E premte, 21.03.2025, 01:22 PM (GMT)

Mendime

Qerim Pllana: Politikës shqiptare i mungon instinkti i bashkimit kombëtar!

E diele, 17.06.2012, 08:51 AM


Kushdo që thotë se ka vetëm tri lloje instinktesh pa të cilat s`mund të jetohet gabohet!

POLITIKËS SHQIPTARE I MUNGON INSTINKTI I BASHKIMIT KOMBËTAR!

.Në politikën aktuale shqiptare mund të hasësh jo në tri, por në një mori instinktesh Por s`mund të hasësh sall në atë të ribashkim-bashkimit të kombit e të atdheut të ndarë

Shkruan: Qerim Pllana

Te njeriu si te kafsha ka disa lloje instinktesh. Por, në politikën shqiptare mund të hasim një raketë marsi instinktesh të domosdoshme, assesi banale, por shumë të nevojshme, të shprehura, pa instinktin për bashkim-ribashkim kombëtar! Njeriu i rëndomtë mendon se pa tri instinktet të zakonshme; a) instinktit për ushqim, b) instinktit për shumëzim (seksual), dhe c) ai për mbrojtje, nuk ka tjera instinkte. Është gabim pasi ekzistojnë mori instinktesh që nga nuhatja korrupsionit, ryshfetit, guximit dhe trimërisë për vetëvrasje, vrasje babai të birin, i biri babanë ose nënën, burri gruan, gruaja burrin. Instinkti seksual-mono-seksual për (bashkëjetesë), hetero dhe homoseksual, instinkti  i vjedhjes, kidnapimit, inkriminim-krimit etj..!

Në fenomenin instinkt-e si te njeriu, po ashtu edhe te kafshët dominojnë dhe zakonisht ekzistojnë tri lloje kryesore të instinkteve. Por, së pari duhet shpjeguar çka quajmë instinkt. Shprehja instinkt  lidhet me aftësinë e lindur dhe të trashëguar te qeniet e gjalla, që e bënë organizmin të veprojë në mënyrë të pavetëdijshme, për t`ju përshtatur mjedisit dhe për t`ju përgjigjur ndryshimeve të tij: Shtysë e vetëdijshme që nxit kafshët dhe njerëzit të kryejnë lëvizje dhe veprime të pavetëdijshme si; shfaqja e një aftësie a shtyse të tillë e që janë:

Instinkti i të ushqyerit, i vetëmbrojtjes, pastaj instinkti i shumëzimit (seksual), si bie fjala instinkti i bletëve, zogjve, thneglave etj., për angazhim jetësor, shtim dhe mbrojtje, ushqim dhe veprim seksual etj. Prore thuhet, prirje a dëshirë e vetvetishme dhe e fortë, që e bën njeriu të sillet a të veprojë në një mënyrë të caktuar. Instinkt i lartë  (i ulët, shtazarak, i egër), instinkti klasor etj. Tani mund të themi politikë e diplomaci morale e jo-morale! Nuhatje, instinkt i gjahtarit, politikanit  artistit, poetit etj. E gjeti instinktin! Shih Fjalorin e Shqipes  së Sotme  f. 454. Tiranë 1984, për llojet e instinkteve, jo të atyre të zbuluara së voni në politikë!

Pra, për dhe rreth instinktit mund të flitet shumë gjatë, por me kujdes sidomos në politikën shqiptare aktuale. E cila nuk mbështetet sall në tri instinktet e lartë theksuara. Përkundrazi, kjo politikë ka edhe një varg instinktesh tjera nuhatëse, përgjuese, shkëmbyese dhe zotëruese kontrolluese! Duke filluar nga e para; nuhatja e shkëlqyeshme e instinktit për hajni, ose siç i thuhet në gjuhën moderne instinktit për korrupsion, ryshfet, pastaj për shumëzim (seksual), ndryshe bashkëjetesë, me dhe pa kurorë, Gay. Instinktit pederastë, homoseksualë, lesbikë, biseksualë, pra komuniteti LGBT. Ndryshe liberalizëm politikë human! Jo sall te shqiptarët, që e kanë përfshirë në kushtetutat shumë humaniste atraktive dhe mjaftë interesante!..

Për të vazhduar me instinkte tjera të plaçkitjes ashiqare e me transparencë, instinktin për lavdërim, (kokën përpjetë)! Instinkti për vrasje vëllai-vëllain, burri gruan, ose gruaja amazone vret burrin! Instinktin për gënjeshtra ashiqare, nuhatje apo instinkti për frikë! Ndonëse ata, të cilët kanë grabitur politikën dhe shijojnë këto lloj instinktesh, s`kanë prej kujt të frikohen! Meqë, “instinktivisht”në duar kanë gjyqet, prokuroritë, agjencitë kundra dhe për korrupsion, avokatin e popullit, gati të gjitha OJQ-të. Pra shoqërinë e cila me një fjalë quhet liberale utilitare, sipas llojeve të gjitha instinkteve të sëmura, shëndosha e të huazuara nga miq e “armiq”..!

Për çudi politika aktuale shqiptare (kur sesi sall ajo), por ne, aty ku na dhemb, aty edhe e qesim lapsin! Kjo politikë me instinkte hakmarrëse kundër pleqërisë, pensionistëve të të gjitha kategorive moshës dhe gjinive, ka aq instinkt të fuqishëm, sa një ditë kësaj kategorie mund t`ia ndalë edhe frymën e fundit, kafshatën që nuk kapërdihet ore vëlla, që ndryshe quhet mjerim! Por, për t`mos ndodhë kjo e zezë e cila është duke i ndodhur shoqërisë në këtë anarki, duhet të përfshihen pensionistet, dhe kategoritë tjera të mbetura rrugëve. Të papunët, të diplomuarit, studentë universitetesh më bollëk, njerëz fabrikash, të cilët bredhin rrugëve etj. Të përfitojnë nga instinkti i kundërshtimit, kërcënimit dhe ndjekjes të politikës të tillë, me aq instinkte të paarsyeshme, të pista dhe të anatemuara! Të cilat kombin dhe atdheun para kohe e kanë sjellë jo në parajsë, (xhenet) por drejtë e në ferr në xhehenem)!

Tani instinktet  e vjedhjes, plaçkitjes, vrasjeve, marrjes me drogë, mish të bardhë, prostituta, kërcënime dhe abuzime, gjithnjë e më shumë janë duke u shtuar, shumëzuar dhe duke marrë përpjesëtime shtimi alarmues. Të llojeve tjera të reja, të nuhatjes, instinkteve prej më të ndryshmeve. Puthja në shesh, zhveshja në rrugë, tregimi i organit seksual mashkull-femër. Larjet, dhe shëtitë buzë detit, lumenjve baseneve e parqeve freskuese lakuriq. Pa çka se do të kundërshtosh! Kur njeriun femër apo mashkull perëndia e falë lakuriq, kurse te disa fise a popuj lakuriq, përcillet për në atë botë, përmes hoxhallarëve, priftërinjve popëve etj!

Shteti ynë me politikën aktuale shqiptare në këtë mijëvjeçar të tretë, në jetën e vetë të përditshme, çdo ditë e më shumë është kah i përfshinë, pranon dhe miraton instinkte të reja, madje prej më të ndryshmeve. Me palët e interesuara për çka do qoftë bisedon në bazë të instinkteve, jo parimeve, rregullave dhe ligjeve për dialog, biseda apo marrëveshje. Qofshin ato biseda dialogu, nga i cili varët fati i kombit dhe atdheut, pa të drejtë bashkimi-ribashkimi, pa himn, flamur e pa stemë, me fus-not..!

Politika e cila sot udhëheq shtetin-tetë shqiptare në miniaturë, ka formuar bindjen se njeriu s`mund të jetojë sall me tri lloje instinktesh! Të cilat nuk i quan të domosdoshme, pa u përfshirë edhe një aeroplan apo raketë e NASA-së. me instinkte të riformuar, riprodhuara dhe miratuara, (e cila së shpejti do të fluturojë me njerëz për në mars)! Por kurrë me një politikë e cila ha vetë-vetën e saj me instinkte korrupsioni, plaçke, hajnie, shtypje të gjeneratës, e cila i ka pjellë këta udhëheqës politikanë. Me pensionist pleq e plaka të kërrusur nga kiameti, vuajtjet dhe robëria shekullore. Kjo politikë do të jetë e anatemuar për zhdukje me forcë, diktat dhe rebelizëm. Me instinkt të mos votimit dhe pikë! Pavarësisht se ata kanë instinktin e vjedhjes, madje të disa lloj formash dhe metodash të votave tuaja, nga kutia e parë e votimit, sipas instinktit të hajnisë, vjedhjes dhe abuzimit me Ty! Sepse, politika aktuale nuk mbështetet sall në tri instinktet kryesore jetësore.., por në politikën aktuale shqiptare mund të hasësh jo në tri, por në një mori instinktesh prej më interesanteve, atraktive dhe tejet banale! P.sh. deputeti merr 1300 deri në 1500 euro neto, ministri dyfishin e kësaj shume! Kurse pensionisti ka 40 deri 60 euro, të tjerët punëtorët e fabrikave, punishteve, kombinateve, madje dikur gjigante, tani të plaçkitura, sjellën rrugëve dhe s`marrin as një qindarkë, si edhe një mori të papunëve! Këto janë instinktet e ri-zbuluara nga aristokracia mesjetare, mikroborgjezia të shekullit të XVIII, dhe ish prijësit e luftës së fundit, me ata të “Tre përqindëshit”, “Vendlindja thërret”, “N. Terezë etj., të shekullit të kaluar! Këto janë instinktet e  ri-zbuluara, pranuara dhe të miratuara bianko nga kreditë po ashtu bianko të BE dhe Bashkësisë humaniste ndërkombëtare! Politikës dhe prijësve me instinkte karriere, të dal nga sovrani i përgjumur të demagogjisë dhe  shumësisë së instinkteve të ri-zbuluara nga properëndimoret sidomos pro-lindoret!

Megjithatë, me besim të plotë e them se instinkti për bashkim dhe ribashkim të kombit dhe të atdheut, po rritet, shtohet dhe po shumëzohet, nga katër anët e hapësirës dhe nga e tërë Diaspora kombëtare shqiptare: në art, kulturë, sport, letërsi, muzikë, film, teatër... Më në fund një ditë kjo do të ndodhë edhe në politikë, ekonomi, mbrojtje dhe siguri, në hapësirën dhe arealin gjuhësor kombëtar shqiptar. Ky instinkt në një udhëtim të gjatë, sa s`ka mbërri, sa nuk ka ardhur në Vlorë, Prizren, Shkup Prishtinë... Kjo s`ka rëndësi më 2012 apo 2030! Rëndësia qëndron në atë se në 100-vjetorin e gjysmë-pavarësisë, ngadalë por sigurt vihen themelet e të vërtetës Shqipëri-Albanidë. Pavarësisht politikës aktuale mbështetur në shumë instinkte! Instinkti i sovranit, heronjve, dëshmorëve dhe martirëve është i gjallë. Si instinkt kryesor i ribashkim-bashkimit kombëtar dhe atdheut të ndarë. Tash e  njëqind e tridhjetë e katër vjet, 1878-2012, respektivisht tash e 100-vjet me radhë..!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx