Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Albert Shabanaj: Nëse ndërtohet shteti me përvjetore euferike dhe sfilata politike?!

| E diele, 17.06.2012, 10:12 AM |


NESE NDERTOHET SHTETI ME PERVJETORE EUFORIKE DHE SFILATA POLITIKE ?!

Nga Albert Shabanaj

Nëse do të mund të arrihet shtetndërtimi me sfilata-promovime euforike atëherë shqiptarët do të jenë të parët e këtij modeli politik e sfidues. Sipas perceptimeve politike të shqiptarëve të sotit, praktikat qe i njehë bota deri me sot për ndertimin e shtetit bien poshtë,kështu duke krijuar shqiptarët një “revolucion politik” të pa njohur për boten deri me sot. Njohurit mbi praktikat e shteteve te mirëfillta do të bien poshtë për t’u debutuar idet e shqiptarëve,të cilat njihen si modele n’vete,e qe ngerthejne ne vete eufori koncertesh,promovime e sfilata politike dhe eufori Kubaneze;manifestime këto të cilat se bashku ne shikim të parë krijojnë pershtypjen se shqiptarët,nuk kanë halle dhe te gjitha problemet ekzistuese i kanë të sajuara ne mënyren më të mirë të mundshme. Krijohet përshtypja se shqiptarët i kanë të rregulluara dhe të sfiduara kërkesat dhe agresionet e fqinjëve tyre,të cilët vazhdojnë me projektila të rrezikshem antishqiptarë,kështu gjithëditen duke ju bërë shqiptarëve jetën sa më t’veshtirë,të pa mundur bashkëjetesën ne njërën anë dhe anës tjetër mos arritjet e shqiptarëve ne përgjithësi,duke i detyruar t’përballen më sfida të shumëfishta deri të çeshtjet e sovranitetit dhe tërësisë territoriale.

Për më tepër, nëse dikush mund  të arrijë qe përmes ahengjëve të mëdha korruptive dhe sfilatavë

publike e politike,me simbole anonyme e qesharake...shqiptarët do te ishin te parët e këtij lloji ne botë! Shqiptarët ne Shqipëri,Kosovë dhe kudo qe ndodhen janë të zënë,të destinuar në definimin e shumfishtë të kufijve të trojeve t’veta. Duke filluar së pari, me definimin e kufijve Shqipëri-Greqi të DETIT JON,për të vazhduar me VERIUN E KOSOVES,DEMARKACIONI KOSOVE- MAQEDONI,ku Kosovës ju qethen në qetësi qindra hektar tok pune,e qe e njëjta pritet të ndodh edhe me DEMARKACIONIN KOSOVE-MAL I ZI. Dhe.. sa i perket qeshtjeve të hapura dhe akoma te freskëta me Qamerin dhe Kosoven Lindore,nuk bëhet fjalë fare! Thua se është rregulluar çdo problem kombëtar qe kishim dhe kemi,thua se është korigjuar edhe ndarja kombëtare qe ndodhi ne mënyrën më mizore disa ditë para dhe pas Kongresit të Berlinit!

Ne këtë sfond ngjarjesh,dëshiroj të ju kujtoj te gjithë atyre bashkkombasve qe kanë lexuar dhe nuk e kanë lexuar historin e pergjakshme të popullit tonë se,nese vertetë ekziston ZOTI,MALLKIMI dhe MEKATI,atëherë vertet shqiptarët sot i ka zën mekati i te gjithë atyre qe u masakruan,flijuan,torturuan deri ne vetmohim per BASHKIM KOMBETARE! Shqiptarët sot, janë të mallkuar nga “mekatet kombëtare”.  Qeshtja kombëtare sot merr një dimension të paqëndrueshmërisë me qarje te skajshme e të pa riparueshme,te afërta me ato... qe kishim edhe para më shumë se 100 vjetësh. Shqiptarët edhe atëhere sikurse edhe sot nuk ishin te përkushtuar rreth një platformë gjithëpërfshirse kombëtare për bashkim dhe çlirimin e tyre nga zgedha osmane-turke,duke i shikuar interesat kombëtare veç e veç dhe prapa atyre personale,dikush duke shikuar qeshtjen kombëtare nen interesa dhe tiranin turke...dhe, krahu tjetër  i ndërgjegjies kombëtare qe kerkonin çlirimin nga tirania shekullore turke dhe fallangat e sajë.

Sot për të mos dalluar nga mentaliteti i para më shumë se 100 vjetësh ,shqiptarët akoma nuk po arrijnë të ndahen ndershëm dhe pa pasoja nga bacilet (mikrobet) e turqizimit te metutjeshem...! atualisht kanë zgjedhur bashkimin e tyre brenda Bashkimit Evropian, duke u berë qesharake politika Shqiptarët duke mos arritur te shkëputen nga interesat përsonale,partiake,klanore etj.shëmti aktuale kanë zgjedhur hudhjen e hirit syve te perëndimit,duke u shitur më proeuropianë se vetë europianët,kinse për te arritur bashkimin kombëtarë ne BE, anës tjetër mbajnë “kuranin ndërsjetulla” dhe “islamin ne zëmër” kështu duke krijuar dhe proklamuar vëllazërim me turqit (Thaçi-Erdogan)ngjashem me regjimet e shkuara komunosllaviste-Enverhoxhiane,qe proklamonte vizitat me vellëzer nga Kina dhe Rusia e mysafir nga Kosova! Pra edhe sot kemi te bëjë me një politik paradoksesh  te gjitha kohërave...!

Unë mendoj se, identiteti dhe identifikimi me perëndimin është nje diçka e natyrshme dhe e demosdoshme për ne,por një shoqëri e kontaminuar (perëdimore)ku qeshtja e identitetit tonë është tej mase e kontestuar dhe e paragjykuar nuk besoj se,qeshtjet tona kombëtare do të duhej qe kushtimisht dhe detyrimisht t’i lihet për zgjidhje BE-së,por zgjidhja e qeshtjeve tona politike duhet dhe kerkojnë te zgjidhen dhe vulosen nga vetë shqiptarët. Sepse,pervojat në t’kaluaren dhe përvojat aktuale me fqinjë në qaf duke pritur zgjidhje nga të tjerët jo vetem se nuk do të ja dalim,por nuk do të arrijm qe të dallojm nga shtetet e kurr të pakompletuar afrikane. Kosova me Serbinë ne qaf e me perparsi dhe avantazhe integruese ne BE,te Serbisë,Kosova dhe gjithë shqiptarët do të mbesin pjesë e shoqerive te izoluara dhe prapambetura me Bosnjen e Maqedoninë,me gjasa qe sëbashku këto “shtete anipse”, të krijonë nje “tampon zonë islame” qe ngërthejn ne vete shtete jo funksionale,te krimit,terrorizmit,haremit etj.ku vertetë shqiptarët do të rrembehen përjetshem nga identiteti europian dhe nga identiteti tyre Ilirë.

Kjo qe thash më lartë është e para dhe e dyta është:

Ne këtë katandisje dhe kanosje te shqiptarvë,nuk janë armiq t’vetem fqinjet e rrethit të parë- sllavet e jugut dhe greket, por janë turqit dhe islami ne përgjithësi. T’cilet kanë filluar qe moti me ekspansion kulturor,ekonomik dhe religjoz nepër trevat tona,të cilët tregjet vitale ne trevat tona i kanë rrëmbyer duke ringjallur dhe perhapur nje politik neotomane-turke,qe me sejmen dhe doraputhesh politik sukseshem po arrijnë një islam politik ne trevat tona. Tashmë po shtrihen ne permasa te veta duke bër perpjekje te suksesshme-veçmas ne Maqedoni (shqiptarët), por edhe të Kosovës që të zevendesojnë identitentin kombëtar me atë fetar.

E kamë parasysh se nje numer i konsiderueshem bashkëkombas optimist mendojnë se, përforcimet turke ne trevat tona nuk kanë ndikim ne orientimet kombëtare!? Mendoj se te gjithë ata gabohen rënd. Ja pse: Një analiz sado provizore na tregon se,injorimi i mjegullt europian,ndaj qeshtjes shqiptare dhe anës tjetër presioni i varferisë se skajshme të popullit shqiptarë,mundësojnë  ndikimet politike,ekonomike dhe religjioze turko-arabe. Çrast influencojnë shthurjet me termete historike dhe kulturore ne shërbim të tyre (...) Për këto qeshtje si të tilla e qe flasin bindshëm i kemi insistimet e para si të tilla-turke,nepërmjet ministrave turkofil e të pa cipë,qe kerkojnë ndryshimin e historisë ne tekstet shkollore,menjanimin e figurave të ndritura dhe emblematike të Gjergj Kastriotit,Nënës Tereze,Lidhjes se Prizrenit etj. dhe poshtërsimin e tyre nga hoxhallar gjakprishur, për t’u hartuar otomanizmi dhe shperlarja e trurit shqiptarë. Pra ne vend se ministritë perkatëse të hartojnë programe kombëtare-edukative-arsimore me kurikulume te krehura për të qenë të kuptueshëm nga moshat të ulta deri ke t’rriturit. Vlerat edukative-arsimore janë burimet e para patriotike dhe është shkalla e parë për formime kombëtare të mëtutjeshëm. Ndonëse,sot nxënësit e shkollave te Kosovës,lexojnë fare pak për te mos thënur aspak mbi vlerat kombëtare,mbi vlerat e ngritjes se tyre,ne munges te kuadrave dhe teksteve te ndritura kombëtarisht,sot,edukimi dhe frymëzimi vjen kryesisht prej mediave të kontrolluara nga dreqi dhe i biri.

Ne këtë udhë të kombit,të shtruar me mina nga armiqt e sotit dhe te djeshmit,shteti amë Shqiperia është pothuajse krejtësisht  indiferente dhe apatike,me institucione të brishta dhe te ndikuara nga autoritaret politikë dhe lider partiak,e gjindosur nga krimi dhe profiteret e tij deri ne absurd,me një kurs të pandreqshëm vazhdon edhe sot,me gjasa te deshtimeve te metutjeshme historike.! Ndonëse,  për pushtetarët në Kosovë,një deshtim i radhes se Shqipërisë do të sherbej si kopje,veçorisht ne zhvillimet kombëtare dhe zhvillimet jo demokratike ne sjelljet por edhe ne zgjedhjet e tyre !...  Kjo do të cimentonte rrugen e pa kthim antikombëtare dhe antipërendimore te shqiptarvë për t’u afruar me atë fetare-turke.

Ndonëse,shqiptarët ne tërësi, me gjith këtë qasje refuzuese,me  gjith këtë energji te ceket dhe negative brenda shoqerive tona,eshte vertete vrasje kolektive!

Vetëvrasje e keqe kjo... e cila radhazi do të regjistrohet në historin tonë te pergjakur 1000 vjet.

ZOTI NA BEKOFTE!