku vertetë shqiptarët do të rrembehen përjetshem nga identiteti europian dhe nga identiteti tyre Ilirë.
Kjo qe thash më lartë është e para dhe e dyta është:
Ne këtë katandisje
dhe kanosje te shqiptarvë,nuk janë armiq t’vetem fqinjet e rrethit të parë- sllavet
e jugut dhe greket, por janë turqit dhe islami ne përgjithësi. T’cilet kanë filluar
qe moti me ekspansion kulturor,ekonomik dhe religjoz nepër trevat tona,të cilët
tregjet vitale ne trevat tona i kanë rrëmbyer duke ringjallur dhe perhapur nje
politik neotomane-turke,qe me sejmen dhe doraputhesh politik sukseshem po
arrijnë një islam politik ne trevat tona. Tashmë po shtrihen ne permasa te veta
duke bër perpjekje te suksesshme-veçmas ne Maqedoni (shqiptarët), por edhe të Kosovës
që të zevendesojnë identitentin kombëtar me atë fetar.
E kamë parasysh
se nje numer i konsiderueshem bashkëkombas optimist mendojnë se, përforcimet
turke ne trevat tona nuk kanë ndikim ne orientimet kombëtare!? Mendoj se te
gjithë ata gabohen rënd. Ja pse: Një analiz sado provizore na tregon
se,injorimi i mjegullt europian,ndaj qeshtjes shqiptare dhe anës tjetër
presioni i varferisë se skajshme të popullit shqiptarë,mundësojnë ndikimet politike,ekonomike dhe religjioze
turko-arabe. Çrast influencojnë shthurjet me termete historike dhe kulturore ne
shërbim të tyre (...) Për këto qeshtje si të tilla e qe flasin bindshëm i kemi
insistimet e para si të tilla-turke,nepërmjet ministrave turkofil e të pa cipë,qe
kerkojnë ndryshimin e historisë ne tekstet shkollore,menjanimin e figurave të ndritura
dhe emblematike të Gjergj Kastriotit,Nënës Tereze,Lidhjes se Prizrenit etj. dhe
poshtërsimin e tyre nga hoxhallar gjakprishur, për t’u hartuar otomanizmi dhe
shperlarja e trurit shqiptarë. Pra ne vend se ministritë perkatëse të hartojnë programe
kombëtare-edukative-arsimore me kurikulume te krehura për të qenë të kuptueshëm
nga moshat të ulta deri ke t’rriturit. Vlerat edukative-arsimore janë burimet e
para patriotike dhe është shkalla e parë për formime kombëtare të mëtutjeshëm. Ndonëse,sot
nxënësit e shkollave te Kosovës,lexojnë fare pak për te mos thënur aspak mbi
vlerat kombëtare,mbi vlerat e ngritjes se tyre,ne munges te kuadrave dhe
teksteve te ndritura kombëtarisht,sot,edukimi dhe frymëzimi vjen kryesisht prej
mediave të kontrolluara nga dreqi dhe i biri.
Ne këtë udhë
të kombit,të shtruar me mina nga armiqt e sotit dhe te djeshmit,shteti amë Shqiperia
është pothuajse krejtësisht indiferente
dhe apatike,me institucione të brishta dhe te ndikuara nga autoritaret politikë
dhe lider partiak,e gjindosur nga krimi dhe profiteret e tij deri ne absurd,me
një kurs të pandreqshëm vazhdon edhe sot,me gjasa te deshtimeve te metutjeshme
historike.! Ndonëse, për pushtetarët në Kosovë,një
deshtim i radhes se Shqipërisë do të sherbej si kopje,veçorisht ne zhvillimet
kombëtare dhe zhvillimet jo demokratike ne sjelljet por edhe ne zgjedhjet e
tyre !... Kjo do të cimentonte rrugen e
pa kthim antikombëtare dhe antipërendimore te shqiptarvë për t’u afruar me atë fetare-turke.
Ndonëse,shqiptarët
ne tërësi, me gjith këtë qasje refuzuese,me
gjith këtë energji te ceket dhe negative brenda shoqerive tona,eshte
vertete vrasje kolektive!
Vetëvrasje e keqe kjo... e cila radhazi do të regjistrohet në historin tonë te pergjakur 1000 vjet.
ZOTI NA
BEKOFTE!