Mendime
Fehmi Kelmendi: Marifetet e kurdisura të një politikani diletant
E diele, 17.06.2012, 02:10 PM
Marifetet
e kurdisura të një politikani diletant
Nga Prof. Fehmi Kelmendi
Ish
kryetari i degës së LDK-së në Zvicër, z. Hajdar Sadrija është paraqitur me shkrim në gazetën e çmuar
kombëtare „Bota Sot“, më 22, 23 dhe 24 maj 2012, duke vjellur helm e vrerë nga
goja. Në shkrimin e datës së 23 majit i njëjti, pos tjerash thotë: Të gjithë
e dimi (në vend që të thuhet drejt, e dimë), se që nga themelimi i LDK-së, nga
Kuvendi i parë në Kryesinë e këtij subjekti politik kishte anëtarë që kishin
hyrë me qëllime të caktuara, siç ishte
Zejnel Kelmendi (ndonëse akëcili ka titullin Prof. Dr.), Hajdari për nënçmim
nuk e cek fare titullin etij por përmend vetëm emrin dhe mbiemrin e tij me
synim të denigrimit, ngase ai vetë, i gjori, nuk ka titull, as karakter stabil.
Nuk harron pa e përmend edhe Hydajet Hysenin, të cilin e quan marksist-leninist
dhe i cili tok me ca të tjerë.
Tentuan
ta merrnin kalanë nga brenda, pohon Hajdar hipokriti. Hajdar Sadrija. Më parë ka
qenë i inkuadruar në Lëvizjen Popullore për Republikën e Kosovës. Më vonë kaloi
në LDK dhe arriti deri në postin e
kryetarit të degës në nivel të Zvicrës. Vallë si është e mundur të udhëheqte
postin e rangut të ministrit njeriu i pa shkollë? Një gjysmë analfabet. Një markist e leninist,
i cili të tjerët i etiketon me këtë ideologji. Vërtetë, LDK-ja është themeluar prej një numri të intelektualëve.
Nënshkruesit e Apelit, gjithsejt 215 sish, në prill të vitit 1989. Kurse LDK-ja
është themeluar më 23 dhjetor po të atij viti. Këshilli inicues për
themelimin e kësaj partije politike si Alternativë, përbëhej prej disa
intelektualëve nënshkrues të Apelit të cekur më lart dhe intelektualëve
autoritativë: Zenun Celaj, Ibrahim
Berisha, Zekeria Cana, Jusuf Buxhovi, Ali Aliu nga Prespa, Dr. Bujar Bukoshi,
Milazim Krasniqi, Ajri Begu, Dr. Zejnel Kelmendi i cili drejtoi Kuvendin
themelues etj.
Shpallja
e LDK-së është bërë në Selinë e Shoqatës së Shkrimtarëve në Prishtinë. Për
themelimin e LDK-së janë njoftuar: Akademik Rexhep Qosja, të cilit iu është ofruar
udhëheqja e saj por ai nuk e ka pranuar propozimin e tillë, Prof. dr. Idriz
Ajeti, Dr. Ibrahim Rugova etj. LDK-ja fillimish u krijua parti politike, pastaj u shndërrua në Lëvizje Gjithëpopullore. Kryetar i LDK-së u zgjodh Dr.Ibrahim Rugova i
cili ishte njëri ndër intelektualët që gëzonte autoritet si personalitet i
respektuar. Njëherësh ishte aprovuar
programi dhe statuti partiak i LDK-së. Programi parashihte formën e rezistencë pasive,
kurrësesi jo, siç dërdëllit Hajdar Sadria, se kinse ai ishte angazhuar në luftën e armatosur. Politika paqësore për
një kohë, krahas kushteve dhe rrethanave aktuale i përgjigjej realitetit, por
kur Serbia ua imponoi luftën shqiptarëve,
vazhdimi i politikës gandiste nuk përputhej më me realitetin e krijuar.
Për këtë në
muajin shkurt të vitit 1998 LDK-ja u nda
në dy rryma: ajo paqësorja e vazhdoi
politikën me avazin e vjetër, ndërsa ajo
më radikalja ,duke parë se me mënyrë paqësore nuk arrihej dot synimi, përqafoi
Luftën e armatosur. Vlenë të theksohet se
LDK-ja që nga themelimi i saj dhe sot e gjithë ditën ka një strukturë heterogjene. Në të u futën i hurit e i litarit. Sa i pëket
asaj që Hajdar Sadrija pallavron rreth daljes nga LDK-ja të Dr. Zejnel Kelmendit, respektivisht nga
Kryesia e saj, çështja qëndron ndryshe . Dr. Zejnel Kelmendi nuk është pajtuar
dot me disa persona servilë e ish bashkëpunëtorë të pushtetit okupues
serbosllav, dhe për arsye të tjera: anëtari
i Kryesisë së LDK-së, z. Sabri Hamiti, haptas ishte deklaruar në mbledhje të Kryesisë
se do të kishte me qenë më së e domosdoshme sikur shqiptarët jashtë Kosovës
administrative të mos pranoheshin në parti, aq më hiç në Kryesi, po të dëboheshin nga Kosova.
Këto fjalë janë thonë në prezencën e Kryetarit Dr. Ibrahim Rugova dhe të
anëtarëve të Kryesisë. Kritika të ashpra
varg ka pasë Dr.Zejnel Kelmendi. Edhe nga Edita Tahiri dhe Rexhep Gjergji.
Po ajo
Edite Tahiri në një tubim të mbajtur këtu në Zvicër që pati deklaruar se kurrë nuk
do ta braktiste LDK-në, pastaj ç`
ndodhi, me të ??? Pos asaj, Dr.Zejnel
Kelmendi i cili tok me katër vëllezërit e tij ka qenë i burgosur politikisht
nuk ka mundur me u pajtua me shumë gjëra që Ishin në kundërshtim me luftën e
drejtë të popullit të pamposhtër shqiptar. LDK-ja kohë pas kohe përjetoi rënie.
Uniteti i saj rrënohej, kurse përçarja
thellohej. Më parë Dr.Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa u çuan peshë kundër Dr. Ibrahim
Rugovës. Më vonë në Kuvendin e VI zgjedhor 2006 u çartën Fatmir Sejdiu dhe
Nexhat Daci, sepse secili lakmonte marrjen me çdo kusht të pushtetit. Gjithashtu
edhe në Kuvendin e VII zgjedhor të LDK-së më 2010 Isa Mustafa e shtriu për tokë Fatmir Sejdiun. Kështu që pas vdekjes së Dr.Ibrahim Rugova u
rrënua uniteti i forcuar i LDK-së, themelet e së cilit qysh duke qenë gjallë Dr.
Ibrahim Rugova zunë t’ i prishnin: Dr.Bujar
Bukoshi dhe Isa Mustafa.
Për hirë të
realitetit duhet pranuar, siç thotë një proverb arab : fole të vërtetën, qoftë ajo
edhe e hidhur, se edhe përpara themelimit të LDK-së , populli shqiptar i Kosovës
ka kontribuar në dobi të zgjidhjes së çështjes me protesta dhe forma të tjera të
rezistencës. Po edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, ndonëse ata ishin
zgjedhur në kohën e sistemit monist, pa marrëveshjen me LDK-në morën dy vendime
tejet të rëndësishme për legjimitetin e statusit të Kosovës : në korrik të vitit
1990 ata shpallën Deklaratën e Kushtetutës në Prishtinë dhe më 7 shtator të po
të atij viti, edhe Republikën e pavarur të Kosovës, në Kaçanik. Pra,nuk është për
t’ u çuditur me qëndrimet e Hajdar Sadrijës duke ditur se fjala është për një politikan
aguridh dhe i konvertuar sipas interesit personal, përndryshe joshës i posteve të pa merituara. Unë e di
sakt se në Kryesinë e degës së LDK-së në Zvicër të udhëhequr nga Hajdar Sadirja
ka pasë anëtarë të cilët më parë kanë qenë bashkëpunëtorë të okupatorit
serbosllav.
LDK-ja në diasporë ka pasë vizione të qarta për
zgjidhjen e problemit të Kosovës,
sidomos, për atë të shqiptarëve në përgjithësi, e të mos flasim për
ekuilibrin ndërpartiak që me fajin e Hajdarave të LDK-së ishte i brishtë, madje
i shkatërruar totalisht.